DR.ERMIRA YMERAJ: NDRYSHIMI I LITERATURËS BAZË PËR NXËNËSIT E SHKOLLAVE TË MESME, NJË DETYRË PËR HARTUESIT E KURRIKULAVE (1)

Shkodër, 4 dhjetor 2019: Tema: Ndryshimi i literaturës bazë për nxënësit e shkollave të mesme, një detyrë për hartuesit e kurrikulave.
Autorë 1: Dr. Ermira Ymeraj; Autorë 2: Ma. Bardhë Kola
Universiteti i Durrësit: “ Aleksandër Moisiu”
[email protected]

Argument: Në vitin shkollor 2016- 2017, duke u nisur nga problemet që shfaqën për dekada të rinjtë në drejtshkrimin e gjuhës shqipe, MAS, mori përsipër të rishikonte kurrikulën bazë të arsimit të mesëm, duke bërë ndarje lëndore mes letërsisë dhe gjuhës. Sfida e kësaj ndarjeje u prit mirë si nga nxënësit ashtu dhe mësuesit. Krahas këtij ndryshimi nevoja për rishikim të programit të letërsisë më shtyn të bëj pyetjen: Pse duhet që të rishikojmë programet lëndore, në veçanti autorët që nxënësit e shkollave të mesme marrin nga klasa e X-të deri në klasën e XII-të?
Punimi ynë do të ndalet: a. Në përshtatjen moshore nisur nga aspekti socio-psikologjik ; b. Në nevojat që brezat kanë në lidhje me atë që duhet të lexojnë.
Arsimi shqiptar synon një arsimim të shëndetshëm, funksional, dobiprurës, afatgjatë, cilësor, frytdhënës që garanton: – Formimin e individit, – Ushqimin e tij cilësor dhe Sukses.
Ndaj ky synim lind e do lindë përherë nevojën për ndryshime
që të garantojë 1. Një kurrikul tematike që formon njeriun praktik dhe jo teorik, 2. Përshtatshmërinë e kulturës që nxënësve ua afrojmë me kulturën tradicional-psikologjike të kulturës shqiptare. 3. Paraqitjen e ndryshimit të mendimit (lëvizja dhe ndryshimi i informacionit) në vite. 4. Minimizimin e papërshtatshmërive mes kërkesës lëndore dhe kërkesave të nxënësve.

A kemi gjetur konsensus mes literaturës së letërsisë dhe nxënësit dhe a kemi arritje të nxënësve që mbështesin një veprim të caktuar suksesin e formimit letrar?
Përgjigjja është se: të përshtatesh në një botë që është vazhdimisht në ndryshim, do të thotë të ndeshesh dhe të menaxhosh forcat e ndryshimit të vazhdueshëm.
Dokument kurrikular zyrtar për çdo mësues letërsie është programi lëndor miratuar nga MASR, udhëzuesi për zhvillimin e kurrikulës së re të gjimnazit, standardet e fushës së të nxënit, udhëzuesi kurrikular lëndor dhe teksti mësimor i përzgjedhur. Vlerësojmë se në vite, lënda dhe autorët e përzgjedhur kanë krijuar probleme. Në plan shtjellohen konceptet kryesore mësimore, aftësitë ndërkurrikulare dhe ato specifike lëndore, edukimi i qëndrimeve dhe vlerave si dhe parimet kryesore të procesit të mësimdhënies e të nxënies. Pikërisht të dhënat e arritjeve të nxënësve dhe interpretimi i tyre nxorën në pah domosdoshmërinë e ndryshimit.
Tabela 1. Rezultatet

Pyetja Përgjigjja Norma %
Aspak Dakord Aspak Dakord
1. Më pëlqen momenti kur flas për autorë që na lidhin me realitetin ku jetojmë 50 100%
2. Më pëlqen momenti kur shkruaj për personazhe që lidhen me botëkuptimin e moshës time 2 28 2% 56%
3. Më pëlqen momenti kur diskutoj në grup për gjëra të ditës. – 37 0% 74%
4. Më pëlqen momenti kur lexoj tregime 5 27 10% 54%
5. Më pëlqen momenti kur lexoj poezi 25 15 50% 30%
6. Më pëlqen kur në mënyrë të lirë, atë që mësojmë e lidhim me jetën (situatë e të nxënit) 5 35 10% 70%
7. Më pëlqen realizmi 10 35 20% 70%
8. Më pëlqen hermetizmi, nënteksti. 45 5 – 85%

Konkluzione dhe rezultate: Në pozicionin e mësimdhënëses së lëndës së letërsisë do të ndalemi pak më tepër në procesin e mësimdhënies dhe nxënies. Për këtë çështje Heargreaves duke komentuar në një tekst të Huberman-it mbi trajektoret e karrierës profesionale argumenton se: “mësuesit nuk kanë thjesht punë. Ata kanë jetë personale dhe profesionale gjithashtu, pra të kuptosh mësuesin do të thotë të kuptosh personin që vetë mësuesi është” . Të kuptosh rolin e mësuesit dhe detyrën e tij në mësimdhënie, Woods argumenton se “mësimdhënia është çështje vlerash”. Njerëzit japin mësim sepse besojnë në diçka. Ata kanë një imazh të “shoqërisë së mirë” .
Nëse pyesim çfarë e bën një mësues shumë të mirë? Medgyes P. sugjeron: “Të gjithë mësuesit janë të jashtëzakonshëm sipas mënyrës së tyre dhe të ndryshëm nga njëri tjetri” . Në klasë mësuesit i duhet të jetë: udhëheqësi i gjuhës, reflektues, administrator, ekspert burimesh, vëzhgues, furnizues materiali gjuhësor, organizator, performues, vlerësues, dëgjues dhe kontrollues . Sotto beson se qartësia e mësuesit kur shpjegon varet nga: Njohja shumë e mirë që ka ai për lëndën. Vlerësimi i temës si diçka që mësohet për herë të parë. Theksimi i ideve kyçe në atë që mësohet. Shpjegimi i gjërave në terma të thjeshtë .
Pavarësisht kësaj një shpjegim i mirë, kërkon pyetje që i drejtohen nxënësit për t’u siguruar që ajo që thuhet ka kuptim; kërkon inkurajimin e tyre që të pyesin gjatë dhe pas shpjegimit. Të gjithë nxënësit e anketuar për autorët dhe llojet e veprave letrare që pëlqejnë: kërkonin lidhje të autorit me realitetin e tyre, 30% pëlqenin leximin e poezisë, kundrejt 70% që pëlqejnë tregimin, 56% pëlqenin momenti kur shkruanin për personazhe që lidhen me botëkuptimin e moshës së tyre, 85% nuk pëlqenin tekstet hermetike po tekste që lidhen me jetën dhe realitetin e tyre.
Në të mësuarin me kompetenca është e domosdoshme Pyetja. Pyetjet sipas studiuesve bëhen për këto arsye: Lehtëson pjesëmarrjen e nxënësve në komunikimin gjatë mësimit. Përqendron vëmendjen në çështjet kyçe të temës. Vlerëson të kuptuarit e nxënësit. Stimulon disa lloje të veçanta të menduarit. Rishikon përmbajtjen e rëndësishme. Kontrollon grupin e nxënësve dhe ruan vëmendjen.
Në të mësuarin me kompetenca siç shihet dhe nga modelet qasës që kemi marrë për shqyrtim, përveç pyetjeve që përqendrohen në fakte, realizohen dhe pyetje që kërkojnë refleksion, mendim kritik dhe arsyetim . Shumë nxënës nuk pëlqejnë momentin kur flitet për heronj folklorikë, ato të epikës legjendare, heronjtë e poemave epiko-lirike si Milosao, heronjtë e romantizmit, poezitë hermetike.
Lidhur me këtë argumentojmë se me kurrikulën e re rëndësi ka autonomia e nxënësit, ndërgjegjësimi për mënyra të shumta të nxënies, për krijimin e strategjive gjatë nxënies dhe përdorimin e pikave të forta në punën e tyre, motivimi i brendshëm, besimin në vetvete dhe shfaqjen e nevojave të tyre. Ndaj mësuesi në këtë kurrikul duhet të: Ofrojë nxënësve sa më shumë zgjedhje për të kontrolluar nxënien; Të inkurajojë kënaqësinë në procesin mësimor; Nxënësi të nxë për gjatë gjithë jetës.
Si duhet atëherë të veprojmë në këtë ndryshim të konceptimeve për të nxënë nga nxënësi?.
Të mësuarit është më efektiv kur është i integruar. Në procesin e të mësuarit merret në konsideratë shkalla e ndryshimeve individuale. Konceptimet bashkëkohore për procesin e të nxënit theksojnë rolin aktiv të nxënësve në zhvillimin e njohurive të reja dhe të kompetencave. Nxënësit duhet të jenë veprimtarë aktivë në procesin e ndërtimit, zbatimit dhe vlerësimit të tyre. Letërsia duhet të zhvillohet e plotë në harmoni me nxënësin, – të evidentojë përmes mesazheve, rëndësinë e vlerësimit të ndryshimeve individuale. Nxënësi dështon në shkollë jo për shkak të përmbajtjes së kurrikulës. Ata mund ta përvetësojnë gjithmonë një material mësimor kur metodat dhe drejtimet që u jepen për të nxënit e tyre janë të zbatueshme. Parimet e zhvillimit të plotë dhe harmonik të nxënësit duke llogaritur ndryshimet individuale po ripërcaktohen në koncepte më të gjera si: – duke e cilësuar çdo nxënës si qenie unike; përvoja dhe njohuritë ekzistuese të nxënësit formojnë bazën e të mësuarit; – mjedisi aktual i nxënësit jep kontekstin për të mësuar; – gjuha dhe letërsia është qendrore në procesin e të mësuarit; – nxënësi mund të përfitojë dimensionin estetik të të mësuarit.
Njohuritë e nxënësit dhe përvoja, si bazë për të mësuarin është një parim fondamental i kurrikulës. Kurrikula e re e aftëson nxënësin të lëvizë nga e njohura tek e panjohura, nga e thjeshta tek më e ndërlikuara, nga konkretja tek abstraktja, duke përfituar nga përvoja e të mësuarit që është efektive, koherente dhe e rëndësishme Mjedisi që mbështet të mësuarin Mjedisi i nxënës është një kontekst i rëndësishëm për zhvillimin e tij. Përvoja e parë që angazhon aktivisht fëmijën me mjedisin aktual dhe me atë ku jeton është ndër bazat më efektive për të mësuarin. Përvoja e parë shërben si një kornizë reference për të kuptuarin e koncepteve më abstrakte. Një përvojë e pasur e aspekteve të ndryshme të kurrikulës jashtë klasës shton në mënyrë të pallogaritshme efektivitetin e të mësuarit. Letërsia luan një rol jetik në zhvillimin e nxënësit. Letërsia ndihmon nxënësin të qartësojë dhe të interpretojë përvojën, të fitojë koncepte të reja, si dhe të thellohet në përvetësimin e tyre. Në shikimin e kësaj marrëdhënieje midis gjuhës dhe të mësuarit, kurrikula mishëron përdorimin e bisedës dhe diskutimit si një strategji qendrore të të mësuarit në çdo fushë kurrikulare. Kjo lehtëson zbulimin e ideve, emocioneve dhe reaksioneve nëpërmjet rritjes së rëndësisë së gjuhës, thellimit të të kuptuarit të botës nga fëmija. Dimensioni social dhe emocional i të nxënit ndikohet në mënyrë domethënëse nga suksesi i tyre në të nxënë. Kjo i adresohet efektivitetit të të nxënit që lidhet me klimën e një shkolle me marrëdhënie ndërvepruese midis mësuesit dhe nxënësve. Dimensioni social dhe emocional është një shqetësim kryesor për çdo fushë të kurrikulës, i cili e vë theksin në edukimin shoqëror, personal dhe shëndetësor të nxënësve. Duke i mundësuar nxënësve një përvojë të suksesshme dhe pozitive në shkollë, duke stimuluar zhvillimin individual, aftësitë bashkëpunuese të tyre, duke zhvilluar aftësitë e komunikimit, motivimin e vetëvlerësimit, të vetëbesimit do të kemi mundësuar motivimin e nxënësve në të nxënë.
Nxënësit stimulohen kur ndajnë idetë dhe opinionet e tyre me të tjerët dhe kur kanë mundësi që të reagojnë në të nxënit me bashkëpunim. Puna së bashku u mundëson nxënësve që t’u thonë të tjerëve perceptimet e tyre individuale, si dhe të zgjidhin shpesh herë dhe problemet që ata kanë. Në këtë mënyrë ata reflektojnë rreth personaliteteve të ndryshme, aftësive të shokëve të tyre në grup dhe kjo siguron një shkëmbim ndërveprues dhe i ndihmon ata të kuptojnë më shumë në mënyrë individuale.
Tabela 23. Rrënja e konceptit të kompetencës është “Të mësojmë për të nxënë”.
Shtyllat e edukimit janë: mësojmë të njohim, mësojmë të bëjmë, mësojmë të jemi, mësojmë të jetojmë së bashku.

Pietro Boscolo citon se: Kompetenca mund të përkufizohet si tërësia e njohjeve, aftësive dhe qëndrimeve që lejojnë një individ të arrijë rezultate të dobishme në përshtatjen e tij vetjake brenda ambienteve që janë domethënëse për të e që manifestohet si kapacitet për t’u përballur e për të mbizotëruar problemet e jetës përmes përdorimit të aftësive konjitive e sociale. Kompetenca është kapaciteti për tu përballur me një detyrë, apo një seri detyrash, duke arritur të vërë në lëvizje dhe orkestrojë burimet vetjake të brendshme, konjitive, afektive dhe të dobishme, si dhe të përdorë ato të jashtme të disponueshme në mënyrë koherente e të frytshme.
Siç pohojnë studiuesit, në thelb, me kompetencë nënkuptohet dije kombinatore: gërshetim i kapaciteteve (karakteristikave individuale) dhe njohurive (elementeve kulturore që lidhen me sfera të ndryshme të dijes); gërshetim i aspekteve të gjykimit (vlerat) me aspekte konkrete e të dukshëm (sjellje,veprime). Këto të fundit ushtrohen në kontekste të ndryshme. Konteksti i ushtrimit të kompetencave është një prej faktorëve që mundëson individualizimin e nivelit. Kompetencat transversale (lëvizje përpjetë), janë ato që prekin të gjithë eksperiencat e jetës dhe të gjithë fushat e njohjes, (disiplinë – kërkim; disiplinë shkollore); konteksti i tyre i formimit dhe potenciali i veprimit shkon nga jeta tek shkolla, nga shkolla te jeta, (duke nënkuptuar me “jeta” kompleksin e eksperiencave ekzistenciale të individit). Për këtë motiv kompetencat transversale emërtohen edhe “kompetancat e jetës”. Ato janë në fakt ngushtësisht të lidhura me vlerat që karakterizojnë personin në dimensionin e tij personal e social.
Komunikimi me cilësi mund të përcaktohet si një proces ndërpersonal, me të cilin personat në ndërveprim arrijnë dhe mbajnë një kuptim reciprok. Konsiderohet efikas atëherë kur synimet komunikative të komunikuesit përputhen më efektet qe ka komunikimi tek i adresuari.
Me qëllim që komunikimi të jetë efikas, nxënësit duhet të pajisen me:
a. një përmbajtje mendore të qartë dhe të vetëdijshme;
b. vullnet për të dëgjuar
c. njohje të kodit të etikës dhe aftësi shprehëse
Për këtë kemi hartuar një pyetësor për mësuesit dhe lidhjen e tyre me zbatimin e kurrikulës së re:
Studim i pyetësorit: Të pyetur 50 mësues në tre shkolla të qarkut Shkodër: Ndre Mjeda, Mes dhe Ismail Qemali.
Pyetja kërkimore: A nxisin mësuesit nxënësit drejt të menduarit kritik?
Hipoteza 1. A ekzistojnë dallime në nivelin e gatishmërisë së mësuesve përsa i përket përqafimit të kurrikulës?
Hipoteza 2. Nuk ekzistojnë dallime në nivelin e gatishmërisë së mësuesve përsa i përket përqafimit të kurrikulës.
Rëndësia e hulumtimit: Ky hulumtim ka rëndësi për mësuesit, prindërit e nxënësit për specialistët e kurrikulave, hartuesit e programeve. Këto gjetje ndihmojnë në vendosjen e formave të përshtatshme të kurrikulave të reja, me përgatitjen paraprake socio-kognitive, njohëse të mësuesve dhe nxënësve. jep informacion për prindërit që të sigurojnë vetëdijësinë e rëndësinë e edukimit kualitativ të nxënës.
Mësuesit vetë informohen dhe përfitojnë vlerësim te domosdoshëm për shkallën e zhvillimit profesional të secilit. Mësimdhënësit e klasave të arsimit fillor, vetëdijesohen se fëmijët janë të zhvilluar sipas individualitetit të tyre, janë unikë në zhvillimin e tyre psiko-fizik dhe se shkolla duhet t’i pranojë ashtu siç janë ata. Instrumentet e standardizuara do mundësojnë njohjen paraprake të mësimdhënies që ata të jenë në gjendje t’u përgjigjen kërkesave, nevojave dhe interesave të nxënësit.
Specialistët duhet të dinë si të promovojnë zhvillimin dhe të nxënit e nxënësve, njohjen dhe kuptimin e nevojave, ndikimet e shumëllojshme në zhvillimin e të nxënit e nxënës.
Çfarë t’u ofrojmë nxënësve të AF? Fakultet e edukimit që përgatisin mësimdhënës, duhet të marrin në konsiderate informacione të reja, origjinale nga vendi, të hartojnë programe që u përshtaten aftësive dhe interesave të moshave përkatëse, dizenjim, prodhim të mjeteve didaktike të përshtatshme që promovojnë të nxënit.
Numri dhe Përqindja e mësuesve, pjesëmarrës në hulumtim

Nr i mësuesve sipas gjinisë Vite pune Klasa
5-9 10-20 21-30 I II III
47 femra 10 20 17 20 17 10
3 burra 2 1 1 2

Pyetësori për mësues është një instrument testues e hulumtues, për të parë nivelin e gatishmërisë së mësuesve në zbatimin e kurrikulës së re. Pyetësori për mësuesit përfshin indikatorë, të cilët masin zhvillimin profesional të mësuesit në procesin njohës dhe zbatues. Përmes këtyre indikatorëve janë krijuar gjithësejt 10 pyetje, siç janë: aftësia dalluese e njohëse, analiza e faktorëve, stili, orientimi. Secila prej këtyre shkallëve është rikoduar në nivele pyetjesh argumentuese. Panorama e këtij hulumtimi është kryer sipas qasjes së kërkimeve shkakore – krahasuese (kauzale – komparative), ku synohet të gjendet ndikimi i kurrikulës së re në përgatitjen e orës mësimore. Duke qenë se struktura e studimit është sasiore, për kryerjen e analizave janë përdorur metodat statistikore Vëzhgime dhe rezultatet e pyetësorit:
Pyetjes së parë: Si ndiheni ju si mësuese e kurrikulës me kompetenca?, iu përgjigjën 50 mësues, nga të cilët 13 (26%) iu përgjigjën, ndjehem e ngarkuar, 37 (74 %), iu përgjigjën, ndjehem e lehtësuar.
Pyetjes së dytë: Çfarë vlerësoni më shumë në këtë kurrikul: Të 50 të anketuarit vlerësojnë të tre këto elemente në përgjigjen e tyre: 1. mësimdhënien me në qendër nxënësin, 2. metodologjinë, 3. lirshmërinë në planifikim dhe realizim, disa të tjerë vlerësonin përveç këtyre: mënyrën e vlerësimit të nxënësve në bazë të kompetencave, bashkëpunimin në grup, integrimin lëndor që tekstet e reja ofrojnë.
Pyetjes së tretë: Çfarë pengesash apo vështirësish ndeshni ju gjatë realizimit të kësaj kurrikule? 31 mësues ndeshin vështirësi në bazën materiale, 62 % pohojnë se ju mungojnë kushtet fizike të ambienteve, mungesë mjetesh vizive si video – projektor, laptop, tabela interaktive. 10 mësues, ndeshin vështirësi në numrin e madh të nxënësve, 20 % e tyre pohojnë se numri i madh i nxënësve nuk i përshtatet kurrikulës së re me në qendër nxënësin. 4 mësues, ndeshin vështirësi në bashkëpunimin me prindërit, do të thotë 8% e tyre janë ndeshur me prindër që nuk bashkëpunojnë me mësuesin në funksion të njohjes me nxënësin dhe vështirësitë që ai ka. 5 mësues, ndeshin vështirësi në mbingarkesën e teksteve, domethënë 10% e tyre, kërkojnë thjeshtëzim të informacionit. Pyetja e katërt: Si mendoni ju, pse duhet përshtatur metodat e mësimdhënies me nevojat individuale, interesat dhe veçoritë e nxënësve? Kjo pyetje është bërë në funksion të zhvillimit social të nxënësit: që ka të bëjë me aspektin si fëmija ndërvepron me personat e tjerë (mësuesit, prindërit, moshatarët dhe të rriturit e tjerë) dhe si ndërveprimet me personat e tjerë ndikojnë në zhvillimin e tij/saj. Zhvillimi social i ndihmon nxënës të njohë mjedisin social që e rrethon, mjedisin kulturor dhe traditën, si dhe të zhvillojë kuptimin për komunitetin. Sjellja e hershme sociale ndikohet në mënyrë të konsiderueshme nga praktikat e prindërve për rritjen e nxënësve, duke përfshirë mënyrën se si prindërit realizojnë zbatimin e rregullave, si japin ndihmën dhe nxitjen nxënës së tyre (MASHT, 2011).
32 mësues, ose 64 %, mendonin se duhet përshtatje të metodave të mësimdhënies me a. natyrën e nxënësit; b. me nevojat individuale; c. interesat; d. nxënien afatgjatë; e. veçoritë e nxënësit në nxënie. 12 mësues ose 24 % e tyre mendonin se metodat e mësimdhënies duhet të përshtaten me mësimdhënien efektive.
6 mësues ose 12 %, mendojnë se metodat duhet të garantojnë suksesin e nxënësit.
Pyetja e 5: Pse ndryshojnë stilet e të nxënit nga një nxënës te tjetri?
30 mësues ose 60 % mendojnë se stilet e të nxënit lidhen drejtpërdrejtë me aftësinë e nxënësit, eksperiencat e tyre të mëparshme në edukim dhe me kushtet familjare të rritjes së tyre. 10 mësues, ose 20 % mendojnë se stilet e të nxënit lidhen me prejardhjen e nxënësit, lidhjet gjenetike që nxënësi ka me familjarët. 5 mësues ose 10% e tyre e lidhin me nivelin mendor – kulturor – social të nxënësit. 5 mësues të tjerë ose 10% e tyre mendojnë se stilet e të nxënit lidhen drejtpërdrejt me aftësinë e mësuesit për të dalluar nxënësit sipas aftësisë së nxënies me të dëgjuar dhe të vizual.
Pyetja e 6. Pse duhen përzgjedhur metoda, teknika dhe strategji të mësimdhënies në orën e mësimit? Qëndrimet e mësuesit ndaj kësaj pyetje rezultojnë në këto përgjigje: 30% ose 15 mësues mendonin se përzgjedhja e metodave, teknikave dhe strategjive të mësimdhënies duhet bërë për të arritur rezultate më të mira në nxënie nga nxënësi. 20% ose 10 prej tyre, mendonin se përzgjedhja duhet bërë për nxënie më të shpejtë të njohurive nga nxënësi. 10% ose 5 prej tyre, mendonin se përzgjedhja është në varësi nga tematikat e njohurive që duhet të marrë nxënësi. 10% të tjerë ose 5 prej tyre mendonin se koha ka evoluar dhe përzgjedhja duhej bërë në përputhje me kurrikulën e re. 10% mendonin se përzgjedhja duhej bërë për një mbarëvajtje më të larmishme të orës mësimore. 10% mendonin se përzgjedhja është në përshtatje me një mësimdhënie interesante dhe njohuri të asimilueshme. 10% mendonin se përzgjedhja duhej bërë për të nxitur aktivitetin në nxënie të nxënësit.
Pyetja 7. Pse duhen përdorur burime të ndryshme të nxënit?
Burime të ndryshme të nxënit 10 mësues ose 20% i shfrytëzojnë për pjesëmarrje, bashkëveprim, vëzhgim si dhe për të mbushur kureshtjen e nxënësve.
20 mësues ose 40% i shfrytëzojnë për ta bërë më të lehtë nxënien në fusha të ndryshme të nxënies.
10 mësues ose 20% mendojnë përshtatjen efektive ne nxënie sipas nivelit të nxënësve.
5 mësues ose 10% i përdorin për ta bërë më të kuptueshme atë që përvetësojnë.
5 mësues të tjerë ose 10%, mendojnë se duhen përdorur burime të ndryshme për të nxitur më mire përvetësimin e koncepteve.
Pyetja 8. Pse duhet krijuar një mjedis i këndshëm dhe miqësor në klasë?
30 mësues ose 60% e tyre, mendojnë se duhet krijuar një mjedis i këndshëm në klasë, për lirshmërinë e nxënësit në këtë ambient.
10 mësues ose 20%, mendojnë se shkolla duhet të jetë e dashur për nxënësit.
5 mësues ose 10% mendojnë se mjedisi lidhet me hapësirën e nevojshme ku çdo nxënës pavarësisht prejardhjes të ndihet i barabartë me të tjerët.
5 mësues ose 10% mendojnë se duhet të krijojnë kushte që të shmangun frikën që i shoqëron nxënësit kur ata përballen me një mjedis të ri, të panjohur më parë.
Pyetja 9. Pse duhen njohur dhe trajtuar në mënyrën e duhur nxënësit e talentuar dhe ata që kanë vështirësi në të nxënë?
10 mësues ose 20% e tyre, mendojnë se duhen njohur dhe trajtuar në mënyrën e duhur të dy tipet e nxënësve për të rritur potencialin e tyre.
20 mësues ose 40% e tyre, mendojnë se duhet të zhvillohen prirjet e secilit.
10 mësues ose 20% e tyre, mendojnë se duhen njohur dhe trajtuar në mënyrë të duhur që të mos pengojnë njeri-tjetrin në mbarëvajtjen e të nxënit.
10 mësues ose 20% mendojnë se duhet integruar në mënyrë të diferencuar secili prej tyre, në përshtatje me nivelin e nxënësit.
Pyetja 10. Qasja e re kurrikulare që përqendrohet në zhvillimin e kompetencave të nxënësit kërkon ndryshime në metodat dhe format e punës. Si mendoni ju, pse janë efektive këto ndryshime?
30 mësues ose 60% mendojnë se ndryshimet janë efektive sepse përshtaten me zbatimin e kurrikulës.
10 mësues ose 20% mendojnë se ndryshimet janë efektive sepse i japin lirshmëri mësuesit në përshtatje me nevojat e nxënësit.
8 mësues ose 16% mendojnë se ndryshimet janë efektive se shkojnë paralel me natyrën e re të mësimdhënies.
2 mësues ose 4% mendojnë se ndryshimet nxisin bashkëveprimin dhe ndërveprimin mes mësuesit dhe nxënësit.
Pyetja 11. Si e vlerësoni ju lirinë për të përzgjedhur përmbajtjen, metodat, format dhe kushtet për të arritur rezultatet e të nxënit?
100% e mësuesve ose 50 të anketuarit pohuan se liria për të përzgjedhur përmbajtjen, metodat, format dhe kushtet për të arritur rezultate në të nxënë janë pozitive dhe shumë të mira.
• 52% gjithnjë 32% shpesh 16% rallë 0% asnjëherë

A e zhvillon kureshtjen të mësuarit me kompetenca?
Sa ndikon aparati pedagogjik?
Si konceptohej lidhja e të nxënit në klasë me nxënien në shtëpi?
Vëzhgim:
a. Në të mësuarin me objektiva përgatitja në punën mësimore (ose ndryshe, hyrja), është etapa më e rëndësishme e organizimit të orës mësimore, suksesi i kësaj etape varet se çfarë qasje bën mësimdhënësi nga ana e tij, për të mundësuar realizimin e etapave pasardhëse, prandaj mund ta quajmë çelësin e nevojave në procesin e mësimdhënies.
Përmes vlerësimit, konstatojmë suksesin dhe mundësitë e nxënësit për përvetësimin e dijeve, gjithashtu vlen të theksohet se mund të zbulojmë prirjet për kreativitet, përparësitë dhe dobësitë në mësim të çdo nxënësi, qëndrimin ndaj mësimit, aftësinë e të vlerësuarit kritik.
Mund të themi, se kontrolli dhe vlerësimi i diturive të nxënësve, si etapë me peshë në organizimin e punës mësimore, s’ishte i plotë dhe objektiv, i drejtë dhe i saktë, sepse mësimdhënësi gjithmonë duhet të merret me tërë klasën e jo vetëm me nxënësit e mirë, rezultatet e arritjeve të nxënësve t’ i bëjë publike si dhe të krijojë formatin e nxënësit që nxë për tërë jetën.
1. Analizë e pyetësorit:
Tabela 16. Rezultatet

Pyetja Përgjigjja Norma %
Aspak Dakord Aspak Dakord
1. Më pëlqen moment kur mësuesja na nxit të plotësojmë me fjalë kyçe (evokimi- parashikimi) 50 100%
2. Më pëlqen momenti kur shkruaj (përforcimi) 2 28 2% 56%
3. Më pëlqen momenti kur diskutoj në grup (punë në grupe), realizimi – 37 0% 74%
4. Më pëlqen momenti kur bëj diktim (të kuptuarit) 5 27 10% 54%
5. Më pëlqen kur flet vetëm mësuesja (informacioni i ri) 25 15 50% 30%
6. Më pëlqen kur në mënyrë të lirë, atë që mësojmë e lidhim me jetën (situatë e të nxënit) 5 35 10% 70%
7. Më pëlqen rubrika kur vlerësojmë njeri-tjetrin. 10 35 20% 70%
8. Më pëlqen kur pyetëm në tabelë para klasës 35 10 70%

Konkluzione dhe rezultate: Në pozicionin e mësimdhënëses do të ndalemi pak më tepër pasi me të janë lidhur shumë faktorë që ndikojnë drejtpërdrejtë në procesin e mësimdhënies dhe nxënies. Për këtë çështje Heargreaves duke komentuar në një tekst të Huberman-it mbi trajektoret e karrierës profesionale argumenton se: “mësuesit nuk kanë thjesht punë. Ata kanë jetë personale dhe profesionale gjithashtu, pra të kuptosh mësuesin do të thotë të kuptosh personin që vetë mësuesi është” . Së pari: Një mësues duhet të zotërojë aftësi pedagogjike. 100% e të anketuarve, pëlqenin nisjen e mësimit me terma paraprakë.
Katër fushat e shfaqjes së aftësisë janë: prezantimi dhe shpjegimin e lëndës, dhënia e fidbekut gjatë mësimit, vlerësimi i nxënësve, dhe përshtatja e mësimit të diferencuar . Prezantimi i informacionit, dhënia e shpjegimit, dhe përgjigja janë tre nga aktivitetet kryesore që përdor mësuesi në klasë. Qartësia në mësimdhënie është shpesh cilësia kryesore që e dallon mësuesin e mire. Mësuesi ekspert ka këto tipare në realizimin e mësimit : prezanton saktë detyrën e re, shpjegon qartë, dhe përdor një shumëllojshmëri metodash në shpjegimin e temave.
Sotto beson se qartësia e mësuesit kur shpjegon varet nga: Njohja shumë e mirë që ka ai për lëndën. Vlerësimi i temës si diçka që mësohet për herë të parë. Theksimi i ideve kyçe në atë që mësohet. Shpjegimi i gjërave në terma të thjeshtë .
VIJON…

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura