Prishtinë, 16. 07. 2015 – (Kundërshtimet e Gjeneral shtabit serb me Qeverinë serbe rreth mënyrës së shpërnguljes së Shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit 1877) – Kundër shpërnguljes së shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit ishte deklaruar hapur Komandanti i njësisë elite të ushtrisë serbe gjenrali Jovan Velimiroviq. Ky gjenral ishte deklaruar kështu sepse kishte kontakte me shqiptarë. Kishte kontaktuar me popullatën shqiptare, para se Knjazi Millan Obrenoviq t`ua dërgonte shqiptarëve një proklamatë për t`ia pranuar ushtrinë e tij, për t’u siellë ndaj saj si lojal dhe si qëndrim të tillë kishte dhënë premtime se nuk do të shpërngulen por do të konsderohen dhe do t`ua garantonte të gjitha liritë qytetare. Në frymën e qëndrimit të Gjenralit Velimiroviq, kishin marrë qëndrime dhe shumë oficerë të tjerë serbë. Lidhur me këtë gjenerali Dragutin Franaseviq, më vonë e zbulon faktin se Qeveria parafashiste serbe e kishte suspenduar gjenralin Jovan Velimiroviq nga detyra për një kohë duke shpallur se “ka marrë pushim”. (AS. MUD. Sluçaj Jovana Velimiroviqa 1879).
Për kthimin e shqiptarëve në trojet e tyre do të reagojë Ministri i Punëve të Jashtme të Portës Safet Pasha, në shkallë provizore, sepse kishte probleme me varfërinë dhe kushtet nën të cilat po vdisnin muhaxherët shqiptar nëpër Vilajet. Për këtë tragjedi Safet Pasha, iu drejtuar ambasadorit të Serbisë në Stamboll. Por, do të marrë përgjegje se “shqiptarët vet janë shpërngulur me dëshirë sepse nuk mund ta durojnë pushtetin e kryqit, sepse janë mësuar me gjysëmhënën, sepse kanë luftuar me të gjitha mjetet kundër ushtrisë sonë”. Kjo rrenë hipokrite pansllaviste serbe, ishte më tepër se parafashizëm, të cilin Fuqitë Evropiane si në orkestër e lejonin dhe e ndihmonin me të gjitha mjetet, hapur dhe në msheftësi, pa dallim. Dikush ndihmonte me para, dikush me oficerë, dikush edhe me armatim të rëndë, për t`i friguar shqiptarët dhe për t`i bërë ma të dobët në frontin e luftës. Shqiptarët duhej të luftonin me pushkë, ndërsa serbët i digjnin fshatrat me topa të kalibrit të rëndë. Ato armë ua siguronin pa pagesë të gjashtë fuqitë evropiane pa dallim. Bile ato bënin gara se kush po i ndihmon Serbisë më tepër. Të kuptohemi se më së paku e ka ndihmuar Rusia!!! E vërteta, sa për sy e faqe si thuhet përfaqsuesi anglez dhe ai rus (Labanov) në Stamboll, do të sugjerojnë që shqiptarëve t`u mundësohet kthimi, por jo pushteti i Padishahut, për të pas hapësirë manovruese që të nominohen shqiptarët se nuk e durojnë pushtetin “kryqtar”, të Serbisë që doli si e pavarur nga Kongresi i Berlinit (1878). Dokumentet frange, gjermane, ruse dhe italiane flasin për këshilla mizorishë që siguroheshin sebët se nuk do të përgjigjen për asnjë krim që bëhej n` emër të njëfar kryqzate të pashpallur zyrtarshit. Shqiptarët e Sanxhakut të Nishit, e them me kompetecë faktesh, se u shfarosen vetëm pse ishin të rreligjionit musliman. KJo është e vërteta e pakontrestueshme e Evropës së imperializmit parafashist. Sidomos në këtë “valle trishtuese dhe tragjike” prinin diplomatët dhe politikanët francezë.
Lidhur me këtë shënohen në këtë kohë dy rryma politike për dhe kundër në lidhje me shqiptarët: Një që “shqiptarët me asnjë çmim nuk është dashur të shpërngulen, qëndrim ky që e përfaqsonte Labanovi-rus dhe anglezi Goshen 1881”; Dy, “që shqiptarët duhet të vriten kudo që gjinden në Sanxhakun e Nishit dhe afër kufirit, që e përfaqsonte Ambasadori Francez në Stamboll dhe e toleronin diplomatët e Wjenës, Berlinit dhe Romës. Tragjedia shqiptare do të mbetet plagë që kullon dhe sot, vetëm mund të vajtohet historikisht. Shpëngula e shqqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit dhe disa viseve tjera është dhe mbetet tragjedia më e madhe kombëtare shqiptare në shekullin XIX-të.
Çka prezenton mëtej Akademik Kristaq Prifti në veprën e tij monumentale?
Në kreun e pestë, prezentohet ndarja administrative dhe statistikat e popullsisë 1881-1893. Edhe në këtë hapësirë të studimit monumantal përthekohet popullsia në shkallë vilajeti, në shkallë sanxhaqesh dhe kazashë. E shënojmë këtu, se gjatë kësaj kohe standardizohet koncepti territorial – administrativ: Vilajet-Krahinë; sanxhak-çark; kaza-rreth; nahi-komunë; lokalitet, kuptohet me një variabile, sepse Stambolli kurrë nuk mbante ligjësinë konstante në amplitiuda kohore të gjata përpos sheriatit. Kjo është koha e tragjedisë më të dhimshme shqiptare. Me një anë okupatori anadollat me 16000 procese gjyqsore kundër akterëve të Lidhjes Shqiptare të Prizremit 1879-1986 , në anën tjetër fuqitë evropiane me ekzekutorët serbë ishin ata- të gjithë që e finalizuan tragjdeinë shqiptare.
Kaptina e gjashtë, përthekon popullsinë në shkallë vilajeti nga viti 1896 e deri më 1900, pa lënë anash sanxhaqet e Shkupit me kazatë përkatëse; Sanxahku i Prishtinës me kazatë përkatëse; Sanxhaku i Prirenit me kazatë përkatëse; Sanxhaku i Pejës me kazatë përkatëse; Sanxhaku u Jenipazarit me kazatë përkatëse dhe Sanxhaku i Plevlës me kazatë përkatëse. Në këtë kaptinë pas prezentimit të austriakut që regjistrimi të ketë poentën e përkatpsisë kombëtare, tani shënohet edhe një risi duke siellë rrezultate sipas gjinisë, sipas grupmoshps, sipas përkatësisë fetare dhe strukturës etnike. Tani duhet të theksojmë se Vilajeti – Krahina – provinca i kishte në krye administratorin apsolut me organet e vilajetit që quhej vali. Sanxhaku-çarku distrikti, i kishte organet e veta admisnitrative që drejtoheshin nga myteserifi. Kazaja – rrethi-arrondissmenti, i kishte administarorin e saj që quhej kajmekam. Nahija- komuna-kantoni, i kishte adminstraorin e vet që quhej Mydyr. Lokalitetin, villazhin e drejtonte administratori që quhej muhtar-kryeplaku- (kryebashkiaku jo në kuptimin e sotëm).
Në kreun e shatë, prezentohet Vialjeti i Kosovës me statistika nga viti 1902 e deri më 1904. Lidhur me këtë kur të studiohet popullsia e Perandorisë Osmene deri më 1908, përkatësisht deri te Rrevolucioni Xhonturk, popullsia provohet me dinakëri të denominohet se përbëhet prej dy taborreve “kundërshtare”, dukeri kjo që ishte edhe shumë më herët, por që tani theksohet pëpr shkaqe politike në Milet-qytetarë myslimë dhe Milet-qyterat i krishterë. Struktura etnike sikur provohet me forcë që mos të prezentohet fare, por ajo mbetet se mbetet dhe nuk mund të injorohet. Këtu qëndron ana rreaksionare e perceptimit dhe trajtimit të politikës kombëtare nga ana e xhontruqëve, filozofi politike kjo që e sollën xhontruqit nga Parisi si “risi polike moderne”.
Vetëm njohsit e shkelqyer si Sealmi Pulaha, Skender Rizaj, Kristaq Prifti, do të deshmojnë aftësi të gjejnë rrezultatntën e pëprkatësisë kombptare në këto mjegulla politike anadollako-franceze. Sa kam informta një studim krahasimtar për Mesjetën (1455), është kah e përgatitë Iliza Rexha, sepse në botimin e rrezulateve të regjstrimit të popullsisë së asaj kohe janë bërë shumë FALSIFIKIME me qellime politike me rastin e leximit të dokumentit bazë. Ky botim do të ishte edhe një fundament bazë për këtë TAPI të Kosovës.
Në kaptinën e tetë, prezentohen statistikat e përgjithëshme të Vilajetit të Kosovës në vitet 1905-1907. Pasatj studiuesi mund t`i sigurojë statistkat e popullsisë nepër Sanxhaqet e Shkupit me kazatë pëprkatëse; Sanxhakun e Prishtinës me kazatë përkatëse; Sanxhakun e Prizrenit me kazatë përkatëse; Sanxhakun e Pejës me kazatë përkatëse; Sanxhakun e Senicës me kazatë përkatëse dhe sanxhakun e Plevlës me kazatë përkatëse. Në lidhje me faktet statistikore që prezentohen të plota për herë të parë, studiuesit mund të informohen në detale lidhur me Defterin e vitit 1910 lidhur me rregjistrimin e popullsië dhe të pronës. Këto rrezultaete nuk endryshojnë proporcionin e përqindjes së poipullsisë në nivel Vilajeti, prandaj autori jep përfundime udhëzuese definitive, duke përmbyllë këtë studim monografik monumantal me kërkesa që studimet nuk duhet të ndalen sepse shkenca mbetet “oqean” i pafund.
Si përfundim, duhet të konkludojmë se më 3 korrik 1910 me urdhër të Sulltanit, Valiu i Kosovës, Maxhar beu, do t`i themelon 41 komisione shtetrore për ta bërë regjistrimin e popullsisë (nefusëve) dhe pronave në përgjithësi. Valiu i Kosovës Maxhar Beu, për opinion kishte lëshuar këtë informatë për themelimin e komisioneve profesionale. Çdo komision përbëhej prej dy sekretarëve (funksioni i parë dhe funksioni i dytë), të cilët ishin profionist për çështje të tapive. Komisionin pastaj e përbënin edhe : një nëpunës i Gjyqit të Sheriatit, dy gjeometër dhe dy natarë në cilësinë e deshmitarëve kur kontrolloheshin tapitë dhe numroheshin nefusët. Detyra e tyre ishte që ta bëjnë regjistrimin e pronës dhe të tokave të tjera në Vilajet.Me rastin e regjistrimit, poseduesi, thuhet në dokument, është i detyruar t`ia deshmoi komisionit (2+1+2+2) personalisht dokumentin zyrtar mbi pronën. Komisioni duke u konsultuar me Këshillin e fshatit (muhtarin dhe një fshatar ndër më të vjetrit), për ta vëretetuar saktësinë e deshmisë duhet tpë tregoi dokument zyrtar dhe pastaj prona regjistrohet në Regjistrin kryesor n` emër të pronarit. Këtë realitet politika pansllaviste serbe e kundershtonte sepse aspironte në politikë koloniale që e zabtoi në vijim , deri më 1999.
Sa i takon pronave që shfrytëzohen përmes vërtetimeve (pa tapi përkatëse) me të cilën do të deshmohej e drejta e pronës si dhe pronat e fituara nga FALJET (këtu Komisioni kishte të bënte me statusin e muhaxherëve që në Kosovë nuk ishin të pakët me fajin e Serbisë, sepse i kishte dëbuar me dhjeta mija familje nga Sanxhaku i Nishit dhe Pirotit), çështja udhëzohet Komisioni “duhet të zgjidhet përmes deshmisë së Këshillit të fshatit, ku dorëzan (deshmitar) do të figuronte Muhtari (kryebashkuiaku). KJo do të thot se Këshilli i Fashtit, duhej të deshmoi se në emër të kujtë është e regjistruar prona më parë dhe në çfar mënyre i është dhuruar pronarit të rinjë, përkatësisht duhet të dokumentohet se kush është pronari i vërtetë me TAPI. Sa u takon pronarëve që figurojnë n` emër të dikujtë tjetër dhe dorëzimi i tyre është bërë përmes vëretetimeve të rëndomta, ose poseduesit (shfrytzuesit) nuk kanë kurrfar tapishë me të cilat pranohet e drejta e pasurisë (pronës) , Këshilli i fshatit dhe lagjës nepër qytete vendosë definitivisht me këto kushte që vijojnë. Në rast kontesti rreth pronës kur komisioni nuk mundet të gjejë zgjidhje, çështja kalon në kompetencë të gjykatës. Por gjykatat kanë për detyrë, thuhet në dokumente, t` i marrin rrezultatet e komisioneve kompetente.
Pas kryerjës së regjistrimit, Komisioni kishte për detyrë që seiclin posedues ta bëjë me vërtetime të reja dhe të vjetrat t` i grumbullojë për ruajtje me afat të pacaktuar.Dokumentet e vjetra i mbeteshin të bashkangjitura atyre që jipeshin si të reja. Komisioni kishte për detyrë që pronat t`i vlerësojë se çfarë çmimi kanë. Kundër lartësisë ose ultësisë së çmimit, poseduesit mund të ankoheshin me dokumente në gjyq,e duke deshmuar të dhnat më të vjetra.
Në dokumente jipet edhe verdikti rreth disa pronave që i kërkonin serbët që i kishin lëshuar më 1878 duke u vëndosë në Serbi në pronat shqiptare në Sanxhakun e Nishit dhe Pirotit, por pa pasë mundësi t`i mbulojnë kurrë sepse në numër ishin shumë të pakët.Madje, nga çdo kaza më së shumti ishin nga 3 deri në gjashtë familje. Kurse nga Sanxhaku i Nishin, Sanxhaku i Pirotit dhe qyetet figuronin mbi 28000 familje shqiptare që kërkonin tëkthehen por që Serbia zyrtrae brutalisht i refuzonte sepse ia kishte falë atë të drejtë Kongresi i Berlinit (1878). Lidhur me këtë duhet të japim shifrën e saktë nga dokumentet serbe se nga Kosova në Serbi ishin shpërngulë 1215 familje me prona pa tapi dhe pa dokuemente valide!!?. Lidhur me këtë çështje të shtruar nga qarqet diplomatike serbe (dragomnai i Konzullatit serb në Shkup), Valiu i Vilajetit të Kosovës kishte lëshuar një përgjegje me shkrim se: “çështja e pronave kontestuese që është minore kur janë në pyetje serbët, do të zgjidhet në mënyrë diplomatike në mes qeverisë së Stambollit dhe asj të Beogradit, sepse Qeveria turke për këtë çështje nuk kishte siellë kurrfaar vendimi siç kishte vëndosë për emigrantët bullgarë. Kjo ka ndodhë, thekson Valiu Maxhar beu se në tridhjetë vitet e fundit emigrantët serbë, kanë shkuar në Serbi dhe janë vendosë në pronat e shqiptarëve shumfish më të vlefshme dhe i kanë shfrytzuar pa paguar kurfar takse, çështje kjo që e ka favorizuar vet pushteti i Beiogradit. Proprcioni i kontestit të këtyre pronave është 1 me 2800 në dëm të shqiptarëve. Në fund Valiu e jep edhe këtë konkluzë nga Komisioni qendror dhe 41 komisonet në terren se regjistrimi i nefusëve (banorëve-qytetarëve) po shkon normalisht me përjashtim të Llapit dhe Drenicës ku komisionet zyrtare të pushtetit nuk lejohen të hyjnë, sepse janë lëshuar disa denime me vdekje për hskak të kryengritjes në mars-prill 1910. Në fund , thuhet në raport, rregjistrimi në Vilajet po shkon normalisht nga Jenipazari e deri në jug. (DASIP. Pov. Nr. 31. 5 VII 1910, Raport special i nënshkruar nga J. M. J).
Fati i dokumentacionit nga regjistrimi i pronës dhe popullsisë më 1910?
Dokumnetacioni i përpiluar nga Komisionet do t`i dorëzohet Komisionit Qendror më 8 XII 1910 në Shkup në prani të Valiut. Dokumentacioni për shkak të neglizhencës do të mbetet aty, thuhet në disa informata zyrtare. Me rastin e okupmit të Vilajetit të Kosovës nga Serbia, dokumentacioni, sipas një informate do të bartet në Beograd. Por, i njejti dokumentacion, pas okupmit të Beogradit më 1915 nga Auastrohungaria, dokumentacioni do të bartet në Wjenë, do të na thot R. Chvanke. Lidhur me këtë, një verzion tjetër “dëshmon”, se dokumentacioni për regjistrimin e nefusëve (qytetarëve) dhe të pronave nga viti 1910, është trasferuar nga Shkupi në Sofje më 1916. Në tërë këtë “mjegulli” politike, një e vërtetë duhet të publikohet se numri i popullsisë dhe përkatësia e pronave, ishte në shkallë APSOLUTE në favor të shqiptarëve. Mu për këtë dhe jo vetëm për këtë, Mbretria e Serbisë dhe Mbretria e Bullgarisë kanë pasë intertes që dokumentacionin mos ta dorëzojnë, të mbetet informatë inkognitive sepse pastaj mjegullat politike më i shpërndar është më lehtë. Sa i takon Wjenës duhet të themi se pengesë do të na thuhet ishin dhe mbeten gjithëmonë “gjuha e vështirë për zbërthim”. Ajo gjuhë kurrë nuk ka qenë “pronë” shkencore në Wjenë. Së këndejmi, vepra MONUMENTALE e Akademik Kristaq Priftit, Popullsia e Kosovës 1831-1912, është një forcë vigane që i shpalosë të gjitha dilemat se çka ishte dhe është Kosova. Vepra e Akademik Kristaq Priftit , Popullsia e Kosovës 1831-1912, është një vrejtëje srioze shkencore dhe kombëtare për të gjithë ata që i njohin germat arabe dhe shenjat osmanishte e NUK BËJNË ASGJË. Kombi nuk mbahet nga “dietarët me dua” dhe moralizim duke na siellë mjegulla për të kaluarën, por kombi dhe ZOTI gëzohen atëherë kur i ndihmohet së vertetës objektive, për ta gëzuar kombi ate që i takon. Verpra monumentale e Akademik Kristaq Priftit, i ka siguarar Kosovës atë që i takon shkencorisht. E ka siguaruar TAPIN e KOSOVËS, se pse Kosova është burimisht një NYE ku aleancat fetrae dhe besimet politike shkrihen para realitetit BESE për të mbijetuar ndaj të gjitha mësyemjeve koloniale.
Tradicionalisht për Kosovën është shkruar si një “tokë e premtuar”, e gjetur nepër dokumente sidmos duke fetishizuar të ashtuquejturën “Luftën e Kosovës 1389”. Kjo “luftë” që deshifrimi i dokumenteve osmane e lakuriqon, e nxjerr, e sheshzon si “luftë” e pandodhur fare (sipas dorëshkrimit të pabotuar të Gergie Ostrogorskit, Histria Vizantije”, si luftë që është zhvilluar në mes Sulltanit shumë të drjtë dhe fëmijëve lakmiqarë për fron. E themi këtë sepse çarkullimi i informatave sidomos në shekullin XIX ishte një “e vërtetë e burgosur” , pa dritë, pa informacion jete. E pra libri i Akademik Kristaq Priftit jep informacionin e jetës së jetuar, e xhveshë jetën imagjinare dhe të projektuar nepër kancalaritë e Beogradit, Peterburgut, Stambollit e gjetiu nga bestutnitë shovinste serbe etj.. Çka është shumë domethënse, vepra MONUMENTALE e Kristaq Priftit, çështjes nuk i vë pikë, por kërkon informacione jete, që jeta të vazhdojë se pse kjo trevë Dardane nuk mund të mbetet “Tokë infinitive-tokë e paligjëshme”, për të krijuar Beogradi shansa që ta riokupojë, si pretendojnë të japin çmime serbët sa herë që shqiptarët luftuan dhe lanë prova të pa kontestueshme se e kujtë ishte dhe është e do të jetë kjo trevë e pasur dhe e varfur, e dobërt dhe e fuqishme, në tërë historinë e saj, sepse këtu, mu këtu të gjitha pernadoritë e kanë thyer qafen. Lidhur me këtë, në bazë të dokumenteve që i posedojmë, duke u friguar rreth ngritjes së çështjes së pronave shqiptare në trevat që ia dhuroi Principatës së Serbisë Kongresi i Berlinit (1878), konsullatat e Serbisë në Shkup dhe Prishtinë (1905-1908) do t` i nxisin nja 316 familje serbe që të nakohen te valiu i Kosovës ndaj “uzurpuesëve shqiptarë”. Por, kur mësuan përgjegjën se cilat janë faktet e pronësisë, Beogradi pushoi së kërkuari “kompenzimet”(1908). Në lojë për kërkim të “kompemzmit” mbeti vetëm Manstri i Deçanit me programi fashist “çka dëshiron Serbia”. Këtë program Serbia e rrealizoi me fuqinë e armëve (tetor 1912) , me përkrahjen e fuqishme të Fuqive Evropiane (Rusi, Francë, Angli-Antantë; Gjermani, Austrohungari, Itali-Boshti), pa asnjë reagim, por me instruktorë oficerësh kulminatë nga të gjashtë Fuqitë. Këtë realitet të tregtisë me toka shqiptare e vërtetoi Konferenca e Londrës (1913, 1915).
Në këtë kohë, gjithnjë sipas dokumenteve evropiane (Wjenë, Paris, Peterburg, Beograd, Stamboll…), Mbretëria e Serbisë dhe Malit të Zi, do t`i fillojnë tri operacione: ta deportojnë popullsinë shqiptare sidomos të Vilajetit të Kosovës dhe Manastirit në Anadoll dhe për këtë i ndihmuan 395 anije evropiane (i deportuan rreth 350 000 frymë, duke m os i llogaritur edhe ata që i kishin nën 6 vjeqë dhe ata që kalun nepër rrugët tokësore-HB); për kolonizimin dhe sllavizimin e Kosovës dhe për konvertimin e të gjithë shqiptarëve të “mbetur” në “pravosllavë” , me qëllim denacionalizimi. Në këtë nye me “tri lidhësa” ka vazhduar politika e Naçertanisë gjatë gjithë shekullit XX-të. Triumfin e kësaj lufte e ka penguar vetëm lufta dhe deshira e shqiptarëve për të jetuar në vendlindje . Tapinë e asaj vendlindje me këtë vepër monumentale e ka siguruar Akademik Kristaq PRIFTI. Serbia zyrtrae kurrë nuk ka qenë e intersuar që të dihet përkatësia e PRONËS dhe numri i popullsisë sipas përkatsisë kombëtare nga viti 1910, sepse faktet nuk ishin në favor të saj. Mu për këtë, “shkenca” politike dhe rreligjioze serbe ka luftuar me çdo jet që numri i shqiptarëve në ish Vilajetin e Kosovës të mbetet temë tabu. Tani letrat janë të hapura dhe Libri i Akademik Kristaq PRIFTIT folë vet me fuqinë e argumentit.
Ta ketë pra këtë monumentet shkencor çdo bibliotekë, çdo familje, çdo njeri patriot që i thot veti shqiptar, që zemra i rrah shqip, që mendja i rimon shqip, që fëmijëtë e fëmijëve i flasin dhe do t`i flasin shqip, sepse Kosova nuk ka krijuar komb tjetër me luftën e saj të drejtë, përpos që ta vërtetojë se jemi shqiptarë të Shqipërisë së moçme, Shqipërisë liguistike dhe natyrale. Le ta lexojnë këtë libër monument edhe ata që janë kundër shqiptarëve-kundër së vërtetës, pse jo , ne jemi të gatëshëm para botës së civilizuar ta mbrojmë vetëm të vërtetën. E pra intelktualë, klerikë dhe ylkema që i thono veti, çka keni kontribuar në leximin dhe deshifrimin e nja një milionë dokumenteve në osmanishte, përgjegjën e pret kombi. Akademik Kristaq Prifti, Selami Pulaha ,Skender Rizaj me sutudentët e tyre e kanë hap rrugën. Ju e keni tani e tutje timonin në dorë. Shekulli XXI është dhe si duket do të jetë shekulli i informatës. Kush e ka informatën do të hecë përpara, qoftë edhe nga shekujtë e kaluar.
Kristaq Priftit, Kosova dhe populli që jeton në te i mbetet falenderues për sigurimine TAPISE, që nuk do të ketë gjykatë as forcë që ta kontestojë ma. Krenohem që isha dikur (1972) e jamë edhe sot student i tij prej të cilit mësohet, mendohet dhe shkruhet se çka është shkenca.
Çështja e “dominimit dhe imperiumit” me konventa ndërkombëtare
Mretria e Serbisë çështjen e shfarosjes së popullsisë shqiptare nuk do të pushojë as në shekullin Njëzetë. Do të marrë kohë pas kohe fushata duke bërë sërish pazare me Turqinë që shqiptarët të deportohen në Anadoll me fuqinë e shtetit me detyrim, sidomos më 1913.
Fushata e dytë, pas vitit 1877 e dëbimit të shqiptarëve, do të ngjajë pas Luftës ballkanike në tetor 1912. Rrezultati ishte mbi 500 000 shqiptarë, turqë , çerkezë dhe boshnjakë të deportuar. Fushata e dytë ishte 1918-1941. Më 1938 Mbretëria e Jugosllavisë do të lidhë Konventë me Republikën e Turqisë për t` i deportuar shqiptarët e robëruar në Jugosllavi nga 1 prilli 1939 e deri në prill 1944 (Konventa është botuar në origjinal më 1980 në “Gjurmime Albanologjike”, Prishtinë). Siç dihet këtë konventë fashiste e pengoi Lufta e Dytë Botërore. Të njejten do ta “ratifikojë”, në mënyrë orgjinale më 1953 J. B. Tito me Ministrin e Punëve të jashtme të Turqisë Fuat Kyprili që quhej “Marrëveshja Xhentelmene” për deportimin e shqiptarëve në vilajetin Mysh të Anadollisë (Edhe kjo Marrëveshja është botuar e plotë, aq sa dihet). Lidhur me këtë duhet thkesuar se shefi i Xhenral Shtabit të Turqisë, gjenerali Jamut, do të i thot gjeneralit Jugosllav Jakshiq tekstualisht më 1953 në Ankara: “Jam krenar që jam takuar dy herë me Hitlerin. Turqia në Luftën e Dytë Botërore ishte neutrale. Por na i dërgoni sa më parë ata Aranutët dhe nëse ngrisinë kokë si po thoni ju, ne do t`ua bëjmë më zi se Hitleri Hebrenjëve”.(Dokumenti posedohet: Shiqo “Pakti Ballkanik 28 II 1953 në Ankara, Jugosllavi, Greqi, Turqi; Plani për ndarjen e Shqipërisë në mes Jugosllavisë dhe Greqisë, dhe plani politik i panjohur kurrë për shfarosjen e Shqiptarëve në Jugosllavi-d. pov 1953 KEF)). Ja lexues i nderuar se për të katrtën herë po na përgatitjej kasaphanja për shqiptarë sikurse ajo e Sanxhakut Nishit më 1877. Serbia nuk do të ndalet. Më 1999 provoi për herë të fundit të na shfarosë dhe bëri gjenocid të paparë. Ky realitet është përezent në çdo faqe të libirit monumnetal të Kristaq PRIFTIT, kuptohet gjatë shekullit XIX-të. Libri në fund prezenton një regjistër të emrave që deshmon për seriozitetin dhe përkushtimin shekncor të autorit. E urojmë dhe e përgëzojmë për këtë punë vigane në shërbim të së vërtetës objektive shkencore.
Në fund, duhet të theksojmë se Akademik Kristaq PRIFTI ia ka vu themelet demografisë historike si shkencë ndihmëse e historisë. Me këtë monografi ka vërtetuar se kjo shkencë e re ka një vend të merituar dhe mbetet pikmbështetje kryesore për tapinë e Kosovës për Kombin Shqiptar.
– FUND –
_____________
PJESA E PARË:
DR.HAKIF BAJRAMI: TAPIA E KOSOVËS NË VEPRËN E AKADEMIK KRISTAQ PRIFTIT “POPULLSIA E KOSOVËS 1831 – 1912” (1)
https://pashtriku.org/?kat=45&shkrimi=4304
***
PJESA E DYTË:
DR.HAKIF BAJRAMI: TAPIA E KOSOVËS NË VEPRËN E AKADEMIK KRISTAQ PRIFTIT “POPULLSIA E KOSOVËS 1831 – 1912” (2)
https://pashtriku.org/?kat=45&shkrimi=4305