DR.LUFTULLA PEZA: KAJO KARAFILI DHE MYRVETE PEZA

Tiranë, 10 janar 2021: Kujtojmë herojtë e Kombit Shqiptar: 77 vjet më parë, më 10 janar 1944, në fshatin Lis Patrosë, u zhvillua një betejë e madhe luftarake midis farcave naziste gjermane dhe një pjesë të batalionit të tretë të Grupit Partizan të Pezës. Lis Patrosa është një fshat i vogël kodrinor midis Kavajës dhe Pezës, në Shqipërinë e mesme. Ky fshat bashkë me fshatin tjetër Kryeziun, kanë qenë baza të rëndësishme gjatë Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare (LANÇ), kundra pushtuesve fashistë dhe të bashkëpuntorëve të tyre ballistë.
Në fshatin Kryezi në shtator të vitit 1943 , u formua këshilli i parë nacional-çlirimtarë, me një herë pas Konferencës së Pezës dhe po aty në gusht të vitit 1943 i inagurua formimi i batalionit të tretë të grupit të Pezës, që komandohej nga heroi Kajo Karafili.
Kajo Karafili ka qenë nga Bllaca e Pogradecit, por u bë pezak dhe vdiq si i tillë. Pasi vrau torturuesin e babait të tij, i cili vdiq në burg nga torturat, arratiset në Jugosllavi. Atje njihet me Babë Myslim Pezën dhe shokë të tjerë të rezistencës shqiptare dhe kështu lindi miqësia e madhe midis tyre. Në vititn 1940 ai u kthye nga emigrimi dhe u vendos në Pezë, si luftëtar i Çetës Atdhetare të formuar më 5 qershor 1940.
Kajon e kam njohur në fëmijëri, ndërsa Myrvete Peza ka qenë kusherira ime. Të dy i mbaj mend shumë mirë, kam qenë i lidhur ngushtë me ta. Kaja Karafili ka qenë një nga komandantët, luftëtarët dhe atentatorët më me zë gjatë LANÇ, i zgjuar dhe trim i rallë, por dhe shumë i dashur, i papërtueshëm dhe i shpejtë në çdo aksion. Myrvetja ka qenë vajzë e bukur, e dashur dhe luftëtare trime, qysh në fillim të luftës u rendit në Çetën e Pezës dhe nuk u nda prej saj, ishte shembull për të gjithë partizanët. Sapo Kajo erdhi në Pezë u dashuruan të dy, por kur e mori vesht Xha Shyqyria, i ati i Myrvetes, u xhindos, thiri pjestarët e çetës në një takim të shkrutër dhe ju tha:
-Ju për çfar keni ardhur këtu në Pezë, të luftoni kundra fashizmit apo të ngacmoni vajzat tona. Kush është ai, që merret me këto punë ta vras tashti me dorën time? Dhe sytë i zgurdullonte në fytyrat e të rinjve, që ishin rreth tij. Kajo bëri dy hapa përpara dhe i drejtohet:
-“Unë jam ai, por unë e dua Myrveten dhe ajo më don mua, ne do të martohemi pas luftës. Këtu e ke revolen time dhe po deshe më vrit, dhe i la revolen në dorë”.
Shyqyriu lëvizi kokën sa majtas djathtas, sikur desh të miratonte diçka, në heshtje ja ktheu armën të zotit. (Këtë histori ma ka treguar njeri nga pjesmarrësit e këtij takimi para disa vjetësh në Fushë Krujë). Kështu lindi dashuria midis dy të rijve, e cila për interesat e larta të Atdheut, u fik më 10 janar 1944 në Lis Patrosë.
Unë kam qenë i vogël, por si bir dëshmori, partizanët më donin shumë dhe unë ata, isha shumë i shkathët dhe kisha etje për armët. Zakonisht kur ktheheshin vonë nga lufta vinin e më merrnin dhe kishin qef të loznin me mua. Kajo, Myrveti ishn të parët që më zgjonin dhe me mernin hopa natën vonë, për të lozur ca kohë me ta.
Ditët, që zhvillohej Konferenca e Pezës, Kajo dhe Myrveti na organionin ne fëmijëve: unë, Nazmia, Luçia, Ganiu, të gjithë të famijes sonë, dhe këndonin këngë partizane, karshi dhomës, ku mbahej Konferenca e Pezës. Këngës ishin: Bashkohi shokë, me ne në çetë, malit të lartë të shkojmë përpjetë, po i vjen vdekja robërisë, nga shqiponjat partizan; Eja mblidhuni këtu, këtu, eja mblidhuni këtu, këtu, eja mbidhuni këtu, këtu, bashkë me ne…Edhe këngë të tjera të bukura partiane.

Natën e 9 janarit 1944 batalioni i tretë kthehej nga një aksion në Dumre dhe po shkonte në Pezë. Në darkë batalionin e ndau më dysh, për arsye sigurie. Gjysma e tij, komanduar nga zv/komisari Sotir Spiro, u vendos rreth 20 km. më në jugë të Lis Patrosit. Në mëngjes rojet partizane llajmërojnë se një grup gjerman po vjen në drjtimin e fshatit. Kajo menjë herë organizoi shokët dhe i del përpara armikut. Gjermanët nuk ishin të shumtë në numur, por ishin më të armatosur dhe të veshur se sa forcat partizane, të cilat ishin të përgjysmuara. Lufta u ndez e zjarrtë, komisari Mustafa Lleshi me disa shokë ishte vendosur në sakjin më verior të luftimeve, ndërsa Kajo me disa shokë në skajin jugor. Zv. komisar Sali Verdha, Myrvetja dhe shokë të tjerë ishin rrjeshtuar në mes të luftimeveve.
Pas disa orë luftimi Myrvetja e afrohet zv/komisarit dhei thotë:
-Salë nuk e dëgjoj automatikun e Kajos të shkrepi, mos u vra?
-Jo i përgjigjet ai, është luftë dhe janë shumë armë në përdorim, prandaj nuk e dallon automatikun e tij. Por ndërsa lufta vazhdonte dhe Myrvetja shkrehte automatikun e saj mbi trupa gjermanë, ajo mendjen e kishte tek i dashuri i saj dhe përsëri i afrohet zv.komisarit dhe e pyet përsëri.
Sal Verdha më ka treguar të gjithë historinë.
“Lufta ishte në fund, gjermanët lanë shumë të vrarë dhe u kthyen mbrapsh. Mua më kishte ardhë lajmi i kobshëm që Kajo ishte vrarë, por nuk guxoja ti a thoja Myrvetit. Ajo e kuptoi dredhinë time dhe fundin tragjik të Kajos dhe u tërhoq zvarë disa metra larg meje. Kur të shtënat kishin mbaruar dhe qielli filloi të pastrohej nga tymi i barotit, dëgjoj një krismë të vetme pranë meje, drejtoj kokën dhe shkoj me një herë, por ishte vonë. Myrvetja me revole në dorë ishte plagos në goks, nxori nga xhepi i xhaketës një napolon flori dhe ma la në dorë.
“Këtë e kishin lënë me Kajon të bënim unazat e fejesës. Tani s’më duhet më, jepja xhajës, sepse do i duhet për luftën” dhe mbylli sytë”. Xhaja i saj ishte Bab Myslimi.
Atë ditë për batalionin e tretë të Pezës, qe një ditë e zezë. U vranë komanadanti i batalionit Kajo Karafili, komisari Mustafa Lleshi dhe partizanët Myrvete Peza dhe Bajrami Tusha. Për të vrarët u vendos, që të varroseshin larg fshatit, që të mos gjindeshin nga armiku. Por mbas katër ditë kërkimesh, gjermanët i gjetën varret dhe trupin e Kajos e morën dhe për disa ditë e kanë ekspozuar në Kavajë dhe Shijak, ndërsa trupat e tjerë i lanë në sipërfaqe, përfshi edhe atë të Myrvetes, që e kishin zhveshur lakuriq. Më pas janë rivarros nga fshatarët e Lis Patrosit.
Gjysma e batalionit, që drejtohej nga Sotir Spiro dhe që ishte vendosur atë natë disa kilometra larg Lis Patrosës, erdhën në Lis Patrosë me vonesë, pasi kishin mbaruar luftimet. Kjo ngjalli pakënaqësi dhe dyshime të mëdha tek partianët dhe komanda e batalionit.
Për këtë vonesë u organizua gjyqi partizan dhe vendimi qe i prerë: zv/komisari Sotir Spiro, u dënua me pushkatim, ndërsa 2-3 partizanë të tjerë me ulje grade ushtarake. Vendimi i gjyqit partizan ju dërguar komandantit të grupit të Pezës, Bab Myslim Pezës dhe ai në diskutim me komandën e batalionit, vendimin për pushkatim të Sotir Spiros e anulluan dhe u mjaftuan vetëm me shkarkimin e tij nga të gjitha funksionet.
Kështu përfundoi lufta e Lis Patrosit, siç ma kanë treguar pjesmarrësit akular, sidomos zv.komisari i batalonit të tretë, miku im Sali Verdha.
Gjermanët dhe ballistët kishin inat të madh me Kajon dhe batalionin e tretë të Pezës. Ata ishin bërë tmerri për zonën e Kavajës. Gjatë dhjetorit 1943 batalioni i tretë Pezës sulmoi Kavajën dhe gjithë natën në sheshet dhe rrugët e qytetit janë kënduar këngë partizane dhe valle. Gjermanët dhe ballistët u fshehën në kazermat e qytetit. Unë me mamanë dhe nusja e xhajës tim Xhirja me fëmijët kemi ndejtë ca kohë në shtëpinë e vëllezërve Mehmet, Myslim dhe Qazim Sedja në lagjen Zgurje të Kavajës. Burra më atdhetarë dhe të mirë dhe gratë e tyre, Rebihana, halla ime Sheja dhe Sari të njëjojtë me ta, nuk gjen dot në botë. E gjithë shtëpia e madhe e tre vëllezërve ishte kthyer në bazë të LANÇ, ndihmonin me punën e tyre, para, duke mbajtë të plagosur në shtëpi etj. Mehmeti, agronom, më imadhi i vëllezërve Sedja, themeloi në shtëpinë e tij këshillin Nac.-Çlimtarë për Kavajën. Myslimi ishte mësues në shkollën e mesme bujqësore të Golemit, ndërsa Qazimi, burri i hallës sime, ka pasë një punishme për këpucë, por ishte shumë aktivist në mbështetje të Çetës së Pezës.
Pas Luftës së Lis Patrosit, ku gjermanët patën humbje të madhe, një terror i egër u vendos në Kavajë. Qazim Sedja u dënua me pushkatim dhe po të mos ishte larmëruar që të ikte, do të psuhkatohej. Unë me mamanë dhe nusja e xhajës Xhirja me fëmijët me një herë u larguam nga Kavaja natën. Ishte shtet rrethim dhe postblloqet gjeermane ishin n të gjitha rrugët, por ne kaluam të futur në qerre të mbuluara me hasra dhe rojeve ju thanë se në qerre ka bereqet për në mulli. Rreziku qe i madh, por përfundimi qe i mirë.
Por për këtë luftë heroike midis forcave partizane dhe armikut gjerman dhe për dy herojtë e saj kryesorë, Kajo Karafilin dhe Myrvete Pezën, mbeturinat e ballistëve në shoqërin tonë përhapin rrena e shpifje për interesat e tyre personale.
Njerzit e përdalë nga ment, si Mersida T. Najdeni dhe Roland Qafoku pa asnjë farë morali, që ende i përkasin llumit ballisht, përhapin rrena për luftën dhe herojtë e saj, që nuk duhen besuar. Lufta është bërë shum kohë më parë, por ata shtrembërojnë të vërtetat mbi luftën dhe përpiqenë herojtë e saj ti baltosin. Në vend që të vijnë në Pezë dhe ti kërkojnë falje popullit të saj, për krimet, që kanë bërë prindërit e tyre në Pezë gjatë LANÇ, këta ndjekin rrugën e tradhëtisë, duke baltosur luftën heroike dhe herojtë e saj.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura