DR.LUFTULLA PEZA: 9 VJETORI I THEMELIMIT TË QENDRËS SË STUDIMEVE PELLAZGJIKE

Pragë, 5 Maj 2020: Më 11 prill 2011 në shtëpinë e atdhetarit të shquar dhe studiuesit të njohur mbi studimet pellazgjike Agim Hadri, grupi nismëtar Liljana Peza, prof. Leonard Prifti, Agim Hadri dhe unë, ndërmorëm inisiativën e organizimit të një mbledhje me studiues e dashamirës për problemin pellazgjik. Qëllimi ishte organizimi dhe ngritja e një qendre për tu marrë me studimet pellazgjike dhe origjinën pellazgjike të popullit dhe të gjuhës sone.
Pjesmarrësit e këtij takimi ishin: Liljana Peza, Elena Kocaqi, Leonard Prifti, Agim Hadri, Anastas Shuke, Kaman Kamani, Sazan Guri dhe unë. Kështu u themelua Qedra e Studimve Pellazgjike. Në këtë takim u zgjodh edhe kryesia e përkohshme e përbërë nga Elena Kocaqi, Sazan Guri dhe Luftulla Peza, që u zgjodh kryetar.

Me një herë pas themelimit qendra jonë filloi puna dhe ndërmarrja e parë shkencore ka qenë organizimi i veprimtarisë shkencore. Veprimtaria e parë e këtij grupimi shkencor qe Konferenca e parë mbi Qytetërimin Pellazg, mbajtur në mjediset e Akademisë së Shkencave më 21 tetor 2011. Kjo qe një ngjarje e madhe shkencore. Në këtë konferencë u mbajtën disa referate nga studiusit L. Peza, A. Shuke, L. Prifti, A. Hadri, R. Doçi, Gëzim Uruçi etj. Në fund të konferencës u plotësua kryesia e qendrës: Liljana Peza, Prof. Rexhep Doçi (nënkryetar, Prishtinë), A. Shuke, L.Prifti.
Simpoziumi i II-të i Qendrës së Studimeve Pellazgjike u mbajt në nëntor të vitit 2012, simpoziumi i III-të në nëntor të vitit 2014 dhe simpoziumi i IV-të në tetot 2016, ku në kryesi u shtuan edhe dy studiues: studiuesi dhe shkrimtari Çlirim Hoxha (Vlorë) dhe studiuesi Kol Marku (Itali).
Simpoziumi i V-të u mbajtë në Vlorë gjatë tetorit të vitit 2018. Të gjithë simpoziumet janë karakterizuar nga pjesmarrje të gjerë, jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga Kosova, Maqedonia dhe përpiqemi vazhdimisht për pjesmarrje më të gjerë nga të gjitha trojet shqiptare.
Kam thirje për të gjithë për pjesmarrje!

Pjesmarrësit e Konferencës së parë mbi Qytetërimin Pellazg, mbajtur më 21 tetor 2011
Karantinë, Pragë, 4 maj 2020

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura
Read More

PROJEKTPLATFORMA …

Projektplatforma ime për ringritjen dhe për fitoren e pushtetit nga opozita  demokratike Nga Skënder Sadri KAPITI Të dy partitë politike kryesore…