DR.LUFTULLA PEZA: BETEJA E FUSHË KOSOVËS DHE NGECJET NË HISTORIOGRAFINË TONË

Pragë, 1 mars 2020: Këto ditë pashë një video, ku Marin Mema flet mbi Betejën në Fushë Kosovë, zhvilluar më 15 qershor 1389. Mema bën një punë shumë të mirë për ndriçimin e historisë sonë të lashtë, por këto duhet të jepeshin edhe në formë të shkruar, vetën në video nuk mjafton. Konkretisht për betejën e Fushë Kosovës ai sjell shumë dëshmi interesante, që vërtetojnë kontributin e madh real të shqiptarëve në këtë betejë. Video shoqërohet edhe me intervista nga historianë, për ta bërë edhe më bindës reportazhin e tij.
Beteja e Fushë Kosovës është zhvilluar midis një koalicioni të ushtrive ballkanike, ku bënin pjesë ushtri të shqiptarëve, bullgarëve, sërbëve dhe hungarezëve. Në anën tjetër ishte ushtria osmane e sulltan Muratit I me dy djemt e tij. Beteja përfundojë me humbjen e aleancës ballkanike, por edhe me vrasjen e mbretit sërb Lazar dhe sulltan Muratit, që u vra nga një djalosh shqiptar.
Kjo është shkurtimisht e vërteta e kësaj beteje. Por kjo ngjarje e madhe historike është e mbuluar nga propaganda e madhe sërbe. Janë qindra libra e botime të tjera serbe dhe në gjuhë të huaj, që e propagandojnë betejën e Fushë Kosovës si fitore serbe, si fitore të krishterimit, mbrojtur nga serbët. Kështu serbët kanë ngritur mithin e tyre, që Kosova është djepi i lindjes së Serbisë.
Historianët shqiptarë kanë qejf të dalin në TV, të japin intervista, por nuk kanë botuar asnjë libër e ndërmarrë ndonjë studim të plotë për betejën e Fushë Kosovës, që të citohet në literaturën mbi këtë ngjarje. Beteja është zhvilluar në zemër të Dardanisë dhe ku kontributi i shqiptarëve është më i madh, sepse zhvillohej në truallin e tyre. Njohja në detaje e Luftës në Fushë Kosovë ka rëndësi të madhe, që të dalë në dritë roli i shqiptarëve vendas dhe për të rrëxuar mithin e sajuar serb mbi këtë betejë në zemër të Dardanisë. Kështu do të sqarohet përfundimisht se trualli i Kosovës nuk ka asnjë lidhje me krijimin e Serbisë.
Por rasti i mos studimit të ngjarjeve të mëdha historike të popullit shqiptar nuk është i vetëm, mund të themi se kjo përsëritet shpesh, ku vihet re nënvleftësimi i madh i historisë së popullit shqiptar. Po jap disa shembuj më poshtë.

Viti 2018 qe shpallur nga qeveria shqiptare viti i Skenderbeut dhe ky vit për nderë të heroit tonë dhe të luftës heroike të popullit shqiptar, për të mbrojtur trojet arbërore nga pushtimi osman dhe njëkohësisht për të mbrojtur Qytetërimi Perëndimor, duhet të mbyllej me organizimin e një kongresi ndërkombëtar mbi Skenderbeun dhe epokën e tij. Asgjë e tillë nuk u organizua, asnjë botim i rëndësishëm mbi Skenderbeun dhe luftën 25 vjeçare për të mbrojtur lirinë dhe Qytetërimin Perëndimor nuk doli në treg nga Akademia e Shkencave, Akademia e Albanologjisë, apo Fakulteti Histori-Fiologjisë i Universitett të Tiranës, ku marrin rrogat historianët. Kështu qeveria shqiptare bëri propagandë me Skenderbeun dhe shpërfilli vlerat dhe kontributin e madh të popullit shqiptar për Europën. Por kjo nuk është vetëm kaq dhe vazhdon më tej!
Vitin e kaluar ishte përvjetori i pushtimit fashist më 7 prill 1939, datë e shënuar historike për ne shqiptarët. 7 prilli 1939 është edhe data e fillimit të Luftës së Dytë Botërore. Por qeveria shqiptare dhe historianët shqiptarë nuk bënë asnjë lëvizje, për të treguar rezistencën historike të popullit shqiptar kundra fashizmit. Ahere qeveria polake dhe qeveritë europiane e organizuan përkujtimin e fillimi të L2B në Poloni, kur ajo më datën 2 shtator 1939 u sulmua nga trupat gjermane. Por ndryshe nga shqiptarët, që e pritën me armë ushtrinë fashiste më 7 prill, polakët nuk shkrehën asnjë kobure, kundra pushtuesve gjermanë më 2 shtator.
Ecim më tej me këtë rrugë antikombëtare të mohimit të historisë së popullit shqiptarë.
Më 29 nëntor 2019 ishte përvjetori i madh i 75 vjetorit të Çlirimit të Atdheut nga fashizmi dhe tradhëtarët e vendit. I vetmi vend në Europë, që u çlirua nga forcat e veta partizane ishte Shqipëria. Kjo është fitore e madhe e ushtrisë partizane dhe Enver Hoxhës, komandanti i saj. Megjithse një përvjetor i madh në historinë e popullit shqiptar, asnjë manifestim nga qeveria apo akademitë shqiptare nuk u organizua, dhe përvjetori i madh u kalua në heshtje. Ky është rast i pastër i nëpërkëmbjes së luftës së madhe që bëri populli shqiptar dhe të mijëra dëshmorëve të rënë gjatë luftës kundra fashizmit dhe meritave të mëdha, që tregoi populli ynë në Luftën e Dytë Botërore. Ai jo vetëm çliroi vendin e vet nga fashistët, forcat partizane shqiptare morën pjesë edhe në çlirimin e Jugosllavisë. As drejtuesit e Veteranëve dhe ata të Familjeve të Dëshmorëve nuk e prishën terezinë, për të përkujtuar dhe nderuar luftën e madhe heroike të baballarëve të tyre dhe gjakun e madh të mijëra dëshmorëve. Në këtë mënyrë qeveria shqiptare, institucionet e historisë, organizatat e veteranëve dhe të familjeve të dëshmorëve të Shqipërisë u bënë bashkë me bijtë dhe nipërit e bashkëpuntorëve të fashizmit, që e urrejnë LANÇ të popullit shqiptar.
Kështu nga politikanët dhe historianët tanë sabotohet historia e popullit shqiptar, që shqiptarët ose ta harrojnë atë dhe të gunjëzohen ose të ikin nga Shqipëria për të mos u kthyer kurrë.
Të gjithë duhet të luftojmë që ta mbajmë gjallë dhe të pastër historinë tonë dhe ta mbajmë Shqipërinë, ashtu si na e lanë të parët tanë!
Lufta Heroike Nacional Çlirimtare dhe Lufta Heroike për ndërtimin e pasluftës janë dy epopetë më të lavdishme të popullit shqiptarë në historinë e re. Unë si fëmi e kam ndjerë në palcë tmerrin e luftës, vuajtjet prej saj, humbjen e babait në këtë luftë, por ndjehem krenarë që ajo u fitua, armiku u mposht dhe Shqipëria u çlirua nga thundra e huaj. Merita për këtë fitore të madhe i takon të gjithë popullit tonë, sepse ai e bëri luftën i drejtuar nga komunistët dhe nacionalistët e vendit me komandant Enver Hoxhën. Në ndërtimin socialist të vendit kam marrë pjesë vetë direkt në frontet më të vështira të punës dhe me shokët e mi Abedin Xhomo, Polikron Theodhori, Bashkim Jahja, Shpëtim Goshi, Ramazan Garori, Iljaz Terolli etj., i dhamë vendit studime shkencore të klasit të parë. Kështu bashkë me mjaft shkencëtarë të tjerë nga fusha të ndryshme dijesh e ngritëm shkencën shqiptare nga hiçi në nivelet e shteteve të tjera europiane.
Janë bërë edhe gabime, që duhet ti dënojmë, për të mos u përsëritur më, por asnjera nga dy epokat nuk mund të baltoset, sepse janë të lavdishme. Më vjen shumë keq për njerëzit e vrarë dhe të dënuar padrejtësisht, por këto gabime nuk errësojnë lavdinë e një populli. Gabimet ti dënojmë, që të mos përsëriten më, por jo të errësojmë historinë tonë të lavdishme. Të marrim shembull nga gjermanët, rusët dhe popujt e tjerë europianë, me të cilët patëm fat të përbashkët. Asnjeri nuk e mohon historinë e vet, por të gjithë punojnë për të ardhmen e tyre më të mirë.
Janë dy epoka të mëdha historike, që nuk janë studiuar plotësisht. Historianët duhet ti studiojnë sipas rregullave të shkencës, pa prirje personale. Nuk mund të veçojmë nga historia jonë komandantin Enver Hoxha. Ai dhe PK ditën ta bashkojnë dhe organizojnë popullin tonë për të shkatërruar makinën ushtarake fashiste dhe bashkëpuntorëve të tyre. Ai dhe PPSh e udhëhoqën popullin tonë në ndërtimin e Shqipërisë së Re, duke e nxjerrë nga shoqëria feudale dhe duke e renditur në një vend të përparuar europian.
Gabimet e bëra gjatë dhe pas LANÇ ne i kritikojmë për të mos u përsëritur më, fajtorët të dënohen, por jo të bëjmë hakmarrje. Komunistët shqiptarë qenë në ballë të barikadave për të rrëxuar sistemin e vjetruar monopartiak dhe futjen e demokracisë në vend. Komunistët i hapën burgjet dhe kampet për të dënuarit politikë, duke ju dhënë lirinë e mohuar. Sot më vjen ndot, kur përfolen komunistët e ndershëm si kriminelë për interesat e njerit apo tjetrit, kur përfolet e gjithë LANÇ si një ndërmarje e gabuar, sepse duhet të rrinin si vizitorë ndaj pushtuesve të huaj dhe bashkëuntorëve të tyre ballistë dhe zogistë.
Para dy muajsh në një emision TV u diskutua pse rrethi i Dibrës i kishte dhënë fletën Qytetar-Nderi Haxhi Lleshit, sepse pasardhësve të ballistëve nuk u pëlqen një gjë e tillë. Ishin në emision dy historianë, por asnjeri nuk tha gjë për të qenë. Haxhi Lleshi është njeri nga herojtë e LANÇ. Ai vuri të gjithë pasurinë dhe familjen në interes të vendit të vet, themeloi Çetën Partizane të Dibrës, që u bë tmerri për fashistët. Haxhi Lleshi u lidh me Baba Myslim Pezën dhe filluan luftën antifashiste kundra pushtuesit dhe tradhëtarëve vendas. Enver Hoxha diti të bashkohet me ta dhe atdhetarë të tjerë u bashkëngjitën në luftën e madhe antifashiste. Haxhi Lleshi është për shumë merita një hero i vërtetë i popullit shqiptar dhe meriton shumë më tepër se një fletë-nderi, që u diskutua në emision.
***
Në tetor të këtij viti do të mbajmë në Prishtinë Simpoziumin e 6-të Ndërkombëtar të Qendrës së Studimeve Pellazgjike. Duam, që historia jonë e lashtë të studiohet më mirë dhe të zerë vendin e merituar në historinë e Europës dhe të botës. Përpiqemi që Qytetërimin Pellazg, që themeluan të parët tanë në Ballkan, Anadoll dhe në Mesdhe, gjer tashti i mohuar, ta studiojmë me përpikmëri, për të zënë vendin që meriton si më i vjetri, midis qytetërimeve botërore. Ka mjaft rezultate pozitive nga fushat e arkeologjisë, historisë, gjuhësisë etj., që sjellin dokumenta mjaft të rëndësishme, që vërtetojnë lashtësinë e gjuhës dhe të kulturës sonë dhe të lidhjes së tyre me Qytetërimin Pellazg. Stërgjyshat tanë pellazgët, të parët ndërmorën bujqësinë, ndërtuan fshatrat e parë, shpikën shkrimin qysh gjatë kohës së vonë të gurit. Më pas ngritën qytet-shtetet dhe shkruan librat e parë Iliasin dhe Odisenë e Omerit, Theogoninë e Hesiodit etj.
Pasardhësit e tyre ilirët, dardanët, maqedonët, epirotët, dakët, thrakët, paeonët, hititët, frigët, likët, lidët, karianët etj., ngritën mbretëritë, avancuan teknologjinë dhe dijen.
Kemi shumë pengesa në punën tonë, ku shteti nuk na paguan. Pengesa sidomos kemi nga historianët dhe gjuhtarët e mefshtë, por edhe nga falsifikatorët. Por gjithsesi do të fitojmë, sepse kemi popullin me vete, për historinë dhe kulturën e tij punojmë.
Në simpoziumin e Prishtinës do të kemi mjaftë referate të mbarështruar mirë për historinë tonë të lashtë pellazgjike dhe mbi gjuhën tonë, po me rrënjë kaq të thella. Po përpiqemi të siguroj fondin, që midis referuesve të jenë edhe dy studiues italianë nga Sardenja, nga të cilët njeri studion toponimet pellazgo-ilire në ishullin e Sardenjës dhe studiuesi tjetër studion gjuhën e sardëve të lashtë, banorët paralatinë të Sardenjës, që është një dialekt pellazge/ilir/shqip. Midis të tjerave do të kemi disa referate të rëndësishme nga studiues nga Kosova. Historiani Dr.Jusuf Buxhovi më njofton se e ka pranuar me kënaqësi kërkesën tonë, për të mbajtur në simpozium referatin “Historia e Dardanisë”. Në simpozium do të referohet edhe referati tjetër mbi Kosovën dhe ky të jetë mbi “Betejën e Fushë Kosovës”. Këtë do ta përgatisë, siç më njoftoi, prof.dr. Enver Bytyçi, studimi i të cilit do të plotësojë një boshllëk të madh në literaturën tonë për këtë ngjarje të madhe historike, ngjarje shumë e rëndësishme e historisë sonë mesjetare, por e lënë mbas dore. Prof. Shaban Berisha do të referojë mbi gjuhën e lashtë maqedone, gjuha e Filipit dhe e Aleksandrit të Madh, që është vërtetuar plotësisht një dialekt, që rjedh ng gjuha e lashtë pellazge.
Mirëpresim bashkëpuntorë të tjerë për pjesëmarrje me referate në këtë simpozium.
Pragë, 29 shkurt 2020
________________
Gënjeshtra shekullore e serbëve. Zbulojeni – Gjurmë Shqiptare
https://www.youtube.com/watch?v=iPPw7L-XrU8&feature=emb_title

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura