DILAVER GOXHAJ: PSE KËRKESA IME PËR LLOGARIDHËNIE NGA F.”VENDLINDJA THËRRET” I SHQETËSON MILITANTËT E PARTISË?! (1)

 Pashtriku.org, 12. 04. 2016: (Pjesë nga ditari për Kuvendin e Dytë Zgjedhor të Veteranëve të Luftës për Çlirimin e Kosovës – qershor 2004) – Theksime të veçanta…/
*) Autorizohet Komiteti Drejtues i dalë nga kuvendi që të kontaktoi me ish drejtuesit e ish Fondit “Vendlindja Thërret”, i cili grumbullonte financa në interes të luftës sonë çlirimtare. Në këtë takim të kërkohet llogari në emër të gjithë ish luftëtarëve të UÇK-së se si ka vepruar ai fond, sa materiale financiare ka grumbulluar nga sejcili shtet dhe qytet ku ka patur shqiptarë që kanë kontribuar financiarisht e materialisht (ushqime, veshmbathje, armatime, etj.) dhe të raportojnë se sa u harxhuan, ku u harxhuan, kur u harxhuan, kujt i janë dhënë, (duke pasqyruar gjithçka me dokumenta përkatëse të kohës), sa materiale financiare mbetën (gjendje) me pushimin e luftës më 20 qershor 1999, ku janë ato materiale financiare ose ku kanë shkuar. Me t’u grumbulluar ky informacion i bollshëm dhe i plotë, atëhere të thirret Kuvendi i Jashtzakonshëm i veteranëve të luftës, me përbërjen e këtyre delegatëve që janë në këtë kuvend, duke u njoftuar jo më pak se 10 ditë para datës së mbledhjes së Kuvendit të Jashtzakonshëm, ku të japin llogari të gjithë ish drejtuesit e atij Fondi, pavarësishtë nga funksionet partiake apo shtetërore që ata kanë sot ose do të kenë në atë kohë, pasi të gjithë janë të detyruar të japin llogari para kuvendit të të gjithë ish luftëtarëve të UÇK-së dhe familjeve të dëshmorëve të saj. Në rast se ish drejtuesit e Fondit “Vendlindja Thërret” nuk pranojnë të japin llogari për atë veprimtari të kryer në emër të luftës, atëhere kuvendi i veteranëve rezervon të drejtën të procedoi më tej sipas ligjeve dhe konventave kombëtare dhe ndërkombëtare, duke autorizuar për këtë qëllim Komitetin Drejtues të dalë nga ky Kuvend.

Dilaver Goxhaj (Shpëtim Golemi)

**) Unë mendoj se këto projekt-vendime që unë po ua propozoj, duhet të jenë medoemos, që ne dhe fëmijët tanë të jemi të pastër në ndërgjegje si dhe para opinionit publik dhe historisë. Në të kundërt, edhe ne që ishim dhe luftuam si idealistë dhe mbetëm idealistë, do të na akuzojnë nesër si profiterë të luftës. Po qe se këto project-vendime juve do t’i parashikoni të plota dhe do t’i publikoni, të jeni të sigurtë se ndryshe ka për të menduar populli për UÇK-në në tërësi dhe ndryshe për ata në veçanti dhe, historia do ta theksoi me gërma të arta këtë Kuvend, duke e quajtur kuvendin e Pastërtisë dhe Kuvend Historik të ish luftëtarëve të UÇK-së.
***) “Unë e kuptoj se për ju jam jashtë teme, pasi po flas për vjedhjet dhe nuk jam vjedhës. Po të kisha ardhur në emër të vjedhësve e di që do të më dëgjonit me vëmëndje, pasi ata që nuk kanë qënë në luftë dhe i kini pasuruar, i prisni si çlirimtarë të Kosovës, ndërsa për 37 dëshmorët e rënë nga radhët tona të ardhur nga shteti amë, nuk jini kujtuar as edhe për një letër ngushëllimi. Ju nuk e kuptoni pse unë i ngre këto probleme, të cilat ia kam dhënë me shkrim para disa ditësh edhe kryesisë së shoqatës. Unë i ngre këto që të vendosim në vend nderin e luftës tonë çlirimtare, pasi ne luftuam për lirinë e popullit dhe jo për t’u pasuruar X apo Y, dhe jo për t’u bërë politikan X apo Y dhe të tjerët që luftuan të hanë baltë. Me sa po duket UÇK-ja ka qënë e përbërë kryesisht nga dy kategori: idealistë të lirisë dhe profiterë. Të parët dëshironin lirinë e Kosovës dhe nuk i janë trembur luftës dhe rrezikut, këmbëngulës për të fituar lirinë e Kosovës; të dytët, njerëz me shpirt tregëtari, të cilët duke bërë llogari shpenzimet që duheshin për luftë, i kanë tre dhe katër fishuar ato dhe i kanë hyrë luftës pa e dashur atë dhe duke iu shmagur sa më shumë luftimeve, vetëm e vetëm për të përfituar sa më shumë në fund të luftës.
***

(Pjesë nga ditari për Kuvendin e Dytë Zgjedhor të Veteranëve të Luftës për Çlirimin e Kosovës – qershor 2004)
Prishtinë, 23 Qershor 2004

Sot, rreth orës 11.00 më mori në telefon Faton Klinaku dhe më njoftoi se në datën 27 qershor mbahet Kuvendi i Dytë Zgjedhor i Organizatës së VL-UÇK-së. Më tregoi se Adem Shehu dhe unë ishim zgjedhur delegatë nga vet Kryesia e kësaj shoqate, për në Kuvendin e saj të Dytë Zgjedhor. E mirëprita dhe në ora 12.00 shkova në selinë e tyre dhe mora materialet, ftesën dhe mandatin e delegatit, si dhe folëm rreth regullave të zhvillimit të kuvendit. Diskutimi vazhdoi deri ora 15.00.

24 qershor 2004
Sot shkova përsëri në zyrat e Kryesisë së VL-UÇK, në ora 12.00, dhe u dorëzova propozimet e mia për Statusin e Shoqatës, Regulloren e Punës së Shoqatës si dhe biseduam gjerë e gjatë rreth tyre. U propozova që në Komitetin e Përgjithshëm Drejtues të shoqatës të bënin pjesë, pa u votuar në kuvend, të gjithë kryetarët e shoqatave të komunave. Më thanë se duam t’u propozojmë edhe juve në Kryesinë e ardheshme të shoqatës, por unë u thashë që të vendosnin Adem Shehun, pasi unë jam kryetar i shoqatës simotër, me emrin “Vullnetarët e Lirisë”.
Gjithashtu u dorëzova edhe këto mendime me shkrim dore:
Zotit Fatmir Mehmeti dhe Faton Klinaku!
Së pari pranoni falënderimet e mia për respektin që po tregoni, duke na ftuar edhe ne, përfaqësuesit e vullnetarëve nga Shqipëria dhe trojet e tjera shqiptare, në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës!
Së dyti, mendoj se është mirë që të bëhen gati për kuvend edhe Projekt Vendimet e Kuvendit të Dytë Zgjedhor të Veteranëve. Dhe unë mendoj se këto projekt-vendime duhet të lexohen para se të kalohet në zgjedhjet e organeve drejtuese të shoqatës, duke u hedhur një nga një në votë dhe, në protokollin e mbajtur nga Sekretaria e Kuvendit të shënohet se sa delegatë votuan “PRO” dhe sa “KUNDËR”. Dijeni se dokumenti më i rëndësishëm i kuvendit janë vendimet që ai do të marri. Në rast se nuk i pregatisim dhe nuk i pasqyrojmë vaçant vendimet e kuvendit, dijeni se nuk kemi bërë asgjë dhe kuvendi del një fiasko.
Ja disa projekt vendime që unë mendoj se duhet t’i përgatisni e t’i shtypni e t’i kini gati, të cilët duhet të votohen patjetër, një për një, pasi mbi bazën e vendimeve që do të marrim në Kuvend, do të ndërtohet puna katër vjeçare e Komitetit Drejtues dhe e gjithë strukturave të tjera të shoqatës së Veteranëve.
Dhe ja p.sh.:
Kuvendi i Dytë Zgjedhor i Shoqatës së Veteranëve…
VENDOSI
• Të ndërohet emërtimi i shoqatës, e cila deri tash është quajtur:…, këtej e tutje të emërtohet:… (ashtu sikundër do të vendoset).
• Të bëhen ndryshimet e duhura në Statusin e Shoqatës, të miratuara nen për nen nga delegatët, sikundër pasqyrohen në protokollin e mbajtur të këtij Kuvendi.
• Shoqata Dëshmorët e Luftës dhe ajo e Invalidëve të luftës të jenë në përbërje të shoqatës së veteranëve… Për këtë qëllim autorizohet Komiteti Drejtues i Zgjedhur nga ky kuvend i datës 27 qershor 2004, të organizoi bisedime me komitetet drejtues të këtyre shoqatave dhe, në rast se ato shoqata pranojnë.., atëherë ato shoqata të raportojnë me shkrim për llogaritë financiare të konsumuara deri në atë moment që ato do të bien dakort si dhe për tërë veprimtarinë tjetër të deritashme, dhe Komiteti Drejtues i dalë nga kuvendi i sotëm i veteranëve njofton me shkrim të gjitha degët e saj nëpër komunat e Kosovës, si dhe përmes mediave. Edhe në rast se ato shoqata nuk pranojnë që të jenë pjesë e shoqatës së veteranëve të luftës, përsëri Komiteti Drejtues autorizohet të njoftoi opinionin e gjerë publik se ato dy shoqata nuk pranojnë të jenë pjesë e pashkëputur e shoqatës së veteranëve të luftës. …Në rast se ato shoqata pranojnë të jenë pjesë e pashkëputur e shoqatës së veteranëve, atëherë autorizohet Komiteti Drejtues i dalë nga ky kuvend të zgjedhi kryesitë e tyre, duke dalë kryetari nga antarët e këtij Komiteti Drejtues. Kjo deri në mbledhien e Kuvendit më të afërt të veteranëve të luftës.
• Autorizohet Komiteti Drejtues i dalë nga ky kuvend të organizoi bisedime me shoqatën ”Miqtë e TMK-së” me synim, që ajo shoqatë, së pari, të ndërroi emrin dhe të quhet “Miqtë e UÇK-së”. Së dyti, ajo të vihet nën kontrollin dhe drejtimin e plotë të Komitetit Drejtues të dalë nga Kuvendi ynë Zgjedhor. Për më tej proçedohet njësoj si me vendimin për shoqatat e Invalidëve dhe të Familieve të Dëshmorëve, me një ndryshim, që tërë ekipi përbërës i shoqatës “Miqtë e TMK-së” të rizgjidhet nga Komiteti Drejtues i shoqatës së veteranëve të luftës. Në rast se drejtuesit aktualë të shoqatës “Miqtë e TMK-së” nuk e pranojnë këtë mendim, atëhere autorizohet Komiteti Drejtues i dalë nga ky kuvend që, krahas njoftimit të opinionit përmes mediave, të bëjë me dije të gjitha subjektet shtetërore dhe ato private me veprimtari fitimprurëse se ndihmat financiare të grumbulluara nga shoqata “Miqtë e TMK-së” nuk shkojnë në interes të veteranëve, por të individëve dhe grupacioneve të ndryshme që nuk dihen.
• Autorizohet Komiteti Drejtues i dalë nga kuvendi që të kontaktoi me ish drejtuesit e ish Fondit “Vendlindja Thërret”, i cili grumbullonte financa në interes të luftës sonë çlirimtare. Në këtë takim të kërkohet llogari në emër të gjithë ish luftëtarëve të UÇK-së se si ka vepruar ai fond, sa materiale financiare ka grumbulluar nga sejcili shtet dhe qytet ku ka patur shqiptarë që kanë kontribuar financiarisht e materialisht (ushqime, veshmbathje, armatime, etj.) dhe të raportojnë se sa u harxhuan, ku u harxhuan, kur u harxhuan, kujt i janë dhënë, (duke pasqyruar gjithçka me dokumenta përkatëse të kohës), sa materiale financiare mbetën (gjendje) me pushimin e luftës më 20 qershor 1999, ku janë ato materiale financiare ose ku kanë shkuar. Me t’u grumbulluar ky informacion i bollshëm dhe i plotë, atëhere të thirret Kuvendi i Jashtzakonshëm i veteranëve të luftës, me përbërjen e këtyre delegatëve që janë në këtë kuvend, duke u njoftuar jo më pak se 10 ditë para datës së mbledhjes së Kuvendit të Jashtzakonshëm, ku të japin llogari të gjithë ish drejtuesit e atij Fondi, pavarësishtë nga funksionet partiake apo shtetërore që ata kanë sot ose do të kenë në atë kohë, pasi të gjithë janë të detyruar të japin llogari para kuvendit të të gjithë ish luftëtarëve të UÇK-së dhe familjeve të dëshmorëve të saj. Në rast se ish drejtuesit e Fondit “Vendlindja Thërret” nuk pranojnë të japin llogari për atë veprimtari të kryer në emër të luftës, atëhere kuvendi i veteranëve rezervon të drejtën të procedoi më tej sipas ligjeve dhe konventave kombëtare dhe ndërkombëtare, duke autorizuar për këtë qëllim Komitetin Drejtues të dalë nga ky Kuvend.
• Kuvendi vendosi që në një të ardhme të afërt, shoqata e veteranëve të luftës të dali me organin e saj periodik. Autorizohet Komiteti Drejtues për pregatitjen, organizimin dhe botimin e tij, kundrejt shpenzimeve përkatëse.
• Kuvendi vendosi që Komiteti Drejtues të bashkveproi me shoqatat… (që u theksuan më lartë), si dhe me shoqatat e tjera simotra të dala nga luftrat shqiptare gjatë viteve 1997–2001 si dhe me tërë shoqatat e tjera simotra ose të ngjashme me ato në Republikën e Shqipërisë, Maqedoni, Mal i Zi dhe të shteteve të tjera në botë.
• Të vazhdoi puna e redaksisë për Monografitë e Dëshmorëve të UÇK-së dhe të ndihmohet ajo me të gjitha mënyrat e mundëshme.
V.O. Ju shtoni edhe vendime të tjera që kini parashikuar e do të parashikoni dhe hartojeni të plotë e i hidhni në të pastër. Unë mendoj se këto project-vendime që unë po ua propozoj, duhet të jenë medoemos, që ne dhe fëmijët tanë të jemi të pastër në ndërgjegje si dhe para opinionit publik dhe historisë. Në të kundërt, edhe ne që ishim dhe luftuam si idealistë dhe mbetëm idealistë, do të na akuzojnë nesër si profiterë të luftës. Po qe se këto project-vendime juve do t’i parashikoni të plota dhe do t’i publikoni, të jeni të sigurtë se ndryshe ka për të menduar populli për UÇK-në në tërësi dhe ndryshe për ata në veçanti dhe, historia do ta theksoi me gërma të arta këtë Kuvend, duke e quajtur kuvendin e Pastërtisë dhe Kuvend Historik të ish luftëtarëve të UÇK-së.
P.S. Propozoj që të zgjidhen delegatë dhe të thirren e të zgjidhen në Presidiumin e Kuvendit, veç atyre që ju keni menduar, edhe:
1. Murat Rifat Jashari, ose vet Refati
2. Ahmet Qeriqi – Drejtor i Radio Kosova e Lirë, si në luftë edhe tash në paqe.
3. Sokol Dobruna – ish drejtor juridik i Sh.P. UÇK-së.
4. Bislim Zyrapi – ish Shef i Sht. Përgjithshëm të UÇK-së.
5. Sali Veseli – ish Shef Operativ i Sh.P. të UÇK-së.
6. Bardhyl Tahiri – nga Shqipëria, ish antar i Sh.P. të UÇK-së.
7. Babai i dëshmorit Zahir Pajaziti.
8. Babai i dëshmorit Agim Ramadani
Me respekt
Kryetari i Shoqatës “Vullnetarët e Lirisë”
Dilaver Goxhaj
(Shpëtim Golemi), 24.06.2004

***
27 Qershor 2004
Sot, ora 10.00, filloi Kuvendi i Dytë Zgjedhor i Veteranëve të Luftës Çlirimtare të Kosovës 1997 – 1999. Kuvendi i zhvilloi punimet në Hotel Grandi, kati i dytë, në Prishtinë.
Më ka lënë mbresa shumë interesante zhvillimi i Kuvendit të Dytë Zgjedhor i Veteranëve të Luftës për Çlirimin e Kosovës, të cilin ata e quajnë Shoqata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ndaj mendoj t’i kem, t’i pasqyroj disa aspekte të saj dhe të veprimtarisë sime për atë kuvend dhe në atë Kuvend, sepse më bënë shumë përshtypje.
Faza e parë e kuvendit ishte parashikuar kryesisht për të ftuarit, ku filloi drejpërsëdrejti me një analizë politike të situatës në Kosovë nga Sherif Krasniqi.
Pastaj filluan të përshëndesin të ftuarit, që ishin përfaqësuesit e partive politike. I pari foli Rexhep Selimi, i cili përshëndeti në emër të AAK-së dhe foli pa letër, duke më habitur me shprehjen: “ne si parti presim nga ju si organizatë të ngrini probleme në qeveri e kuvend”! Foli pa letër. Pyeta veten: Pse, nuk kanë mundësi këta si parti të ngrenë probleme në qeveri dhe në kuvend, dhe pse t’ia kërkojnë kësaj organizate të ngrei probleme për atje?; po te partitë pse të mos ngrejë kjo organizatë probleme dhe shqetësime? Organizata të ndihmojë qeverinë, kuvendin dhe partitë dhe jo ato organizatën(!!!) Bravo, thash me vete.
Pas tij përshëndeti Fatmir Humolli, edhe ky pa letër, por i kish mendimet shumë të qarta dhe i premtoi shoqatës se do të kish në çdo kohë mbështetjen e LKÇK-së. Foli më gjatë se Rexhepi. Pastaj përshëndeti një person në emër të shoqatës së Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të Kosovës gjatë Luftës II Botërore. Ai foli me letër gati tre faqe kompjuterike dhe e dëgjuam me durim të madh. Nuk ja vlen të shkruaj se çfarë tha, por më ka mbetur në mendje ajo që gjithmonë përdorte përemrin “Ju, ju për atë, ju për këtë”, dhe asnjëherë nuk tha ne.
U bë pushim dhe për nder të të ftuarve ishte përgatitur një koktej. Ikën të ftuarit dhe rifilluan punimet e kuvendit.
U zgjodh presidiumi kuvendit prej 7 vetash. Sherif Krasniqi, zevendës kryetar i Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së, kish marrë drejtimin. Ai mbajti edhe raportin në emër të Kryesisë. Në presidiumin e kuvendit u vetpropozua dhe u vetzgjodh ish kryesia, duke kërkuar që të shtoheshin edhe dy të tjerë. “Mere me lëng”, thashë me vete. Prita që të më përmendej emri, sikundër më patën premtuar, por me kë e ke! “Hë, hë, – thashë me vete,- e kanë marrë porosinë dhe urdhërin nga PDK-ja si të veprojnë, ngaqë unë ua dhashë me shkrim mendimet e mia edhe për Fondin “Vendlindja Thërret”.
Filluan diskutimet për rendin e ditës. Një mish mash që as nuk merrja vesh se ç’bëhej dhe as tash nuk e di se ç’u bë. Të gjithë flisnin. Të gjithë delnin në foltore. Nuk u zgjodh as sekretari që të mbahej radha e diskutimeve dhe protokolli, as kish një listë diskutantësh apo të thuhej se kush do të fliste si përfaqësues i degëve nëpër Kosovë.
Dhe ja, u ngrit edhe Shukri Buja, i mbështetur më pas nga Xhavit Zharku dhe disa të tjerë dhe kërkuan që të shtyhej kuvendi, pasi “nuk janë në këtë sallë më të dëshmuarit e luftës, sepse ndodhen në Kuvendin e PDK-së.” Ky ishte argumenti i tyre. Kjo bëhej se atë ditë mbahej Kuvendi i PDK-së, po në Hotel Grandi….
Nuk durova më. U detyrova të ngrihesha, dhe thashë: “Në rast se ju e shtyni Kuvendin, ngaqë është në kuvend PDK-ja, atëhere shkrijeni shoqatën dhe shndërrojeni në organizatë të PDK-së”.
U hodh në votë dhe u la që kuvendi të vazhdonte punën. Kur e panë se kuvendi i vazhdoi punimet, shkuan dhe njoftuan Hashimin. Mirëpo, meqënëse unë isha ai që pak a shumë ndikova në mos shtyrjen e Kuvendit, ata morën porosi të tjera për të më izoluar më shumë mua. Në këtë tollovi erdhi në sallë Xhavit Haliti. Duartrokitën vetëm antarët e partisë së tij që ishin delegatë në Kuvendin e Veteranëve. Foli, por as ai nuk diti se ç’foli.
Pasi iku ai vazhdoi përsëri tollovia për rendin e ditës, pasi menduan se fjala e Zekës do kish bërë efekt në këtë drejtim dhe u hodh përsëri për diskutim kërkesa për të shtyrë kuvendin. Pasi kaloi ndonjë orë tjetër rreth këtyre diskutimeve dhe u pa që shumica e delegatëve nuk ishin për shtyrjen e Kuvendit, atëhere sollën në sallën e kuvendit Hashim Thaçin, me gjasë që të përshëndeste kuvendin. Hashimin e shoqëronte Gani Koci. Dy përshëndetje nga PDK-ja, në fillim Zeka pastaj Hashimi! Edhe Hashimin e duartrokitën vetëm antarët e partisë së tij. Hashimi, pasi foli me diplomaci ca fjalë, iku dhe la në kuvend Gani Kocin. Kuptohet, që të fotografonte zhvillimet pro dhe kundër PDK-së. Me sa u kuptua, Hashimi erdhi kur u bindën se nuk ia arritën plotësishtë qëllimit të shtyrjes së Kuvendit të Veteranëve, ndaj dhe nuk erdhi as ai dhe as Zeka të përshëndesnin në orën e caktuar për të ftuarit. Me sa po duket, kanë qenë më se të bindur se Shukriu do ta bindëte Kuvendin që të shtyhej për datë tjetër, por nuk i kishin bërë mirë hesapet, me sa duket.
Për të diskutuar nuk kish fare rregull, pasi nuk tha njeri dhe nuk dihej se ku të regjistroheshe për këtë qëllim, edhe pse tre ditë para kuvendit kisha diskutuar me ata, që tani ishin në presidium, për të gjitha këto hollësi proceduriale të zhvillimit të një kuvendi. Shkova te ata të sekretarisë dhe u thashë më shënoni emrin për diskutim.
Prita të fillonin diskutimet pas pushimit të drekës, sikundër edhe u tha, por ngriheshin e flisnin, duke e vënë theksin: “kam marrë apo nuk kam marrë para nga Kryesia”. Më në fund u ngrita vetë, se e pashë që filluan për të kaluar direkt në zgjedhje. Gjatë rrugës për në foltore Faton Klinaku bëri prezantimin formal për mua. Deri në këto momente askush nuk kish diskutuar me letër. Edhe gjatë bërjes së pyetjeve, përgjigjia kthehej aty për aty, nga njëri prej antarëve të presidiumit, si me qënë në oda burrash, duke bërë të paditurin se pyetjet ishin për punën e Kryesisë gjatë katër viteve dhe duhej bërë të paktën për sy e faqe një konsultë mes veti, para se të jepej përgjigjia. Ndërhyra disa herë, por me kë e ke!
Dola në foltore dhe fillova të lexoja diskutimin tim. Porsa mbrita te shprehja: “…shoqatën e Veteranëve të Luftës sonë ta shkëpusim nga tutelat partiake dhe ta bëjmë atë të pavarur nga partitë..”, u ngritën në këmbë disa delegatë, që u përkisnin PDK-së dhe AAK-së, duke thirrur: “Mos fol jashtë raportit”. Po kështu më thanë dy tri herë edhe Faton Klinaku e Sherif Krasniqi, që ishin në presidium të kuvendit dhe i kisha dy-tri metra larg. “E po, mirë u thash, po e lë” dhe fillova të mbledh letrat. Në këtë moment u ngritën në këmbë shumë të tjerë dhe bërtisnin që unë të vazhdoja diskutimin. Gjatë kohës që bëheshin debatet “të flasi” e “të mos flasi”, shikoja pjesmarrësit dhe diskutantët e zjarrtë dhe mendohesha. Dola në përfundimin se udhëheqjeve të PDK-së dhe AAK-së u ishin bërë të njohura shënimet që unë i kisha dorzuar dy ditë më parë Kryesisës së Shoqatës. E kuptova se kisha bërë gabim trashanik, i kisha llogaritur zotërinjtë e kryesisë si veten, besnikë të idealeve të luftës dhe të shokëve të luftës e dëshmorëve dhe jo militantë partishë. Ata paskishin qenë asgjë më shumë veçse ca Cerberë të Hashimit e Zekës. Ata kishin shkuar me vrap te partitë e tyre, që i kishin emruar në kryesi të shoqatës dhe të degëve të saj (dhe jo të zgjedhur) dhe, kuptohet, u ishte dhënë porosi që, të më krijohej situatë e tillë që unë jo vetëm të mos flisja, por mundësishtë të detyrohesha të braktisja kuvendin dhe të mos kisha mundësi t’i shprehja ato mendim-propozime që ua pata dhënë me shkrim dore. Këtë e pashë edhe gjatë hartimit të rezolucionit të Kuvendit, se problemi i Fondit “Vendlindia Thërret” u digjte edhe AAK-së edhe PDK-së.

Prandaj vendosa të mos largohesha, sikur të ndodhte edhe katrahura më e madhe, vetëm e vetëm për të parë se deri ku do të shkonte skenari, si dhe për të qënë dëshmitar okular i atyre që do të ndodhnin. Me këtë rast do të shihja edhe deri ku qëndronte zgjuarsia dhe djallëzia e tyre. Dhe po qëndroja në podium, në pritje për të vijuar diskutimin. Më në fund vazhdova, duke u thënë: “Unë e kuptoj se për ju jam jashtë teme, pasi po flas për vjedhjet dhe nuk jam vjedhës. Po të kisha ardhur në emër të vjedhësve e di që do të më dëgjonit me vëmëndje, pasi ata që nuk kanë qënë në luftë dhe i kini pasuruar, i prisni si çlirimtarë të Kosovës, ndërsa për 37 dëshmorët e rënë nga radhët tona të ardhur nga shteti amë, nuk jini kujtuar as edhe për një letër ngushëllimi. Ju nuk e kuptoni pse unë i ngre këto probleme, të cilat ia kam dhënë me shkrim para disa ditësh edhe kryesisë së shoqatës. Unë i ngre këto që të vendosim në vend nderin e luftës tonë çlirimtare, pasi ne luftuam për lirinë e popullit dhe jo për t’u pasuruar X apo Y, dhe jo për t’u bërë politikan X apo Y dhe të tjerët që luftuan të hanë baltë. Me sa po duket UÇK-ja ka qënë e përbërë kryesisht nga dy kategori: idealistë të lirisë dhe profiterë. Të parët dëshironin lirinë e Kosovës dhe nuk i janë trembur luftës dhe rrezikut, këmbëngulës për të fituar lirinë e Kosovës; të dytët, njerëz me shpirt tregëtari, të cilët duke bërë llogari shpenzimet që duheshin për luftë, i kanë tre dhe katër fishuar ato dhe i kanë hyrë luftës pa e dashur atë dhe duke iu shmagur sa më shumë luftimeve, vetëm e vetëm për të përfituar sa më shumë në fund të luftës. Kategoria e parë nuk mund të detyrohen të pranojnë një paqe që nuk do ta kishin diktuar ata vetë, ndërsa profiterët pranojnë çdo lloj kusht paqeje, vetëm e vetëm që lufta të mbaroi sa më shpejt, pasi e panë që qenë grumbulluar fondet për zhvillimin e saj. Ndaj dhe nuk është dhënë e nuk jepet llogari nga ata që u morrën me grumbullimin e fondeve për zhvillimin e luftës. Unë i them këto me qëllim që unë, ju dhe tërë ata që luftuan dhe tërë ajo pjesë e popullit që na mbështeti ta kuptojnë se ku gaboi udhëheqja e UÇK-së, e cila ishte edhe udhëheqja e Luftës tonë Çlirimtare. Gabimi i dytë më i madh, pas atij për çarmatimin e UÇK-së, është përvetësimi i fondeve të grumbulluara gjatë luftës për luftën, nën emrin “Vendlindja Thërret”. Të këqijat lindin prej të këqijave. Në rast se ajo udhëheqje, ato fonde do t’i kish grumbulluar në një dorë të vetme dhe jo në disa duar (dhe e kishin mundësinë por nuk kanë dashur me qëllim që të korruptoheshin sa më shumë e nesër të bëheshin bllok, sikundër janë bërë); gjithashtu po të kishin kooperuar gjatë dhe pas luftës edhe me Qeverinë Bukoshi, qoftë edhe me presion, dhe t’i kishin bashkuar fondet; po të kishin futur në këtë llogari edhe paratë që u gjetën në bankat e Prishtinës (dhe informacionin e kemi nga personat që i kanë gjetur, dhe se nuk janë gjetur pak si dhe dimë se ku dhe si janë shpërndarë), dhe, të gjitha ato para po t’u shpërndaheshin familjeve që u janë djegur shtëpitë dhe banesat, duke filluar nga shtëpitë e djegura të dëshmorëve dhe invalidëve, atëhere jo vetëm që nuk do të na ishin krijuar disa parti të dala nga lufta, por edhe zgjedhjet do të ishin fituar nga përkrahësit e Luftës Çlirimtare dhe jo ata të Rugovës. Po të bëhej ai veprim patriotik, vetëm atëhere populli do të bindej se kish të bënte më ëngjëj, ashtu sikundër kemi qënë dhe jemi shumica e ish luftëtarëve të UÇK-së, por manipulantët e dalë nga radhët tona, të cilët u kanë hedhur të lëpijnë nga një kockë edhe disave këtu që ulërasin e më thonë “Mbylle gojën”, na diskredituan e do të na e ulin edhe më shumë figurën si UÇK dhe do t’u japin më tepër armë atyre që kanë dashur të na quajnë të gjithë luftëtarëve uzurpatorë dhe njerëz që lakmojnë për t’u pasuruar. Të ngrihet njeri e të thotë se uzurpoi qoftë edhe një gozhdë, a si i thoni ju në zhargonin e përditshëm në Kosovë, baski, Adem Shehu, Bardhyl Tahiri apo Shpëtim Golemi. Ne s’kemi kërkuar asnjë lloj përfitimi veç nderit. Një oficer që shkon në luftë vullnetarisht si ne, nuk përfill kurrë asnjë lloj shpërblimi materjal veç idealit kombëtar dhe nuk i vjen turp të pranoi varfërinë e ndershme. Pse jemi i tillë brumë, ndaj dhe disa të porositur këtu ulërijnë. Po sikur të gjithë drejtuesit e të gjitha rangjeve të UÇK-së të ishin kaq llagar dhe të kishin bërë atë që thashë më lartë, ç’do të ndothte? Ua them unë: UÇK-ja do të ishte shndëruar në mit.”, dhe vazhdova leximin e diskutimit:

(VIJON…)

 ___________________________________________

(Pjesë nga ditari për Kuvendin e Dytë Zgjedhor të Veteranëve të Luftës për Çlirimin e Kosovës – qershor 2004)
DILAVER GOXHAJ: PSE KËRKESA IME PËR LLOGARIDHËNIE NGA FONDI “VENDLINDJA THËRRET” I SHQETËSON MILITANTËT E PARTISË?! (1)
https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=5223
***
DILAVER GOXHAJ: PSE KËRKESA IME PËR LLOGARIDHËNIE NGA F.”VENDLINDJA THËRRET” I SHQETËSON MILITANTËT E PARTISË?! (2)
https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=5224

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura