DR.LUFTULLA PEZA – DR.LILJANA PEZA: HISTORIA E LASHTËSISË LIDHET NGUSHTË ME VETËDIJEN KOMBËTARE

Golem 3 Korrik 2019: Historia ka rëndësi shumë të madhe për jetën e një populli dhe sigurisht edhe për pjestarët e tij të veçantë. Po kaq e rëndësishme është edhe historia e gjuhës së një populli, sepse gjuha është elementi, treguesi bazë, që e dallon nga popujt e tjerë. Kështu të dyja këto motra, historia e popullit dhe histroia e gjuhës së tij ecin paralel njëra me tjetrën dhe të gjithë popujt mundohen ti studjojnë këto dy shtylla themelore për popullin e vet, sa më mirë dhe sa më në lashtësi. Sa më i vjetër të jetë populli dhe sa më e vjetër të jetë gjuha që ai flet, aq më fisnik është ai dhe aq më i vyer dhe më i nderuar është ai popull midis popujve të tjerë. Prandaj studiuesit e çdo vendi bëjnë përpjekje të ethëshme të gjejnë dokumente sa më të lashtë për gjuhën dhe historinë e popullit të tyre, për tja ngritur sa më të lartë monumentin e tij historik.
Ngjarjet historike të kohrave të shkuara gjithmonë kanë lenë mbresa në botën shpirtërore të njerëzve. Nga kjo, këto ngjarje janë bërë frymëzim për veprimtari politike dhe kulturore të popujve gjatë gjithë kohrave të më vonëshme dhe këto arritën kulmin gjatë rilindjes kombëtare. Shembull për këtë janë një serë “rilindjesh” në vende të ndryshme të Europës gjatë shekujve 14-18 të erës sonë. Kjo lidhet me jetën materiale dhe shpirtërore të shoqërisë njerëzore dhe përbën pjesë mjaft të rëndësishme në kërkim të njohjes së identitetit për çdo popull, por në fund të fundit edhe për çdo person në veçanti.
Pse ndodh kjo?
Në jetën e përditëshme njerëzit rrethohen nga dy botë, të lidhura ngushtë njëra me tjetrën: bota materiale dhe bota shpirtërore. Kjo mënyrë jetese ka lindur që në kohrat më të lashta, në fillimet e rracës njerzore. Kur njeriu i parë arriti të kryej veprimtarinë e parë me ndërgjegje të plotë, ky veprim u fut dhe u ruajt në ndërgjegjen kolektive. Nga kjo kohë e lashtë, pjesë e jetës shpirtërore të njeriut, bëhen të gjitha veprimtaritë, arritjet shpirtërore të tij, të cilat ruhen në ndërgjegjen e tij, në sferat e gjuhës, germave, me të cilat ajo shkruhet dhe objekteve të tjera kulturoe dhe shpirtërore. Këtu futen edhe çfaqjet shpirtërore dhe veprimtari të tjera të rëndësishme, që kanë ndikuar në zhvillimin e ngjarjeve të tjera.
Shpesh procese të tilla ndodhin edhe në sferën e ideologjisë ose të lidhura me te, në të cilën veprime të vjetra në kohë, futen në lojë të interesave shoqërore dhe shërbejnë si veprues historik të rëndësishëm në kohë më të reja. Dhe me sa më shumë vlera ka kontribuar një komunitet i caktuar në botën shpirtërore, aq më shpesh njerëzimi sot i përdor ato në formë të aktualizuar në dëshirat dhe përpjekjet e tanishme për përparimin e shoqërisë. Në këtë rrugë vlerësohen kontributet e çdo komuniteti.

Shoqëritë e lashta në Europë, që dokumentohen historikisht me monumente kulturore dhe shkrimore dhe që kanë pasuruar jetën materiale dhe shpirtërore me qytetërimet e tyre, në vlera dhe në numur më të madh, janë:
1-Shoqëria Pellazge, lindi në Ballkan dhe u zhvillua në rajonin e Mesdheut gjatë kohëve të gurit, bakrit dhe bronzit dhe fillimin e kohës së hekurit. Me ngrohjen globale, gjatë gurmesmit (gurit të mesëm), njeriu del nga shpellat, fillon jetën endacake të mbledhës-gjuetarit, ngren vendbanimet e përherëshme, punon “arat” dhe ngren “farmat” reth15-20 mijë vjet p.e.s., kur ndeshet për herë të parë, simboli i Zeusit Pellazg, Zeuastika (Svastika). Për herë të parë ngrihen shtëpitë, përpunohet guri, balta, poçeria, mbarshtrohet bagëtia, përpunohet qumshti, lëkura, endet copa me vegjën e shpikur prej tyre dhe ndër veshjet e para ruhet në poçeri fustanella pellazge/shqiptare. Ngrihen qytet-shtetet, shkrihet metali, bakri, por shpikja më e madhe e shoqërisë është shkrimi dhe alfabeti. Ky është Qytetërimi Pellazg, nga erdhën shoqëritë më të reja.
2-Shoqëritë ilire, dardane, maqedone, epirote, thrake, dake, etruske gjatë mijëvjeçarit të fundit p.e.s., si bija të Shoqërisë Pellazge, trashëguan gjuhën dhe kulturën dhe i avancuan më tej në kohrat më të reja me mbretëritë e para në botë. Perandoria Maqedone e Aleksandrit të Madh u shtri deri në Indi, ku përhapi kulturën dhe gjuhën maqedone, një dialekt i gjuhës pellazge/shqipe. Me ngritjen e Provincës Ilire në Ballkan gjatë Perandorisë Bizantine, zhvillohet më tej kultura dhe gjuha ilire, e afërt me gjuhën maqedone. Romakëve ju deshën afërsisht dy qind vjet luftra me ilirët, maqedonët, epirotët, thrakët etj., për të pushtuar Ballkanin.
3-Shoqëria Romake u zhvillua mbi bazën e shoqërisë etruske (një degë e shoqërisë pellazge) në Gatishullin Apenin, që më pas u përhap në të gjithë Europën, Azinë e Vogël dhe Afrkën e Veriut. Ajo ka vepruar gjatë shekujve të fundit p.e.s. deri në vitin 1453 kur ra Konstantinopoja dhe Perandoria Bizantine.
Periudha historike, kur këto shoqëri të lashta kanë vepruar, njihen me ermin e përbashkët “ANTIKITETI”. Në bazën e Shoqërisë Pellazge jeta shpirtërore mbështetej tek besimi pagan, me shumë zota, me Zeusin Pellazg në krye dhe perënditë e tjera të Olimpit. Në bazë të shoqërive ilire, maqedone, dardane, thrake, epirote, dake, etruske etj., kanë qenë po këto perëndi, por pat edhe emërtime të reja.
Në Shoqërinë Romake fillimisht u përdor besimin pagan, duke riemërtuan Zeusin Pellazg si Jupiter, Afërditën si Venus etj. Në vitin 350 perandori romak shpalli krishtërimin si besim të shtetit me Jezusin në krye dhe ndaluan besimin pagan. Kristianët shkatërruan faltoret pagane-pellazge dhe mbi to ndërtuan kishat dhe kopjuan të gjithë organizimin e faltoreve pagane në to. Edhe Vatikani është ngritur mbi një faltore pagane VATICAN=U ATI KAN, bile edhe emri i Jezusit është kopje e Zeusit pellazg: JEZUS = JE ZeUS = JEZUS.
Lufta e Trojës (rreth vitit 1250 p.e.s.) shënon erë të re në histori. Tronditet dhe bien përfundimisht koha e bronzit, qytet-shtetet e shoqërisë pellazge, por jehona e kësaj lufte, heroizmat e mëdha me herojtë e tyre, vazhduan të jenë në mendjen e njerzve. Për Akilin, Hektorin, Priamin, Agamemnonin dhe perënditë pellazge Zeusin, Afërditën, Apollonin, Uranin etj., u ngritën këngë dhe himne, për trimëritë dhe bëmat e tyre, përmendore të mëdha, që ruhen dhe trashëgohen brez pas brezi.
Gjatë shekujve 8-7 p.e.s. himnet dhe këngët për herojtë dhe perënditë në këtë luftë u mblodhën dhe u sistemuan në librat “Iliasi” dhe “Odisea” të Omerit dhe “Theogonia” e Hesiodit, të dy poetë të rracës pellazge. Këto janë veprat e para të letërsisë botërore.
Më pas për shumë shekuj europianët ranë në gjumë dhe ngjarjet historike u duk sikur u harruan.
Me Rilindjen Karoline (Zumir J. 2006) gjatë shekujve 8-9, bota shënon hapin e parë të gjallërimit të kulturës antike në Europë. Gjatë shekullit 13 ndodh Rilidnja Italiane, gjatë së cilës adaptohet në latinisht “Iliasi” i Omerit dhe vepra të tjera antike. Po në këtë kohë shënon fillimet e saj edhe Rilindja Shqiptare.
Gjatë shekullit 18 në historinë europiane shënohet ndikimi më i madh i antikitetit. Revolucioni Francez (1789) e përdori gjerësisht traditën e antikitetit, sidomos në fushën e literaturës, muzikës, artit, arkitekturës dhe stilin e jetës. Revolucioni francez idealin, ku u mbështet, e gjeti në Republikën Romake.
Nën shembullin e revolucionit francez edhe në Gjermani shënohet Rilindja Kombëtare, nën dritën e kohrave antike. Nga gjermanët tendenca shoqërore dhe kulturore u mbështet në traditën kulturore në Greqi. Nga kjo në Gjermani lindi identiteti, i cili u bazua në qytet-shtetet e kohës së bronzit dhe qytetërimin e lirë të Athinës, të pranuar sikur ishin ngritur nga grekët. Gjermanët dhe njerzit e tjerë, që vizitonin Ballkanin dhe sidomos territorin, që sot quhet Greqi, gjatë fundit të shekullit 17, 18, fillimit të shekullit 19 mahniteshin me veprat madhështore të antikitetit në Greqi e gjetkë, Akropolin e Athinës dhe kështjalla të tjera, Mikenën, Tirinthin, herojtë e Iliasit, Zeusin dhe perënditë e tjera të lashta pellazge. Arkeologjia ende nuk kishte filluar të thonte fjalën e saj. Duke mos e njohur historinë e Ballkanit dhe popujt e tij të lashtë, intelektualët gjermanë të kohës ndërmorën hapin e gabuar, duke ia atribuar grekëve, popullsisë së re, të gjitha mrekullitë e arkitekturës dhe artit antik, të banorëve të lashtë pellazgë. Ata nuk e dinin se këto çudira të botës antike i përkisnin pellazgëve, popullit më të lashtë të identifikuar në botë, që ka banuar Ballkanin dhe rajonin e Mesdheut.
Njohës dhe mbështetës të idealeve antike në forma të ndryshme në këtë kohë kanë qenë të gjithë intelektualët më në zë gjermanë të kohës, filluar nga Winckelmann, Gëte, Shiller, Herder, Lessing, Kanti, Hegel, Holderline etj. Produkt paralel i këtij orientimi kulturor ka qenë interesi i madh shkencor mbi filosofinë antike, për studimin e burimeve antike. Njohuritë mbi botën antike u rritën shumë. Mbështetësi më i madh i Greqisë gjatë shek. 18, J. J.Winckelmann, mësoi greqishten me qëllim që të ishte pranë “veprave të artit “greke” (!), që i dashuronte (Bernal, 2009), ndërroi fenë në katolik dhe shkoi në Romë si këshilltarë arti për kardinalët. Ai pranonte se tradita kryesore e “grekëve” ka qenë estetika dhe poezia. Në librin e tij “Historia e artit të lashtë” Winkelman theksonte dobësitë e artit në Egjiptin e lashtë, për të ngritur ato të grekëve, siç i quante ai. Efekti i kësaj vepre në Gjermani qe frymëzues. Historiani i klasikës R. Pfeifer ka shkruar:
“U bë një shkëputje nga tradita Latine e humanizmit dhe u lartësua një humanizëm krejtësisht i ri , një Helenizëm me të vërtetë i ri. Winkelman ishte nismëtari, Gëte ishte përsosësi, Vilhekm von Humbolt me shkrimet e tij gjuhësore, historike dhe eklesissastike ishte teoricieni. Në fund idetë e Humboldit patën një efekt praktik, kur ai u bë ministri prusian i arsimit dhe themeloi Universitetin e Berlinit dhe gjimnazin e ri humanist”. Humbolt, ministri prusian i arsimit futi në sistemin arsimor në shkollat gjermane lëndët mbi “helenizmin” dhe epërsitë greke gjatë historisë. Në këtë mënyrë Gjermania u bë qendra e falsifikimit të historisë së lashtë dhe detyronte rininë në mësimit e saj nëpër shkolla. “Helenizmi”, që tjetërson të gjithë trashëgiminë e lashtë kulturoe të Shoqërisë Pellazge, ilire, maqedone, dardane, epirote, thrake, dake, etruske etj., në arkitekturë, art. letërsi, muzikë, shkencë etj. në trashëgimi greke, u bë modë edhe në botën angleze dhe amerikane.
Për ta bërë më të besueshme aventurën helenistike disa “përkthyes” me ndërgjegje të prishur ndërmorën falsifikimin në masë të veprave të autorëve antikë: pa e njohur gjuhën e tyre janë falsifikuar veprat e Omerit, Herodotit, Thusiditit, Pindarit etj., ku në përkthimet janë fshirë emrat e lashtë pellazgë “heles”, “Helada”, “helen” etj. dhe në vend të tyre janë shkruar “Greqi”, “grek” etj.
Në përpjekjet për dobësimin e pushtetit të Turqisë në Ballkan, qeveritë perendimore e mbështetën ngritjen e nacionalizmit grek në formën e “helenëve të lashtë” dhe “helenizmit”. Edhe kur arkeologët e dëgjuar H. Shliman zbuloi qytetërimin pellazg në Trojë, Mikenë, Tirins dhe A.Evans qytetërimin pellazg të Knosit në Kretë dhe vërtetuan se ato ishin qytetërime paragreke, rezultatet e punimeve të tyre u anashkaluan. Glenny shkruan për periudhën e luftës për pavarësi në Greqi: “Ç’është më e madhja , greqishtfolësit vendas e quanin veten ose të krishterë , ose romej (Romioi), ose grekë (Graikoi). Vetëm në fund të këtij shekulli fjala helenë (Ellines) zuri vend me shpejtësi (Glenny, 2000:22)
Idealet antike në formën e formulimeve të humanistëve të ri hynë me vonesë në Çeki, që varej nga niveli i ulët i shoqërisë çeke, që vuante nga baza e përgatitjes intelektuale, që me idealin e antikitetit të mund të përputhej me shoqëritë për rreth. Prandaj në gjysmën e dytë të shekullit 18 mund të flasim më shumë për një modë klasike, sidomos në rrethet aristokrate. Konti Nostitz mblodhi koleksione monedhash të vjetra, konti Furstenberg studioi arkeologjinë e lashtë, J. Kinsky në librin në gjermanisht më 1773 u mor me problemin e antikes dhe për te me shumë rëndësi kishin gjuhët antike si mjet për të arritur arsimimin humanist të lartë. Vlerësohet shumë qëndrimi i tij në favor të gjuhës çeke, që e përsërisin edhe shumë autorë më pas dhe që e bëri çekishten të afërt me greqishten dhe latinishtën. Futjen e ideve humane në Çeki e pengoi monopoli i kishës katolike, kjo dobësoi ndërmarrjen e reformave.
Në Çeki faqja e parë e ndërgjegjes së emancipuar, që barazohej me idealet antike, jepet nga J. Jungman, mendimtai i parë çek që i dha lëvizjes çlirimtare çeke ideologjinë për tu bazuar në fuqinë e popullit. Teza bazë e kësaj idelogjie është sprovimi, se bazën e etnisë dhe ndërgjegjes kombëtare e formon gjuha dhe lidhur me te, ndërgjegja e vazhdimësisë historike. Për të zhvilluar gjuhën çeke Jungman propozoi edukimin e inteligjencës së re. Pat pengesa të mëdha nga aristokracia. Më 1827 Jungmann botoi artikullin: “ O klasicnosti literatury a dulezitosti jeji” (mbi literaturën klasike dhe rëndësia e saj) në të cilën studjohen mjetet dhe kushtet që duhen në ngritjen e gjuhës dhe ndërgjegjes kombëtare nëpërmjet literaturës. Ai argumentoi mbështetje të traditës antike.
Zhvillimi i literaturës ndikon mbi të gjitha qeverisjet shoqërore, në shkallën e arritur të arsimit (zhvillimi i shkencës, sidomos i historisë dhe filosofisë dhe morali i shoqërisë). Por mbi të gjitha duhet liria shoqërore. Ideali antik kështu u bë matës letrar edhe i zhvillimit kombëtar. Nën shembullin e gjermanëve edhe çekët nga njohuritë e pakta historike, si shembull morën Geqinë dhe të gjithë trashëgiminë kulturore antike pellazge-maqedone-ilire në këtë vend, ja atribuan gabimisht grekëve.
Rilindja Shqiptare ka fillimin gjatë shekullit 13, kur hidhen hapat e parë në zhvillimin e arsimit, letërsisë dhe kulturës sonë, që do të çonte në zgjimin kombëtar. Në vitin 1210 Theodhor Shkodranit botoi librin, që shënon fillimet e letërsisë shqipe në kohën e re, sepse në kohën antike fillimet e letërsisë sonë i kemi me daljen e Iliasit të Omerit gjatë shekullit 8 p.e.s. Libri i Th. Shkodranit, që nuk duhet të jetë i pari, u pasua nga Meshari i Gjon Buzukut (1555), librat e Pjetër Budit (1566-1622), Frang Bardhit (1606-1643), Pjetër Bogdanit (1625-1689) dhe me ndërmarrjet e tyre, filloi hapja e shkollave shqipe, e para në vitin 1632 në Velë të Mirditës dhe Akademia e Re në Voskopojë në vitin 1744 dhe ngritja e shtypshkronjës së parë në Ballkan (E. Jacques, 1998). Qëllimi i këtyre ndërmarjeve ishte gjallërimi i ndërgjegjes kombëtare, nëpërmjet arsimimit, letërsisë dhe artit për formimin e identitetit kombëtar.
Baza e etnisë dhe e ndërgjegjes kombëtare të popullit janë gjuha dhe vazhdimsia historike. Nga arbëreshët e Italisë u ndërmorën hapa të rëndësishme për mësimin e gjuhës shqipe dhe të historisë së lashtë të shqiptarëve dhe rolin e tyre parësor për formimin e identitetit kombëtar. Këtë e ndihmoi fakti, që arbëreshët ishin të vetëdijshmëm, që janë trashëgimtarë të pellazgëve, popullata më e hershme e njohur në Itali, përzier me emigrantë më të rij, me të njejtën origjinë. Disa studiues arbëresh, njohtës të mirë të gjuhës shqipe, latinishtes dhe greqishtes, megjithse ishin priftërinj, hodhën hapa të rëndësishëm në njohjen e historisë dhe të gjuhës më të lashtë pellazge dhe lidhjen me gjuhën shqipe, dy shtyllat e etnisë dhe e ndërgjegjes kombëtare të popullit tonë. Përfaqësuesi më i hershëm Nikoll Keta (1740-1803), filosof dhe historian i famshëm, qe i pari që njësoi gjuhën shqipe me gjuhën më të lashtë pellazge, në veprën e tij në dorshkrim nga studimi i autorëve antikë (1777, shih M.Domi). Kjo përbën një zbulim të madh historik, me rëndësi të madhe për identitetin tonë kombëtar (Peza & Peza 2018).
Më pas Z. Krispi e çoi më përpara këtë ide me libri e tij, botuar në vitin 1831 (Krispi 2009). Ai ndërtoi fjalorin e parë pellazgjisht-shqip, me fjalë të marra nga veprat e autorëve antikë Omeri etj., të cilat janë edhe në gjuhën e sotme shqipe. Sjellja e provave për historinë e lashtë të popullit dhe të gjuhës sonë ndikoi shumë në ngritjen e ndërgjegjes kombëtare. Kjo rrugë e drejtë për të njohur historinë e lashtë të antikitetit dhe origjinën e shqiptarëve, vazhdoi edhe më pas me J. Han, N. Veqilharxhi, De Rada, A. Frashëri, N.Frashëri, P. Vasa, Kristoforidhi, S. Konda, Z.Majani, N.Vlora-Falaski etj.
Në ditët tona janë shumë studiues, që studjojnë Qytetërimin Pellazg dhe kanë sjellë prova të shumta mbi lidhjen e ngushtë të tyre me ilirët, maqedonët, epirotë, dardanët, thrakët, dakët, hititët dhe popujt e tjerë të lashtë të Anadollit, shumerët, koptikët e Egjiptit, etruskët etj.: A. Eltari, L.Prifti, A. Shuke, F. Shiko, F. Xhara, B. Avdyli, Ç.Hoxha, L.Peza, L.Peza, P.Zhei, M.Aref, E.Kocaqi, A.Hasanas, A. Dalipaj, K.Marku, R.Doçi, K.Mateli, B.Bajrami, Sh.Berisha, C. Pushkolli, F.Demi, S.Hushi, H.Xhaferi, I.Mati, J.Buxholi, L.Muhaj, M.Nilo, V.Shehu, Sh.Musaj, N.Stilo, M.Carabregu, A.Kocaqi, M.Abazaj, S.Trako dhe shumë të tjerë.
Me këtë punë serioze të gjithë studiuesve është zgjidhur me saktësi origjina pellazgjike e shqiptarëve dhe e gjuhës shqipe. Bëhet fjalë për të gjithë shqiptarët nga Shqipëria, Kosova, Greqia, Mali i Zi, Maqedonia, Italia, që i përkasin trungut pellazgjik dhe janë autoktonë në vendet ku jetojnë sot.
Kjo zgjidhje e drejtë e origjinës pellazgjike të shqiptarëve dhe e gjuhës shqipe vazhdoi deri në vitet 50-60 të shekullit të kaluar dhe u kultivua rregullisht në arsim dhe në shkolla. Më pas E. Çabej dhe A. Buda, të diplomuar në Austri, u larguan nga tradita e rilindjes sonë kombëtare, përqafuan drejtimin gjerman dhe austriak, që mohon Qytetërimin Pellazg dhe lidhjen e tij me shqiptarët dhe gjuhën shqipe. Gjatë kohës së tyre, sidomos kur ata zunë kreun e Akademisë së Shkencave, studimi i historisë dhe i gjuhës shqipe morën drejtim e gabuar, drejt mohimit të qytetërimit pellazg dhe lidhjes së tij me identitetit tonë kombëtar. Historia e shqiptarëve u tkurr brenda kufijve të Shqipërisë së cunguar nga fuqitë e mëdha më 1878 dhe 1913, dhe u lanë jashtë studimit trojet shqiptare të Kosovës, Maqedonisë, Greqisë, Malit të Zi etj., që i përkasin trungut pellazgjik-shqiptar.
As gjuhën ilire dhe gjuhët e tjera të lashta të Ballkanit nuk patën interes ti studjonin. U braktis historia pellazgjike, iliro-maqedone etj. dhe lidhjet e gjuhës shqipe me to, duke i shtyrë shqiptarët të harrojnë identitetin e tyre kombëtar. Obskurantizmi i para Rilidnjes Kombëtare pushtoi historinë dhe gjuhësinë tonë. Masakër e vërtetë u bë me gjuhën shqipe gjatë standartizimit të saj, mbi bazën e dialektit më të ri të gjuhës sonë, duke prerë lidhjet e saj historike me shtratin e lashtë pellazgjik.
E keqja më e madhe është se rruga e gabuar antikombëtare e kundërshtimit të origjinës pellazgjike të popullit dhe të gjuhës sonë pa baza shkencore dhe përqafimi me zell për interesa personale i rrugës falsifikuese të historisë sonë të lashtë, është instaluar në akademinë e shkencave, albanologji, fakultetin histori-filologji, shkollën e doktoranturës etj. Nga kjo brezi i ri i historianëve dhe gjuhtarëve shqiptarë nuk e njohin origjinën e popullit të vet dhe të gjuhës së tyre dhe as bëjnë përpjekje ta mësojnë atë. Disa herë është ngritur ky problem, por drejtuesit në këto institucione, ministri dhe më lart heshtin (Peza: Arkeologjia, 2019).
Në tetor të vitit të kaluar Qendra e Studimeve Pellazgjike në bashkëpunim me Bashkinë e Vlorës organizuan në Vlorë simpoziumin e pestë mbi historinë e lashtë të popullit tonë dhe të gjuhës shqipe dhe u ftuan për pjesmarrje historianët, gjuhtarët dhe drejtuesit e Universitetit “Ismail Qemali”. Asnjeri nuk erdhi, gjë që u bëri përshtypje të idhët pjesmarrësve. Kjo vërteton që pedagogët e këtij universiteti nuk e njohin historinë e lashtë të popullit dhe gjuhës sonë, kush janë paraardhësit e shqiptarëve. Ata as nuk dinë dhe as nuk duan të mësojnë për këto probleme. Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit pedagogët e këtij universitetit nuk merren me veprimtari shkencore. Pedagogu po nuk mësoi vetë mbi të rejat e shkencës nuk është në gjendje tu mësojë studentët nivel të përparuar dijesh, sepse ai kthehet vetë në mësues të shkollës 7 vjeçare. Kjo është katastrofa në sistemin tonë arsimor, pedagogët nuk merren me punë shkencore dhe strudentëve ju japin njohuri të shkollës së mesme.
M. Korkuti është mbështetësi më i flakët i obskurantizmit mesjetar, që kundërshton me forcë për interesa personale, rilindasit tanë, ekzistencën e popullsisë pellazge në lashtësi, origjinën pellazgjike të popullit tonë dhe të gjuhës shqipe, dokumenet e reja që jepen për këto. Për këto kundërshti nuk ka asnjë provë, por mohon provat e shumta, që kanë sjellë studiuesit e tjerë dhe shtrembëron historinë tonë.
Këto janë peiudhat e historisë së shqiptarëve, sipas Korkutit (Korkuti, Perla, 2016):
– Paleoilirët (Ilirët e hershëm) koha e bronzit – mijëvjeçari i tretë p.e.r. deri në shek. XI p.e.r., fillimi i epokës së hekurit.
– Ilirët, epoka e hekurit, shek. XI p.e.r. deri në shek. IV–VI të e.r.
– Arbërit, koha e mesjetës së hershme, shek. VII–XIII, XIV të e.r. dhe së fundi – Shqiptarët.
Kjo ndarje e Korkutit është në kundërshtim me historinë e shqiptarëve, ka gabime trashanike shkencore:
1-Populli më i hershëm i identifikuar në rajonin e Ballkanit dhe Egjeut gjatë kohës së gurit, bronzit dhe në fillim të kohës së hekurit janë pellazgët, të cilët përmenden nga Omeri në Ilias dhe Odise, Hesiodi, Herodoti dhe shumë autorë të tjerë antikë dhe më të vonshëm dhe të kohës sonë. Bile Pellazgjia quhej në kohë parahistorike rajoni (Herodoti). Pellazgët ngriten qytetërimin më të vjetër në histori, ngritën qytet-shtetet, sistemin e këmbimit monetar, sistemin e besimit fetar me Zeusin Pellazg në krye. Ata shpikën shkrimin dhe alfabetin dhe fjalët e para që kanë mbetur të shkruara nga ata janë: UJI dhe DORA, që janë sot në gjuhën shqipe. Të gjitha këto i kemi nga Ballkani Qendror, Kultura Pellazge Vinkë-Turdas. Kurkuti e transformon në kulturë të paleoilirëve. Por kultura Vinkë-Turdas paralelizohet me kulturat Sesklo dhe Dimini të Thesalisë, të njohura si vendbanime pellazge. Prandaj pelivanlliqet, duke i zevendësuar pellazgët me ilirët është rrugë jo shkencore. Ilirët ashtu si dhe vëllezërit e tyre maqedonët, epirotët, thrakët, dardanët, dakët etj., për herë të parë përmenden në histori gjatë shekullit të V p.e.s. (Herodoti) dhe nuk ka dokumente më të vjetër.
Janë të shumta dokumentet shkrimore, që kanë lënë pas pellazgët, që nuk lenë asnjë njeri me mend në kokë ti mohojë. Të tillë janë mbishkrimet në Kulturën Pellazge Vinkë-Turdas (mijëvjeçari 6 p.e.s.), shkrimi Linear B i Mikenës (shek.16-12 p.e.s.), Stela e Lemnit (shek.9-8 p.e.s.), Iliasi dhe Odisea e Omerit (shek. 8 p.e.s.), mbishkrimi Dipylon i Athinës dhe mbishkrimi i Korinthit (shek. 8 p.e.s.), mbishkrimi i Thebës (shek.7 p.e.s.), mbishkrimet e Kretës (shek.6-3 p.e.s.) dhe shumë të tjerë (L.&L.Peza, 2013).
2-dokumentet provojnë se gjuha pellazge është shkruar para të gjitha gjuhëve të tjera dhe vazhdon në gjuhën ilire, maqedone, epirote, thrake etj. dhe njësohet me gjuhën e sotme shqipe .
Në këtë mënyrë vërtetohet pa asnjë mëdyshje ekzistenca e popullit të lashtë pellazg gjatë antikitetit, prandaj përmenden nga autorët antikë dhe se gjuha e tyre njësohet me gjuhën shqipe, duke përbërë formën më të lashtë të saj.
Mendimin e fshirjes nga historia të pellazge dhe zevendësimin e tyre artificialisht me ilirët
M. Korkuti e ka paraqitur më heret në disertacionin e tij në vitin 1978, botuar vitet e fundit (Korkuti, 2016).
Duke mohuar trungun pellazgjik, Korkuti i shkëput ilirët nga vëllezrit e tyre të një gjuhe dhe kombi, maqedonët, epirotët, thrakët, dardanët, dakët etj. Nuk shkruhet asgjë mbi gjuhën ilire, e cila ka mjaft mbishkrime, që ruhen në muzetë e Durrësit, Apolonisë, Butrintit, Tiranë e gjetkë. Nga ana tjetër nuk është shfrytëzuar literatura e plotë për këtë temë, nuk janë shfrytëzuar studimet bazë për lashtësinë e gjuhës shqipe: Z. Krispi 1831, F. Adamidi 1902, S. Konda 1964, Z. Majani 1973 etj. Vendbanimet e fortifikuara me mure të lartë me gurë kryesisht të mëdhenj katërkëndësh të të latuar mirë të tipit pellazgjik dhe vendosur pa llaç, janë ngritur gjatë kohës së qytet-shteteve në kohën e bronzit dhe jo gjatë kohës së hekurit. Të tillë mure ka kudo si në Akropolin e Athines, Mikenë, Tirinth, Knos të Kretës, Trojë, Apolloni, Berat, Lis, Shkodër, Borsh etj. Në disertacion janë përfshirë mendimet e shtrembëta të kryefalsifikatorit të historisë së Maqedonisë, Epirit dhe trojeve jugore shqiptare Hamond, që shpif, sikur këto rajone gjatë kohës së bronzit janë banuar nga popullsi greke. Edhe rruga e pëfoljes së autorëve, duke mos bërë oponenca shkencore, ndjekur nga Korkuti, përbën gabim trashanik të tij. Këto mangësi vërtetojnë për një disertacion të dobët, që shtrembëron shumë ide të drejta shkencore dhe për miratimin e pa merituar nga Universiteti i Tiranës. Të metat duhet të ishin riparuar para miratimit.
Formimi me mangësi në doktoranturë shprehet më pas në punën e Korkutit në shkencë, ku vihen re shkelje flagrante të disiplinës shkencore, p.sh. megjithse nuk ka asnjë dokument për ekzistencën e “greqishtes së lashtë” Korkuti e pranon të mirqenë këtë falsifikim, ndërsa ka me qindra dokumente të shkruara, që vërtetojnë gjuhën pellazge, ilire, maqedone, epirote, thrake, frige, hitite etj, dhe afërsinë e tyre me gjuhën shqipe dhe Korkuti dhe shokët e tij i përbuzin ato, nuk i pranojnë, në kundërshtim me rrugën shkencore.
Formimi i mangët profesional u shfaq i plotë, kur Korkuti kapi kreun e akademisë, duke e bërë atë institucion, që mohon identitetin e shqiptarëve dhe lashtësinë e gjuhës shqipe, shtrembëron qëllimisht historinë e shqiptarëve. Drejtimi i Akademisë së Shkencave prej tij qe mjaft i gabuar. Akademia si institucioni qendror i dijes, në vend të ndihmonte në zhvillimin e ekonomisë, gjendjes sociale dhe përmirësimin e jetës së njerzve, u muarr me dallavere, keqpërdorim të fondeve, pa veprimtari shkencore dhe kombit dhe gjuhës së tij i mohohet historia e lashtë.
Në mars 2017 me një letër drejtuar kryetarit të akademisë Korkuti, kam vënë në dispozicion të saj dokumentacionin përkatës, shqetësimin e pjemarrësve të Simpoziumit të 4 të Qendrës së Studimeve Pellazgjike, mbajtur në nëntor 2016, mbi trajtimin e lashtësisë së gjuhës tonë. Kërkonim që një komision i akademisë në një mbledhje bashkë me përfaqësuesit tanë, të diskutonin këtë problem. Asgjë nuk u bë. Korkuti propozimin e mbajti në sistar, nuk u organizua asnjë diskutim. Për këtë problem ju drejtova më pas akademikut Artan Fuga, i dërgova edhe dokumentet, por asgjë nuk ndërmori. Kështu akademia jonë i ka marrë shqetësimet e studiuesve për shtrembërimet në historinë dhe historinë e gjuhës sonë, por nuk interesohet për këtë. Problemi i etnogjenezës së kombit dhe të gjuhës janë prioritare për çdo akademi shkencash në botë. Vetëm Akademia e Shkencave e Shqipërisë e ka lënë të pazgjidhur këtë problem për popullin shqiptar, duke e lënë problemin kryesor vetëm në dorë të personave që nuk duan të japin zgjidhje.
T. Muka njofton, se sipas revistës “Nature” dhe komisionit europian, Shqipëria renditet e fundit në Ballkan për prodhim shkencor. Sipas databazës biografike ndërkombëtare Scopus në 10 vitet e fundit Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka pasur vetëm 22 produkte shkencore në një kohë, që Akademia e Shkencave e Serbisë gjatë kësaj kohe numëron 1493 publikime shkencore . Këtu shihet puna e Korkutit, që ka qenë gjysmën e kësaj kohe kryetar i akademisë, që ka vjelur miliona nga shteti dhe nuk ka dhënë asgjë. Prandaj kemi theksuar se akademinë nuk mund ta nxjerrin nga balta ata që e fundosën.
Themeluesit e teorisë pellazgjike Keta, Krispi, Han, De Rada patën si dokumente bazë fjalët e lashta pellazge nga veprat e autorëve antikë. Në sajë të punës së studiuesve të më vonshëm dhe të sotëm, dokumentet në mbëshetje të kësaj teorie janë shumëfishuar, disa nga të cilat i kemi sjellë ne, që e bëjnë teorinë pellazgjike të pa kundërshtueshme. Këtu qëndron edhe gabimi tjetër i M. Korkutit, ai nuk i studion këto prova, të cilat ka të drejtë ti kundërshtojë me fakte. Por Korkuti e shokët e tij nuk i studjojnë provat, sepse nuk i kundërshtojnë dot, por merren me mbrojtje të gabimeve të tyre dhe përgojime të autorëve të librave.
Habitem me Korkutin dhe historianët dhe gjuhtarëve shqiptar pse nuk i studiojnë Omerin, Herodotin, Ketën, Krispin etj. Kënga e parë e Iliasit të Omerit fillon me fjalën “MENIN”, ndërsa poema Odisea fillon me fjalën “ANDRA” (Peza & Peza 2013) . Herodoti, shekulli V p.e.s., përmend se frigët i thonin bukës “BEKOS, BEK=BUK”. Këto fjalë të gjuhës shqipe ndodhen në epikat e Omerit, të formuluara gjatë shekullit 8 p.e.s. dhe tek Herodoti, përbëjnë krenari për të gjithë shqiptarët, që e duan Shqipërisë, por përbëjnë merzi për Korkutin dhe pasuesit e tij, që i përbuzin ato.
Prandaj ti fshish pellazgët nga historia është aventurë, mënyrë e papranueshme në shkencë. Nuk lejohet zevendësimi i popullsisë së njohur historikisht pellazge të kohës së gurit, bronzit dhe fillimi i kohës së hekurit me emërtime të panjohura në këto kohë “paleoilirë” apo “ilirët e hershëm”. Këto terma mund të përdoren vetëm për ilirët, brenda kohës kur ata kanë vepruar, gjatë kohës së hekurit. Historia, si çdo shkencë, ka ligjet e veta dhe studiuesit nuk mund ti shkelin ato sipas dëshirave të çastit. Ilirët kanë vendin e caktuar në histori, përmenden për herë të parë gjatë shek. 5 p.e.s. dhe ngritën qytetërimin e famshëm më pas (Wilkes 1995).
Duke mohuar pellazgët hapet problemi, që kërkon spjegime, i prejardhjes së ilirëve, maqedonëve, dardanëve, epirotëve, thrakëve etj., popuj që vërtetohet që kanë folur një gjuhë në disa dialekte, të afërta me gjuhën pellazge dhe shqipe dhe kështu pranohen se kanë origjinë pellazgjike. Këta popuj me mohimin e pellazgëve, kthehen me dashje në jo autoktonë, në truallin ku kanë jetuar, por të ardhur. Por historia ilirët dhe popujt e tjerë vëllezër të tyre maqedon, epirot. thrak, dardan, dak etj., i njeh autokton në Ballkan dhe jo të ardhur. Prandaj nuk mund të mohohen pellazgët, sepse hapen shumë probleme të pa qena, që nuk i pranon shkenca.
Në skemën e mësipërme janë përjashtuar shqiptarët që rrjedhin nga Dardanët e lashtë (kosovarët), të Maqedonisë (shqiptarët e Maqedonisë), të Epirit (çamët), arvanitët etj. Ky trajtim antishkencor dhe i shtrembëruar i historisë sonë, tregon se autori nuk e njeh mirë historinë e shqiptarëve dhe për qëllime të caktuara politike e shtrembëron atë.
Siç del nga analiza jonë, mohimi i origjinës pellazgjike të gjuhës dhe të popullit tonë, përbën ndërmarrje antishkencore dhe antikombëtare, duke i lënë shqiptarët pa rrënjë në vendin ku jetojnë. Prandaj nuk janë diplomat, që tregojnë nivelin profesioal të studiuesit. Ato mund të jenë pa nivel shkencor, të falura ose të blera. Nivelin e vërtetë profesional të studiusit e tregojnë studimet që ka bërë, tezat që mbron, të rejat që sjell në shkencë etj.
Shkenca ka zbuluar, që gjuha hitite është gjuha më e vjetër e shkruar e familjes Indo-Hitite. Populli hitit ka jetuar në Anadoll nga viti 1600 p.e.s. dhe më pas. Sot shkenca, duke ditur që gjuhën hitite është më e vjetra gjuhë e shkruar a familjes, përpiqet të gjej gjuhën mëmë Para (Proto)-Indo-Hitite, të përbashkët për gjuhët Indo-Europiane dhe ato Indo-Hitite. Ky është për te sot problemi themelor.
Vitet e fundit, duke studiuar gjuhët e lashta të Ballkanit dhe Anadollit (L.&L.Peza, Gjuhët e lashta…2018) mblodhën të dhëna të reja mjaft të rëndësishme për gjuhësinë dhe historinë. Në këtë studim vërtetohet se të gjitha gjuhët e lashta të Ballkanit dhe Anadollit, të pa studiuara deri tani, janë shumë të afërta midis tyre dhe kanë fjalor të përbashkët. Nga ana tjetër të gjitha këto gjuhë të lashta afrojnë shumë me gjuhën e sotme shqipe. Duke ditur që gjuha shqipe është vërtetuar nga shumë studime, që e ka origjinën tek gjuha më e lashtë pellazge, mund të themi me sigurinë më të madhe, që gjuha mëmë Para (Proto)-Indo-Hitite e përbashkët për gjuhët Indo-Europiane dhe ato Indo-Hitite, është gjuha pellazge. Ky është zbulim mjaft i rëndësishëm, që do ti japë frymmarrje të re gjuhësisë europiane.
Historia e lashtë e Ballkanit, mbështetur tek autorët antikë, shumë autorë të mëvonshëm, gërmimet arkeologjike dhe studimet e gjuhëve të lashta, vërtetohet se është e tera histori e shqipfolësve: pellazgëve, ilirëve, maqedonëve, dardanëve, thrakëve, epirotëve, dakëve etj. Ajo ndahet si vijon sipas nesh (Peza & Peza 2018):
1-PERIUDHA E PALEOHISTORISË, deri afërsisht 20-15 mijë vjet p.e.s.,
2-PERIUDHA PELLAZGJIKE, koha gurit, bronzit, mesi i kohës së hekurit. Gjatë gurvonit shquhet Qytetërimit Pellazg në Ballkanin Qendror, ku shenohen fillimet e bujqësisë europiane. Në Qytetërim Pellazg shënohet edhe shkrimi më i lashtë në botë, në poçeri janë të shkruara fjalët e para: UJI dhe DORA, fjalë të gjuhës pellazge, por edhe të gjuhës shqipe, që përbëjnë dokumentin më të vjetër të shkruar për gjuhën shqipe dhe europiane. Gjatë mijëvjeçarit të fundit p.e.s. nga shoqëria pellazge lindin popujt e ri, maqedonët, ilirët, dardanët, epirotët, thrakët, dakët, që trashëguan gjuhën dhe zakonet prej tyre.
3-PERIUDHA MAQEDONE, fillon me ngritjen e mbretërisë maqedone, shek. 7 p.e.s., vazhdon me Perandorinë e Maqedonisë së Aleksandrit të Madh deri në Indi dhe ngritjen e mbretërive të Ilirisë, Dardanisë, Epirit, Thrakës, Dakisë, Paeonisë, mbyllet me pushtimin romak të Ballkanit më 168-146 p.e.s. Në veri kufizohej me Dardaninë, në perëndim me mbretërinë e Ilirisë dhe të Epirit, në lindje nga mbretëritë Thrake dhe Dake. Kudo ku u shtri Perandoria Maqedone gjeti popuj shqipfolës dhe kudo përhapi gjuhën dhe kulturën maqedone/shqipe. Prandaj ushtria maqedone e Aleksandrit të Madh avancojë aq shpejt drejt lindjes dhe e theu ushtrinë perse, shumë herë më të madhe në numur. Persianët ishin pushtues për popujt shqipfolës të Anadollit dhe ushtrinë maqedone e pritën si çlirimtare (Peza 2017).
4-PERIUDHA ILIRE, me pushtimit romak, në Ballkan ngrihet Provinca Ilire dhe vazhdon deri në rënien e Perandorisë Bizantine. Gjatë kësaj periudhe në Ballkan është folur gjuha dhe zhvillohet kultura ilire/shqipe. Më pas zhvillohen Arbërit, gjatë mesjetës së hershme, shek. VII–XIV të e.r. dhe prej tyre së fundi – Shqiptarët.
5-PERIUDHA E PUSHTIMIT TURK dhe e luftrave për pavarësi, deri më 28 nëntor 1912
6-PERIUDHA E PAVARËSISË nga 28 nëntor 1912.
Korkuti dhe pasuesit e tij nuk i studiojnë studimet mbi Qytetërimin Pellazg dhe provat, që sjellin studiuesit çdo ditë, nga kjo as nuk dinë të përfitojnë ose ti kundërshtojnë ato. Ata kanë gjetur rrugën antishkencore të përgojojnë autorët, për ti denigruar dhe penguar në punën e tyre fisnike në dobi të shkencës dhe kulturës sonë. Ja si i përfol M. Korkuti autorët e librave mbi Qytetërimin Pellazg:
“Shumica e autorëve të librave të botuar në gjuhën shqipe, nuk njohin greqishten e vjetër, nuk janë specialistë të mbishkrimeve antike, madje disa prej tyre nuk kanë as formimin filologjik në gjuhën shqipe, rrjedhimisht argumentet dhe shembujt, provat që ata sjellin në librat e tyre, janë të pabazuara, madje janë një dëshmi e njohurive të mangëta të tyre”.
Kjo nuk është analizë shkencore e studimeve, por vetëm përgojim i autorëve, që studjojnë qytetërimit pellazg dhe rrënjët e lashta të shqiptarëve dhe gjuhës së tyre, që përbën devijim nga rruga shkencore. Po jap dy shembuj këtu më poshtë. Hal Hellman në librin e tij mjaft interesant mbi kundërstinë e mëdha në shkencë (1998:126) na njofton se natyralisti i madh anglez Ch. Darvin studimet i kreu për mjeksi dhe fe, por artikullin e parë shkencor e botoi për gjeologji dhe më pas më pas bëri zbulimin e madh në biologji me librin e famshëm “Mbi origjinën e llojeve me anë të seleksionimit natyral” 1859. Një tjetër studiues të madh, që përmend ky autor është zbuluesi i madh i shtegtimit të kontinenteve (continental drift) Alfred Wegener, i cili doktoratën e fitoi me studimin në astronomi, por punoi si meterolog dhe më pas dha teorinë e re mbi shtegtimin e kontinenteve, sot plotësisht e pranueshme. Shembuj të tillë ka shumë në botë, sepse njafton të kesh marrë arsimimin universitar, ku studjohen ligjet themelore të zhvillimit të gjithsisë dhe të punosh me vullnet dhe me disiplinë shkencore arrin rezultate të larta.
Nga ana tjetër gjuhë “Greqishte e vjetër” nuk ka ekzistuar asnjë herë historikisht, nuk ka asnjë dokument shkrimor për atë, përveç trillimeve nga e ka kopjuar Korkuti. Kjo përbën aventurë për ti ardhë në ndihmë përhapjes së helenizmit.
Çabej, Buda, Demiraj, Topalli, Korkuti etj. të gjithë me arsim filologjik dhe me grada dhe diploma të larta, por nga rendja pas studiuesve të huaj, duke e parë veten inferior, që nuk e kanë njohur në themel historinë dhe gjuhën tonë, nuk e studiuan si duhet historinë dhe gjuhën e popullit shqiptar, prandaj ngelën vasalë të studiuesve të huaj dhe nuk dhanë asgjë të re në këtë fushë. Këta filologë me grada të larta nuk i pranojnë pellazgët si stërgjyshë të shqiptarëve, por tjetër stërgjysh të shqiptarëve nuk kanë gjetur, sepse nuk ka. Prandaj ilirët, maqedonët, epirotët, thrakët, dakët nga llafalogjia e tyre antishkencore, dalin pa rrënjë, të ardhur në Ballkan, megjithse shkenca Ilirët dhe popujt e tjerë vëllezër i njeh autoktonë në trojet ku kanëë jetuar dhe jetojnë. Në këtë mënyrë shqiptarëve ju hiqet me dashje historia e tyre e lashttë, paraqiten popull endacak, të ardhur në Ballkan (Peza 2017).
Prej tyre u terrorizua dijetari i shquar S. Konda, u internua studiuesi Dh. Pilika dhe përgojohen studiuesit, që mbështesin me prova vazhdimësinë pellazgo-shqiptare, të dhënë nga rilindasit tanë. Megjith këto drejtuesit e shtetit më 1971 e vlerësuan S.Kondën me titullin profesor, për mendimet e tij thellësisht të drejta, që i njihte shqiptarët dhe gjuhën shqipe pasardhës të pellazgëve (Koleka 1995).
Në librin tonë të ri “Gjuhët e lashta të Ballkanit dhe Anadollit dhe Familja Pellazgjike e gjuhëve“ sjellim mjaft dokumente të reja për identitetin e popullit tonë. Vërtetohet se të gjitha gjuhët e lashta të Ballkanit dhe Anadollit kanë afërsi të madhe me njera tjetrën dhe me gjuhën shqipe. Kjo ndodh sepse këto gjuhë dhe gjuha shqipe kanë origjinën e përbashkët nga gjuha më e lashtë pellazge. Vërtetohet se popujt, që kanë folur dialekte të lashta të gjuhës shqipe kanë banuar të gjithë rajonin e Mesdheut.
Këto gjuhë të lashta kanë ndikuar shumë në formimin e të gjitha gjuhëve të tjera të Europës deri në Indi. Prandaj kemi ngitur Familjen Pellazgjike të Gjuhëve. Kështu gjuha Para (Proto)-Indo-Hitite, gjuha mëmë e përbashkët nga rrjedhin të gjitha gjuhët europiane deri në Indi, që kërkohet nga dijetarët, është në fakt gjuha pellazge. Kjo përbën një arritje të madhe për shkencën europiane.
Këto rezultate e lartësojnë mjaft lart popullin tonë, gjuhën dhe kulturën tonë, por janë edhe kontribut mjaft i rëndësishëm për historinë dhe gjuhësinë europiane. Prandaj shtypi dhe TV shqiptare duhet tu kushtojnë më shumë hapsirë historisë së lashtë të popullit tonë dhe të gjuhës së tij, të dyja më të lashtat, që njeh historia njerzore. Mediat tona të ndihmonin në ngritjen e ndërgjegjes kombëtare, në përputhje me idealet e rilindasve tanë. Shembull mund të merret nga emisionet e Marin Memës në Top Channel, por puna duhet zgjeruar, për të paraqitur madhështinë e popullit tonë për ta bërë vendin më të rehatshëm dhe tërheqës dhe rininë tonë të mos braktisë atdheun.
Të gjitha përpjekjet, për të mohuar ekzistencën e pellazgëve dhe të qytetërimit të tyre të vetëm në lashtësi, kanë një qëllim të caktuar dhe të qartë: fshirja nga historia e stërgjyshëve të shqiptarëve dhe të origjinës pellazgjike të gjuhës shqipe. Në këtë mënyrë shqiptarët humbasin etninë dhe dal nga dalë ndërgjegjen kombëtare. Dikush e mbështet këtë rrugë antikombëtare nga padija, por shumëkush nga rushfeti, duke ju sherbyer qarqeve nacionaliste, për të forcuar idenë e qenies në lashtësi të “Greqisë së lashtë” dhe “gjuhës së lashtë greke” dhe helenizmit, të cilat faktikisht nuk kanë ekzistuar kurrë dhe janë ngritur duke cënuar historinë dhe kulturën e shqiptarëve.
Duke mohuar pellazgët, paraardhësit e shqiptarëve, spostohen shqiptarët nga historia e lashtë dhe vendin e tyre e zenë “greqishtja e lashtë”, “grekët e lashtë”, “Greqia e lashtë”. Por grekët përmenden për herë të parë në histori nga romakët, pas pushtimit të Ballkanit, gjatë shekullit të parë p.e.s., gjatë kohës Bizantine dhe osmane veten e quanin “romanoi” dhe shtetin e parë të tyre arritën ta formojnë më 1832, kur pas revoltës arvanitase, u ngrit Mbretërinë e e parë e Greqisë në histori, me mbretin bavarez Oto. Kjo u arrit me ndohmën dhe financimin e Ali Pash Tepelenës dhe të qeverive perëndimore, të cilat në atë kohë ishin në kontradita me Turqinë.
Nderimet e ngjarjeve historike dhe heronjt e kombit janë mjaft të rëndësishme për të mbajtur gjallë ndërgjegjen kombëtare dhe për ta zhvilluar atë më tej. Ato luajnë rol të madh edukues, sidomos për brezin e ri. Por ngjarjet e mëdha kombëtare po kalojnë pa manifestime dhe përkujtimet e duhura në rang kombëtar. Viti 2018 qe shpall nga qeveria shqiptare vit i Skenderbeut dhe në fund të tij duhet të ishte organizuar një kongres ndërkombëtar për figurën e Skenderbeut dhe luftën heroike të popullit shqiptar për të mbrojtur qytetërimin europian. Nuk u bë asgjë.
Po kështu kaluan në heshtje përvjetori i Lidhjes së Lezhës 2 mars 1444, përvjetori i bashkimit të madh të shqiptarëve, 80 vjetori i pushtimit fashist dhe i qendresës antifashiste shqiptare më 7 prill 1939, 16 marsi 1941, Lufta e parë antifashiste në Shqipëri (Pezë), 24 maji, 75 vjetori i Kongresit të Përmetit, 15 qershor 1389, 630 vjetori i betejës së Aleancës Ballkanike kundra Turqisë, ku shqiptarët patën rol kyç etj. Kështu pritet të kalojë 75 vjetorin i çlirimit të atdheut nga fashizmi, më 29 nëntor 1944.
Ne kemi shumë arsye, që të gjitha këto përvjetore të shënuara në historinë tonë, ti festonim me madhështi, me kongrese ndërkombëtare studiuesish, ku të diskutoheshin roli i madh, që ka luajtur populli ynë për pavarësinë e tij dhe në dobi të kulturës europiane.
Të gjitha këto dështime në kulturën tonë rrjedhin nga mos angazhimi i Ministrisë së Kulturës dhe kanë qëllimin ti pengojnë manifestimet e ngjarjeve të mëdha historike, për të dobësuar ndërgjegjen kombëtare të popullit tonë. Për këto dështime ministrja e kulturës dhe personat e tjerë përgjegjës, duhet të ishin larguar nga detyra.

Golem, 19 qershor 2019
______________
Bibliolgragfia

Bernal M. 2009. Athina e Zezë, Tiranë 2009. Glenny M. 2000. Histori e Ballkanit 1804-1999. Tiranë. Jacques E. 1998. Shqiptarët. Historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditët tona. Kartë e Penë. Peza L.& L. 2018. Gjuhët e lashta të Ballkanit dhe Anadollit dhe Familja Pellazgjike e gjuhëve, Tiranë 2018. Krispi Z. 2009. Shqipja nëna e gjuhëve. Plejad. Peza L. 2019. Shkëlqimi dhe rrënimi i arkeologjisë shqiptare, gazeta Dita 21 prill 2019
M.Korkuti. 2026. Vështrim mbi disa botime me temë “problemi pellazgjik” Perla, vëllimi 75, numri 2, 2016. Herodotus, Histories, lib. 2, 56. Herodotus, Histories, lib. I, 196, lib. IX, 43. Peza L. & L. 2013. Dritë e re mbi pellazgët dhe gjuhën e tyre, Tiranë 2013. Peza L. & L. 2018. Gjuhët e lashta….Korkuti M. 2016. Etnogjeneza e Ilirëve, Tiranë. Muka T. 2019. Peticion Metës. Gaz.Shekulli 5 qershor 2019
Peza L. 2017. Akademinë nuk mund ta reformojnë ata që e zhytën. Letër e hapur kryeministrit të Shqipërisë E.Rama, gaz. Dita 25 shtator 2017. Peza L. & Peza L. 2013. Dritë e re mbi pellazgët dhe…., Tiranë 2013. Herodoti, Histories: lib. I, 196, lib. VIII, 137, lib. IX, 43/Ilirët dhe Iliria te autorët antikë, Tiranë 1965. Peza L. & Peza L. 2018. Brief history on Balkans. DODONA, 101-107. Peza L. 2018. Maqedonia dhe identiteti kombëtar. Albapol, 20 mars 2018. Hellman H. 1998. Great feuds in science. Ten of the liveliest disputes ever, Publ.by John Willey & Sons, Inc.
Peza L. 2017. Akademia e Shekncave dhe Instituti i Gjuhësisë kanë devijuar nga rruga shkencore. Gaz. Telegraf, 19-20 shtator 2017. Koleka S. 1995. Kujtime . Tiranë. Herodotus, Histories, lib. I, 196, lib. IX, 43. Peza L. & Peza L. 2013. Dritë e re mbi pellazgët dhe…., Tiranë 2013. Muka T. 2019. Peticion Metës. Gaz.Shekulli 5 qershor 2019. Hellman H. 1998. Great feuds in science. Ten of the liveliest disputes ever, Publ.by John Willey & Sons, Inc.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura