Tiranë, 13 mars 2018: Shqiptarët rrinë në kafe se nuk e duan punën, apo kundërta, shqiptarët rrinë në kafe se nuk ka punë??? Oligarkia dhe ideologjia e saj neoliberiste, nuk fsheh të vërtetat, thjesht i përmbys. Efektet bëhen shkaqe dhe të mjerët bëhen fajtorë. Të gjitha mediat e sinkronizuar në kor, trumbetuan lajmin se “Shqipëria qenka vendi i 2 në botë për kafene” si dhe një lum akuzash për veset e shqiptarëve. Refreni i preferuar për ta demoralizuar e gjunjëzuar këtë popull. Nuk duam të bëjmë këtu apologjinë e shqiptarëve apo leksione morale. Besojmë se shqiptarët kanë të mirat dhe veset e tyre si çdo popull tjetër.
Mundohemi të shpjegojmë shkaqet objektive dhe strukturore të kësaj situate.
1. Shqipëria është i vetmi vend në rajon e Europë që “nuk prodhon një gozhdë”. I vetmi që nuk ka një Ekonomi Prodhimi, por koloni importi.
2. Shqiptarët mund të investojnë vetëm në biznese të vogla se kasta ka bllokuar ekonominë, ka kapur bizneset e mëdha e nuk lejon konkurrencën, godet prodhimin vendas, bankat nuk kreditojnë biznesin prodhues apo bujkun por miqtë e kastës, krimi dhe pasiguria juridike pamundëson iniciativën private, kërkesa agregate e ulët, përqendrimi i pasurisë etj etj. Por situata po përkeqësohet kundër biznesit të vogël.
3. Shqiptarët emigrojnë e realizohen në vendet normale. Hapin biznese e bëjnë edhe punët më të rënda andej. Ata nuk i bëjnë bisht punës por nuk pranojnë skllavërinë me rroga e kushte afrikane. Kasta me politikat deflative (fleksibiliteti në punë) kujtonte se shqiptarët do skllavëroheshin lehtë, por ata preferojnë ose të vetëpunësohen, rrinë pa punë ose largohen. Kjo është situata dhe shkaku i vërtetë. Refuzojmë kastën dhe propagandën e saj. Kjo kastë nuk arnohet por vetëm rrëzohet.
Postime të Lidhura
NGJASHMËRITË E PRESIONIT!
NGJASHMËRITË E PRESIONIT! Nga Sheradin Berisha, Pashtriku 06. 03. 2023 Kur fati i të dobtit varet nga interesat…
QEVERITË “KUISLINGE” TË TIRANËS
QEVERITË “KUISLINGE” TË TIRANËS Nga Besnik Imeri, Pashtriku 26 Maj 2022 Historia qeveritë kuislinge i lidh me Luftën…
ADNAN ABRASHI: PENEROLOGJIA POLITIKE
(Prizren, 17. 01. 2012) – “E keqja më e madhe që mund të bëhet, është t’i japësh vetë…
FATMIR BRAJSHORI: LETËR E HAPUR DIRTON SHAKOHOXHËS, GAZETARIT SPORTIV TË DIGITALBIT
Cyrih, 28 mars 2017: I »nderuari» zt. Dritan Shakohoxha, Në jetën time përjetova shumë fyerje dhe atë jo…