DR.VAXHID SEJDIU: THIRRJE / BASHKOHUNI – PËR TË MOS NDODHUR KRIMI I RADHËS NDAJ SHQIPTARËVE!

Zürich, 25. 04. 2015 – Ne anëtarët e Shoqatës „Liria Kombëtare“ në Zvicër, të indinjuar thellë me skenarët e deritanishëm, si dhe me skenarin e fundit të forcave policore dhe ushtarake sllavo-maqedonase ju bëjmë thirrje në rend te parë partive opozitare shqiptare: Lëvizjes “Besa”, Lëvizjes për reforma në PDSH dhe Rilindjes Demokratike Shqiptare që të bashkohen, për të shpëtuar popullin e pafajshëm shqiptarë nga masakra e radhës.
Po ashtu ju bëjmë thirrje shoqatave, organizatave joqeveritare, studentëve, punëtorëve, nxënësve dhe të gjithë shqiptarëve që të bashkohemi në këtë gjendje të rëndë politike që po e përjeton populli shqiptar në IRJM, përballë forcave policore dhe ushtarake.
Ju bëjmë thirrje të gjithëve në këto momente kritike të lëmë me njëanë pozitat dhe partitë sepse partitë shkojnë dhe vijnë kurse populli shqiptar mbetet NJË.

Bashkohu – kundër krimit sllavo’maqedon ndaj shqiptarëve!

Të bashkohemi dhe të gjithë ata që i kanë shkaktuar diferencimet, diskriminimin dhe terrorizimin e popullit shqiptar ndër vite të dalin para organeve të drejtësisë.
Të gjithë ata që i kanë shkaktuar masakrat:
– Masakrën e Sllupçanit,
– Masakrën e Lubotenit,
– Masakrën e Porojit,
– Masakrën e Brodecit,
– Masakrën e Radushës,
– Masakrën e Brezës,
– Tanushës,
– Sopotit,
– procesi i ashtuquajtur “Monstra”,
– procesi i Radishanit,
– masakrën mjedisore “Shkupi 2014”,
– plaçkitjet e firmave shqiptare dhe qindra e qindra rasteve tjera të dalin para gjyqit.

Bashkohuni, t’i largojmë ata që votat e shqiptarëve ia shitën Nikolla Gruevskit në pazarin e “Shkupit 2014”.
Shqiptarët e pafajshëm nga Sopoti e deri në Manastir na ftojmë të bashkohemi!
– Autori është kryetar i Shoqatës “Liria Kombëtare” – Zvicër. Kontakti: [email protected].

………………………………………………

(Ilustrimet i përzgjodhi editori i pashtriku.org, sh.b)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura