Të hënën në Tiranë në orën 12:00 kundërshtohet …
DIKTATI I EDI RAMËS ME VAKSINIM – NDAJ PUNËTORËVE!
Nga Sheradin Berisha, Facebook 25 dhjetor 2021
“Ekziston vetëm një pushtet të cilit i nënshtrohem: vendimit të inteligjencës sime dhe urdhërit të ndërgjegjes sime.” William Godwin (1756 – 1836)
Më 2 dhjetor 2021, Kryeministri Edi Rama pasi “mori” dozën e tretë të vaksinës, para gazetarëve përsëriti kërcënimin e radhës për vaksinimin e detyrueshëm të shqiptarëve.
“Nëpunës të këtij shteti të vaksinohen se mund të vijë momenti që të ndalohen të shkojnë në punë pa pasur kartelën e vaksinimit online e s’do paguhesh nga taksat e qytetarëve pse s’duan të vaksinohen. U them gjithë atyre që kanë të bëjnë me hapësira publike në punën e tyre që të vaksinohen se mund të vijë momenti s’do lejohen të hyjnë në markete e dyqane, të gjithë atyre që kanë dyqane se mund të vijë momenti që do u mbyllet dyqani, e kështu me radhë të gjithëve.” ka thënë Edi Rama.
Rrjedhimisht në të njejtën ditë (më 2 dhjetor 2021) u mblodh Komiteti Teknik i Ekspertëve, i cili përkundër faktit që në tri javët e fundit situata e pandemisë në Shqipëri ishte e qetë, mori vendim me masa të reja shtrënguese, me arsyetimin e rrezikshmërisë nga varianti “Omicron”!
Dhe vendimi kryesor i Komitetit ishte që “deri me 31 dhjetor, të gjithë punonjësit e administratës publike, punonjësit e supermarketeve dhe qendrave tregtare që nuk janë vaksinuar, të vaksinohen, pasi me datën 4 janar 2022 do të kërkohet karta e vaksinimit ose prova e testit PCR negative çdo 5 ditë.”
Kliko e lexo këtu 👇👇👇
https://www.facebook.com/1125324528/posts/10219904744425407/
Kërcënimin e Edi Ramës dhe vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve, të datës 02. 12. 2021, më datë 23. 12. 2021 ministrja e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Orgeta Manastirliu, e ktheu në URDHËR Nr.561 për “marrjen e masave për parandalimin e infeksionit COVID-19 për punonjësit e administratës publike, supermarketeve dhe qendrave tregtare.”
Në urdhër thuhet:
“URDHËROJ:
1. Punonjësit e administratës publike, punonjësit e supermarketeve dhe të qendrave tregtare, si një ndër kategoritë që rrezikohen dhe përbëjnë rrezik për të tjerët, me qëllim për të penguar përhapjen e infeksionit të shkaktuar nga Sars-Cov-2 (COVID-19), duhet të depozitojnë pranë qendrës së punës, duke filluar nga data 4.1.2022, një nga dokumentet e mëposhtme:
a) Çertifikatë vaksinimi COVID-19, të lëshuar nga e-Albania, që vërteton vaksinimin e plotë, në formë digjitale apo të printuar;
b) test PCR-je, çdo 5 ditë, të kryer sipas procedurës për kryerjen e testeve për efekte administrative, për të verifikuar që nuk janë mbartës të infeksionit Sars -Cov-2
c) çertifikatë shërimi COVID-19 të lëshuar nga e-Albania ose dokument të lëshuar nga autoritetet shëndetësore të vendit, që provon shërimin nga infeksioni Sars-Cov-2, me vlefshmëri deri në 6 muaj pas shërimit.”
Dhe përfundimisht, sot më datë 25 dhjetor 2021 ky URDHËR Nr.561u publikua edhe në “Fletoren Zyrtare nr.201”.
***
Gazetari, filozofi politik dhe romancieri i shquar anglez, William Godwin (1756 – 1836) ka thënë:
“Ekziston vetëm një pushtet të cilit i nënshtrohem: vendimit të inteligjencës sime, dhe urdhërit të ndërgjegjes sime.” William Godwin (1756 – 1836).
Ndërsa gazetari i shquar amerikan dhe Drejtor i Zyrës së Informacionit të Luftës së SHBA-ve, gjatë Luftës së Dytë Botërore, Elmer Holmes Davis (1890 – 1958) thotë: “I pari dhe më i rëndësishmi urdhërim është: mos lër të të frikësojnë.”
Në këtë rast me kërcënimin e Edi Ramës, vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve dhe urdhërin e ministres së Edi Ramës, znj.Manastirliu, “punonjësit e administratës publike, punonjësit e supermarketeve dhe të qendrave tregtare”, të cilët po atakohen drejtpërdrejtë me vaksinimin e detyrueshëm, duhet t’i nënshtrohen vetëm vendimit të inteligjencës dhe urdhërit të ndërgjegjes së tyre, pa frikë e panik!
Prandaj ditën e hënë, më 27 dhjetor 2021 në orën 12:00 në Sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë mbahet një protestë kundër vaksinimit me detyrim, Green Pass’it, dhe diktaturës sanitare pa përjashtim!
———
Ilustrimet:
1. Në foto kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Orgeta Manastirliu;
2. Urdhëri Nr.561, i nënshkruar nga ministrja Orgeta Manastirliu; dhe
3. Urdhëri Nr.561, i publikuar në Fletoren Zyrtare nr.201.
_________________
RIVENDOSJA E MADHE, SULMI NDAJ DEMOKRACISË, SHTETIT DHE SHOQËRISË CIVILE!