DIKTATI “DEMOKRATIK” I BRUKSELIT!
Nga Sheradin Berisha, Facebook 24 Prill 2018
Pas ratifikimit të marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës (më 21 mars 2018), u tha: ‘fitoi demokracia’! Nëse presioni dhe shantazhi janë demokraci, atëherë çfarë kuptimi ka diktatura në politik?!
***
Ratifikimi i marrëveshjes (në Kuvend, më 21 mars) e cila në fakt e ndryshon kufirin me Malin e Zi, ishte kushti i BRUKSELIT për liberalizimin e vizave! Kushtëzimi duket qartazi se, ishte një DIKTAT i pashembullt në historinë e BASHKIMIT EUROPIAN!
Ky diktat përveç se e kushtëzon LIRINË E LËVIZJES SË LIRË – ME CUNGIM TË INTEGRITETIT TERRITORIAL TË REPUBLIKËS, e denigron edhe integritetin tonë njerëzor, intelektual e kombëtar!
Në asnjë ligj, kod apo konvent ndërkombëtare nuk ekziston një akt i tillë diskriminues! Nëse dikush prej ekspertëve të kësaj fushe (e çdo kush tjetër) ka njohuri për akte të tilla normative le ta bëjë publike!