DERISA NË VERI SERBIA NDËRTON LAGJE ME SHTËPI PËR SERBËT, NË PRISHTINË KUNDËRSHTOHET

Pashtriku.org, 05. 12. 2015: Përderisa shqiptarët po pengohen në rindërtimin e shtëpive të tyre që ishin djeguar nga forcat serbe gjatë luftës 1998 – 1999 në veri të Mitrovicës, me financimin e Serbisë, serbët pa u penguar nga askush ndërtojnë lagje me shtëpi të reja, sipas projekti “Bregu i Diellit”! Ata kanë publikuar edhe fotografi ku shihet ndërtimi i kësaj lagjeje. Serbët thonë se, aty fillimisht do të vendosen një mijë persona, dhe ky trend do të vazhdojë me ritëm të shtuar në të ardhmen. Ky ndërtim i nxituar po ndodh pikërisht në kohën kur në Prishtinë opozita e kundërshton realizimin e marrëveshjes për “Zajednicën”, e cila për “kryeqytet” do ta ketë Mitrovicën veriore! / sh.b /

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura