Në 43 vjetorin e demonstratave të vitit 1981 në Kosovë
DOKUMENTE BRITANIKE PËR DEMONSTRATAT E VITIT 1981 NË KOSOVË (II)
Nga Prof. dr. Sabit Syla & Prof. dr. Hamit Kaba
-1-
Kronologji e ngjarjeve në Kosovë, 11 mars-31 maj 1981
11 mars
Prishtinë
19.00 Demonstrata në Mensën e Studentëve të Universitetit. Zgjatën deri në 05.00, më 12 mars, në zonën midis konvikteve të studentëve. Gjatë demonstratave, u përdorën forcat e milicisë kundër demonstruesve. Asnjë student nuk u dëmtua rëndë, përveç dy milicëve, njëri nga një plumb pistolete dhe tjetri nga një gur në sy. 18 anëtarë të Forcave të Sigurisë u raportuan të dëmtuar lehtë.
12 mars
Prishtinë
Udhëheqësit e demonstratave u identifikuan nga Forcat e Sigurisë. 80 prej tyre ishin nga Kosova dhe 20 nga vende të tjera por të gjithë ishin studentë në Universitetin e Prishtinës.
Seancë e përbashkët e Komitetit të Përgjithshëm të LK-së së Kosovës dhe Kryesisë së Kosovës duke shtuar Kryesinë e LK-së së Kosovës.
Deklaratë e nxjerrë nga “Tanjug”.
16 mars
Zjarr misterioz në Patriarkanën e Pejës.
25 mars Prizren
11.30 30 studentë sulmuan dhe dëmtuan Kolegjin e Trajnimit të Mësuesve.
12.30 Trazirat shpërndahet nga Forcat e Sigurisë. U konstatua se rebelët përbëheshin nga nxënës të Shkollës së Mesme në Prizren dhe nga Kolegji për Trajnimin e Mësuesve, plus nxënës nga shkolla e mesme në Suhareka. Forcat e milicisë u gjuajtën me gurë: u dëmtua një milic.
26 mars
Podujevë Grevë
Prishtinë
07.00 Rreth 500 studentë u mblodhën në kampusin e Universitetit.
12.40 Rreth 300 studentë duke bërtitur me parulla dolën nëpër rrugë.
14.00 Një grup i madh studentësh iu drejtuan qytetit me qëllim që të prishnin manifestimet në Stafetën e të Rinjve.
16.30 U përdorën njësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Prishtinës dhe njësi speciale kundër rebelimit nga Ministria e Federale e Punëve të Brendshme (të cilat kishin arritur në Prishtinë një ditë më parë) për të shpërndarë demonstratën. U konstatuan 32 studentë të plagosur (1 i plagosur rëndë); 12 anëtarë të Forcave të Sigurisë (1 i plagosur shumë rëndë). Pati dy të shtëna me armë revolver nga demonstruesit por nuk pati të plagosur.
17.30 Demonstrata u shpërnda; 200 demonstrues u arrestuan, 21 nga të cilët u ndaluan.
27 mars
U mbajt seancë e përbashkët e Komitetit Krahinor dhe Kryesisë së Kosovës ku u vendos që të përshpejtohej vlerësimi i ngjarjeve.
28 mars
Kryesia e Lidhjes Socialiste të Prishtinës u mblodh për të shqyrtuar “disa probleme socialo-ekonomike”.
30 mars
Obiliq
13.00 200 studentë nga Shkolla e Mesme dolën në demonstratë. Demonstrata u shpërnda nga Forcat e Sigurisë; ka të dhëna se punëtorët e Termocentralit “Kosova B” janë nxitur që të bashkohen me demonstratën.
Prishtinë
Studentët e fakulteteve të ekonomikut, drejtësisë dhe matematikës bojkotuan mësimin.
1 prill
Podujevë
11.00 200 studentë dolën në demonstratë. Rreth 10 demonstrues u 17.00 plagosën, 3 prej tyre rëndë; 1 milic i plagosur lehtë.
Prishtinë
13.00 Studentë nga Fakulteti Ekonomik Bujqësor i Shkollës së Mesme dolën në demonstratë.
15.00 Me demonstratën u bashkuan disa punëtorë ndërtimi dhe më vonë punëtorë nga Fabrika e Amortizatorëve-Prishtinë, nga koncerne të ndryshme ndërtimi në Prishtinë dhe nga kompania aty afër në Obiliq. Demonstruesit thërrisnin parulla që përfshinin “Kosova për kosovarët”, “Kosova Republikë” dhe “Rroftë Adem Demaçi” (shqiptar irredentist i cili aktualisht gjendej në burg në Jugosllavi). Demonstruesit numëroheshin rreth 3-4 000 veta nga të cilët autoritetet pretendonin se 2 700 ishin studentë.
21.00 Demonstrata më në fund u shtyp. 18 demonstrues të plagosur: 3 rëndë, 17 anëtarë të Forcave të Sigurisë: 2 rëndë. Nuk janë përdorur të shtëna armësh gjatë demonstratës.
“Tanjug” botoi një deklaratë të shkurtër për elementët nacionalistë armiqësorë që prishin rendin dhe për marrjen e masave përkatëse të sigurisë.
U mblodh Kryesia e Përbashkët e Kosovës me atë të LK-së së Kosovës për të vendosur për masat që duhen marrë.
2 prill
Prishtinë
06.00 Demonstratat filluan sërish. Grupe punëtorësh nga 2 organizata në Prishtinë dhe 1 organizatë në Vushtrri okupuan stacionin e autobusit dhe hodhën parulla. Demonstrata u shpërnda nga Forcat e Sigurisë. Tjetërkund në Prishtinë studentët bërtisnin me parulla nacionaliste të tilla, si: “Jemi fëmijët e Skënderbeut, ushtarë të Enver Hoxhës”.
09.00 Grupe të vogla në pjesë të ndryshme të qytetit po formonin grupe të reja me studentë nga fakultete të tjera dhe punëtorë nga organizatat “Puta”, “Voça” dhe “Crepo-Ciglana”.
10.30 Formohen grupe të tjera në qytet dhe përreth tij dhe në fshatin e Devet Jugoviça. Demonstruesit, qytetarët dhe fshatarët bënë presion ndaj autoriteteve të Sigurisë. Një ngjarje e tillë e ngjashme ndodhi në një zonë afër Obiliqit.
14.00 Grupe demonstruesish, punëtorësh dhe fshatarësh bllokuan një njësi të vogël të mbrojtjes territoriale e cila mundi të arrinte në Prishtinë vetëm në orën 16.00. Në mesin e këtyre demonstruesve kishte njerëz të armatosur me armë zjarri.
15.00 Grupe punëtorësh, disa të armatosur mbërritën në Prishtinë.
16.00 Një grup i madh demonstruesish arriti në periferi të Prishtinës duke ecur drejt qendrës së qytetit.
20.00 Demonstrata u shpërnda.
Komiteti për Mbrojtjen e të Gjithë Popullit dhe Vetë-Mbrojtjen Sociale të Prishtinës nënshkroi një urdhër për të rrethuar qytetin me tanke. U vendos ndalimqarkullimi në Prishtinë, Podujevë, Lipjan, Vushtrri dhe Gllogoc nga ora 20.00 deri në 05.00. Përforcime për Forcat e Sigurisë mbërritën në Prishtinë nga Republikat e tjera dhe nga Vojvodina. U ndalua grupimi i më shumë se 5 personave në vende publike.
Podujevë Demonstratat filluan herët në mëngjes më shumë nga studentët, por në radhët e tyre kishte edhe qindra qytetarë, punëtorë dhe fshatarë. Ata u përpoqën të bllokonin rrugën për në Prishtinë për të penguar Forcat e Sigurisë që të hyjnë në Podujevë. Nga Podujeva erdhën përfundimisht njësi territoriale në ndihmë të tyre. 34 shtëpive të serbëve dhe malazezëve iu vu zjarri.
Vushtrri 12 punëtorë nga organizata “Kosova”, ishin së bashku me një turmë prej rreth 150 studentësh duke thirrur parulla.
Lipjan
15.20 Rreth 450 studentë që bërtisnin hynë me forcë në qytet dhe thyen xhamat e një pike karburanti dhe dyqaneve në përgjithësi. Demonstrata u shpërnda nga Forcat e Sigurisë rreth orës 17.00.
Gjilani
18.00 Një grup prej rreth 30 studentësh në qytet hidhnin parulla. Demonstrata u shpërnda nga Forcat e Sigurisë.
Gllogoc
10.00 Studentë nga Shkolla e Mesme filluan të dalin në demonstratë; më vonë u bashkuan disa qytetarë, duke përmbysur makina dhe duke i vënë zjarrin atyre. Disa demonstrues qëlluan me armë, dhe një student u plagos. Në varrezat e zonës disa nga demonstruesit shkulën gurët e varrit. Demonstruesit morën një armë automatik nga një prej Forcave të Sigurisë (që më vonë u mor sërish).
Gjakovë
18.00 Një grup prej rreth 100 studentësh thërrisnin parulla; ata u shpërndanë nga Forcat e Sigurisë.
Seancë e Përbashkët e Kryesisë Federale dhe Presidiumit të LKJ-së ku shqyrtuan situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë.
Deklarata e Xhavit Nimanit për ngjarjet në Kosovë.
Seancë e Kryesisë së Përbashkët të Serbisë dhe LK-së së Serbisë.
3 prill
Ferizaj
09.00 Një fabrikë druri u okupua prej rreth 200 punëtorësh.
13.00 Ata u larguan nga fabrika dhe dolën në rrugë ku me ta u bashkua një grup studentësh. Më vonë filluan të hidhnin parulla të tilla si “Çmobilizoni njësitë e mbrojtjes territoriale në fabrika”, “Nuk duam tanke në Krahinë”, “Nxirrni shokët tanë nga burgu”, “Nuk duam që fëmijët tanë të rrihen nga policë jashtë Krahinës”. Demonstruesit filluan më pas të thyejnë xhamat e dyqaneve dhe apartamenteve, të përmbysin makina, të shkatërrojnë kioska dhe të dëmtojnë rëndë Hotel Ljubotan. Gjatë demonstratës u dëgjuan të shtëna armësh.
20.00 Demonstrata dështoi për arsye të ndalimqarkullimit.
Vitia
10.00 Një grup prej 100 studentësh demonstruan duke hedhur parulla. Forcat e Sigurisë e shpërndanë demonstratën me ndihmën e një pjese të stafit mësimdhënës.
Vushtrri
10.00 Një grup studentësh dhe disa punëtorë demonstruan në rrugë duke mbajtur foto të Titos me vete, por nën parullën “Republikë me hir a me pahir”. Ata u përpoqën të hyjnë në shkollën e Punëve të Brendshme, por nuk u lejuan. Të afërmit e demonstruesve, të përkulur në dritaret e shtëpive, qëlluan me armë në drejtim të Forcave të Sigurisë dhe kështu forcat e milicisë duhej t’i përgjigjeshin edhe ata me zjarr. Demonstrata u qetësua para mbrëmjes.
Mitrovica
11.00 80 punëtorë nga fabrika të ndryshme dolën në rrugë dhe me ta u bashkuan edhe studentët. Ata mbanin një fotografi të Titos në krye të kolonës. Me ta u bashkuan edhe studentët. Ata thyen xhama në dyqane të ndryshme dhe thërrisnin parullat “Trepça punon për Serbinë” dhe “Rroftë Kosova Republikë”. Demonstrata u shpërnda pa përdorur armë zjarri.
Sipas statistikave zyrtare deri më 3 prill:
Nga demonstruesit: 8 të vdekur dhe 130 të plagosur, 55 me plagë nga armë zjarri.
Nga Forcat e Sigurisë: 1 milic i vdekur me armë zjarri, 135 të plagosur, 4 nga të cilët rëndë.
Dëmi material deri në këtë datë është vlerësuar të jetë rreth 9 milionë dinarë. Forcat e Sigurisë kanë arrestuar 956 njerëz: 219 të ndaluar dhe 45 të akuzuar.
Fadil Hoxha: fjalim në Prishtinë
4 prill
Dushan Dragosavac foli me redaktorë gazetash në Beograd.
Dobrivoje Vidiç foli në komunën Vraçar në Beograd.
Hapet central hidroelektrik në Kosovë.
6 prill
Seancë e LK-së së Kosovës. Fjalim nga Dushan Ristiç.
Konferencë për shtyp në Beograd për gazetarët e huaj dhënë nga Stane Dolanc, i cili u shprehë për viktimat se kishte 11 të vdekur dhe 57 të plagosur.
8 prill
Hiqet ndalimqarkullimi në Prishtinë dhe komuna të tjera.
Kryeartikulli i gazetës “Zëri i Popullit” publikoi veprime sulmuese të jugosllavëve në Kosovë.
Gazeta “Rilindja” (Prishtinë) përgjigjet.
Radio Zagrebi sulmoi gazetën “Zëri i Popullit”.
10 prill
Gazeta “Bashkimi” (Tiranë) sulmoi Jugosllavinë për regjistrimin e përgjithshëm në Kosovë.
11 prill
Radio Zagrebi pretendonte se ndoshta Shqipëria kishte pretendime territoriale në Jugosllavi.
Mbledhja e konferencës së LK-së së Kosovës në qytetin e Prishtinës.
13 prill
Shkollat fillore në Prishtinë rifillojnë mësimin.
Mbledhja e Lidhjes Socialiste të Kosovës: fjalim nga Azem Vllasi. Shifrat e viktimave flasin për 9 të vdekur, 257 të plagosur: 75 demonstrues të plagosur rëndë, 55 të plagosur lehtë; 127 anëtarë të Forcave të Sigurisë të plagosur.
15 prill
Fjalim i Dushan Dragosavac para aktivit politik në Obiliq.
16 prill
Kolë Shiroka sulmon në gazetën “Bashkimi”.
17 prill
Bakalli tha në një konferencë për shtyp për gazetarët e huaj se 28 organizatorë të lëvizjeve ishin nën hetim. Shkollat e mesme dhe Universiteti i Prishtinës do të rihapen më 20 prill.
18 prill
Fjalim i Fadil Hoxhës në Prishtinë.
Fjalim i Bahri Oruçit në Mitrovicë.
19 prill
Gazeta “Pravda” sulmon komentet e Tesliç në gazetën “Borba” të datës 12 prill.
20 prill
Fillojnë provimet e Universitetit në Prishtinë.
Përfundon regjistrimi i përgjithshëm në Kosovë.
21 prill
Fjalim i Xhavit Nimanit në Prishtinë me rastin e 40-vjetorit të kryengritjes në Kosovë.
22 prill
Dr. Ivo Margan: fjalim para Kryesisë Federale.
23 prill
Gazeta “Rilindja” sulmon një tjetër artikull të gazetës “Zëri i Popullit”.
24 prill
Mbledhje e Kryesisë së Kosovës.
Fjalim i Enver Rexhepit ku jep detaje për ngjarjet 11 mars-4 prill.
25 prill
Një grup prej 20 të rinjsh dhe studentësh që mbajnë veshur kostume kombëtare shqiptare si një gjest “nacionalist” marshojnë nëpër Prishtinë.
27 prill
Fjalim i Fadil Hoxhës në Prishtinë.
28 prill
Mbledhje e përbashkët e Kryesisë së Republikës së Serbisë dhe LK-së së Serbisë. Fjalim nga Galovaç.
29 prill
Fjalim i Lazer Kolishevskit në një mbledhje të përbashkët të Kryesisë Federale dhe Këshillit Federal për Mbrojtjen e Rendit Kushtetues.
Mbledhje e Kosova SUBNOR.
Mbledhje e Kryesisë së LKJ-së.
30 prill
Broshura të shpërndara në Deçan ku bëhet thirrje për demonstrata të tjera.
Raport për një fabrikë në Vushtrri së cilës i është vënë zjarri nga nacionalistë shqiptarë (i pakonfirmuar).
Istog
8 njerëz të arrestuar për pjesëmarrje në demonstrata, të veshur me qeleshe të bardha shqiptare. Më vonë u liruan. Autoritetet e kuptuan më pas se kishin lënë të lirë udhëheqës të një grupi kundërrevolucionar (11 milicë dhe 2 demonstrues të plagosur).
2 maj
Demonstrata të ndryshme të vogla në Podujevë, Lipjan, Grabovac dhe Pejë të shënuara nga qytetarët. Demonstrata në Ferizaj ku u thyen xhamat e një kishe.
4 maj
Kryetari i RSFJ-së, Cvijetin Mijatoviç mbajti fjalim.
5 maj
Fjalim nga Ali Shukrija në mbledhjen e LK-së së Kosovës. Bakalli jep dorëheqjen dhe Veli Deva zgjedhet në vend të tij.
Kaçanik
13.45 250-300 studentë nga Shkolla e Mesme lanë ambientet e shkollës dhe u drejtuan në rrugë duke thirrur parulla.
Dobro Selo
11.00 30-40 studentë thyen xhamat e makinave dhe gjuajtën me gurë.
6 maj
Mbledhje e LK të Serbisë; fjalim nga Tihomir Vlaskaliç. Zjarr në një fabrikë tekstilesh në Prishtinë.
7 maj
Mbledhje e KQ-së së LKJ-së: fjalim nga Llazar Mojsov.
8 maj
Mbledhje e Kryesisë së RSFJ-së në të cilin u diskutuan marrëdhëniet me Shqipërinë.
9 maj
Fjalim i Dragoslav Markoviç në Paraçin.
10 maj
Mbledhje e Kryesisë së LK-së së Kosovës në të cilin u diskutua programi i veprimit të tyre.
12 maj
4 milicë u vranë dhe 3 u plagosën gjatë një rrethimi në një shtëpi në fshatin Prekaz i Poshtëm në Kosovë. 2 persona “të nxjerrë jashtë ligjit” u vranë. Deklaratë nga Franjo Herljeviç në Ditën e Sigurisë.
Prishtinë
22.00 Studentët okupuan 4 konvikte studentësh në Qendrën e Studentit dhe bërtisnin e fishkëllenin. Ata hidhnin jashtë dritareve letra dhe gazeta të ndezura. Më vonë rreth 150 studentë okupuan zonën ndërmjet konvikteve, hodhën shishe dhe thërrisnin parullat “Kosova Republikë”, “Poshtë spiunët”. Demonstrata u shpërnda rreth orës 03.00, më 13 maj, pas diskutimeve midis studentëve dhe qytetarëve.
14 maj
Ambasadori shqiptar mori një “Aide Memoire” nga zëvendësministri i Jashtëm për “ndërhyrje në punët e brendshme të Jugosllavisë”. Ambasada shqiptare u përmend nga Kaleziç në një konferencë për shtyp.
18 maj
19.15
21.00 Rreth 1 000 studentë demonstruan në Qendrën e Studentit në Prishtinë duke thirrur parulla. Si rezultat, u vendos që të mbyllej viti shkollor në universitet, d.m.th. 10 ditë më herët. Zëvendëskryetari Pajazit Nushi, dhe Imer Jaka, anëtar i Këshillit Ekzekutiv, përgjegjës për kulturën dhe arsimin, paraqesin dorëheqjen e tyre.
19 maj
Pejë
19.00 20-30 studentë nga Shkolla e Lartë Tregtare kërcyen vallen “Kola” dhe kënduan këngë nacionaliste përballë konviktit. Kur po nxirreshin jashtë nga kjo zonë, ata përshëndetën me grusht duke thirrur “Duam Republikë, me mjete paqësore ose me luftë”.
20-22 maj
Sulm në “shtypin kryesor” nga profesorë të Universitetit të Prishtinës. Gazeta “Politika” përgjigjet.
21 maj
Një grup prej 6 studentësh filluan të thërrisnin parulla në stacionin e autobusit.
23 maj
Dy pajisje të vogla eksplozive shpërthyen jashtë ndërtesës së Ambasadës jugosllave në Tiranë.
24 maj
Ambasadori jugosllav në Tiranë proteston para autoriteteve shqiptare.
27 maj
Ambasadori shqiptar në Beograd u thirr në SFPJ – mbledhje e Kryesisë së KQ-së të LK-së së Serbisë.
28 maj
Kryesia e LK-së së Kosovës konfirmoi programin e saj të veprimit. Nga data 11 deri më 20 maj, u përjashtuan 440 anëtarë të LK-së së Kosovës. Culafiç, sekretar i LKJ-së, mbështeti rolin e shtypit në ngjarjet e Kosovës.
29 maj
Franko Herljeviç, sekretari Federativ për Punët e Brendshme, viziton Kosovën.
Mbledhje e Sindikatave të Kosovës.
(VIJON)
© Pashtriku.org