DR.AGIM ZOGAJ: HISTORIKU I MARRËDHËNIEVE SHQIPTARO – JUGOSLLAVE GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE – Kapitulli i parë (3)

Prishtinë, 3 prill 2019: Mbledhja e grupeve komuniste shqiptare për themelimin e PKSH u mbajt më 8-14 nëntor 1941, në Tiranë. Në këtë mbledhje, e cila shënoi një hap të ri e vendimtar dhe një kthesë të madhe të lëvizjes komuniste e nacionalçlirimtare në Shqipëri, u mor vendim për shkrirjen e grupeve komuniste dhe krijimin e një partie të vetme -PKSH.
Rreth çështjes së themelimit të PKSH, në historiografinë jugosllave dhe atë perëndimore janë paraqitur pikëpamje dhe interpretime të ndryshme, kryesisht lidhur me rolin e komunistëve jugosllavë në formimin e PKSH. Historiografia jugosllave, duke i mbetur besnike dhe shërbyese pretendimeve të hegjemonizmit serbomadh, nuk pushoi së propaganduari spekulimin politik se PKJ ishte themeluese e PKSH. Emisarët e PKJ në Shqipëri, Miladin Popoviç dhe Dushan Mugosha, patën një rol të rëndësishëm në formimin e PKSH, por nuk mund të thuhet se ata themeluan Partinë Komuniste Shqiptare. Përcaktuese ishin zhvillimet politike në Shqipëri dhe më gjerë. Gjithsesi, për këtë çështje ka pasur dhe vazhdon të ketë mendime të ndryshme kundër thënëse, jo vetëm në historiografinë shqiptare, por edhe në atë të huaj. Hibbert shkruan:“PKJ u interesua për të nxitur një farë veprimtarie komuniste në Shqipëri, në verën e vitit 1939. Miladin Popoviçi, një malazez (në atë kohë Kosova ishte e grupuar me Malin e Zi në strukturën e brendshme të PKJ), u dërgua të binte në kontakt me grupin komunist të Shkodrës, më i afërti me Maline Zi, me synimin që të hetonte se çfarë hapash mund të merreshin për të formuar një parti komuniste në Shqipëri. Mund të supozohet se PKJ kishte si motiv vështirësitë që kishin pasur për të ngritur në këmbë një lëvizje ndër popullsinë shqiptare në Kosovë. Nëse mund të krijohej në Shqipëri një parti bijë, ose ndoshta një parti motër më e re, mund të bëhej më e lehtë që me ndihmën e një partie të tillë të hidhej fara e komunizmit në Kosovë. Misioni i Popoviçit nuk pati sukses…”1 Georges Castellan, profesor i Unionit të Parisit, duke folur rreth formimit të PKSH, shkruante: “Kongresi që shënon themelimin e Partisë Komuniste shqiptare u mbajt nga 8-14 nëntor 1941, dhe ishte krejtësisht modest: ai bashkoi pesëmbëdhjetë militantë të tre grupeve ekzistuese dhe caktoi një Komitet Qendror prej shtatë anëtarësh, me në krye Enver Hoxhën. Komiteti kishte për detyrë të përcaktonte programin: referim i plotë i marksizëm-leninizmit dhe përkrahje e vijës së Kominternës për bashkimin e forcave kundër fashizmit. Në mbledhje morën pjesë edhe dy anëtarë të Partisë Komuniste Jugosllave, aq sa një polemikë do të zhvillohej më vonë midis V. Dedijerit, i cili e paraqiti themelimin e Partisë Komuniste shqiptare si krijesë të drejtpërdrejtë të jugosllavëve, dhe Enver Hoxhës, i cili e quajti iniciativën e tij të pavarur”.2

Dushan Mugosha (poshtë majtas), Enver Hoxha (poshtë djathtas) dhe Miladin Popoviçi (në këmbë majtas), 1942

Elisabeth Barker, midis të tjerash, shkruan: “SOE, fillimisht, nuk kishte informuar se në mbledhjen e mbajtur në Tiranë, nën mbikëqyrjen, iniciativën dhe nxitjen e dy përfaqësuesve të partizanëve jugosllavë, Miladin Popoviçit dhe Dushan Mugoshës, nënëntor të vitit 1941, u themelua Partia Komuniste shqiptare dhe zgjodhi Komitetin Qendror, në të cilin hyri edhe mësuesi i ri, Enver Hoxha”.3 Duke analizuar pikërisht këtë moment, studiuesi gjerman Jens Reuter, konstatoi se: “Të dy misionarët e PKJ (Miladin Popoviçi e Dushan Mugosha) kanë pasur rolin kryesor në themelimine PKSH, më 8 nëntor 1941”.4
Faktet historike dëshmojnë se në përgatitjet për mbledhjen e përbashkët dhe gjatë konsultimeve që i paraprinë mbledhjes themeluese të PKSH, ishin të pranishëm edhe dy përfaqësuesit e PKJ, Miladin Popoviçi dhe Dushan Mugosha. “Nëmbledhjen themeluese të PKSH kishin marrë pjesë Miladin Popoviçi dhe Dushan Mugosha. Përpjekje te para të krijimit të marrëdhënieve të barabarta e miqësore midis komunistëve jugosllavë dhe atyre shqiptarë, datojnë edhe më herët. Konkretisht, me iniciativëne Kominternës që t’u jepej ndihmë komunistëve shqiptarë në formimin e PKSH, qysh në shtator të vitit 1939, Tito sekretar i përgjithshëm i PKJ, nëpërmjet Miladin Popoviçit e kishte porositur Komitetin Krahinortë PKJ të vinte kontakte me komunistët shqiptarë”.5 Duke iu referuar Reginald Hibbertit, mund të thuhet se: “Për një periudhë pas kësaj nuk ndodhi asgjë, sepse Miladin Popoviçi, i cili duhej ta kryente këtë mision, u kap nga italianët, afër Mitrovicës, dhe kështu doli jashtë veprimit. Në shtator, në Shqipëri u dërgua një emisar tjetër nga PKJ, anëtar i Komitetit Qendror të PKJ, Dushan Mugosha. Edhe njëherë Grupi i Shkodrës u bë pikësynimi i parë. Ai mori kontakte edhe me Grupin e Korçës, por me sa duket ata ia prenë me sëpatë të madhe… Kur ai u kthye në Jugosllavi, Grupi i Korçës e mendoi edhe një herë punën dhe hyri përsëri në lidhje me të. Në tetor, ai u kthye në Shqipëri dhe u bashkua me komunistët shqiptarë për të çliruar Miladin Popoviçin nga internimi. Ky është varianti që japin jugosllavët për këtë ngjarje.Versioni shqiptar e paraqet lirimin e Popoviçit si meritë vetëm të shqiptarëve dhe nuk e përmend Mugoshën”.6 Pikëpamjet e historiografisë jugosllave, përkatësishttë asaj serbe, të cilat pa kurrfarë kriteri e me hile ia atribuojnë PKJ dhe komunistëve jugosllavë rolin e themeluesit të PKSH, dalin nga pretendimet historike megalomane të politikës serbomadhe. Pretendimete autorëve jugosllavë, si të atyre nga historiografia jugosllave, ashtu edhe të politikanëve dhe pjesëmarrësve serbënë Luftëne Dytë Botërore, mbështeten në spekulimet shkencore e politike, si dhe në programet historikisht të dështuara të ideologjisë serbomadhe. Në fillim të viteve të shtatëdhjeta, ndaj pretendimeve megalomane të Tempos, të Dedijerit etj., reagoi historiani Ali Hadri, duke pohuar se: “…hidhet poshtë mendimi i Svetozar Vukmanoviç-Tempos (dhe jo vetëm i tij) që e ngriti punën e delegatëve të PKJ në relacion me PKSH në një megalomani dhe që nuk mbështetet në të vërtetën historike e nuk përkon me botëkuptimin mbi kushtet historike dhe faktorët, që ndikojnë në formimin e lëvizjes dhe të partisë komuniste”.7 Marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave, edhe në periudhëne Luftës së Dytë Botërore, nuk janë zhvilluar pa acarime dhe pa tensione të shumëfishta të ndërhyrjeve brutale, imponimeve ideologjike dhe skemave të tjera, jo vetëm politike. PKJ, qysh nga fillet e bashkëpunimit ndërpartiak, është pozicionuar vazhdimisht në raportme çështjens hqiptare, pra, edhe ndaj PKSH, me ngarkesa paternaliste dhe me pasione serbomëdha. PKSH, e cila është rirreshtuar në bllokun e partiv ekomuniste të bllokut të aleancës antifashiste të Internacionales Komuniste, në raport me marrëdhëniet e ndërsjella me PKJ dhe përgjithësisht me LNÇ të Jugosllavisë, është paraqiturmbi bazat e skemave të tejkaluara ideologjike të dogmatizmit dhe të ortodoksisë marksiste-leniniste Fakti që. PKSH, në raportme PKJ, ka hyrë jo si parti komunist es hqiptare, por si Parti Komuniste e Shqipërisë, e ka përkufizuar roline vet në kohë dhe në hapësirë, i ka vënë pa të drejtë kornizat e veprimit shpirtëror e territorial, jashtë të cilave, PKJ ia ka kontestuar legjitimitetin e veprimit dhe propagandimit të ideve, jo vetëm komuniste, por edhe të atyre çlirimtare, e në veçanti kombëtare. Mirëpo, realiteti historik asnjëherë nuk iu nënshtrohet skemave ideologjike, pra as të udhëheqësve komunistë shqiptarë, sipas të cilëve, PKSH ishte konsekuentenë ide dhe veprimtë platformës internacionaliste, ndërkohë që ajo iu nënshtrua plotësisht politikave të PKJ, madje, edhe në tregtimin e çështjes sonë kombëtare. Duke evokuar me ironi sekuencat e marrëdhënieve midis PKJ e PKSH, Tempo flet edhe për bashkëpunimin me Lëvizjen Nacional çlirimtare të Shqipërisë, i cili, sipas tij, ishte “…i gjithanshëm, i sinqertë e i dobishëm…parezerva dhe shoqëror”8. Ndërkohë, Enver Hoxha, duke pretenduar të shpaloste të vërtetën e vonuar për marrëdhëniet dhe bashkëpunimine ndërsjellë me jugoslavët, prame PKJ, midis të tjerash konstatonte: “Të gjithë njerëzit që i dërgonte Titoja dhe udhëheqja e Partisë Komuniste e Jugosllavisë te ne, gjoja për të na ndihmuar dhe për të shkëmbyer eksperiencë, vinin me plane të parapërgatitura, me “direktiva”që na i diktonindhene duhej t’i zbatonim, vinin si “ustallarë” të revolucionit dhe të Luftës Nacionalçlirimtare… Megalomania dhe arroganca e tyre nuk kishte kufi, duke filluar që nga Bllazho Jovanoviç, Vukmanoviç Tempo, Dushan Mugosha, Velimir Stojniç, Nijaz Dizdareviç dhe deri tek ata që erdhën pas çlirimit, Josip Gjergja, Savo Zlatiç, Sergej Krajger, gjenerali Kupreshane të tjerë”.9

Shtëpia ku u themelua Partia Komuniste e Shqipërisë, Tiranë 8-14 nëntor 1941.

Duke e trajtuar çështjen e ndërhyrjes brutale të udhëheqjes së PKJ në punët e brendshme të PKSH, dhe gjithsesi edhe në rrethanat e ndryshme mbi karakterine themelimit të PKSH, shkruesit e historisë së Partisë së Punës të Shqipërisë, më 1971, vlerësonin: “Me kërkesën e KQ të PKJ, një numër kuadrosh të PKSHu dërguan për të organizuar partinë dhe luftën kundër pushtuesve fashistë në Kosovë e në Rrafshin e Dukagjinit.Organizata e PKSH e qarkut të Dibrës jepte ndihmë të madhe për organizimin e luftës çlirimtare në qytetet e Dibrës, Gostivarit, Tetovës, Kërçovës dhe në rrethet e tyre. Për të mbajtur lidhje midis dy partive, në Shqipëri qëndroi Miladin Popoviçi, komunist internacionalist jugosllav, të cilin komunistët shqiptarë e patën liruar në vjeshtë të vitit1941, nga një kamp përqendrimi fashist në Peqin. Në marrëdhëniet ndërmjet PKSH dhe PKJ, ai ka përkrahur gjithnjë qëndrimin internacionalistt ë KQ të PKSH”.10 Qasjet diametralisht të ndryshme, rreth themelimit të PKSH dhe ndihmës jugosllave në formimin e saj, mund të klasifikohen në tre grupe: 

1. Pikëpamjet sipas të cilave PK e Shqipërisë u krijua nga PK e Jugosllavisë, gjegjësisht nga përfaqësuesit e saj, prandaj ishte filiale e PKJ.
2. Pikëpamjet që shënojnë një stërmadhim të rolit të PKJ dhe të përfaqësuesve të saj në krijimin e PK të Shqipërisë dhe që, objektivisht, ndonëse jo në formë eksplikativo-terminologjike, u afrohen pikëpamjeve të para.
3. Pikëpamjet mbi pavarësinë dhe mëvetësinë e PK të Shqipërisë, si në formim, ashtu edhe në zhvillimin dhe funksionimine saj, me ç’rast kontaktet me PKJ dhe me përfaqësuesit e saj cilësoheshin si “ndihmë e rëndësishme”.11
Pikëpamjet jugosllave, të cilat e mbiçmojnë rolin e ndihmës së PKJ, nuk kanë mbështetje dokumentare dhe argumente bindëse. Pikëpamjet jugosllave, ndër të cilat duhen veçuar ato të V. Dedijerit në librin “Marrëdhëniet jugosllavoshqiptare 1939-1949”, mandej pikëpamjet e Svetozar Vukmanoviç-Tempos të paraqitura në formë të kujtimeve, por edhe ato të autorëve të tjerë serbë, synojnë kryesisht të shtrembërojnë trajtimine kushteve dhe të rrethanave shoqërore, historike e politike në Shqipëri, të cilat ishin faktorë vendimtarë për themelimin e PKSH. Duke bërë fjalë për qëndrimin e tij të parë në Shqipëri, Tempo shkruante me një pretenciozitet të theksuar, të njëanshëm e tendencioz, duke falsifikuar faktet historike:“Posa kishte përfunduar Konferenca e Parë e Partisë, në të u zgjodh Komiteti Qendror. Ky ishte një suksesi madh i njerëzve tanë udhëheqës, Miladin Popoviçit dhe Dushan Mugoshës. Ata qëndruan një kohë në Shqipëri dhe arritën që prej grupeve marksiste të ndryshme mes veti, të krijojnë Partinë e bashkuar…”12
Në historikun e marrëdhënieve shqiptaro-jugosllave, në veçanti të marrëdhënieve të ndërsjella të bashkëpunimit mes PKSH dhe PKJ gjatë Luftës së Dytë Botërore, Kosova është njëra prej temave më me rëndësi rreth së cilës në vazhdimësi kishte mosmarrëveshje, lojëra të shumëfishta diplomatike, të cilat u reflektuan për të keq në dëm të popullit shqiptar të Kosovës. PKSH dhe PKJ i qaseshin çështjes së Kosovës nga këndvështrime të ndryshme, por edhe të njëjta, ndonëse ka pasur momente që mund të quhen si imponim i pikëpamjeve të PKJ ndaj PKSH. Rrjedhat historike diktuan që PKSH dhe PKJ u morën me Kosovën edhe nga fakti se të dy partitë ishin parti të më të mëdha të kohës dhe bartëse të luftës së armatosur antifashiste e për çlirim nacional. Pikërisht, në çështjen e Kosovës dhe mbi fatin e rëndë të popullit të saj zhvilloheshin dramat më të rënda ndërmjet PKSH dhe PKJ. Ky dramaticitet u reflektua në fërkime e tensione politike të marrëdhënieve mes dy partive dhe dy lëvizjeve nacional çlirimtare. Lidhur me këtë, Hibbert konstatonte: “Kosova mbeti një zonë problematike për PKJ dhe PKJ vazhdoi të kishte nevojën e bashkëpunimit të PKSH në përpjekjet për trajtimin e saj. Nga ana e saj, PKSH vijoi të ishte e interesuar për bashkëpunim, sepse kjo ishte e vetmja rrugë e mundshme për të fituar merita dhe për të treguar, nëpërmjet punës organizuese aktive, se popullsia shqiptare e Kosovës e meritonte vetvendosjen. Enver Hoxhae kishte në anëne vet Miladin Popoviçin dhe fusha fillestare e përgjegjësisë së Miladinit kishte qenë zona e Kosmetit. Siç duket, Miladini ka qenë i një pikëpamjeje me Enver Hoxhën, se rezistenca në Kosovë duhej të drejtohej nga Shqipëria dhe jo nga Jugosllavia/Serbia”.13
Dihet se komunistët jugosllavë, të udhëhequr nga PKJ dhe Tito, pretendonin të ndikonin në rrjedhat e Luftës Nacionalçlirimtare në Shqipëri dhe në Kosovë. Në fillim, Lëvizja Nacionalçlirimtare në Kosovë nuk kishte kurrfarë lidhjeje dhe bashkëpunimi me forcat antifashiste të aleancës perëndimore. Edhe ky ishte një faktor i favorshëm për krijimin e kushteve që PKJ, pa ndonjë pengesë, pa kundërshtim, së pakutë PKSH, të paraqitej në skenën politike e luftarake me pretendimin e pakontestuar se popullin e Kosovës do ta përfshinte në luftën anti-fashiste duke e pasur në radhët e veta, pra të PKJ. Në atë kohë, marrëdhëniet midis komunistëve shqiptarë dhe atyre jugosllavë ishin kryesisht të mira, ndërsa udhëheqja e komunistëve jugosllavë premtonte zgjidhje të drejtë për Kosovën. Prandaj, edhe PKSH ishte ndër faktorët më me ndikim që shqiptarë te Kosovëst’ia jepnin besimin dhe pajtimin PKJ në luftën e tyre antifashiste dhe nacional çlirimtare. “Mirëpo, ky lëshim nuk ishte absolut, sepse, qysh në atë kohë, shumë kundërnazifashistë shqiptarë kishin shprehur mosbesim të madh ndaj thirrjes që PKJ u bënte shqiptarëve në luftë kundër pushtuesve nazifashistë”.14 Se nuk do të jetë ashtu, se qëndrimi i komunistëve jugosllavë ndaj çështjes së Kosovës nuk do të jetë pa hile dhe nuk do të ketë ndryshime esenciale nga platforma e hegjemonizmit serb, kjo u pa nga qëndrimet e instruktorëve të KQ të PKJ, të dërguar me mision të caktuar politik e ushtarak në Shqipëri. Kështu, Miladin Popoviçi, në letrën dërguar SvetozarV. Tempos, më 15 dhjetor 1941, veç të tjerash shkruante: “Shokët nga Maqedonia kërkojnë njëfarë ndihme aktive nga viset e Shqipërisë, mirëpo kuptohet, duke zbatuar në mënyrë rigoroze vijën e IK, përkatësisht vendimet që PK të mbetet në kufijtë e vjetër. Kështu veprohej edhe më herët dhe ne këtë veprime kemi përfillur në Kosovë e Metohi”.15

PKJ, duke përdorur politikën e dinakërisë jugosllave, u premtonte shqiptarëve në Kosovë dhe përgjithësisht në Jugosllavise, në rastse do të hidheshin në luftën antifashiste, do t’u garantohej e drejta e vetvendosjes deri në shkëputje. PKJ i kushtonte kujdes të veçantë angazhimit të shqiptarëve në Luftën Nacionalçlirimtare edhe për arsye të tjera. Ndër arsyet kryesore pse PKJ ngutej që të ndihmonte, por edhe të kontrollonte PKSH, dhe përmes saj edhe LANÇ në Shqipëri, ishte se me këtë mbikëqyrje jugosllavët siguronin të luftonin, nëpërmjet vetë politikës së komunistëve shqiptarë, programin dhe idealet e lëvizjes nacionaliste e antikomuniste për programin e bashkimit kombëtar nën emblemën e Shqipërisë etnike. PKJ e kishtetë qartëse nëpërmjet të PKSH dhe LANÇ të Shqipërisë do t’i bënte më pak të fuqishme aspiratat dhe veprimet e popullit të Kosovës për bashkim me shtetin amë. Përveç kësaj, duke i angazhuar shqiptarët në lëvizjen antifashiste, do t’i largonte edhe për një kohë, veçmas shqiptarët e Jugosllavisë, nga synimet historike për çlirim nga robëria jugosllave dhe nga bashkimime shtetin amë. Nisur nga këto qëndrime, por para së gjithash nga synimi historik që të çlirohej nga zgjedha serbe, populli i Kosovës ishte ngritur me pushkë në dorë kundër nazizmit dhe luftonte, duke u mbetur besnik idealeve për çlirim nacional. Por, shumë shpejt, gjatë LANÇ ishte e qartë se deklarimet partiake të Titos dhe përgjithësisht të PKJ për realizimin e të drejtës së parimit të vetvendosjes për popullin e Kosovës ishin të mbështjella me paragjykime dhe me mashtrime. Në të vërtetë, edhe vetë korrespondenca që ishte zhvilluar mes Titos, Miladin Popoviçit, Tempos, Ivan Milutinoviçit dhe udhëheqësve të tjerë jugosllavë, në vitet e luftës, dëshmon për përgatitjen e një tradhtie e mashtrimi të madh ndaj popullit të Kosovës, qysh nga ditët e para të fillimit të luftës kundër nazizmit.

Më 29 korrik 1943, Komiteti Qendrori PK të Shqipërisë, përmes delegatit të vet, i ishte drejtuar KQ të PKJ në lidhje me çështjen e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë. Miladin Popoviçi, nëpërmjet një letre dërguar Ivan Milutinoviçit, anëtarit të Byrosë Politike të KQ të PKJ, i cili ato ditë gjendej në Mal të Zi (1943), ia transmetonte qëndrimet dhe pikëpamjet e KQ të PKSH lidhur me statusin e ardhshëm të Kosovës. Në këtë letër, e cila mban datën 29 korrik të vitit 1943, Miladin Popoviçi, në mes të tjerash, shkruante: “Më parë kemi diskutuar (me Svetozar Vukmanoviç Tempon -A.Z.) për shumë çështje, prej të cilave disa janë përfshirë në letër. Kemi diskutuar edhe përçështjen e Kosovës. Mirëpo, kjo çështje ka kërkuar zgjidhjen e Titos. Ka kërkuar qëndrim të caktuar. Shumë çështje të tjera që kanë të bëjnë me punën në Shqipëri, gjithashtu. Qysh kur Dushani ishte te Tito (në fund të verës 1942 -A.Z.) i kam shtruar një varg çështjesh, aty edhe çështjen e Kosovës dhe kam kërkuar qysh atëherëse si të zgjidhet”16. Në emër të KQ të PKJ, KQ të PKSH iu përgjigj Ivan Milutinoviçi, i cili paraqiste pikëpamjet e PKJ dhe të Titos, ku përsëritej qëndrimi i njohurse çështja e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë duhej të shtyhej për kohën pasi të mbaronte lufta: “Përsëri po ju theksoj se nuk bën të lejoni që ju të merrni qëndrim ashtu siç ka marrë borgjezia reaksionare shqiptare, në të vërtetë, që kjo pjesë që tani t’i bashkohet Shqipërisë, por se përmes rrugës së luftës dhe atë të përbashkët duhet t’i çlirojmë ato vise nga okupatori dhe ngatë gjithëtradhtarëte vendit,kurse më vonë popujt do të përcaktohen çfarë duan dhe ku dëshirojnë”.17

I pakënaqur me këtë përgjigje, KQ i PKSH përsëri e aktualizoi këtë çështje, përmes një delegacioni të udhëhequr nga Vasil Shanto, anëtar i KQ të PKSH, i cili bisedoi me Ivan Milutinoviçin. Duke parë presionin dhe këmbëngulësinë e KQ të PKSH, që në lidhje me statusin e ardhshëm të Kosovëstë hiqeshin dilemat dhe të merrej qëndrimi caktuar, Tito në një letër dërguar KQ të PKSH, më 2 dhjetor 1943, i jepte përgjigje të prerë dhe ultimative: “Në lidhje me letrën e Miladinit, si dhe me bisedën e delegatëve tuaj me shokun Milutinoviç, e ndjej të nevojshme t’ju përgjigjemnë pyetjen tuaj për pozitën e Kosovës dhe Metohisë. Të shtrosh sot çështjen e bashkimit, kjo vërtet do të thotë të derdhë shujë në mullirin e reaksionarëve të ndryshëm, pra edhe të vetë okupatorit. Shoku Milo (Miladin Popoviçi – A.Z.) nuk ka të drejtë kur thotë se Partia jonë do të duhejta ndryshojë qëndrimin në lidhje me çështjen e Kosovëse Metohisë dhe kur Kosovën e Metohinë i krahason me Istrën”.18 Në të njëjtën letër,Tito fliste përsëri edhe për të drejtën e shqiptarëve të Kosovës për vetvendosje, por këtë mundësi e kushtëzonte me përfundimin e luftës dhe me teoritë jugosllave për jokompaktësinë territoriale, përkatësisht për orientimet e ndryshme të shtresave të popullatës në Kosovë:“Kjo do të thotë se shqiptarët në Kosovë dhe Metohi kanë të drejtë që të përcaktohen ku të shkojnë dhe si dëshirojnë. Por, në lidhje me këtë, në pajtim me qëndrimet tona teorike kështu shikojmë: shqiptarët në Kosovë e Metohija në të përbërë nga disa shtresime, të cilat nuk kanë synime të njëjta, ndaj edhe as nuk mund të shkojnë në të njëjtën rrugë”.19

Tito, duke bërë të qartëse PKSH dhe UNÇ e Shqipërisë nuk do të mund të ishin të pranishme në Kosovë, as ushtarakisht e as politikisht, sqaronte pozicionin dhe qëndrimin e PKJ ndaj të drejtës së vetvendosjes të popullit shqiptar, që shprehimisht do të thoshte se ky parim nuk do të mund të vlente e të respektohej për popullin e Kosovës. Që këto qëndrime të PKJ ishin të paramenduara mirë, flete dhe konstatimi i Titos, paraqitur në letrën dërguar Tempos, më 6 dhjetor 1943, pra katër ditë pasi i kishte dhënë përgjigje KQ të PKSH. Në këtë letër, Tito, theksonte: “Parulla për bashkimin e Kosovës dhe të Metohisë sot Shqipërisë, të cilën e propozon Miladini, si dhe qëndrimi për komandën e Shtabit Suprem Shqiptar mbi Metohinë, në të vërtetë, do t’u shkonin në favortë gjithë armiqve të Luftës Nacional çlirimtare në Jugosllavi dhe të gjitha klikave fashiste e reaksionare”.20 Fakti se përfaqësuesit e popullit shqiptar, përkatësisht udhëheqësit e LANÇ të Kosovës nuk u thirrën në Mbledhjen e Dytë të KAÇKJ, më 29-30 nëntor 1943, në vitet e luftës, por edhe më vonë, kishte lënë përshtypje të ndryshme kundërthënëse. Sipas disa pikëpamjeve, mos prania e përfaqësuesve të Kosovës në Mbledhjen e Dytë të KAÇKJ nënkuptonte se PKJ ishte e vendosur që për çështjen e Kosovës të vendoste vetë populli i saj, kuptohet, pasi të përfundonte lufta. Mirëpo, kishte edhe pikëpamje, sipas të cilave, te popullata e Kosovës ishte krijuar një frikë, një shqetësim e një pasiguri për të ardhmen e Kosovës, pikërisht nga mos deklarimi i Mbledhjes së Dytë të KAÇKJ lidhur me statusin e Kosovës. Vetë konkluzioni i Mbledhjes së Dytë të KAÇKJ, se nuk pranohej copëtimi i Jugosllavisë, ishte mesazh i mjaftueshëm për të kuptuar se çështja e Kosovës nuk do të zgjidhej drejt, se nuk do të respektohej e drejta e garantuar edhe nga Karta e Atlantikut për të drejtën e vetvendosjes së secilit popull që merrte pjesë në aleancën antifashiste, pra edhe e popullit shqiptar në Kosovë. Për një shqetësim të tillë bënte me dije edhe Mitar Bakiç, komisar partizani Korparmatës II të UNÇJ të KQ të PKJ, i cili, në raportin e datës 31 dhjetor 1943, vlerësonte:
“1. Po ndihet një pakënaqësi te paria, përse Mbledhja e KAÇKJ dhe deklarata nuk e ka përmendur popullin shqiptar në Jugosllavi;
2. Përse Titoja, si kryetar, në deklaratë dhe në proklamatë nuk ka dhënë një qëndrim të qartë ndaj shqiptarëve;
3. Përse KQ i Partisë nuk po u drejtohet shqiptarëve. Komiteti Krahinor kërkon që në njëfarë mënyre të përmenden shqiptarët”.
Shkelja brutale e vendimeve të Konferencës së Bujanit dhe injorimi i vullnetit legjitime sovran të popullittë Kosovës nuk ndikoi në prishjen apo në keqësimine marrëdhënieve në mes të PKSH dhe të PKJ. PKSH, edhepsei kishte pasurpërfaqësuesitnë Konferencëne Bujanit, nuk ishte ndier përgjegjëse që të kundërshtonte imponimin e qëndrimeve jo të drejta të PKJ. “Për këtë konferencë, ku denoncohej veprimtaria armiqësore e udhëheqjes jugosllave kundrejt Shqipërisë, Enver Hoxha nuk foli asnjëherëas gjatë luftës, as pas luftës,as në KongresinI të PKSH, as në ndonjë takim a kongres tjetër”21. Përkundrazi, në vend që PKJ të kritikohej për shkeljen e vullnetit të popullit të Kosovës, prijësi i saj Tito madhërohej, përshëndetej dhe falënderohej. Kjo shihet edhe nga telegrami përshëndetës që në Kongresin e Parë Antifashist të Rinisë Popullore të Shqipërisë, më 16 korrik 1944, iu dërgua marshallit të Jugosllavisë, Josip Broz Tito. Në këtë telegram, pjesëmarrësit e kongresit falënderonin Titon për: “…luftën e tij për bashkimin, për vëllazërimin e popujve të Ballkanit, si dhe për sendërtimin e idesë së madhe të Konfederatës Ballkanike”. Orientimi i palëkunduri PKSH që të jetë forca kryesore, madje edhe e vetme, që do ta merrte pushtetin në Shqipëri, si në luftimin e nazizmit, ashtu edhe në drejtimin e Lëvizjes Antifashiste Nacionalçlirimtare, bëri që PKSH dhe prijësit e saj të jenë të pranueshëm për PKJ, e cila, nëpërmjet PKSH, dëshirontet’i realizonte synimet e politikës së vet. Prandaj, nuk kishte dyshim në përkrahjen e kursit të tillë të PKSH nga ana e PKJ. Mirëpo, pengesë në këtë bashkëpunim paraqisnin forcat nacionaliste dhe forcat kundër komuniste në Shqipëri, Kosovë dhe viset e tjera shqiptare në Maqedoni, të cilat, po ashtu, ishin ngritur dhe ishin deklaruar kundër nazizmit. Konferenca e Pezës, e mbajtur më 16 shtator 1942, shënonte një hap të rëndësishëm drejt formimit të një fronti të përbashkët antifashist, por njëkohësisht dëshmonte edhe për ndërhyrjen e hapur të PKJ në punët e PKSH dhe të Lëvizjes Nacional çlirimtare të Shqipërisë. “Qysh në mbledhjen e delegatëve komunistë, e cila u zhvillua pak ditë para Konferencës së Pezës, Miladin Popoviçi propozoi që Konferenca e Pezës të mos kishte të drejtë të formonte KPNÇ, sepse, sipas tij, ky këshill duhej të dilte nga lufta. Por, meqenëse kjo tezë u kundërshtua nga të gjithë të pranishmit, emisari jugosllav propozoi që Këshilli i Përgjithshëm të mos kishte të drejtë të drejtonte luftën gjersa të krijohej Shtabi i Përgjithshëm, i cili do të dilte nga lufta e do të mbante lidhje me çetat partizane dhe vullnetare. Me këtë propozim synohej që çetat vullnetare nacionaliste, nëpërmjet komisarëve politikë, të lidheshin me PKSH, e jo me KP”.22 Sipas dëshmive të Koço Tashkos, pjesëmarrësit e Konferencës së Pezës nuk e pranuan “… këtë propozim, se po t’u pranonim nacionalistëve, ata do të kujtonin menjëherë që s’e kishim me sinqeritete deshëm t’i kishim si kuaj me kapistallin në dorën tonë”.23
VIJON…
___________________
Referencat:
1 Reginald Hibbert, Fitorja e hidhur, Tiranë, 1993, f. 35.
2 Georges Castellan, Historia e Ballkanit, Tiranë, 1996, f. 478.
3 Elisabeth Barker, Britanska politika na Balkanu u Drugom Svetskom Ratu, Zagreb, 1978, f. 171.
4 Jens Reuter, Die Albanen in Jugoslawien, München, 1982, f. 35.
5 Ali Hadri, Stvaranje KP Albanije, Prilozi za istoriju socijalizma, 3, Institut za izucavanje radnickog pokreta, Beograd, 1966, f. 242.
6 Reginald Hibbert, vep. e cit., f. 36.
7 Ali Hadri, Një vështrim kritik mbi memoaret e S.V. Tempos, “Përparimi”, Nr. 7, 1971, f. 593.
8 Svetozar V. Tempo, Borba za Balkan, Lubjanë, 1981, f. 148.
9 Enver Hoxha, Titistët, Tiranë, 1982, f. 14.
10 Historia e Partisë së Punës të Shqipërisë, Tiranë, 1971, f. 177.
11 Shih për këtë: Fehmi Agani, Partitë dhe grupet politike në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore, Disertacioni i doktoratës në dorëshkrim, mbrojtur në Universitetin e Prishtinës më 1973, f. 202.
12 Svetozar V. Tempo, vep. e cit., f. 334.
13 Reginald Hibbert, vep. e cit., f. 51.
14 Izber Hoti, Çështja e Kosovës gjatë Luftës së Dytë Botërore, Prishtinë, 1997, f. 37.
15 AQ i PKJ, Fondi Miladin Popoviç, Letër dërguar Tempos, më 15.12.1941.
16 Radoshin Rajoviç, Autonomija Kosova, f. 219-220.
17 Po aty, f. 220.
18 Arkivi i KQ të LKJ, Fondi i KQ të PKJ, nr. 1943, f. 378
19 Po aty, f. 378.
20 Josip Broz Tito, Sabrana djela, vëll. 18, f. 250-251.
21 Dr. Muhamet Shatri, Kosova në Luftën e Dytë Botërore, Prishtinë, 1997, f. 156. 23 Zbornik, VII/3, dok. nr. 103, f. 307.
22 Muhamet Shatri, vep. e cit., f. 100
23 Politika antikombëtare e Enver Hoxhës, Plenumi i Beratit, f. 196.

***
VIJON … / Ilustrimet © Pashtriku.org
(Ky libër pritet të botohet edhe në gjuhën angleze)

__________________
PARAFJALË E LIBRIT TË DR. AGIM ZOGAJ ‘MARRËDHËNIET SHQIPTARO – JUGOSLLAVE DHE ÇËSHTJA E KOSOVËS 1945-1948’ (2)
https://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=8619
:::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::

Shtojcë e pashtrikut

LINDJA E PARTISE KOMUNISTE SHQIPTARE |ABC NEWS
https://www.youtube.com/watch?v=7HRYcxqdpK0
***
LINDJA E PARTISE KOMUNISTE SHQIPTARE, PJESA II |ABC NEWS
https://www.youtube.com/watch?v=sCKNMU_Bp7M
***
LINDJA E PARTISE KOMUNISTE SHQIPTARE PJESA E 3 |ABC NEWS
https://www.youtube.com/watch?v=gSFj4aQ5g4I

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura