DR.JAKUP KRASNIQI: KUR KRIMINELI I LUFTËS PRITET SI HERO NË SERBI! / FOTO * VIDEO/

Prishtinë, 05. 12. 2015: Lirimi i Vladimir Lazareviq-it, i dënuar në Hagë për krime lufte, është pritur në Serbi si hero. Kjo është dëshmia më e mirë sesa të thella janë në “Serbinë e re” rrënjët e krimit e të gjenocidit që ka ushtruar regjimi serb në Kosovë. Ky rast do të duhej t’ju fliste diçka qeveritarëve tanë, të cilët janë në gjendje t’i qërojnë hesapet me opozitën e bashkuar, e cila është vërë në mbrojtje të interesit kombëtar e shtetëror të vendit.
Qeveritaret tanë duhet ta nxjerrin mësimin e duhur, nga zyrtari i lartë i Serbisë i cili hynë në Kosovë sa herë të dojë e pa ia prishur timin e duhanit. Ja çka thotë Vulini për lirimin e Vladimir Lazareviq-it, të cilin dje e priti në aeroportin e Nishit, të dënuarin e Hagës, gjeneralin Vladimir Lazareviç, ai tha: “është krenar se Lazareviq më në fund është i lirë, ngase ai luftoi me heroizëm për vendin e tij”, transmeton KosovaPress. “Ai u mirëprit nga shteti siç duhej të bëhej, Serbia nuk është më një vend që heq dorë nga heronjtë e saj, ky është një vend që krenohet me gjeneralët e tij”, – tha Vulin për Televizionin “Pink”.
Kjo do të thotë se Serbia nuk ka heq dorë nga krimi e gjenocidi që e ushtruan në Kroaci, B e H e në Kosovë, për çka ishte i dënuar Lazareviq-i. Kjo është dëshmi se ajo as që donë t’i normalizoj marrëdhëniet me Kosovën, me viktimën e saj të fundit. Ndërsa Kosova duhet të heq dorë nga lufta e saj e lavdishme dhe heronjtë e saj. Kështu është kur në qeverisjen e vendit, qeverisin ata që jo vetëm që nuk ndjejnë obligim që t’i mbrojnë frytet e luftës çlirimtare, por përkundrazi, ata në mënyrë më të pafytyrë akuzohen, madje edhe nga përfaqësues të popullit në institucionet e shtetit?!
A duhet t’i thërrasin mendjes qeveritarët tanë?
Unë them Po! E JU?

***
SHTOJCË E PASHTRIKU.ORG

General Vladimir Lazarević doleteo je u Niš iz Haga
Govor Generala Vladimira Lazarevića na aerodromu Niš po dolasku iz Haga

General Lazarević stigao iz Haga
http://www.rts.rs/page/stories/sr/story/135/Hronika/2126750/General+Lazarevi%C4%87+stigao+iz+Haga.html

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura
Read More

INTELEKTUALI

INTELEKTUALINga Xhelal Zejneli Intelektualët janë persona të cilët në pikëpamje klasore janë të pavarur dhe nga ajo pozitë…