DIALOG ME HESHTJEN!

Dialog me heshtjen

Velipojë,
në rërën
dhe valët e tua të njelmëta
kërkova gjurmët
e motrës sime,
por askund
nuk i gjeta.

I trishtuar,
u nisa drejt Shkodrës
dhe u ngjita në kala.

Nisa të numëroj,
gur më gur
e rrasë më rrasë,
mos vallë do të gjeja
ndonjë gjurmë të gishtërinjve
apo të hapave të saj.

As aty
s’gjeta asnjë shenjë —
shiu i kishte fshirë,
e toka i kishte përpirë
në honet e veta.

Dhembja më kaploi,
duke m’i trazuar
shpirtin dhe zemrën.

Zemërthyer,
ika drejt Prizrenit;
ndjeva erën
e gjakut ende të patharë.

U mallëngjeva,
nisa me dënesë
të qaj.

Mallkova
14 korrikun 2012,
me orën e tij të zezë.

Motër,
nuk u pamë
vite e vite.

Ike
pa më thënë:
“Udhë të mbarë!”

Më le zemërlënduar,
e me mallin prush për ty,
sa të jem gjallë.

Por shpresoj
se një ditë
do të takohemi
në përjetësi.

ARIF EJUPI
Gjenevë, 14 korrik 2015

Total
0
Shares
1 comment
  1. KULLA E QENDRESËS

    ARBËR ARBËRORE, VATËR VATËRPRORE
    KRYELARTA SHQIPE, HYEARTA SHKRIPE
    KENGË TRIMASH O, BRENGË RIMASH
    AH, NA IKU VERA ËH, NA FIKU VLERA
    ZËMËR KËNDOJE N’EMËR BEKOJË
    KOSTUMI HUA E POSTBRUMI U PA
    KRISMA OUH PËR TË KREMTËN
    A, PRIZMA O, PËR TË TRENDËN
    PËR TOKËN A, DHE PËR GURIN
    PËR LOKËN A, DHE PËR MURIN
    PRAG PARGURI O FLAKË FLAMURI
    MË T’BARDHIN PLIS T’MADHIN PRIS
    PRIRË OSO KUKA, SQIRË KOSO DUKA
    FLAKËRUA KËNGA VATËRUA BRËNGA
    KULLA BACALOKU, VRULLA GACALOGU
    VETË LUFTO KULLA TRETË FUTO RULLA
    RROLI RËGJENDA OUU, FOLI LËGJENDA
    TRETË BRENGOSJE OH VETËVENDOSJE
    LAVDIA SI HELMI, TRANDIA SHQELMI
    MBRETËRIE VËRBËR KRETRIE TEPËR
    NËNSHKRIMI OUUH, SI SËMUNDJE
    NËNSHTRIMI ËËËH, SI TË MUNDJE
    PRIMI AUUUH OR MË PRIMITIVË
    A KRIMI ËËËH, SI KRIMI TË ZIVË
    PUSHTETË ORE MË KRMINALË
    GRUSHTSHTETË SHFRIMIKALË
    DRIDHEJ DJALLI ZGJIDHEJ MALLI
    THIRRJA AUUUH, ME BURBULLIMA
    SHTRIRJA HEEEJ OR, MË GURGULLIMA
    PARAJSA MBITOKË, GARAJSA GRIKOKË
    VRULLA KRENBESËS A, KULLA QENDRESËS
    ARBËRIE ARBËRORE OU VATËRIE VATËRORE!.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura