DR.FADIL MALOKU: AMERIKËS I DUHEN SHQIPTARËT, MË SHUMË SE SERBËT!

Prishtinë, 24 shkurt 2019:
1. Donald Trump dhe Departamenti i Shtetit, NË RAST se edhe de jure e stimulojnë (politikisht), përkrahin (mediatisht) dhe e faktorizojnë (diplomatikisht) idenë e COPËTIMIT të Kosovës, ATA jo vetëm që do e shfuqizojnë gjeopolitikën rajonale të balancave që u krijua në vitin 1999, por, definitivisht do e dëmtojnë e kompromitojnë skajshmërisht besimin, miqësinë dhe aleatin më të dëshmuar historikisht në Ballkan – atë shqiptar!

2. Për gjithë këtë “skenar hipotetik apolkaliptik”, për Kosovën dhe faktorin shqiptar në Ballkan, NUK e fajsoj Washingtonin e as Brukselin, por, injorancën, hipokrizinë dhe mendjelehtësinë e KASTËS POLITIKE KOSOVARE, që “miqësinë” perëndimore e zhgënjeu (shkaku i krimit dhe korrupsionit kulminant); e keqkuptoj (shkaku, se menduan që shtetësinë dhe demokracinë duhet të ua ndërtojnë tjerët); e komprimitoj (shkaku se u vetëkënaq me improvizimin e shtetndërtimit);…
3. Në fakt, NËSE vërtetë ndodhë ky presedan (e me Donald Trump, po shihet se gjithçka është e mundur) në politikën e jashtme amerikane, shqiptarët e shekullit XXI, duhet t’i përshtaten rrethanave të reja; gjeopolitike e gjeostrategjike, në mënyrë që Projektin e faktorizimit në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ta kërkojnë gjetiu… Ose, thënë më thjeshtë, duhet ta kenë “në xhep, Planin B”!

____________________
Shtojcë e pashtrikut
SHIRLEY CLOYES DIOGUARDI: SHBA’ja DHE BE’ja NË KOSOVË NGRITËN ELITA POLITIKE TË KORRUPTUARA
!
Pashtriku.org, 14. 10. 2015 – “Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara ushtruan presion të madh mbi LDK-në, e cila fitoi 30 vende në zgjedhjet e fundit të Kosovës, që ta linte koalicionin (Bllokun V’LAN) dhe të formonte koalicion me PDK-në, e cila fitoi 37 vende në Parlamentin me 120-vende. Perëndimi preferoi status-quo (në Kosovë) në mënyrë që të çonte përpara politikën e saj që ta paqësojë Serbinë, të cilën ata në mënyrë të gabuar e shohin si motorrin e ardhshëm të zhvillimit ekonomik dhe politik në Europën Juglindore… Bashkimi Europian e ka dështuar popullin e Kosovës duke bërë retorikë të thatë për sa i përket dhënies fund të korrupsionit dhe krimit të organizuar në Kosovë dhe fuqizimin e sundimit të ligjit, përderisa në të njëjtën kohë bëhet bashkë me anëtarët e korruptuar të elitave politike të Kosovës…
Qeveria e SHBA-ve gjithashtu e ka dështuar popullin e Kosovës duke iu bashkuar BE-së në ngritjen elitave politike të korruptuara të Kosovës. Në këtë proces, Amerika e ka abuzuar fuqinë e saj tek shqiptarët, grupi etnik më pro-Amerikan e pro-demokraci në Evropën Juglindore. Duke ia dorëzuar pushtetin pas luftës pothuajse pa përjashtim atyre që do t’u bindeshin kërkesave të Perëndimit…” – kështu ka thënë Shirley Cloyes Dioguardi, (gruaja e shqiptaro-amerikanit, Joseph J.DioGuardit) në një analizë të publikuar më 29 dhjetor 2014 me titull: “CONFRONTING THE ROOTS OF KOSOVA’S DOWNWARD SPIRAL” (KONFRONTIMI I RRËNJËVE TË TATPJETËS SË KOSOVËS). Këtë analizë në shqip e ka përkthyer Luan Mazreku. Në vijim lexoni të plotë (në shqip dhe anglishtë) analizën e znj. Shirley Cloyes Dioguardi. (Editori i pashtriku.org, sh.b)
Më gjerësisht lexoni këtu:
https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=4514

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura