“PAVARËSIA” E MARRËVESHJEVE NDËRKOMBËTARE!

Fillimisht lexoni pastaj komentoni nëse doni!

“PAVARËSIA” E MARRËVESHJEVE NDËRKOMBËTARE!

“Pavarësia” e shpallur më 17 shkurt 2008 mbi themelet e Pakos së Ahtisarit, gjatë rrugës u bë plaçkë e pazarit!

Nga Sheradin Berisha

Sot në Bruksel Kosova e “pavarur” (me pakon e Ahtisaarit) është vënë në tavolinën e negociatave si plaçkë për kusuritje, e që ka të bëjë me interesa gjeostrategjike e gjeopolitike në raport me Serbinë dhe Rusinë, e cila po lufton në Ukrainë!

Zajednica për Serbinë është si një Donetsk i Ukrainës që e do Rusia! Dhe tani presionin më të madh për ta pranuar këtë “donetsk” të Serbisë e kemi nga Bashkimi Europian – SHBA dhe jo vetëm! Dhe nëse je kundër, qarqet politike dhe “analitike” në Kosovë të shpallin anti’amerikanë! Ç’është kjo çmendi ndër shqiptari?

T’I THEMI JO ZAJEDNICËS – DONETSKUT TË SERBISË!

Si erdhëm deri te plani franko – gjermano – amerikanë?

Të dhëna themelore

Plani franko – gjermano – amerikanë është derivat i të gjitha marrëveshjeve ndërkombëtare, duke filluar nga dialogu sekret SHBA-Serbi për një autonomi më të zgjeruar të Kosovës në Jugosllavinë e mbetur (Serbi – Mali i Zi), draftet e shumta të vitit 1998 – 1999 të ambasadorit amerikanë, Christopher Hill, që u finalizuan në marrëveshjen e Rambujesë (shkurt – Mars 1999), dialogu maj – qershor 1999: Millosheviç – Ahtisari ‘ Talbot ‘Çernormerdin (larg syrit të opinionit publik) për statusin e serbëve në Kosovën e pasluftës, marrëveshja e Kumanovës NATO – RSFJ (më 9 qershor 1999), Rezoluta 1244 e KS të OKB-së (më 10.06.1999), dhe një sërë marrëveshjesh të tjera ndërkombëtare që u finalizuan me Pakon e Ahtisarit (në shkurt 2007), për të vazhduar me gjashtë pikëshin e Ban Ki Munit të OKB-së, (qershor 2008), dhe vazhdimin e dialogut teknik (2011), i cili në fakt ishte politik nga viti 2012, për faktin sepse pas një sërë bisedimesh në Bruksel u nënshkruan 33 marrëveshje, dhe mbi të gjitha marrëveshja: Thaçi – Daçiç – Eshton, për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe (më 19. 04. 2013) dhe ajo për zbatimin e kësaj marrëveshjeje (Mustafa – Vuçiç – Mogherini) më 25 gusht 2015, për të ardhur deri te finalizimi i planit franko – gjermano – amerikanë, i cili ia vë kapakun themelimit të Asociacionit, Autonomisë politike territoriale etnike serbe në Kosovë si dhe përforcon statusin e kishave dhe manastireve serbe në këtë republikë të Ahtisarit, e cila s’ka lidhje me sakrificën sublime 100 vjeçare të shqiptarëve për pavarësi të plotë nga Serbia dhe jo vetëm!

Kush dëmtohet nga Plani franko – gjerman në formatin “merre ose leje”?

Kosova!

Pse?

Sepse mbi të gjitha Zajednica, pa diskutim është fitore për Serbinë, e cila territorialisht bëhet hisenik edhe në aspektin etnik!

Kjo e keqe ndryshohet duke u nisur nga realiteti!

***

ZAJEDNICA (ASOCIACIONI) ËSHTË EMBRIONI I SHUMË MARRËVESHJEVE NDËRKOMBËTARE TË ARRITURA PARA DHE PAS PAKOS SË AHTISARIT!

Nga Sheradin Berisha, Facebook 17. 06. 2017

https://pashtriku.org/zajednica-si-embrion-i-marreveshjeve-nderkombetare-do-te-zhvillohet-ne-nje-autonomi-territoriale-serbe-2/   
***

SI U ZHVILLUAN NEGOCIATAT E FSHEHTA SHBA – SERBI PËR STATUSIN E KOSOVËS, GJATË LUFTËS 1998 – 1999?!

/ Nga Sheradin Berisha

***

ËSHTË I ÇUDITSHËM PRESIONI I AMBASADORIT HILL PËR THEMELIMIN E ASOCIACIONIT, SI NJË KRAHINË AUTONOME E SERBËVE NË KOSOVË!

Nga Sheradin Berisha  

***

TALLJA E ESCOBARIT

DO TA KEMI ASOCIACIONIN, NËSE NUK PËRFSHIHET QEVERIA, DISKUTIMI ZHVILLOHET ME PARTNERË ALTERNATIVË DHE ME SHOQËRINË CIVILE”! / Nga Sheradin Berisha

========================

Në 16 vjetorin e protestës së 10 shkurtit 2007

SHPËRFYTYRIMI I REPUBLIKËS

Nga Sheradin Berisha

Më 10 shkurt 2007 u protestua në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Policia e UNMIK-ut hudhi bomba lotësjellëse, plumba gome dhe jo vetëm. E bëri tym e flak, plagosi dhjetra protestues e vrau dy të rinjë, Mon Balaj (26 vjeç) dhe Arben Xheladini (34 vjeç)!

Kundër kujt u zhvillua protesta?

Kundër pakos së Ahtisarit, decentralizimit – me formimin e komunave të reja etnike serbe, statusit të veçantë të „kishave dhe manastireve serbe“, dhe jo vetëm, të cilat u mitizuan gjatë historisë nga carllazarët kishtarë, nemanjiqët, dushanët, dinastitë e obrenoviqëvet, karagjorgjeviqëvet, pashiqëvet, drazhamihajlloviqëvet, dobricaçosiqëvet, e deri të millosheviqi, shesheli dhe pasardhësit e tij në krye me vuçiqin!

Pse?

Për të mos u shpërfytyruar sakrifica sublime e Adem Jasharit!

Sot ky shpëfytyrim po shpërfaqet në dialogim pa mbarim …!

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10215926566333441&id=1125324528

______

SHTOJCË

Grupi i papërgjegjshëm negociator i Kosovës!

OFERTA „HISTORIKE“ E GRUPIT TË UNITETIT – PËR FORMIMIN E KOMUNAVE TË REJA ETNIKE SERBE!

Shkruan: Sheradin BERISHA – Botuar më 25. 02. 2007

***

SHERADIN BERISHA: PAVARËSIA E PLOTË E KOSOVËS AS QË MUND TË IMAGJINOHET ME REZOLUTËN 1244! (NGA ARKIVI – DHJETOR 2007)

***

SHERADIN BERISHA: KAH PO SHKON KOSOVA? DUHESH ME QENË IDIOT E I PADINJITETSHËM, PËR TË THËNË SE DO TË JETË ҪDO GJË OK!

***

SHERADIN BERISHA: KOMPROMISET E KOSOVËS PËR ‘ZBUTJEN’ E SERBISË! (NGA ARKIVI I PASHTRIKU.ORG, NËNTOR 2008)

***

SHERADIN BERISHA: ÇFARË REPUBLIKE SHPALLËM MË 17 SHKURT 2008?!

***

REPUBLIKA E AHTISARIT ËSHTË DERIVAT I MARRËVESHJEVE NDËRKOMBËTARE DHE SI E TILLË ME MARRËVESHJE NDËRKOMBËTARE RREGULLIMI I BRENDSHËM PO DIZAJNOHET QË TË PËRFUNDOHET

—————-

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura
Read More

SHARLATANËT …

SHARLATANËT … Sharlatanët, halabakët, mashtruesit dhe hipokritët Nga Skënder Sadri KAPITI Sharlatanët, halabakët, mashtruesit dhe hipokritët janë fatkeqës…