XHEVAT BISLIMI: KADRIHASHIMI OSE HASHIMKADRIU PËRJASHTUAN NGA ZGJEDHJET DEGËN E PDK-SË NË VITI

Viti, 18. 09. 2013 – Askush në Viti, por as në Kosovë nuk mund ta imagjinonte një “DENIM” dhe komplot të këtillë ndaj një Dege të një partie dhe ndaj 6 mijë anëtarëve dhe votuesëve të PDK-së në Viti! Binomi Hashimkadri, s’mund ta bënte kush tjetër, në kundërshtim me vullnetin e një Dege, në kundërshtim dhe pa asnjë vendim a qëndrim të Kryesisë së PDK-së (Këshilli Drejtues i kësaj partie është bërë që të mos funksionojë dhe të mos pyetet kurrë), në kundërshtim me statutin e Partisë, në kundërshtim me ligjet dhe rregullat në fuqi, në kundërshtim edhe me moralin shoqëror, ditën e fundit (më 17 shtator) na e nxjerrin një kandidat nga “ZARFA” e tyre për kryetar komune në Viti, i cili nuk është as anëtar i PDK-së dhe as i propozuar në asnjë organ dhe nivel të PDK-së! Madje, një kandidat që nuk ka aplikuar brenda afatit ligjor! Kjo dëshmon se në këtë komplot ose pjesë e tij ishte edhe KQZ-ja e stërpolitizuar (partiakzuar) dhe e stërvarur!
Edhe në kohën e pushtimit të egër dhe të një sistemi politik monist kur na denonin ose na shqiptonin ndonjë masë (kur nuk na lejohej t’i vazhdonim studimet, p.sh.) na jepnin një copë letër të shkruar, kurse “denimi” që i paska dhënë Kadrihashimi Degës së PDK-së dhe Vitisë nuk është regjistruar kërkund dhe nuk na është bërë i njohur asnjëherë!

Hashim Kadriu dhe Kadri Hashimi!

Kush (cili organ) e shqiptoi këtë denim, kur e shqiptoi, pse e shqiptoi?! 
Të papërshtatshëm moralo-politikisht?!
Apo edhe ky spastrim i PDK-së nga vlerat e saj demokratike, liridashëse e kombëtare është pjesë e marreveshjeve të Brukselit?!
Madje, edhe në ushtrinë jugosllave kur jam denuar (si edhe shumë shqiptarë të tjerë) ma patën dhënë një copë letër të shkruar.
Logjika dhe përpjekjet për ta mundur PDK-në me prurje të dyshimta ka 5-6 vite që ka hyrë masivisht në PDK dhe po ia zënë frymën e po ia merr shpirtin kësaj partie. Këto praktika kundërdemokratike, ilegale dhe me ngjyrime të forta mafioze (jo vetëm në PDK) në partitë politike, në institucionet dhe në shoqërinë tonë janë kancer i këtij vendi dhe i kësaj republike.
Nuk po zgjatem më shumë, sepse rastin “VITIA” tashmë e njohin mirë anëtarësia e gjërë e PDK-së në Kosovë, por edhe opinioni publik. Nexhemdin Arifi mund të jetë kandidat i mrekullueshëm i “klanit të Zemunit” në Viti dhe i Kadrihashimit, por në asnjë rrethanë dhe asnjëherë kandidat i PDK-së dhe i Degës së saj në Viti.
Unë i falenderoj dhe u jam përgjithmonë mirënjohës anëtarëve dhe dashamirëve të shumtë të PDK-së në Viti (rreth 6 000 veta) për angazhimin e tyre maksimal, për qëndrimin e tyre dinjitoz dhe për ruajtjen e pastërtisë së kësaj Dege gjatë këtyre vitëve të vështira karshi atyre që ka pesë-gjashtë vite që u përpoqën dhe u angazhuan ta nxijnë dhe ta korisin. Drejtuesit e kësaj Dege dhe organet e saj edhe presionin dhe shantazhet e lloj-llojshme të tipit të Ilmi Reçicës i përballuan me dinjitet, duke nderuar vetën e tyre, Vitinë dhe mua (kandidatin e tyre).

– Nexhmedin Arifi – 

Mirënjohje, nder dhe falenderim për secilin anëtar, por edhe për secilin qytetar të Vitisë që është përpjekur dhe përpiqet për të mirën e Vitisë, për të mirën e bashkëqytetarëve të tij dhe të kombit tonë shqiptar! Bashkë do të jemi e mira e Vitisë dhe e Kosovës. Të ndarë e të përçarë na duan vetëm ata që e duan Vitinë në gjunjë dhe të poshtëruar, vetëm ata që Vitinë e duan në duart e uzurpatorëve, matrapazëve, mafias, krimit dhe korrupcionit….
– Autori është ndër themeluesit e PDK-së, anëtar i Kryesisë Qëndrore dhe ishte kandidat i zgjedhur nga organet e partisë në Viti – për kryetar të Komunës, në zgjedhjet e 3 nëntorit.

 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura