DR.LUFTULLA PEZA: MAQEDONIA DHE IDENTITETI I SHQIPTARËVE

Durrës, 19 mars 2018: Nacionalizmi grek po bëhet gjithnjë edhe më i egër ndaj shqiptarëve dhe po luan me fatin e tyre, por kësaj radhe, duke u përkrahur fuqimisht në hije nga përkatësia e saj në Bashkimin Europian.
Pranimi në NATO i Maqedonisë dhe në BE i Shqipërisë, po e bëjnë gjithnjë dhe më të egër dhe më të rezikshme në Ballkan, politikën nacionaliste greke, që përpiqet të përfitojë sa më shumë territore dhe favore të padrejta në korriz të shqiptarëve. Kështu kanë luajtur me shqiptarët vendet fqinj, duke pasur prapa fuqitë e mëdha edhe në të kaluarën, në dobi të Greqisë, Serbisë, Malit të Zi etj. Prandaj territoret shqiptare u tkurrën, duke ju falë e shitur copa të mëdha nga tokat shqiptare vendeve fqinj, sikur të ishin copa byreku në mëngjesore. Trojet tona do të tkurren edhe më tej, nëse sot nuk tregohemi të kujdesshëm dhe këmbëngulës për ti mbrojtur ato.
Presionet e Greqisë për ndryshimin e emrit të Maqedonisë kanë synim, që Greqia të marrë të gjithë trashëgiminë kulturore të Maqedonisë së lashtë, ti paraqesë maqedonasit e lashtë si grekë, që kanë pasur gjak dhe kanë folur gjuhën greke, pra i përkasin Greqisë. Duke u tjetërsuar trashëgimia e Maqedonisë së Lashtë në greke, shqiptarët e Maqedonisë janë të parët, por jo të vetmit, që e pësojnë. Në këtë mënyrë e gjithë historia e lavdishme e Maqedonisë, nën udhëheqjen e Filipit të II, të Aleksandrit të Madh dhe më pas të gjeneralëve të tij do të tjetërsohet (falsifikohet) në histori greke, megjithse këta të fundit nuk kanë asnjë lidhje gjaku apo fisnore me emrin Maqedoni. Mbretërit maqedonas Filipi i II, Aleksandri i Madh dhe të tjerë kanë qenë në fakt pushtues të Athinës,

Në se kjo do të arrihet atëhere shqiptarët e Maqedonisë pas kësaj do të trajtohen si ardhacakë nga Shqipëria, që në Maqedoni nuk do të gëzojnë të drejtat si popullsi autokon, siç janë sot, por si refugjatë. Në këtë mënyrë, me dredhi diplomatike dhe presione politike, grekët do të vjedhin historinë e shqiptarëve të Maqedonisë dhe të të gjithë shqiptarëve dhe do të bëhen ata vendas dhe jo shqiptarët. Kjo gjë duhet të na shqetësojë të gjithëve ne shqiptarëve dhe nuk është vetëm problem i Maqedonisë.
Si është e vërteta, që duhet të mbrojmë?
Historia e njeh shumë mirë Maqedoninë e lashtë, me prejardhje pellazgjike ashtu si dhe Greqinë e vonë, të pjellë nga romakët. Maqedonia në shekullin e 4 p.e.s. ishte një mbretëri e vogël, që kufizohej në perëndim me mbretërinë e Ilirisë, me mbretërinë e Epirit në jugë të saj dhe në lindje shtrihet mbretëria e Thrakës. Të gjitha këta popuj ishin shqipfolës. Në këtë kohë në pjesën jugore të Ballkanit ende nuk ishte formuar shteti, ende mbizotëronin qytet-shtetet e kohës së bronzit i Thebës, Athinës, Spartës etj., që ishin nën ndikimin e Perandorisë Persiane, që shtrihej në Anadoll.
Kur në Maqedoni e mori fuqinë mbreti Filipi i II (359-336 p.e.s.) me luftra dhe diplomaci futi nën pushtimin Maqedonas rajonin, që shtrihej në jugë të Maqedonisë, që përbëhej nga shtet-qytetete e Thebës, Athinës dhe Spartës dhe rajonet fqin me ta. Për tu mbrojtur nga rreziku maqedonas shtet-qytetet e Thebës dhe Athinës formuan alencën e tyre. Me gjith këtë ushtria maqedone sulmoi dhe në betejën e bërë në Karonea në vitin 338 p.e.s. (në veri të ngushticës së Korinthit) ushtria maqedone fitoi dhe kështu Maqedonia shtriu pushtimin e saj në të gjithë pjesën jugore të Ballkanit. Filipi i II pushtoi të gjithë jugun e Ballkanit, përfshirë edhe shtet-qytetet e Thebës, Athinës dhe Spartës, deri në atë kohë të pavarura dhe futi nën ndikimin e tij të gjithë rajonin e detit Egje.
Në këtë kohë, kur maqedonasit, ilirët, epirotët, thrakët kishin ngritur mbretëritë e tyre ende nuk nek ekzistonte emri Greqi dhe grekë, emra që u futën në përdorim më vonë nga romakët. Popullata e rajonit ishte kryesisht pellazge, por midis saj ishte edhe pakica greke, që erdhi në rajon si fise barbare me bagëtitë, por që nuk kishin as emër dhe asnjë nivle kulturorë. Këto fise, që më pas do të quheshin “grekë” apo “helenë” nuk dihet se nga erdhën, sepse në vendin e origjinës nuk kanë lën asnjë dokument të tyre dhe në vendin e ri, në jugë të Ballkanit, nuk sollën asgjë të tillë. Prandaj grekët janë emigrantë të ardhur nga lindja në rajonin e Egjeut si bari me kope, pa asnjë lloj kulture, që nuk kishin as emër. Nga vendasit, pellazgët dhe arvanitasit, pasardhësit e tyre mësua sa mundën, shkrimin dhe bërjen e poçeve, por të gjitha monumentet historike të asaj, që sot quhet Greqi, i kanë ndërtuar prllazgët vendas gjatë kohës së gurit, bronzit dhe në pjesën më të madhe të kohës së hekurit.
Edhe gjuha që flitej në Athinë, Korinth, Thebë, Kretë dhe në të gjithë rajonin e Mesdheut në kohën antike është gjuha pellazge dhe arvanite, që dëshmohet e shkruar në mbishkrimet Dipylon të Athinës, Korinthit, Eubesë etj., vërtetuar vite më parë (Peza & Peza 2013). Nga ana tjetër edhe mbishkrimet maqedone si Stela e Pellës etj. janë në gjuhën maqedone të vjetër, që përkon si dialekt i gjuhës ilire/shqipe.
Nga e gjitha kjo rrjedh se grekët nuk mund të jenë kurrsesi trashëgimtarë historikë të maqedonasve të lashtë, kur nuk kanë me to as një lidhje dhe kur kultura e tyre është shumë më e lashtë se ajo greke. Rajoni, që sot quhet Greqi ka qenë një koloni e Maqedonisë së lashtë. Filipi i II i Maqedonisë, një mbret me prejardhje shqiptare, largpamës dhe me aftësi të mëdha drejtuese, e ngritu shtetin e Maqedonisë dhe e bëri fuqinë më të madhe të kohës. Ai pas kësaj i pushtoi me forcën e armëve të gjitha shtet-qytetet në jugë të Ballkanit: Thebën, Athinë, Peloponezin etj. Këto rajone u mbajtën të pushtuar edhe nga Aleksandri i Madh dhe më pas nga gjeneralët e tij.
Është një fakt historik, që ushtria maqedonase e Filipit dhe e Aleksandrit të Madh, përbëhej në shumicë dërmuese nga maqedonas, stërgjyshët e shqiptarëve të sotëm të Maqedonisë dhe ilirë, epirotë. Në radhët e saj kishte shumë pak mercenarë grekë. Asnjë drejtues grek nuk ka pasur në ushtrinë maqedone. Shumica e tyre bënin pjesë në ushtrinë persiane, që luftone kundra ushtrisë maqedonase. Gjuha që kan folur ka qenë maqedonishtja e lashtë, një dialekt i gjuhës së lashtë pellazge, që përputhet me gjuhën e sotme shqipe. Asnjë drejtues grekë nuk kishte në këtë ushtri.
Si mund të kthehen këta maqedonas të lashtë sot në grekë?
Vetëm falsifikatorët grekë mund ta bëjnë këtë, por jo vetëm, por të ndihmuar nga përfaqësuesit europianë, që kanë vënë kushtet e padrejta të pranimit në BE dhe NATO. Asnjë dokument nuk ka, që të mbështesë dëshirat greke, për të marrë identitetin e maqedonasve të lashtë.
Edi Rama dhe qeveria e tij dhe partitë politike shqiptare duhet të sillen si njerëz të kulturuar dhe me dije. Të ngarkojnë organizmat e specializuar të historisë për informacion të mirëfilltë për këtë çeshtje dhe të ndërhyjnë me fakte dhe prova historike, qoftë në lidhje me pretendimet greke ndaj Maqedonisë, ashtu edhe lidhur me kufirin Kosovë –Mali i zi. Mjaft kanë falë shqiptarët nga tokat dhe ujrat e tyre gjatë shekujve. Tani është koha të mos falim as detin, as tokën dhe as historinë tonë të lashtë.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura