Dr.Agim Zogaj: Fragment nga Transkripti i gjykimit të Millosheviçit në Hagë, përkatësisht, nga dëshmia e ish Kryetarit të Sllovenisë, Millan Kuçan

Prishtinë, 28 Prill 2020: I akuzuari Millosheviç – Pyetje: Ju jeni angazhuar për separatizëm në Kosovë. Unë këtu, para veti e kam librin e Agim Zogaj, Dialog me Naim Malokun, në të cilin ai flet së pari për tubimin në “Cankarijev Dom”, i cili tubim ishte përkrahje për ata më tej flet për bashkëpunimin e ngushtë, të afërt me Janez Janshën (Në vitet e 80-ta, ndër liderët e Alternativës sllovene, aktualisht, Kryeministër i Sllovenisë -A.Z). Këtu, më tej, janë edhe shënimet, të dhënat për përgatitjen, aftësimin e pjesëtarëve të cilët më vonë, pastaj kanë marrë pjesë në UÇK (Ushtria Çlirimtare e Kosovës). Qe, më lejoni, do t’ju lexojë se çfarë shkruan, vetëm në faqen 43 të librit, ku, meqenëse në lidhje me këtë Miting ( Millosheviçi, fjalën e ka për të ashtuquajturin, Miting i së vërtetës, të cilat Serbia i mbante nëpër kryeqytetet e ish republikave dhe krahinave të ish Jugosllavisë. Mirëpo, udhëheqja e atëhershme e Republikës së Sllovenisë, nën udhëheqjen e Kryetarit, Millan Kuçan /8.10. 1991 – 22.12. 2002) , nuk e kishte lejuar mbajtjen e atij Mitingu të vërtetës-A.Z), të cilin ju (i drejtohet Millan Kuçanit-A.Z) e keni penguar. Ndërsa, serbët kanë ardhur nga Kosova (Në Slloveni – A. Z) duke pritur përkrahjen, solidaritetin e popullit slloven për shkak të vuajtjeve të cilat atje (Mendohet në Kosovë-A.Z) i kanë përjetuar. Në faqe 43 thotë ( Mendohet në Naim Malokun , oficer i lartë i UÇK-së, anëtar i udhëheqjes së Shoqatës, “Migjeni” në Lubjanë-A.Z): “Një mbrëmje, unë dhe Fadil Demiri ( Anëtar i Shoqatës, Migjeni” në Lubjanë-A. Z) ishim duke e shikuar Ditarin slloven, kur, paralajmërimi i edicionit të lajmeve filloi me, po citoj “ 500.000 serbë të armatosur po vijnë në Lubjanë”!
Pra, Ju, iniciativën e serbëve nga Kosova, të cilët ishin viktima të “terrorizmit” shqiptar, që të vijnë, me qëllim që, qytetarëve sllovenë t’ju tregojnë, thonë, ashtu sikur u kanë thënë edhe në vendet tjera, dhe ku askund nuk ka pasur dhunë, i keni penguar, të vijnë, ta thonë të vërtetën për vuajtjet e tyre. Dhe, madje, në ditarin tuaj (Të televizionit slloven – A. Z) keni thënë se : “500.000 serbë të armatosur po vijnë në Lubjanë “!? A ka pasur, përgjithësisht, në ato vite, dhe atëherë kur ka ndodhur ai Miting i së vërtetës (Mendohet në qytetet e ndryshme të republikave dhe krahinave të ish Jugosllavisë, përveç Sllovenisë ku nuk është lejuar mbajtja e atij Mitingu të vërtetës. A. Z) ndonjë armë apo çfarëdo të shtëne në ato mitingje, ose, ka pasur vetëm fjalime dhe dëshmi për, vërtetë, situatën e rëndë në të cilën janë gjendur serbët dhe malazezët ?

Ish Kryetari i Sllovenisë, Millan Kuçan, Hagë, 23 Maj 2003

Dëshmitari, Kuçan – Përgjigja: I akuzuari, përmendi disa pyetje dhe, njëherazi i dha edhe disa vlerësime. Si e para, unë nuk di për kurrfarë libri, e as për autorin e librit, të cilin i akuzuari e përmendi. I kundërshtoj, po ashtu, dhe, edhe në të ardhmen do t’i kundërshtojë, akuzat sikur, ne, ndonjëherë e paskemi përkrahur ndonjë formë të “separatizmit” shqiptar në Kosovë. I akuzuari, në tërësi e di se, çfarë është qëndrimi im, përkatësisht se, Kosova është pjesë e territorit të Serbisë dhe se, në atë kontekst ishte edhe pjesë e RSFJ-së. Prandaj, ai miting në Lubjanë (Fjala është për mitingun e mbajtur në “Cankarijev Dom”, më 27 shkurt 1989 në Lubjanë, ku ka folur personalisht Millan Kuçani dhe ku, u është dhënë përkrahje minatorëve të “Trepçës”, gjatë grevës së tyre të urisë-A. Z) është organizuar në shenjë përkrahje për minatorët e “Stan Tërgut” në Kosovë. Asnjëherë, nuk ka qenë fjala për përkrahje ndaj separatizmit dhe secesionizmit, shkëputjes, ne jemi angazhuar për zgjidhje politike të problemit, sepse, kurrfarë solucioni tjetër nuk ishte i mundur.
Përse ne, e kemi penguar, ndaluar mbajtjen, organizimin e “Mitingut të vërtetës”? Në fakt, organet e Ministrisë së Punëve të Jashtme kishin vlerësuar se, do të mund të vinte deri te konfliktet dhe trazirat. Sllovenët, nuk donin që, përmes mitingjeve të paraqitet e vërteta për Kosovën, ata, (Sllovenët -A. Z) kanë besuar që, për atë ekzistojnë kanale, rrugë të tjera, pra, mënyra të tjera. Ne, nuk kemi pasur kurrfarë propagandë, e cila në mënyrë të thjeshtë do të fliste, do të qartësonte për situatën në Kosovë, ne plotësisht ishim të vetëdijshëm për faktin se, secili solucion, alternativë ishte çështje komplekse, dhe se, asnjë solucion nuk mund t’ju imponohej as serbëve, as malazezëve, pra, as shqiptarëve. Prandaj, mendonim se do të duhej të gjendej zgjidhje për jetë të përbashkët. Ne, asnjëherë nuk kemi konsideruar që, do të ishte e pakuptimtë që Kosova të mbahej në Jugosllavi, mirëpo, dikur serbët thoshin, përkatësisht pretendonin, sikur ai, gjoja ishte qëndrimi i ynë. Edhe Borisav Joviçi (Kryetar i Kryesisë së ish Jugosllavisë /15 maj 1990 – 15 maj 1991/-A. Z) diçka ngjashëm, në atë kuptim ka shkruar në librin e tij, ndonëse, nuk e di nëse ai shkrim është autentik ose jo.
_____________
Transkripti/ fragment/ nga gjykimi në Hagë kundër Sllobodan Millosheviqit
Millan Kuçani ishte Kryetar i Republikës së Sllovenisë dhe udhëheqës i lartë i federates jugosllave, kurse Naim Maloku, ish oficer dhe luftëtar i UÇK-së
Kroatisht:

OPTUŽENI MILOŠEVIĆ – PITANJE: Vi ste se zalagali za separatizam na Kosovu. Ja ovde imam knjigu Agima Zogaja (Agim Zogaj) “Dijalog sa Naimom Maljokuom” u kome on govori prvo o skupu u Cankarjevom domu, koji je bio podrška za njih, govori dalje o bliskoj saradnji sa Janezom Janšom, tu su i podaci o obuci njihovih pripadnika koji su kasnije učestvovali u UÄŒK a (Ushtria Çlirimtare e Kosovës), a evo pročitaću vam samo nastrani 43, kaže, pošto su u vezi sa ovim mitingom koji ste vi zabranili, a Srbi dolazili sa Kosova očekujući solidarnost slovenačkog naroda zbog patnji koje su tamo preživljavali. Kaže: “Ja i Fadilj Demiri (Fadil Demiri) smo jedno veče gledali dnevnik kad je špica emisije počela sa”, icitiram “500.000 naoružanih Srba dolazi u Ljubljanu”. Dakle, vi ste inicijativu Srba sa Kosova, koji su bili žrtve albanskog terorizma, da dodju, da graxhanima Slovenije kažu, kao što su i nadrugim mestima to rekli i nigde nije bilo nasilja, zabranili da dodju da kažu istinu o svojim stradanjimaičak u svom dnevniku objavili ‘500.000 naoružanih Srba dolazi u Ljubljanu’. Da li je uopšte tih godina i tada kada je bio taj miting bilo bilo kakvog oružja ili bilo kakve pucnjave na tim mitinzima ili je bilo isključivo govora i svedočenja o zaista teškoj situaciji u kojoj su se nalazili Srbi i Crnogorci?
SVEDOK KUÄŒAN – ODGOVOR: Optuženi je dotakao nekoliko pitanja, a dao je i neke ocene. Kao prvo, ja ne znam ni za kakvu knjigu, ni za autore knjige koje je naveo optuženi, a odbacujem, i u budućnosti ću to činiti, da smo mi i kada podržavali nikakav oblik albanskog separatizma na Kosovu. Optuženi u potpunosti zna kakav je moj stav; naime, da je Kosovo deo teritorija Srbije i da je u tom svojstvu bio i deo SFRJ. I zato je taj miting u Ljubljani organizovan kao podrška rudarima u StaromTrguna Kosovu. Nikada nije bilo reči o podršci separatizmu i secesiji, mi smo se zalagali za političko rešenje problema, jer nikakva druga solucija nije bila moguća. Zašto smo mi zabranili ‘’Miting istine’’? Naime, organi Ministarstva unutrašnjih poslova procenilisu da bi moglo da dogje do konflikta i nemira. Slovenci nisu želeli da se na mitinzima iznosi istina o Kosovu, oni su verovali da za to postoje drugi kanali, drugi načini. Mi nismo imali nikakvu propaganda koja bi najednostavan način govorila o situaciji na Kosovu, mi smo bili u potpunosti svesni činjenice da je svaka solucija kompleksno pitanje i da se nikakva solucija ne može nametnuti ni Srbima, ni Crnogorcima, ni Albancima i da mora da se nagje rešenje za zajednički život. Mi nikada nismo smatrali da bi bilo ne razumno zadržati Kosovo u Jugoslaviji, ali Srbi su nekada tvrdili da je takav bio naš stav. I Borisav Jović je nešto u tom smislu napisao u svojoj knjizi, ne znam da li je to autentično ili ne…
_
_______________
Fragment nga Transkripti i gjykimit të S. Millosheviçit,përkatësisht i dëshmsë së Millan Kuçanit, ish Kryetar i Sllovenisë… (anglisht):
1
(21 May 2003, Hagë ) JUDGE MAY: Mr. Milosevic, you can have another ten minutes, if
2 you want, to ask the witness any questions.
3 Mr. Tapuskovic, 20 minutes thereafter.
4 And, Mr. Nice, you’ve got five minutes.
5 THE INTERPRETER: Microphone, please.
6 MR. MILOSEVIC: [Interpretation] 7 Q.Strove for separatism in Kosovo, I have Agim Zogaj book here, “A
8 Dialogue with Naim Maljoku,” and he says to him — first of all he tells
9 him about the meeting in Cankarjev Dom which was held and it was support
10 to them. Then he goes on to speak about close cooperation with Janez
11 Jansa, and then we have information about the training of their members
12 who later took part in the KLA. And I’m going to read out on page 43,
13 this is what he says with respect to the rally that you forbid, and the
14 Serbs came from Kosovo expecting to find solidarity on the part of the
15 Slovenian people for the sufferings they experienced over there, he says:
16 “I and Fadilj Demiri one evening were watching the news bulletin, and when
17 the bulletin began with 500.000 armed Serbs coming to Ljubljana –“
18 that’s how the news bulletin started.
19 So you — this initiative of the Serbs from Kosovo who were the
20 victims of Albanian terrorism, when they turned up, you — to tell the
21 citizens of Slovenia, as they had done in other localities, there was no
22 violence anywhere, you forbid them to come and to state the truth about
23 their sufferings and even on your television news bulletin you say that
24 500.000 armed Serbs are on their way to Ljubljana.
25 Now, during those years and when the meeting took place, was there
1 any arming at all and shooting at those rallies or was there testimony
2 about the truly difficult situation that the Serbs were facing at that time?
3 A.So there is a number of questions raised by the accused and also
4 assessment. First of all, I don’t know – I know neither the book nor the
6 authors of the book quoted by the accused.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura