DILAVER GOXHAJ: REAGIM NDAJ MOHIMEVE TË IBRAHIM KELMENDIT DHE ALI AHMETIT PËR EKZISTENCËN E HIERARKINË USHTARAKE NË UÇK’së

Tiranë, 6 janar 2021: Të gjithë ata shqiptarë që e kanë mbështetur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës gjatë Luftës për Çlirimin e saj, 1997-1999, kanë mbetur të shokuar nga dëshmia e ish-Drejtorit të Dretorisë Politike të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së (Hashim Thaçi – shb), i mbështetur nga dy anëtarë të Kryesisë së Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK), organizatores së asaj lufte, zotërinjtë Ibrahim Kelmendi (një nga bashkëthemeluesit e LPK e UÇK) dhe Ali Ahmeti (bashkëthemelues i UÇK), udhëheqësi politik i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni, të cilët po bëjnë të pamundurën të bindin Gjykatën Speciale në Hagë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë, ashtu siç thuhet edhe në akt-akuzën e asaj Prokurorie të specializuar (ZPS), “një ndërmarrje e përbashkët kriminale”, duke deklaruar: Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka pas zinxhir komandues dhe Shtabi i saj i Përgjithshëm i saj nuk ka pas autoritet ndaj zonave operative dhe njësive vartëse të tyre”.
Qëllimi pse është hedhur në publik dhe pse i drejtohen asaj ZPZ-je këta zotërinj, këtë e dinë ata më mirë se kushdo tjetër në trojet shqiptare. Një mohim të tillë për ekzistencën e hierarkisë komanduese të UÇK-së (zinxhirit komandues sikundër këta zotërinj e emërtojnë), nuk kanë guxuar ta bëjnë këto 23 vjet as kundërshtarët politikë e ushtarakë e daljes në skenë të UÇK-së, madje as edhe ata që e kanë luftuar UÇK-në dhe e luftojnë atë në media, edhe pse shpifin gjithçka, por ekzistencën e hierarkisë komanduese të UÇK-së nuk i ka lejuar ndërgjegjia që ta mohojnë. Gjë që do të thotë se ata janë shumë më atdhetarë se zotërinjtë Hashim Thaçi, Ibrahim Kelmendi dhe Ali Ahmeti.
Që të mos e lodhim lexuesin (qoftë ai dashamir i UÇK-së apo kundërshtar i saj), do të mjaftohem në këtë rast të citoj një ish-oficer të Forcave të Armatosura të Kosovës (FARK), ushtri e krijuar dhe e propaganduar si kundërshtare e UÇK-së. Ky oficer i FARK-ut, i quajtur KEMAIL SHAQIRI, është angazhuar në Luftën për Òªlirimin e Kosovës në periudhën 23 qershor 1998 deri në javën e parë të shtatorit 1998, së bashku me 23 kolegë të tjerë oficerë.

Deri në datën 9 korrik 1998 z. Kemail Shaqiri ka qendruar në “komandën e përkohëshme të FARK-ut në Prapaçan të Deçanti dhe në datën 10 korrik 1998 shkon e paraqitet në Komandën e Zonës Operative të Drenicës, me komandant Sylejman Selimi. Dhe për këtë qëndrim të tij në luftën e Kosovës, veçanërisht në Zonën e Drenicës, po sjellim dëshmitë e tij për ekzistencën e hierarkisë ushtarake në atë Zonë Operative, duke filluar nga niveli i skuadrës e deri te komandanti i Zonës Operative. Madje, i bëjmë me dije lexuesit se ky oficer karjere, porsa mbrin në Shtabin e Zonës Operative të Drenicës, të nesërmen mblidhet ai shtab dhe e emërojnë Shef Shtabi të asaj zone operative. Të gjitha këto z. Kemail Shaqiri na i prezanton në librin e tij të titulluar “Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Lufta në Kosovë. Kronologji e ngjarjeve 1991-1999”, botuar në Prishtinë, në vitin 2019 nga shtëpia Botuese „Lena”.
Gjithçka që ai flet për hierarkinë ushtarake (zinxhirin komandues) të asaj zone operative, po e japim pa komente:
1. Nuk e bëra të madhe lëvizjen time në komandën e përkohshme, ku ishim, për faktin se ata e dinin edhe më herët se unë do të kaloj në Drenicë posa të krijohen kushtet (f.60)
2. Oficeri Naim Maloku, në Jasiq, m’u drejtua: Mirëse ke ardhur Kemail, Drenica, Likoci, po të pret. … atje është formuar edhe një division ushtarak i përbërë nga vajzat shqiptare të vendosura në shkollën e Likocit… Naim Maloku ka merita të veçanta në vendosjen e rrjedhjave të UÇK-së”. (f.60-61)
3. Kaluam drejt Lugut të Baranit-Kralan-Mirushë-Malishevë… Pas një pushimi në Malishevë, pos të tjerëve takova komandantin e Shtabit të Malishevës Hisni Kilaj. (f. 61).
4. Vazhduam drejt Likofcit, duke kaluar Negrofcin-Vuçakun-Tërdefcin-Abrinë e Poshtme deri në Likofc” (f. 61)
5. Në Likofc arritëm rreth orës 18.00 … Në të njëjtën ditë, diku rreth orës 20.00, m’u afrua një leje për lëvizje prej Shefit për Çështje të Moralit në Likofc, Shaban Shala, veprimtar i hershëm.” (f. 63)
6. Në 14 korrik u lajmërova në Shtab (pasi kishte shkuar pranë prindërve tre ditë, DG), që atëherë quhej Nënzonë Operative e Drenicës, ku pas një kohë u bë Zona Operative e Drenicës. U takova me komandantin e Zonës, Sylejman Selimin”. (f. 66)
7. Pranova punën e shefit të Shtabit dhe për asnjë moment nuk më interesonte pozita ime në kierarkinë ushtarake, e cila ishte dytësore për mua. (f. 66)
8. Inspektova pozicionet e para në fshatin Morinë, ku drejtonte Iliaz Dërguti. (f. 66)
9. Në takimin në Rezallë të re, Iliaz Dërguti deçiziv tha: Kemali na duhet dhe duhet të angazhohet, sepse ne kemi nevojë të madhe për njerëz profesionistë. Të gjithë njerëzit u pajtuan ta filloj punën në Shtabin e Zonës”. (f. 67-68)
10. Unë vazhdova punën time duke inspektuar pa ndalur vijat e frontit për të ndryshuar atë që kërkohej”. (f. 68)
11. Gjatë punës kemi pasur raporte korrekte me të gjithë e në veçanti me komandantin e Zonës z. Selimi. Komandanti ishte i pajisur me të gjitha virtytet e një atdhetari të guximshëm, i përkushtuar në maksimum dhe kishte fituar një përvojë lufte për atë kohë që kur kishte filluar lufta”. (f. 68)
12. Në Shtabin e Zonës Operative të Drenicës ishte edhe intelektuali, profesori Ymer Halimi. (f. 69)
13. Një tjetër takim me synim të trajnimit profesional me të gjithë komandantët e reparteve të Brigatës 112 “Arben Haliti” e realizova në komandën e Br.112, në shkollën e fshatit Vajnikë” (f. 69)
14. U konsultuam me komandantin Selimi dhe ai e njoftoi “Sandokanin” se po vjen Shefi i Shtabit për një vizitë, dhe pas një kohe një-orëshe rrugëtimi arritëm në shkollën e Vajnikut, ku ishin tubuar për trajnim rreth 80 komandantë të të gjithë niveleve, nga SKUADRA E DERI TE STAFI I BRIGADËS. Në shkollë ku ishte vendosur komanda e brigadës, për katër orë rresht kam mbajtur një ligjëratë trajnuese”. (f. 69-70)
15. Në vazhdën e aktiviteteve ishte edhe takimi me KOMANDANTËT E BRIGADAVE: komandanti i Br. 112 Abedin Rexha “Sandokani”, komandanti i Br.113 Mujë Krasniqi, komandanti i Br.114 Fehmi Lladrovci, komandanti i Br.111 Jahir Demaku dhe ai i Njësisë Speciale “Adem Jashari””. (f. 70)
16. Një angazhim të veçantë kemi zhvilluar në Br.113. Ishte Muja ai që për asnjë moment nuk ia linte gjërat rastësisë si për angazhim, si për trajnimin e reparteve të Brigadës, por edhe për aktivitetet e tjera luftarake si dhe luftime që zhvilloheshin në atë kohë. F.71)
17. Nuk pata telashe me përzierje kompetencash. Ishin vendosur rregullat ushtarake se kush e kujt duhej t’i jepej llogari dhe kush kujt mund t’i urdhërojë”. (f.71)
18. Kam bindjen se as hartimit të strukturës dhe disa dokumentave të përpiluara, në kuadër të vet sistemit që ishte ndërtuar, çdo gjë ka rrjedhur siç duhet. Puna e bërë u vërejt shumë shpejt në terren. (f. 71-72)
19. Një rrol shumë të rëndësishëm në funksionimin e Shtabit të ZOD ka luajtur edhe Sektori i Logjistikës së Zonës Operative të Drenicës”. (f. 72)
20. Sektori i Armatimit, i drejtuar nga Musli Tafil Asllanaj, ka dhënë një kontribut, i cili nuk mund të matet me asgjë, sepse ishte mu ky sektor që e ka ngritur gatishmërinë luftarake përmes riparimit të defekteve të të gjitha llojeve të armatimit deri në mitralozin kundër-ajror 14.5 mm. (f. 72-73)
PËRFUNDIM:
Mendoj se këto 20 fakte, të nxjerra vetëm në 10 faqe të atij libri, dëshmojnë katërcipërisht ekzistencën perfekte të hierarkisë komanduese (zinxhirin komandues) në Zonën Operative të Drenicës (ngjashëm edhe në çdo zonë tjetër operative), bindin edhe njeriun më skeptik, apo edhe kundërshtarin më të egër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për të vërtetuar mashtrimin që kanë bërë Hashim Thaçi i mbështetur publikisht nga Ali Ahmeti dhe Ibrahim Kelmendi se gjoja në UÇK nuk ka ekzistuar “zhinxhiri komandues”. Turpin e paçin për vete!
Tiranë, 6 janar 2021
***
IBRAHIM KELMENDI:
Miku Dilever, kur më rastisi të jem qiragji te plaku gjirokastrit Thimio Opuci, gjatë dhjetë ditëve të marsit 1997, pata menduar ta angazhoi gazetarin Odise Kote si përkthyes, sepse ai ma gjet atë vend-strehim. Aty u binda që dialekti toskë i atij plakushi gjirokastrit ishte ku e ku më i dallueshëm me gjuhën standarde, se dialekti që fliste Nana ime. Më ngjan, edhe mes nesh, Ti nga Gjirokastra, unë nga Peja, na duhet përkthyesi, që të mund, të paktën të kuptohemi, nëse nuk ia dalim të mirëkuptohemi. Humorizova si aperativ që ta relaksojmë debatin, pa qenë katogorik se vetëm kemi përherë të drejtë. Edhe unë jam irrituar nga citimi i prokurorit Smith, se i akuzuari për krime lufte, Hashim Thaçi, – të cilin Ti edhe tani po e prezanton si „ish-Drejtor të Dretorisë Politike të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së“, – paskësh deklaruar që Shtabi i Përgjithshëm nuk e ushtronte komandën mbi gjithë UÇK-së. U befasova edhe nga deklarata e Ali Ahmetit se UÇK nuk kishte zingjir komandues. Po befasohem edhe nga insistimi Yt, se Shtabi i Përgjithëm e komandonte gjithë UÇK-në.
1.
Disa herë kam bërë përpjekje të informoj të tjerët, se nga viti 1993 deri në maj 1998 UÒªK-ja nuk kishte komandë qëndrore, të cilën Aliu po e quan zingjir komandues. Shtabi Qëndror, i improvizuar nga Xhavit Haliti dhe Azem Syla, i miratuar nga Kryesia më 17 nëntor 1994 (sipas mashtruesit e komplotistit Xhavit Haliti, datë kur ajo Kryesi e paskësh formuar UÇK-në), nuk ishte shtab qendror për UÇK-në, por shtabi i pseudo uçk-së se Xhavitit, Azemit, Rexhep Selimit e Nait Hasanit. Mua me rezulton se UÇK-ja e Vegjëlisë çlirimtare ishin „grupet guerile“ rreth Adem Jasharit, Zahir Pajazitit, Adrian Krasniqit dhe të tjerëve, që, për arsyet të cilat nuk i di, nuk pranonin t’i subordinoheshin shtabit që e komandonin Xhavit Haliti dhe Azem Syla, që do të thotë nuk i takonin uçk-së s Xhavitit dhe Azemit. Ky nuk është spekulim, por deklaratë e Xhavit Haliti, e bërë në mbledhje të Kryesisë së LPK-së, në verë 1996, ku isha pjesëmarrës për të dhëmë llogari, pse Kryesia e LPK-së, Nëndega në Gjermani, u kishte dëgura ca ndihma simbolike financiare „grupeve guerile“ të Adem Jasharit, Zahir Pajazitit, Adrian Krasniqit. Aty thyem shtizat. Xhaviti këmbëngulte që duhet t’i përmbahemi „centralizmit demokratik“, që do të thotë ndihmat UÇK-së duhet të shkojnë vetëm përmes „zingjirit komandues“. Në rastin konkret, ndihmat tona financiare duhej të përfundonin në kthetrat e Xhavitit, i cili bënte jetë „paralele“ në Tiranë, por që të mos e kuptonin kolegët në atë kryesi, ca teprica ia dërgonte Nait Hasanit, për t’u arsyetuar se po ia dërgonte UÇK-së. E pra, ai Xhavit pat deklaruar që Adem Jashari me grup të tij e grupet tjera janë grupe komitagjish, të cilët nuk i pranojmë në UÇK, sepse nuk pranojnë subordinimin ushtarak.
Ky parafrazim nuk është sajesë, por është fragment nga ajo grindje që kemi pas. Sigurisht që nuk u morëm vesh, edhe pse gjithë Kryesia ia mbante krahun Xhavitit, sepse nuk dëshironin të delte jashtë atij rrethi e vërteta për sabotim e komplot që po i bëhej UÇK-së gjatë ngritjes embrionale të saj, për shkak të besimit naiv që kishin ndaj Xhaviti dhe Azemit. Aty ishte edhe Ali Ahmeti. Sigurisht bashkëfajtor, sepse edhe Aliu ishte në Sektorin e Rëndësisë së Veçantë (SRV), bashkë me Xhavitin e Azemin. E patëm quajt SRV për hir të taktikës konspirative, por ishte fjala për një ekip që duhej të ndihmonte radhët e LPK-së në Kosovë që donin të përfshihshin në UÇK. Ali Ahmeti në atë mbledhje u pozicinua as mish as peshk, meqë belbëzonte se edhe Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Adrian Krasniqi dhe bashkëluftëtarët e tyre, janë në UÇK dhe prandaj duhet të ndihmohen.
Kupto, të lutem, edhe ai Shtab Qendror që e manipulonin Xahviti dhe Azemi, humbi funksionalitetin e tij të deriatëhershëm, kur më 27 janar 1997 e burgosën Nait Hasanin, të cilin disa e quanin komandant të atij shtabi, disa tjerë koordinator, ndërsa Rexhep Selimi ka deklaruar se ishim strukturë kolegjiale, pa hierarki ushtarake.
Pothuajse gjatë gjithë vitit 1997 e kemi bartë nga mbledhja në mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm (KP) të LPK-së „grindjen“ që tashmë kishte plas në Kryesi mes Xhavit Halitit e Azem Sylës dhe pjesës tjetër të Kryesisë, e cila po shpërfillej nga ata dy shokë të tyre. Tashmë edhe KP po i kërkonte llogari Kryesisë, pse po sabotohej dhe po i ndodhnin ato goditje UÇK-së dhe pse „grupet guerile“, që ishin bërthama të UÇK-së, sepse vetëm ato po i bënin sulmet guerile nuk po ndihmohshin nga Fondi „Vendlidja thërret“, siç e kishte për detyrë SRV t’i ndihmonte.
Po të ishte funksional ai Shtab Qendror në mars 1998, Kryesia e LPK-së, bashkë me Xhavitin dhe Azemin, nuk do improvizonte shtab komandues. Sigurisht që Xhaviti dhe Azemi do t’u thoshin kolegëve të tyre, siç i kishin manipuluar deri atëherë, se ekzistonte Shtabi dhe prandaj nuk kishte nevojë Kryesia të merrej me koordinim të Kryengritjes që tashmë kishte shpërthye.
Po më duhet ta përsërisë, vet Vëgjëlia çlirimtare në Kosovë u vetë urganizua gjatë nga marsi deri në qershor 1998, pa komandim të Shtabit Qëndror (inekzistent), dhe pa komandim as të Kryesisë së LPK-së, por edhe pa komandim të „shtabit të rognerit“, i cili tashmë mori formë e masa operative, por edhe pa udhëheqjen e „vizionarëve“ veteranë Adem Demaçi dhe Jakup Krasniqi!
Fatmirësisht në ndërkohë UÇK-së iu bashkuan luftëtarë të sprovuar se Bekim Berisha, Fehmi Lladrovci, me bashkëluftetarë, por iu bashkuan edhe disa ushtarakë, gjithashtu të dëshmuar në Slloveni, Kroaci e Bosnjë, dhe filluan t’i japin formë ushtarake Kryengritjes që tashmë kishte marrë përmasa. Për shkak të respektit që gëzonte Bislim Zyrapi, ai u shqua dhe u respektua për të qenë në krye të rreshtimit ushtarak që tashmë kishte filluar të ndodhte. Ky zhvillim cilësor, që po ndodhte jashtë komandimit të „ndërmarrjes së përbashkët kriminale“ (NP), siç i ka diskualifikuar prokurori Smith, i shqetësoi komplotistët rogneristë, prandaj me 11 qershor 1998, ndërmorrën aksion operativ për ta kap atë rrështim e komandim ushtarak, duke improvizuar themelimin i Shtabit të Përgjithshën.
2.
Miku Dilaver, dëshminë time publike nuk e ke cituar fare, për të argumentuar njëjtësimin që je duke ma bërë me Hashimin dhe Ali Ahmetin, i pari tashmë si i akuzuar e në burg, i dyti i thirrur zyrtarisht e publikisht nga ZPS-ja, si dëshmitar apo sqarues i mënyrës së organizimit. Të dytin, Aliun, Ti nuk pranon as që ishte anëtar i Shtabit të Përgjithshëm, meqë nuk të ka rastis ta shohësh në ndonjë mbledhje të Shtabit, ku ishe Ti i pranishëm. Por, zyrtarisht, Komisioni qeveritar për njohje të statusit të veteranit, Ali Ahmetit ia ka njohur statusin si anëtarë i Shtabit të Përgjithhëm, bashkë me 31 të tjerët (edhe Fatos Klosi e Sabit Brokaj, por që nuk është emri Yt aty).
Tani po të sqaroj edhe njëherë: unë nuk e kam mohuar ekzistimin e Shtabit të Përgjithshëm, respektivisht nuk e kam mohuar „zingjirin komandues“, por kam sqaruar se kishte Shtab të Përgjithshëm të UÇK-së së Vëgjelisë çlirimtare dhe „shtab të rognerit“, gjegjësisht NPK (ndërmarrjen e përbashkët kriminale), që imponohej mbi Shtabin e Përgjithshëm. Që do të thotë Shtabi i Përgjithshëm, i përbërë nga komandantë të zonave dhe ushtarakë kryesisht të vetangazhuar aty mbi baza të vullnetit të mirë dhe besimit të ndërsjell.
Asnjë shtab nuk ishte i ngritur mbi doktrina klasike ushtarake, meqë nuk i kishte emëruar ndonjë institucion kompetent shtetëror, por ishin vetëemruar apo zgjedhur nga bashkëluftëtarët. Ndërsa „shtabin e rognerit“ e kishin formuar dhe e komandonin shërbimet armiqësore. E njëri nga ato komandime ishte që ta kapnin UÇK-në e vet-organizuar deri në qershor 1998, kur komplotistët hashimitë iu vërsulën për ta kap.
11 qershori 1998 UÇK-në e ka gjetur me shtabe të formuara të zonave operative. Asnjë komandant të asanjë niveli nuk e kanë emëruar as caktuar asnjë shtab qendror, inekzistent, as „shtabi i rognerit“. Apo e di Ti që ndonjë komandant i shtabeve të zonave operative dhe komandant në nivele më të ulta, i ka zgjedh ndonjë supërshtab apo „shtabi i rognerit“. Që do të thotë se improvizimi i 11 qershorit ndodhi nga „shtabi i rognerit“ për ta kap e fut nën komandë vet-organizimin e deriatëhershëm të UÇK-së, kryesisht si meritë e luftëtarëve me përvojë në Kroaci e Bosnjë dhe ushtarakëve që iu kanë bashkuar UÇK-së, pa leje të asnjë shtabi. Dhe fatmirësisht „shtabi i rognerit“ nuk ia ka dal ta komandon Shtabin e Përgjithshëm, por kanë praktikuar koekzistencë si maca me miun kur mbretëron acar i madh, siç i prezantojnë në filmat e vizatuar.
Pothuajse asnjë komandë të Hashim Thaçit nuk e ka zbatuar asnjë komandant zone. Bile Hashimi e ka ditë se komandantët zonave e dinë që Hashimi është komplotist, prandaj as që i ka testuar e bezdis me ndonjë komandim, sepse ne njiheshim mes nesh në LPK para se të shpërthente Kryengritja. Qysh në vitin 1996 Xhaviti dhe Azemi qenë alarmuar kur pat bërë kërkesën Fehmi Lladrovci për t’i shkuar në ndihmë UÇK-së dhe ishin ata të dy që bllokuan Kryesinë e Lëvizjes të mos miratonte atë kërkesë deri në mars 1997, sepse trembeshin që Fehmiu do të „imponohej“ si komandant e ata nuk do mund ta sabotonin më UÇK-në.
Ti kishe kopjuar mtodën e muhamedanëve zanafillor. Ata, për të bindur turmat se Muhamedi ishte profet, citoni misionarë kristian e hebrenj, sepse kundërshtarëve u besohet më shumë në raste të ngjashme. Prandaj kishe ofruar aq shumë fragmente nga libri i Ushtarakut FARK-ist Kemal Shaqiri. Por edhe nga ato fragmente vërtetohej një gjendje organizative e UÒªK-së, para se të shpallej i formuar Shtabi i Përgjithshëm, me 11 qershor 1998. Apo e keqkuptova?
Ja një shëmbull për dy zingjir komandues: Jakup Krasniqi, të cilin „shtabi i rognerit“ i kishte dhënë dy funksione të larta, për inat të Fehmi Lladrovcit, i kanë pas shkruar një letër që e ka sigluar edhe Koloneli Bislim Zyrapi, Gjeneral-kolonelit Halil Bicaj të FARK-ut dhe „ministër i mbrojtjes“ në „qeverinë bukoshi“. Përmes asaj letre i kanë kërkuar ndihmë financiare. Korrieri njëfarë „dërvishi“, që ishte marionetë e „shtabit të rognerit“, i ka marrë ato miliona. Bislimi e Jakupi as që e kanë ditur se Halili i kishte dhënë e i kishte pranuar „dërvishi“. Si ky rast e komandonte Shtabi i Përgjithshëm UÇK-në, apo?
Që të mos i bie nga Kina për të arritur në Shqipëri, UÇK-ja ishte ushtri në ngritje, ku ishin të pranishme disa komandime paralele, por e cila fatmirësisht doli e fituar në përcaktimin kryesor – çlirimin e Kosovës nga pushtimi i Serbisë, duke e sfiduar edhe „shtabin e rognerit“, gjegjësisht „ndërmarrjen e përbashkët kriminale“, në krye me Xhavit Halitin, Azem Sylën, Hashim Thaçin, Rexhep Selimin!
Uroj të të ketë kaluar hidhërimi emocional e t’u kërkosh falje që i kishte denigruar Hashimin e Aliun, për mua mos u merakos, sepse nuk të hidhërohem.
Shëndet, mbarësi, respekte.
***
LIRI LOSHI

Ibrahim Kelmendi
20 “faktet” e Kemal Shaqirit nuk janë fakte, por janë argumente të ndërtuara nga një person, i cili deshiron që ta zëvendesoje me fjalë një kontribut që nuk e ka dhënë asnjëherë në terrene të luftës, të paktën jo në Drenicë. Unë kisha pasur dëshirë që ky Dilaveri të më përgjigjet në këto pyetje:
1. Sa kohë ka qëndruar Kemal Shaqiri në Drenicë, ku atij i është besuar roli i shefit të “shtabit” të ZO te Drenicës?
2. Kur ka filluar strukturimi i UÇK-së në Drenicë dhe sa ka zgjatur ai? Dhe
3. Sa ditë apo orë lufte i ka bërë në Drenicë Kemal Shaqiri. Data kur ka ardhë në Drenicë dhe data kur është larguar për Shqipëri? Pastaj do ta kemi me lehte ta gjykojme validitetin e “fakteve” të tij. Kaq për fillim.
***
IBRAHIM KELMENDI
Liri Loshi – po shpresoj, jeni miq me  Dilaver Goxhajn që të mund ta lexon reagimin Tënd dhe të përgjigjet.
***
DILAVER GOXHAJ:
Liri Loshi
Lexoje mire se e kam treguar kur ka shkuar, nga ka shkuar, ku ka qendruar, me ke eshte takuar dhe cfare ka treguar. Kthejuni edhe nje here asaj qe une kam shkruar, se, nese e keni lexuar dhe nuk i mbani mend, do te thote se e keni kujtesen te shkurter. Nese nuk e keni lexuar ate qe kam shkruar, lexojeni me vemendje dhe nuk do benit keq qe edhe te mbait shenime. Mua me interesojne faktet qe ai ka pare e ka sherbyer, te cilat i tregon me emra njerezish reale dhe emertime vendesh, dhe nuk jane te shpikura nga une. Per mua nuk ka asnje rendesi nese juve u pelqejne apo nuk u pelqejne ato fakte qe une kam mundur te sistemoj. Por, me sa po kuptoj, mos valle edhe Ju kerkoni ta mohoni te qenet UCK-ja ushtri te organizuar?
Kjo eshte puna Juaj, ndersa une kam folur dhe flas ashtu si e konstatova une ate ushtri clirimtare dhe jam krenar qe gjeta nje ushtri aq te organizuar edhe pse shume e re si ushtri. Dhe me vjen mire qe fakte te tilla ka pare edhe ky oficer ne Drenice gati njw vit para meje. Ju, si dhe une, duhet te jeni krenare qe qysh ne korrikun e vitit 1998 UCK-ja ka qene kaq e organizuar, ku une nuk pata fatin te ndodhesha ne ate zone operative, gje qe ky oficer ma plotesoi deridiku njohjen per atwe zone. Se si ka luftuar ai, lutem lexoni librin e tij, se nuk e ka sekret, e ka hedhur ne qarkullim dy vite me heret, qysh ne vitin 2019, dhe jo sot. Derisa mbriti edhe ne Tirane, besoj se eshte shperndare edhe ne Kosove, si rrjedhoje e kane lexuar te gjithe ata per te cilet ai shkruan ne ate liber. Ju, po patet deshire te mosoni keto qe pyesni mua dhe i kerkoni nga une, merreni librin dhe lexojeni. Nese nuk do ishin te sakta ato qe ai ka shkruar besoj se edhe Ju edhe Ibrahimi , pervec ata te clet ai permend ne liber, do te kishin reaguar. Mos reagimi, do te thote se i ka te sakta. Kjo eshte kurajua Juaj intelektuale, qe nuk keni guxim te lexoni nje liber e t’i ktheni pergjigje per ato qe ju mendoni se nuk i ka te sakta, nese i dini me mire se ai, por e doni nga une ne Tirane? Dhe kush i kerkon nga une? Ju qytetaret e Kosoves! Me te vertete e keni qe me kene bere mua keto pyetje, apo e keni hajgare?!
***
LIRI LOSHI:
Kemal Shaqiri iku për Shqipëri pa shkrep asnjë plumb!
Dilaver Goxhaj
Tri fjali janë dashur të më përgjigjeshit në pyetjet e mia, kurse ju keni shkruar një koment të gjatë si kompenzim për mungesën e përgjigjeve të sakta dhe keni vazhduar me disa paragjykime e këshilla që nuk dukën aq të dobishme!
Nuk e kam për qëllim të konstatoj se UÇK-ja nuk ka pasur hierarki komanduese, por është shumë me rëndësi të dihet se kur është krijuar ajo hierarki dhe sa ka qene funksionale e cilësore në praktike.
UÇK-ja në fillim të vitit 1997 përbëhej nga grupe të ndryshme në Kosovë me nje bërthamë pak më të fuqishme në Drenicë, ku shquheshin grupi i Prekazit, i Açarevës, i Vajnikut dhe ai i Llaushës. Këto grupe kishin njëfarë koordinimi apo një lloj solidariteti veprues kur ndodhëshin në rrethana më specifike, siç ishte rasti i Qirezit e pastaj ai i Llaushës (beteja në Lludeviç), por në esencë ato vepronin si grupe të ndara dhe pa ndonjë komandë të përbashkët. Një gjendje e ngjashme ishte deri në verën e vitit 1998. Gjatë kësaj kohe SHBA e kishte cilësuar UÇK-në si organizatë terroriste. Në ndikim të këtij kualifikimi diskreditues duhej bërë diçka që do ta përmirësonte imazhin tonë, pra të UÇK-së, sepse ndryshe rrezikonim të ishim të stigmatizuar nga bota demokratike dhe të mos gëzonim mbështetjen e saj. Por, nuk kishte ndonjë ide se çfarë duhej të bëhej konkretisht. Për ta ndihmuar këtë gjendje ndodhi rezistenca e Adem Jasharit me familje në Prekaz, ku forcat serbe ndërmorën një ofenzivë policore-ushtarake e ku u bë një masakër e vërtetë mbi popullatën civile në emër të asgjësimit të Adem Jasharit dhe grupit të tij.
Ky përdorim joproporcional i forcave serbe beri që SHBA ta ndërroje qasjen e saj ndaj UÇK-së. Por para se ta bënte këtë zyrtarisht, ajo dërgoi porosinë përmes misionarëve të vet diplomatik se një grup militar mund t’i shmangej kualifikimit të grupit terrorist sikur të mund t’i siguronte tri elemente: vijën komanduese, uniformën ushtarake dhe simbolet e qarta. Kështu në verë të vitit 1998 filloi strukturimi formal i UÇK-së. Pjesë e këtij strukturimi kam qenë edhe unë vetë, madje kam pasur rol në përcaktimin e disa personave që do të merrnin funksionet komanduese në Brigadën 112. Por, duhet ta keni parasysh se tjetër është strukturimi formal e tjetër ai funksional që lente shumë për të dëshiruar në atë kohë.
Njerëzit ishin mësuar që në vend të “zoti komandant” ta thërrisnin njëri tejtrin me emrat: dajë, axhë, kusheri, nip, dhëndërr, mik… Kishte perpjekje individuale që ky rirreshtim të ishte vërtet funksional dhe tamam ushtarak, por kjo asnjëherë nuk u bë realitet. Në fakt, sapo menduam se u organizuam, ndodhi ofenziva e shtatorit 1998, e cila na bëri pikë e pesë dhe ne u kthyem prapë atje ku ishim për disa javë e muaj që pastaj përsëri të ktheheshim në një formacion të rregullt kur u bë një marrëveshje e facilituar nga OSBE që na dha mundësinë të merrnim frymë pak më lirisht.
Meqë si argument i juaj është nje ditar i eprorit Kemal Shaqiri, unë këtu po sjell një detaj të takimit tim me të në shtator 1998 në Likovc ku pata rastin ta njihja dhe të pija një kafe në tavolinë me të.
Ishte dita e dytë e fillimt të ofenzivës serbe në fshatin tim Pemishte dhe në fshatrat tjera përgjatë magjistrales Pejë – Mitrovicë duke përfshirë pastaj fshatrat në thellësi të Drenicës në drejtim të Turiçefcit dhe Burojës së H. Thaçit. Dhe, kjo ofenzivë ishte arsyeja pse unë dhe shefi i brigadës 112 u gjetëm në Likovc. Pra ne shkuam aty të kërkonim ndihmë në armë dhe municion e ku pas takimit me Sulejman Selimin kuptuam se ata kishin një gjendje përafërsisht të njejtë që nënkuptonte se ne duhej të gjendeshim ashtu si mudeshim dhe të merrnim vetë vendimin për përballje me armikun, apo tërheqje në thellësi të rajonit ku llogaritej vend me i sigurtë për t’i shpëtuar asaj ofenzive të fuqishme dhe shkatërruese serbe.
Pas takimit formal me komandant Selimin takuam në byfe të fshatit eprorin Kemal Shaqirin, i cili për ne ishte në qendër të vëmendjes. Ai fliste me një kompetencë ushtarake dhe me një satisfaksion të madh për rolin që kishte marrë si dhe për respektin absolut që gëzonte nga komandanti i Zonës. Ajo që më kujtohet nga ai takim ishte kjo fjali: “Të gjitha kompetencat e organizimit të luftës i kam nga Sylejman Selimi, ama bash të gjitha…”
Pastaj ne u kthyem në Turiçefc për t’u tërhequr fill të nesërmen në drejtim të Qirezit e Mitrovicës, ku duhej t’i strehonim familjet, meqë rezistenca ndaj ofenzivës serbe ishte e pamundshme. Po atë ditë dhe të nesërmen ofenziva serbe u shtri edhe në Likovc dhe fshatrat përreth, ku njësitë ushtarake njësoj si ato të brigadës sonë (112) u shpërndanë, apo u terhoqën në grupe me të vogla për të mos u bërë viktima të ofenzivës shfarosëse serbe. Pas vetëm pak ditësh, mbase vetëm pas një a dy ditësh, morëm lajmin se Kemal Shaqiri kishte udhëtuar për Shqipëri!!!
Kemal Shaqiri iku për Shqipëri pa shkrep asnjë plumb gjatë ofenzivës serbe dhe duke lënë Drenicën pa ekspertizën e tij ushtarake në momentin me deliakt. Kjo është pikërisht koha kur ai ka përkujtuar disa impresione të tij që ju i pasket renditur në 20 pika, të cilat i quani fakte. Zotëri, nuk jane fakte, janë përshtypje të një vizitori të luftës, ku ai shkoi për t’u bërë komandant, të gjitha ju ofruan e ai nuk denjoi të qëndronte as edhe një ditë në frontet e luftës në Drenicë.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura