Durrës, 23 shtator 2017: 8-M.Aref shkruan më poshtë: “Duhet ta dini se sot në moshën time, dhe me njohuritë që kam nuk kam mësues, por vetëm nxënës”. Këto shporehje nuk i kam lexuar as tek një studiuesi dhe habitem që me to lavdrohet z. Aref. Mësuesi i mirë duhet të jetë njëkohësisht nxënës i shkëlqyer, po nuk qe i tillë je mësues i dobët. Ai që nuk nxen më, nuk mëson, është mësues i keq. Prandaj vihen re ke kaq shkrime të dobta tek z. Aref. Unë 90% të kohës e harxhoj duke nxenë, mësuar dhe jam nxënës shëmbullor, vetëm 10% jam mësues, sepse dija është e madhe, pa kufi dhe unë ende di shumë pak prej saj, prandaj nxe, mësoj shumë, çdo ditë.
9-M.Aref më poshtë, në artikullin e tij, shkruan: “Pra që nga kohët më të hershme nuk ka pasur një studim të qëndrueshëm dhe shkencore ndaj qytetërimit të Pellazgëve dhe unë mund t’ju them pa mburrje, ju pëlqen apo jo, se teza ime është e para tezë e paraqitur një autoriti universitarë që nga kohët e hershme“.
Që keni mbrojtur tezën në universitet jeni për tu përgëzuar, por kjo ka pak rëndësi. Një pjesë e madhe e studiuesve, që merrem me studimin e Qytetërimit Pellazg, kanë mbrojtur teza në universitet, unë kam mbrojtur dy. Rëndësi ka, që lënda të jetë gatuar mirë, të jetë shfrytëzuar e gjitha literatura, të jenë cituar autorët dhe kryesdorja të ketë prova apo zgjidhje të reja, që avancojnë dijen për çeshtjet që studiohen. Në këtë drejtm ju keni mangësi të mëdha në librat dhe artikujt tuaj z. Aref.
10-M.Aref më poshtë shkruan: “Me metodë dhe përpikëri si dhe falë shumë viteve në punime, kërkime dhe studime të gjera dhe shumëdisiplinare kam shkatërruar historiografinë, kronologjinë dhe konfigurimin kulturore (mitologji, poemet epike, etj) të Greqisë së lashtë.”
Kjo është lajthitje dhe shprehje megallomanie të theksuar. Edhe në artikullin tim të më parshëm e kamë shkruar qartë, që nuk ka ndodhur asnjë shkatërrim në historiografinë botërore as nga shkrimet jo korekte të Arefit dhe as nga të gjitha studimet e bëra mbi qytetërimin pellazg. Duhet ende punë e madhe, më shumë botime shkencore, referime nëpër konferenca dhe kongrese shkencore ndërkombëtare etj. Por studiuesit tanë punojnë vullnetarisht, sepse nuk kemi fonde, në një kohë që grekët përdorin fonde të mëdhe në punën e tyre. Duhet të detyrojmë akademinë dhe gjuhsinë shqiptare dhe më pas institucionet e huaja, për njohjen e Qytetërimit Pellazg, nga i cili rrjedhin shqiptarët. .
11-M.Aref në artikullin e tij shkruan: “Në një menyrë të lehtë do ta përfundoj këtë shkrim më një ekuacion që rrjedh nga ky «silozisëm » i qartë: Pellazgët ishin paraardhësit e Thrako-illirëve që flisnin të njejtën gjuhë dhe Shqiptarët sot flasin gjuhën e Thrako-Ilirëve, domethënë Shqiptarët janë Pellazg.”
Jam plotësisht I një mendje me këtë, që thrakët, ilirët, por edhe dardanët, maqedonët, epirotët, frigët, hititë etj. janë pasardhës të pellazgëve dhe paraardhës të shqiptarëve, por këtë nuk e ka zbuluar M.Aref. Për këtë kanë shkruar Keta, Krispi, De Rada,Hahn, Adamidi e shumë të tjerë më pas dhe z.Aref nuk ke asnjë kontribut deri tani në këtë çeshtje. Unë me bashkëpuntoren time vitin e kaluar kemi kryer një studim mbi gjuhën e lashtë thrake dhe para disa vjetëve për gjuhën hitite, kemi përgatitur fjalore hitite-shqip dhe thrakisht-shqip, që bëhet për herë të parë, ku tregojmë se përputhet plotësisht me gjuhën shqipe. THRAKËT, QË NË LASHTËSI KANË FOLUR DHE SHKRUAR GJUHËN PELLAZGE (SHQIPE), Pashtriku.org (27 maj 2017). Kështu ne I bëmë një avancim të dukshëm këtij problem të rëndësishëm me studimin tone, që ju z. Aref as nuk e përmend.
12-M.Aref më tej shkruan: “Edhe sot « gjuha » (një lloj fosili i gjallë) mbetet lidhja e vetëm mes Pellazgëve dhe Shqiptarëve : etnia (raca) është aq e përzierë që fizikisht sot Shqiptarët kanë ndryshuar. Ky pohim i fundit (i gjuhësisë) është i mjaftueshëm në vetvete për të provuar se paraardhësit e lashtë të shqiptarëve ishin dhe janë Pellazgët.”
Këto janë deklarata, që sot i dinë edhe nxënësit e shtatëvjeçares. Por Nuk është vetëm gjuha, që i lidh pellazgët me shqiptarët, por janë edhe veshja, fustanella, qeleshja, territori i përbashkët i jetesës, Zeusi pellazg = Zoti shqiptar etj. Por për të gjitha këto kanë shkruar studiues të tjerë më parë: Keta, Krispi, De Rada, Kamarda, Adamidi dhe shumë të tjerë. Për mundësi afërsie të thrakishtes dhe ilirishtes me shqipen, kanë shkruar edhe Çabej dhe disa autorë bullgar, por shkruajnë njëkohësisht, që nuk ka prova shkrimore, sepse këta popuj nuk e kanë pas shkruajtur gjuhën e tyre. Ju vetëm se përsërit mendimet e tyre dhe i quani arritje të tuat. Kjo është shkenca juaj?. Në këtë çeshtje nuk keni sjellë asnjë të re.
Përkundrazi unë dhe bashkëpuntorja ime në disa studime të botuara (shihi në internet), kemi sjellë prova bindëse në mbështetje të kësaj teme:. Në kulturën pellazge Vinkë-Turdas (mijëvjeç/ 6 p.e.s.) kemi gjetur fjalët VIJV=UJI dhe DORA, që janë të gjuhës pellazge, që përdoren edhe në gjuhën shqipe, në një rrasë balte të pjekur në shkrimin Linear B të Mikenës ( shek. 16-12 p.e.s.) kemi gjetur shprehjen ZIAZI = ZI ASHT ZI, të gjuhës pellazge, fjalë që përdoren edhe sot në gjuhën shqipe; në pllakën e granitit në Norvegji është ndeshur mbishkrimin “SOT QA” (2000-1500 p.e.s.), gërvishur nga mineanët e Kretës, që ne i dhamë përcaktimin e saktë si të gjuhës pellazge, me fjalë njësoj si në shqipen e sotme, Kështu vërtetuam se gjuha e mineanëve të Kretës në vitet 2000-1500 p.e.s. ka qenë gjuha pellazge: Me këto edhe me prova të tjera kemi vërtetuar se gjuha pellazge vazhdon në gjuhën shqipe.
13-“2) M.Aref shkruan më pas: “ASNJË herë nuk kam thenë se emri «Pellazg» është me zanafillë greke!!! Ku e keni lexuar këtë genjeshtër?”
Këtë gënjeshtër e kam ndeshur në artikullin tuaj me z. Demi, ku shkruhet qartë: “Nga ana tjetër, emri Pellazg është saktësisht grek që lidhet me fjalen πέλαγοι – fushë, dmth «banorët e fushës».(2)
Kështu nuk jam unë, që gënjej, por ju z. Aref.
14-“3) M.Aref më poshtë shkruan në shkrimin e tij: “Grekët u shfaqën në shekullin e 8 p.e.s. në Ballkan”. Kush është dokumenti, ku jeni bazuar? S’ka asnjë dokument për këtë. H. Shliman, që ka zbuluar Trojën ka theksuar se në Trojë nuk ka asnjë dokument grek para shekullit 5 p.e.s. Edhe stratigrafia e Trojës ka ndarë 9 shtesa, që përfaqësojnë 9 qytetet e Trojës, njeri mbi tjetri: Troja I-VII, 3500-deri 600 p.e.s. përfaqëson qytetin gjatë Qytetërimit Pellazg, Troja VIII- 600 p.e.s.-deri 85 p.e.s. përfaqëson Trojën gjatë periudhës greke, kohës së perandorisë Perse dhe kohës gjatë perandorisë Maqedone të Aleksandrit të Madh., Në këtë shtresë qeramika greke e ngjyrosur fillon në shekullin 5 p.e.s. (Shliman). Troja IX, 85 p.e.s. është Troja gjatë pushtimit Romak
Troja VII “ 1250-1000 p.e.s. – Koha e vonë e bronzit – koha hershme e hekurit. Në qytetin e Trojës, që përfaqëson kjo shtresë, gjatë kësaj kohe zhvillohet Lufta e Trojës, prandaj kjo njihet si Troja e Homerit.
Pas Luftës së Trojës qyteti i Trojës braktiset nga njerzit si qytet i mallkuar dhe gjatë viteve 1000-600 p.e.s. ai ka qenë i pa banuar.
Troja VIII gjatë viteve 600-85 p.e.s. – Koha e vonë e hekurit (Koha antike), përbën Trojën në kohën helene (greke), persiane dhe maqedonase.
/Troja VIII/1 “ 600-480 p.e.s. Troja gjatë kohës Greke, sepse gjatë shekullit 5 p.e.s. ndeshen elementët më të vjetër kulturor grekë në Trojë,
Troja VIII/2 “ 480-334 p.e.s. Troja gjatë pushtimit të Perandorisë Persiane,
Troja VIII/3 “ 334-85 p.e.s. Troja gjatë Perandorisë Maqedone: gjatë kohës së
Aleksandrit të Madh dhe më pas gjeneralëve të tij, /
Troja IX “ “ 85 p.e.s.-500 e.s. – Troja në kohën e Perandorisë Romake
Nga kronologjia e më sipërme e Trojës rezulton, që Troja I-VII, vitet 3500-600
p.e.s., përbën Trojën gjatë Qytetërimit Pellazg. Në këto shtresa arkeologjike të Trojës nuk janë ndeshur asnjë dokument kulturor as grek dhe as romak. Ndonëse arkeologët nuk e shënojnë përkatësinë etnike të kësa periudhe, ata janë treguar të rezervuar, shumë historianët e kanë theksuar këtë dhe sjellin dëshmi të shumta (Zhak 1995, Peza & Peza 2009, 2013 etj.).
Pas luftrave të vazhdueshme dhe shkatërrimeve nga tërmetet, zjarret dhe luftrat, Troja
braktiset nga njerzit si qytet i mallkuar gjatë viteve 1000 – deri 600 p.e.s., kohë, kur një pjesë e popullsisë nga fisi pellazg i aeolëve, fillojnë ta popullojnë serisht qytetin e lashtë, të braktisur.
Shlimani, zbuluesi i Trojës, ka shkruar (1870-1882):
“Qeramika greke ishte e pikturuar, kurse ajo trojane jo. Kjo e fundit ndryshonte edhe në
formë edhe në mjeshtri edhe në ngjyra. Prania e gjurmëve greke në Trojë mund të vihet re vetëm qindra vjet pas epokës së Homerit. Në të shtatë shtresat e hershme nuk gjendet asnjë dëshmi e kulturës greke. Madje nuk gjindet as edhe një gjurmë e qeramikës helene më e vjetër se e shekullit të V p.e.s. “.
Kështu nga gjithë ato “zbulime të verifikueshme”, që përmend M.Aref në shkrimin e tij të fundit, asnjë nuk gjeta të vërtetë, të gjitha çeshtjet e paraqitura prej tij janë huazuar nga autorë të tjerë dhe e vetmja punë që ka bërë ai është se i ka futur në librat e tij. Mjaft të dhëna janë të vjetruara dhe sot nuk qëndrojnë dhe autorët në shumicën e rasteve nuk përmenden. Kjo është vetëm plagjiaturë.
Nga ana tjetër vihet re mburrje të shfrenuara me deklarata bombastike, siç është me deklarimet: “Duhet ta dini se sot në moshën time, dhe me njohuritë që kam nuk kam mësues, por vetëm nxënës”; se “teza ime është e para tezë e paraqitur një autoriti universitarë që nga kohët e hershme“;
: “Me metodë dhe përpikëri si dhe falë shumë viteve në punime, kërkime dhe studime të gjera dhe shumëdisiplinare kam shkatërruar historiografinë, kronologjinë dhe konfigurimin kulturore (mitologji, poemet epike, etj) të Greqisë së lashtë.”; “Zotëri çfarë kam bërë unë gati një gjysëm shekulli ju nuk keni bërë as miliemin e studimeve dhe kërkimeve të mia. Teksti që do të gjeni në fund të këtij artikulli do të provojë që kam bërë zbulimeve të verifikueshme dhe aty do të gjeni përgjigje të kulluara dhe të tejpashme të pyetjeve tuaja”. etj.
Këto janë si bomba tymse dhe e paraqesin autorin jo serioz. Nuk kam parë dhe dëgjuar asnjë studiues të lavdërojë veten në këtë mënyrë, sepse kushdo të vepronte kështu bëhet qesharak. Simpoziumet dhe kongreset shkencore janë tribunat, ku njerzit e shkencës shpalosin njohuritë e tyre para studiuesve të tjerë dhe sjellin ide të reja dhe prova në mbështetje ose për të rrëzuar ide të dhëna. Në cilin forum të tillë ka referuar z. Aref dhe ka sjellë ide dhe të reja? Apo ka shkatërruar historiografinë europiane? Asgjë e tillë, por lëvdata të pafund për veten.
NJË VËSHTRIM I SHKURTËR MBI LIBRIN “MIKENËT=PELLAZGËT” të z. M.AREF
Të dy librat e z.Aref i kam lexuar prej kohësh dhe kam edhe shënime me laps në libër. Ju ktheva tani librit “Mikenët = Pellazgët, Greqia ose zgjidhja e një enigme”, TR 2008, ku kam vënë re të meta dhe pasaktësi serioze, huazime të pafund nga autorë të ndryshëm dhe shumica nuk citohen, huazime të vjetruara, që nuk qëndrojnë sot etj. Të gjitha vërtetojnë për një nivel jo të kënaqshëm të librit. Nga ana tjetër në këtë libër ka pasaktësi dhe gabime të rënda, që lexuesi duhet ti dijë, për të mos mësuar gjëra gabim.
Këtu më poshtë po rendis disa prej tyre, sipas faqeve.
-faqe 14: Qytetërimi helen është shfaqur në shek. VIII p.e.s., data e krijimit janë lojrat Olimpike në vitin 776 p.e.s.
Asnjë provë nuk ka për këtë, lojrat e para Olimpike në vitin 776 p.e.s., janë të shoqërisë pellazge dhe jo greke,siç mundohen mjaft falsifikatorë ti paraqisin këto lojra. Gjatë viteve, kur janë zhvilluar lojrat olimpike, që bën fjalë autori, janë përgatitur mbishkrimet Dipylon i Athinës, mbishkrimi Nestor Cup i Euboesë dhe mbishkrimi i Korinthit të shek. 8 p.e.s., ose më saktë rreth vitit 750 p..e.s. dhe të gjitha këto mbishkrime, janë në gjuhën pellazge. Këto vërtetojnë, se rajoni që sot i thonë Greqi, gjatë shekullit 8 p.e.s. ka qenë Pellazgjia dhe ka folur gjuhën pellazge (L.& L.Peza Dritë e re mbi pellazgët.. 2013). Nga ana tjetër arkeologët kanë gjetur në Trojë, ishullin e Lemnit etj. se dokumentet më të vjetra greke janë të shek. 5 p.e.s. Kështu Lojrat e para Olimpike janë organizuar nga shoqëria pellazge dhe nuk mund të jenë organizuar nga grekët, që ende nuk kishin ardhur në rajonin e Egjeut.
-f.14: “Homeri nuk i ka njohur dorët”. Kjo nuk është e vërtetë. Homer i përmend dorët në Odisea, Kretë, bashkë me eteokretanët, kidonët, dhe pellazgët /Homer, Odisea, 19, rrjeshtat 172 – 177/. Dorët kanë qenë një fis mjaft i zhvilluar pellazg, që falsifikatorët mundohen ta bëjnë fis grek.
f. 18: grekët paraqiten si pjesmarrës në Luftën e Trojës, që mposhtën autoktonët trojanë.
Por sipas të gjitha fakteve Lufta e Trojës është zhvilluar midis dy grupimeve pellazge rreth vitit 1250, në njerën anë akejt e Mikenës dhe aleatët e tyre spartanët, thesalianët etj. dhe trojanëve dhe aleatëve të tyre, në anën tjetër. Kështu akejt nuk mund të kenë qenë stërgjyshët e grekëve, siç pranon autori dhe pjesmarrës në Luftën e Trojës.
f.18: “Pra grekët janë frut i një përzierje shumë të gjetur të një shumice pellazge autoktone dhe një pakide drejtuese, që rridhte nga popujt semito-egjiptian.
Këto nuk janë të vërteta. Grekët nuk mund të jenë përzierje, ata kanë gjuhën e tyre, zakonet, prejardhjen e tyre, ndryshe nga pellazgët me gjuhën e tyre, që nga grektë e lashtë quhej gjuhë barbare, pra e ndryshme nga greqishtja. Nga ana tjetër historia i përmend grekët të ardhur në rajonin e Egjeut, por deri tani nuk e ka gjetur nga erdhën, sepse nuk kanë lënë asnjë dokument në vendin e origjinës dhe asnjë të tillë nuk sollën në vendin e ri. Të dhënat arkeologjike tregojnë se dokumentet më të vjetra greke ndeshen në shekullin e pestë p.e.s.. Po të kishin qenë me prejardhje egjiptiane do të kishin sjellë ndonjë dokument nga ky rajon me histori të lashtë.
f. 35: “Ne dimë se helenët alfabetin e tyre, lojrat olimpike apo ndërtimet e tempujve, do të shfaqaeshin në shek. VIII p.e.s. “
Nuk përmendet nga janë marrë këto të dhëna, të cilat nuk qendrojnë. Alfabet grek nuk ka pasur në shek. VIII p.e.s., ata e ndërtuan alfabetin shumë më vonë, duke përshtatur alfabetet pellazge të kohës. Asnjë mbishkrim në gjuhën greke nuk ka të kësaj kohe, që ta mbështesë këtë. Për deri sa arkeologjia me dokumente kulturore vërteton praninë e greekëve vetëm në shek. e 5 p.e.s., si Lojrat Olimpike të vitit 776 dhe ndërtimi i tempujve nga grekët janë falsifikuar dhe nuk kanë asnjë mbështetje me dokumente, që të jenë të shekullit VIII p.e.s. Nga ana tjetër mbishkrimet e kësaj kohe, botuar nga ne janë falsifikuar si të gjuhës greke, por në fakt ne kemi ndeshur aty gjuhën pellazge, që përputhet plotësisht me gjuhën e sotme shqipe: mbishrkimet Dipilon, të Korinthit dhe Nestor Cup.. Prandaj të dhënat e mësipërme, që jep autori, nuk qëndrojnë fare.
f.51: autori shpjegon një kolonizim të Trojës nga grekët në shtresën VIII të Trojës, që nuk ka ndodhur kurrë. Pas Luftës së Trojës, rreth vitit 1250 p.e.s., Troja u braktish nga njerzit për më tepër se 600 vjet. Vetën në vitin 600 p.e.s. në Trojë kthehen banorët e parë nga fisi pellazg i aeolëve, me të cilët fillon jeta e re në Trojë, por nuk pat asnjë luftë për këtë dhe asnjë pushtim grek, që është sajesë e autorit.
Gjatë kësaj kohe rifillojë jeta normale dhe tregëtia në qytet, përfshirë edhe me fiset greke, që gjatë shek. 5 p.e.s. kishin ardhur në rajon. Prandaj janë gjetur edhe qeramika greke gjatë shek. 5 p.e.s., që dokumenton praninë e tyre në Trojë, por kursesi nuk e kanë pushtuar Azinë e Vogël, siç shkruan pa përgjegjësi autori.
f.137:shfaqja e grekëve rreth shek. VII dhe krijimit të vetquajtur të tyre të shkrimit alfabetik..
Siç e kemi theksuar nga arkeologjia në Trojë, ishullin e Lemnit etj. është vërtetuar se grekët janë shfaqur në rajonin e Egjeut për herë të parë gjatë shekullit 5 p.e.s.. Ata nuk dihet nga erdhën, sepse në vendin e origjinës nuk kanë lënë asnjë dokument kulturorë, ashtu si dhe nuk sollën asnjë të tillë në vendin e ri. Nuk e dimë nga e ka marrë autori mendimin e ardhjes së grekëve gjatë shek. VII dhe në një vend tjetër e shkruan shek. VIII, por kjo nuk mbështetet nga arkeologjia dhe gjuhësia. Mbishkrimet Dipylon i Athinës, mbishkrimi i Korinthit etj. janë të shek. 8 p.e.s. (rreth vitit 750 p.e.s.) dhe në gjuhën pellazge, mbishkrimi i Thebës, po në gjuhën pellazge, është i shek. 7 p.e.s.,(rreth 650 p.e.s.), vërtetojnë praninë e pellazgëve dhe jo të grekëve në këto rajone gjstë shek. 8-7 p.e.s.
Shkrimi alfabetik është shpikur nga pellazgët dhe për herë të parë ndeshet në kulturën pellazge të Vinkë-Turdas.
f. 193: “Thrakët nuk e kanë shkruar gjuhën e tyre . Ata kanë lënë disa mbishkrime të shkurtëra, duke përdorur alfabetin grek ashtu si dhe vëllezërit e tyre të racës ilire. Gjuha dhe shkrimi grek në këtë epokë antike (nga shek. VIII p.e.s.) u përhap me shpejtësi. Kjo është gjuha e komunikacionit, gjuha diplomatike, gjuha e dijes dhe e marëdhënieve tregëtare”.
Këto nuk janë aspak të vërteta. Thakët, ilirët, maqedonët, dakët etj. Të një race dhe gjuhe, e kanë shkruar gjuhën e tyre me alfabetet e veta, përshtatur nga alfabeti më i hershëm pellazg. Këto janë njoftuar nga N. Vlora dhe autorë të tjerë. Gjatë shek. VIII p.e.s. nuk ka pasur asnjë shkrim grek, sepse nuk ka asnjë mbishkrim grek të kësaj kohe, por edhe deri në shek. 3 në Kretë të gjitha mbishkrimet janë në gjuhën pellazge. Prandaj gjuha greke gjatë shek. VIII p.e.s. nuk ishte fare në rajonin e Egjeut dhe jo të ishte gjuha e komunikimit apo e dijes.
f.196: “frigët kanë marrë pjesë në Luftën e Trojës kundra grekëve”
Lufta e Trojës rreth vitit 1250 p.e.s. është zhvilluar midis dy grupimeve pellazge, njeri që drejtohej nga akejt e Mikenës dhe tjetri ishin trojanët dhe aleatët e tyre. Grekët nuk kanë pas ardhur ende në rajonin e Egjeut, kur është zhvilluar kjo luftë. Por disa autorë për tu ardhur në ndihmë grekëve, akejt i tranformuan në grekë dhe kështu Luftën e Trojës e paraqesin si luftë midis grekëve dhe trojanëve. Këtë mendim mbështet edhe M.Aref më sipër. Falsifikimin e parë për këtë luftë e ka bërë Herodoti, që grekët i trajton si pjesmarrës në Luftën e Trojës. Autori i librit disa herë ngatërron Luftën e Trojës rreth vitit 1250 p.e.s., që përfshihet në Trojën VII të të Homerit dhe ribanimin e Trojës, që fillon në vitin 600 p.e.s., Troja VIII, që quhet Troja gjatë kohës helene/greke. Ky nuk është pushtim i Trojës nga grekët, por pas braktisjes së saj pas Luftës së Trojës për rreth 600 vjet, në Trojë kthehen banorët e parë nga fisi pellazg i aeolëve, që rindërtojë qytetin dhe në te fillojë jeta normale. Me ardhjen e grekëve më pas në rajonin e Egjeut gjatë shek. 5 p.e.s. (gjithmonë sipas arkeologëve), janë zhvilluar marëdhëniest tregëtare në rajon dhe shënohen gjatë kësaj kohe edhe gjetje të dokumenteve qeramike, që vërtetojnë praninë e grekëve në Trojë. Por nuk ka ndodhur asnjë pushtim i Trojës, siç e shkruan disa herë Arefi.
Frigët kanë pasur ndërtuar një mbretëri të fuqishme në Anadoll dhe kanë pasur marëdhënie shumë të ngushta me Trojën. Priami, mbreti i Trojës, kur atje u bë lufta e njohur, ka pasur për grua Hekubën, bijën e mbretit të Frigisë. Frigët në Luftën e Trojës kanë qenë aleatë të trojanëve, kanë luftuar kundra akejëve dhe luftëtarëve të tjerë, por jo kundra grekëve. Aref në këtë rast akejt i barazon me grekët, siç bëjnë falsifikatorët e tjerë të histories së Trojës.
f.197: “në epokën klasike vendasit në Maqedoni, Thrakë dhe Epir kanë mbetur menjëanë kulturës greke dhe janë vetëm disa nga prijësit e tyre ata që u helenizuan të parët. Në të vërtetë greqishtja ishte bërë gjuha e fisnikëve, elitave dhe e të pasurve”.
Epoka apo periudha klasike në historinë e Greqisë zen kohën në shek. 5-4 p.e.s.Nga studimet arkeologjike në rrethinat e Dodonës objektet greke shfaqen gjatë shek. 3 p.e.s. Në Maqedoni gjatë shek. 4 p.e.s. ka zotëruar mbreti maqedon Filipi (382-336 p.e.s.), që pushtoi Athinë, Thebën etj., pas një lufte të shpejtë. Edhe Aleksqandri i Madh e mbajti të pushtuar të gjithë atë që sot quajmë Greqi. Këtu ishin maqedonasit dhe jo grekët në fuqi dhe nuk bëhet fjalë për asnjë helenizim. Në kulturë, gjuhë, pasuri etj. nuk ka qenë situata e përshkruar më sipër, por ka qenë krejt ndryshe.
f. 213: gjurmët e para të shkrimit, që na japin shkrimet ose epigrafët ngjiten deri në shekullin e VIII p.e.s. (shkrimi alfabetik shfaqet në Greqi para fundit të shek. VIII p.e.s. dhe mbi të gjitha në fillim të shek. VII). Në të vërtetë ilirët nuk e shkruanin më gjuhën e tyre: asnjë gjurmë e alfabetit pellazg e përmendur nga autorët më të lashtë, ndër të cilët Homeri, i cili fliste për një gjuhë të perëndive (Iliada, I, 401, 406 /XVI, 234). Kur ata deshën të rishkruanin gjuhën e tyre, huazuan në fillim germat e alfabetit të gjuhëve më të përdorura të epokës, ndër të cilat greqishtja dhe më pas latinishtja: epigrafët (nuk gjenden tekste të mirfillta të shkruara) janë gdhendur me anë të dy alfabeteve.”
Në këtë faqe ka disa të pa vërteta dhe pasaktësi. Shkrimi për herë të parë shfaqet në kulturën pellazge Vinka-Turdas, mijëvjeçari i 6 p.e.s. dhe jo në shekullin e VIII, siç shkruan autori. Ky është shkrim alfabetik, me zanore dhe bashkëtingullore. Ky alfabet pellazg më pas u huazuan për të bërë alfabetin grek dhe latin (nga ai etrusk). Ilirët gjithmonë e kanë shkruar gjuhën e tyre me alfabetin e trashëguar nga pellazgët. Këtë e dëshmonë mbishkrimet ilire, i fundit i ndeshur deri tani është mbishkrimi i Mesaplikut, shek. 6 i erës sonë. Në këtë kohë filloi të përdoret papirusi dhe më pas letra, për të shkruar dhe nga kjo nuk ruhen shkrimet. Në vitin 1210 është ruajtur dorshkrimi i Teodor Shkodranit, në gjuhën shqipe, që thuhet se për te është përdorur alfabeti latin, por në fakt është sërisht alfabeti pellazg, vetëm me një ndryshim të vogël të formave të germave.
Nuk ka përmendje të “gjuhës së perëndive” në rreshtat e Iliadës së Homerit, përmendur nga autori, as në Iliadën në gjuhën shqipe, përkthim të Gj. Shllakut dhe as në Iliadën, që mbahet një nga kopjet më të vjetra, botuar në Oxford: Homeri Opera in five volumes. Oxford, Oxford University Press. 1920. Ja si përhapen rrenat.
f.305: Në të vërtetë gjithshka, që është tipike greke shfaqet gjatë shek. VIII pK.
Kjo është falsifikim i historisë, por nuk e di nga janë huazuar. Asgjë kulturore greke nuk ka para shek. 5 p.e.s. ka shkruar Shlimani dhe kjo vërtetohet nga arkeologjia në ishullin e Lemnit, Epir, Maqedoni, Athinë etj. Duke mos e njohur lëndën, autori merr vend e pa vend mendime të vjetruara dhe nga falsifikatorët, sepse vetë nuk ka ndërmarrë asnjë studim për këtë çeshtje.
f.305: vitet 760-600 p.e.s. shfaqja e shkrimit alfabetik.
Kjo nuk është e vërtetë. Siç e kemi theksuar më parë, shkrimi alfabetik shfaqet për herë të pare në kulturën pellazge Vinkë-Turdas, ku ndeshen edhe fjalët e para të një gjuhe në botë: VIJV=UJI dhe DOR, fjalë, që i përkasin gjuhës pellazge dhe që janë në përdorim edhe gjuhë e sotme shqipe. Kjo është prova e parë shkrimore e shfaqjes së lidhjes së gjuhës pellazge me gjuhën shqipe. Kjo është njëkohësisht edhe shfaqja e parë e shkrimit alfabetik në botë (Peza L.& L. 2013 Dritë e re mbi pellazgët..).
f.306: 336-146 p.e.s. Periudha Helenike.
Autori gabimisht periudhën e Aleksandrit të Madh dhe të gjeneralëve të tij, deri në pushtimin romak të Ballkanit e quan periudhë helenike. Kështu e njohin vetëm disa falsifikatorë historinë. Grekët popujt i ndanin në helenë dhe barbarë. Me ngritjen e Perandorisë së Aleksandrit të Madh popujt njihen të barabartë dhe vëllezër, ky është ndryshim i madh konceptesh. Ushtria e Aleksandrit përbëhej kryesisht nga maqedonë, ilirë, thrakë dhe shumë pak kishte grekë, ndërsa shumica e grekëve ndodheshin në kampin persian, që luftonin kundra ushtrisë maqedone. Edhe gjuha e kësaj ushtria ishte maqedonishtja, një dialekt i gjuhës pellazge, shumë i afërt me gjuhën ilire dhe gjuhën shqipe, ashtu si dialektet gegë dhe toskë. Prandaj kjo periudhë historike nuk mund të quhet helenistike. Me këtë emër mund të quhet vetëm periudha para ngritjes së Perandorisë Maqedone. Më sipër, kur bëhet ndarja stratigrafike e shtresave të Trojës, jepen edhe vitet e sakta të ndarjes së periudhës helenistike, të perandorisë persiane dhe të periudhës së perandorisë së Aleksandrit të Madh dhe të gjeneralkëve të tij.
f.317:tabela e alfabeteve ndërtuar gabim.
Tabela e alfabeteve, paraqitur në këtë faqe pa autor, është gabim. Alfabeti i parë është ai Vinkë-Turdas, mijëvjeçari 6 p.e.s., ku pothuajse ndodhen të gjitha germat e alfabetit të sotëm. Ky alfabet pellazg ka edhe fjalët e para “UJI” dhe “Dora” të gjuhës pellazge, që përputhen me gjuhën shqipe. Më pas vjen alfabeti i Trojës, 2000 p.e.s., alfabeti i Linearit B, 1600-1200 p.e.s., alfabeti fenikas, rreth 1100 p.e.s., alfabeti i Lemnit, shek. 9-8 p.e.s., alfabeti i Athinë, Korinthit, jonian, shek. 8 p.e.s., alfabeti etrusk. Nga këta alphabet u kupjuan alfabeti grek dhe latin, që ndryshojnë vetëm me formën e germave. Prandaj një tabelë e tillë, e paraqitur nga autori, është e gabuar.
f. 333: Homeri nuk i përmend as dorët dhe as jonët,
Ka të dhëna nga autorët të ndryshëm, por asnjë citim burimesh nuk ka. Dorët, jonë dhe aeolët kanë qenë tre fise të shquara pellazge gjatë mijëvjeçarit të fundit p.e.s. Ata shquhen në lundrimin detar të largët dhe ngritjen e kolonive gjatë bregdetit të Mesdheut dhe detit të Zi etj. Këto fise sigurisht përmenden nga Homeri, sepse kanë ekzistuar në kohën e tij. Këto nuk janë fise greke, siç mundohen ti quajnë falsifikatorët. Në këtë faqe të librit përmendet sërisht se shkrimi alfabetik shfaqet për herë të parë gjatë shek. 8 p.e.s., që është gabim dhe e kemi diskutuar më sipër.
f.363: emërtimet aeolët, jonët, dorët janë emërtime të shfaqura më vonë, për të emërtuar popullin grek.
Janë tre fise të shquara pellazge: jonët, dorët dhe aeolët. Herodotit nuk duhet me ja besuar të gjitha, sepse sot kemi mbështetje shkencore, që ai nuk i kishte, arkeologjinë, gjuhën etj. . Nga Jonia kemi alfabetin jon, që afron shumë me alfabetin e Vinkës, Linearit B, Lemnit, që janë shumë më të vjetër. Me këtë alfabet u shkrua Iliada dhe Odisea, ndoshta dhe vepra të tjera në gjuhën pellazge. Edhe aeolët dhe dorët kanë ekzistuar në kohrat më të lashta dhe është gabim të pranohet se këta janë fise greke, kur asnjë herë nuk kanë qenë të tillë.
f. 464: emërtimi Odiseus vjen nga fjala udhë, udhëtar, por edhe fjala Uliks, siç e kanë quajtur romakët heroin e Homerit, don të thotë udhëtar nga fjala “ulice”, që etruskët i kanë thënë rrugës. Uliks nuk ka lidhje me greqishten, siç e prezanton autori me domethënie “i plagosur në kofshë”.
f.551:”Përsa i takon shkrimeve të para tipike greke ato nuk janë aspak më të mëparëshme se shek.VII pK, pavarësisht disa epigrafive të ralla, pa domehtënie të mëdha, të cilat datojnë nga fundi i shek.VIII pK”.
Nuk përmendet burimi i këtij informimi, por gjithsesi është një falsifikim i historisë. Megjithse e kam ndjekur me vemendje të madhe historinë e shkrimit, kam botuar disa studime, asnjë dokument shkrimor në gjuhën greke nuk ka të kësaj kohe. Të gjuhës greke mbahen edhe sot mbishkrimet Dipylon i Athinës, mbishkrimi i Korinthit, mbishkrimi Nesto Cup, të gjithë të shek. 8 p.e.s., por nga studimi ynë para disa vitesh ato janë në gjuhën pellazge. Edhe mbishkrimet e Kretës, shek. 6-3 p.e.s. janë po në gjuhën pellazge. Për deri sa grekët është vërtetuar nga arkeologjika që në shek. 19 dhe në fillimet e shek 20, që kanë ardhë në rajonin e Egjeut gjatë shek. 5 p.e.s., nuk mund të ketë dokumente shkrimore të gjuhës së tyre më të vjetër.
f.555:”Pra kjo greqishte e lashtë e deshifruar nga Ventris dhe Chadwick, nuk ishte gjë tjetër veçse pellazgjishtja e lashtë”.
Autori banalizon punën e autorëve anglezë Ventris dhe Kaduik, për deshifrimin e shkrimit Linear B, kur shkruan se ata deshifruan gjuhën greke. Këta dy autorë nuk bënë asnjë deshifrim të shkrimit Linear B, sepse në shkrimin Linear B nuk gjetën asnjë fjalë të gjuhës greke të gërvishur, përveç shenjave abstrakte. Këto shenja abstrakte ato pa asnhë bazë shkencore i njohtën si rrokje të gjuhës së folur, duke i dhënë çdo shenje të Linear B vlerën e një rrokje: ve, de, etj. Prandaj këtë shkrim e quajtën shkrim rrokjor. Me bashkimin e këtyre rrokjeve ata formuan fjalë dhe këto fjalë ata i rregulluan që të përputheshin me fjalët e gjuhës greke. Prandaj shkrimin Linear B, shek. 16-12 e quajtën të gjuhës greke. Fjalët, që krijuan Ventris dhe Kaduik nuk kanë lidhje me gjuhën pellazge, prandaj autori abuzon me këtë pa asnjë dokument.
Në vitin 2006 në një rrasë me shkrimin Linear B, unë kam gjetur shprehjen ZIAZI = ZI ASHT ZI, e vetmja shprehje e gjetur në këtë shkrim deri ahere, që përputhet me gjuhën pellazge dhe shqipe. Kjo shprehje, bashkë me mbishkrimin e Kongsbergut gjetur vitet e fundit, janë dy dokumentet e vetme, që dëshmojnë gjuhën pellazge në shkrimin Linear B. Asnjë shenjë të gjuhës greke në këtë shkrim nuk ka.
f.562: M.Aref edhe këtu si në shumë vende të tjera abuzon me të dhënat faktike. Ndërsa autorët e lashtë mendonin se pellazgët u asimiluan nga grekët, shumë autorë të mëvonshëm kanë dhënë mendimin se pellazgët nuk u asimiluan të gjithë, një pjesë mbijetuan dhe shqiptarët janë pasardhësit e tyre. Këtë e kanë vërtetuar para Arefit shumë autorë nga N.Keta 1777, Krispi, Adamidi, Kondo e shumë të tjerë. Aref i skruan këto mendime, si dhe shumë të tjera të ngjajshme, pa përmendur autorët. Kjo është abuzim me të dhënat shkencore dhe jo shkencë.
f.566:”Ja pra një listë e thjeshtuar e ndryshimeve të ndodhura pas shek.VIII pK dhe që përbën me të vërtetë qytetërimin grek sensu srict.” Dhe rrjeshtohen, pa përmendur autorët:
-“ndryshim rrënjësor në sistemin shoqëror: patriarkati grek zëvëndëson matriarkatin pellazg”. Kjo, që shkruan z.Aref është budallallëk. Sipas kësaj që shkruhet në libër gjatë kohës së bronzit paska qenë sistemi i matriarkatit në rajonn e Egjeut, por kjo nuk është e vërtetë. Matriarkati, ose pushteti i femrës, ka qenë sistem gjatë paleolitit 25 mijë vjet më parë. Gjatë mezolitit dhe sidomos neolitit ka qenë sistemi i patriarkatit, pushteti i burrit. Nuk është e vërtetë që këtë e sollën grekët.
-“mbritja e mbretërve semito – egjiptianë”. Kjo nNuk është e vërtetë, sepse asnjë mbret semito-egjiptian nuk ka ardhur të qeverisë në rajonin e Egjeut. Mbretërit e Egjiptit kanë qenë me prejardhje pellazgo/ilire, siç shkruajnë disa autorë: Katapano etj.
-“mbërritja e hyjnive të reja greke si p.sh. Dionizi, që nuk përmendet nga Homeri”. Kjo nuk është e vërtetë, sepse Dionizi, perëndia e vreshtit dhe verës është perëndi e Olimpit, përmdnet nga Homeri, sepse është perëndi pellazge dhe jo greke, siç e trajton autori.
-“përhapja e kolonive në brigjet e mesdheut”. Z. Aref kolonitë në brigjet detare të Mesdheut dhe detit të Zi ja u atribon grekëve. Nga janë marrë të dhënat asnjë përmendje autorësh nuk ka, por në fakt kolonitë janë ndërtuar nga fiset i joneve, aeolëve dhe dorëve, që janë fise pellazge.
f.567: shfaqet shkrimi alfabetik nga fundi i shek. VIII.
Asnjë citim nga janë marrë të dhënat, por shkrimi alfabetik shfaqet qysh gjatë mijëvjeçarit 6 p.e.s. në kulturën pellazge Vinkë-Turdas, që e kemi shpjeguar në një vend tjetër.
-“tek Homeri nuk ekziston asnjë shenjë shkrimi alfabetik”.
Kjo nuk është e vërtetë, Në Iliadë dhe Odise është përdorur shkrimi alfabetik. Ky është gabim trashanik i autorit, që përsëritet disa here në libër..
f.568:qytetërimi grek u shfaq bashkë me lojrat Olimpike të vitit 776 p.e.s.
Asnjë dokument për këtë nuk ka, por ka njerëz të prirur tja atribojnë grekëve lojrat e para olimpike. Por arkeologjia ka vërtetuar se grekët kanë ardhë në rajonin e Egjeut gjatë shek. 5 p.e.s., shumë kohë pas lojrave Olimpike, që janë organizuar nga fiset pellazge.
-“prijësat dorianë (dhe jo populli me zanafillë ilire), pushtues të Peloponezit janë helenët e vërtetë, të cilët rridhnin nga danaenët (egjiptianët), kadmenët (fenikasit) dhe pelopidët (asirianët)”.
Këto të dhëna bazohen në mithologji dhe jo në hisotri. Historia dorët dhe fenikasit i pranon fise pellazge dhe jo greke. Aq më tepër që grekët nuk kanë asnjë lidhje me egjiptianët, ku hieroglifet dhe gjuha koptike më vonë janë vërtetuar të lidhura me gjuhën pellazge/shqipe.
-f.570:mbërritja e grekëve dhe pushtimi prej tyre i Azisë së Vogël rreth 680 p.e.s., pushtimi i qytetit të Trojës (Troja VI-VII) dhe ripagëzimi me emrin Ilion.
Nga janë marrë këto të dhëna nuk e di, por të gjitha janë falsifikime. Troja nuk është pushtuar asnjë herë nga grekët. Autori ngatërron dy data mjaft të rëndësishme në historinë e Trojës. Lufta e Trojës rreth vitit 1250 p.e.s., që i përket shtresa VII në arkeologjinë e Trojës dhe që përbën atë që quhet Troja e Homeri, është zhvilluar midis akejve dhe aleatëve të tyre nga njera anë dhe trojanëve me aleatët e tyre nga ana tjetër. Të gjithë ishin fise pellazge. Falsifikatorët, për ti paraqitur grekët të vjetër në rajon, akejt i transformojnë në grekë, si ç bëhet edhe në këtë libër. Ilion nuk është emërtim grek, por pellazg: Ili ka qenë mbreti dardan që ka themeluar bërthamën më të lashtë të Trojës (akropollin) dhe nga ky Ili ka marrë emrin qyteti Ilion = Ili jonë. Pas kësaj lufte, Troja u braktis për rreth 600 vjet dhe vetëm në vitin 600 p.e.s. arkeologët pranojnë se aty u rikthyen banorët e parë dhe këta ishin nga fisi pellazg i aeolëve. Kështu fillon shtresa e VIII në Trojë, shtresa ose periudha, që është quajtur nga arkeologët “helene/greke”, jo sepse shënohet një pushtim ng grekët, porse në këtë shtresë shfaqet për herë të parë mbetje poçerie greke gjatë shek. 5 p.e.s. Shpesh kjo shënon një mish-mash në libër. Me emrin e mbretit Ili, themeluesit të Trojës, Homeri shkroi poemën ILIAS, ILI AS = ILI ASHT = Iliada. Këto janë dy fjalët e para pellazge në Iliadë.
Këto janë vetëm vërejtjet më kryesore nga libri i M. Arefit “Mikenët = Pellazgët”, por ka edhe mangësi të tjera, me qindra shtrembërime të fakteve, pa saktësi, zgjatje të panevojshme të tekstit, mungojnë citimet nga janë marrë të dhënat etj. Këto tregojnë se libri “Mikenët = Pellazgët” i M.Arefit karakterizohet nga marrje të shumta të dhënash nga autorët e ndryshëm, që nuk citohen në teks, që përbën në gjuhën shkencore atë që quhet plagjiaturë e gjallë. Libri nuk mund të përfshihet në kategorinë e librave shkencor, por të një tregimi të gjatë historik. Libri shkencor kërkon zbatim rigoroz të disiplinës shkencore, me citime përkatëse të të dhënave dhe gjykimet të bazuara vetëm në prova, gjë që mungon pothuajse kudo në librin e përmendur. Për deri sa mungojnë citimet e burimeve, për të dhënat e përmendura, nuk dihet cilat janë burimet, kjo e bën të pamundur ti citosh këto burime. Duke mos cituar burimet, mendimet e autorëve të ndryshëm ngatërroehn me mendimet e autorit. Nga kjo libri ka vështirësi të citohet, sepse nuk dihet i kujt autori është mendimi i dhënë.
Lexuesi duhet të jetë mjaft i kujdesëshëm gjatë leximit të librit “Mikenënt = Pellazgët” të M. Arefit. Libri ka vlera njohëse, që ju shërbejnë lexuesve fillestarë të shtojnë njohuritë e tyre mbi pellazgët dhe shoqërinë dhe kulturën e tyre. Por në libër ka mjaft të dhëna të vjetruara, mjaft pasaaktësi dhe të pavërteta. Mbi të gjitha në libër ka huazime të panumërta nga literatura, ku autorët nuk përmenden. Asnjë gjë e re nuk duket se është zbuluar nga autori, të gjitha çfarë përmenden janë marrë nga autorët e tjerë. Kjo e bën të pamundur që të dhënat e librit të përdoren në literaturën shkencore. Në të njejtën gjendje janë edhe artikujt e autorit, botuar aty-këtu. Autori vuan nga megallomania, i bën reklamë të madhe vetes, përfol edhe autorët e tjerë, për të zënë një vend më lart studiuesve të tjerë. Ai shkruan:
“Pra Teza ime e paraqitur në Sorbonë të Parisit është kulmi i të gjitha këtyre studimeve dhe kërkimeve”. Kështu e sheh Aref veten, por ky është vetlavdërim nga megallomania, që e karakterizon. Në fakt libri i tij është shumë i dobët, me shumë mangësi dhe nuk përmbush kushtet e të qenit libër shkencor historie, sepse në te nuk është zbatuar disiplina shkencore në shkrimin e tij. Vetlavdrimi i mësipërm tregon se autori ka njohuri të cekta mbi historinë e lashtë të Europës dhe rajonit të Mesdheut dhe disa çeshtje nuk i merr vesh fare. Asnjë studiues nuk kam parë të lavdërojë studimin e tij kështu si z. Aref.
“Zotëri çfarë kam bërë unë gati një gjysëm shekulli ju nuk keni bërë as miliemin e studimeve dhe kërkimeve të mia. Teksti që do të gjeni në fund të këtij artikulli do të provojë që kam bërë zbulimeve të verifikueshme dhe aty do të gjeni përgjigje të kulluara dhe të tejpashme të pyetjeve tuaja”. Përsësi mendjemadësia nuk e len autorin ta shohë realitetin. Unë i pashë me kujdes të gjitha këto, që shkruan autori në fund të shkrimit të tij, por asnjë kontribut të tij vetiak nuk gjeta në shkrimin e tij dhe për më tepër të gjitha ato që pretendon z. Aref se janë arritje të tij, janë në fakt kontribute të autorëve të tjerë, por të huazuara prej tij, pa përmend emrat e tyre.. Arefi lavdërohet me plagjiaturën e bërë me mendimet e autorëve të tjerë.
“Duhet ta dini se sot në moshën time, dhe me njohuritë që kam nuk kam mësues, por vetëm nxënës”. Kjo është vetëm shprehje megalomanie. Pa punë vetmohuese, pa qenë një nxënës shëmbullor nuk mund të jesh kurrë mësues i mirë. Prandaj, me që ju z. Aref keni pushuar të nxeni, të jeni nxënës dhe të studioni në ecuri çfarë shkruajnë të tjerët, edhe msusia juaj çalon shumë dhe ajo bëhet kryesisht me kontributin e të tjerëve, që nuk përmenden. Kësaj nuk i thonë shkencë, por aventurë!
_____________
KUSH JAM UNË
Kam mbaruar Universitetin e Karlit në Pragë, fakultetin e shkencave të natyrës, për
gjeologji dhe paleontologji. Kam mbrojtur me mbrojte publike studimet për shkallën e parë dhe të dytë pasuniversitar dhe kam fituar gradat kandidat dhe doktor i shkencave. Për këto kam dhënë katër provime shteti, ndër të cilat dy gjuhë të huaja: rusisht dhe anglisht.
Kam shkruar disa librat dhe i fundit, që del së shpejti nga shtypi është:
-Gjuhët e lashta të Ballkanit dhe të Anadollit dhe Familja Pellazgjike e Gjuhëve, 2017
Në këto studime kam zbuluar shumë dukuri të reja, të panjohura më parë në gjeologjinë e këtyre rajoneve, si zbulimi i Nënzonës së Valbonës (bashkë me dy kolegë të mi), e përhapur në Ballkanin perëndimorë, e vetmja njësi e lartë paleogjeografike zbuluar në territorin shqiptar nga autorë vendas, disa pushime stratigrafike, disa vendosje transgressive, nivele të panjohura mineralizimesh, faza tektonike, që nuk kanë qenë njohur më parë etj.
Në paleontologji kam zbuluar dy gjini dhe 18 specie të reja fosilesh (një gjini dhe 5 specie me bashkëautor të huaj). Njërën nga gjinitë e reja e kam emërtuar Pelasgiella Peza, 1989.
30 vjetët e fundit punoj në mënyrë profesionale mbi historinë e lashtë të rajonit të Mesdheut dhe lidhur me te historinë e gjuhëve të lashta të Ballkanit dhe të rajonit të Mesdheut.
Kam marrë pjesë me referate në 45 kongrese, simpoziume kombëtare dhe kryesisht ndërkombëtare, ndër të cilët 8 të fundit për historinë e lashtë të Mesdheut dhe gjuhëve të lashta të Ballkanit dhe Anadollit.
Kam botuar më shumë se 300 studime të ndryshme shkencore brenda dhe jashtë vendit, disa në bashkëpunim me Liljana Pezën dhe bashkëpuntorë të tjerë të vendit ose të huaj.
Në fushën studimore të historisë së lashtë të rajonit të Mesdheut dhe të gjuhëve të lashta të Ballkanit dhe të Anadollit kemi arritur rezultate të reja të rëndësishme, që avancojnë studimin në këto fusha. Disa prej tyre janë:
– në kulturën pellazge Vinkë-Turdas, mijëvjeçari VI p.e.s., kemi zbuluar se fjalët VIJV = UIJU (= Uji) dhe DOR (= Dora), të gërvishura në poçei, janë dy fjalët më të vjetra të shkruara në botë, që i përkasin gjuhës pellazge/shqipe.
– Kemi zbuluar se fjalët e para në epikat e Homeri “Iljada” dhe “Odisea” i përkasin gjuhës pellazge, të lidhur ngushtë me gjuhën shqipe: ILI, ASHT, MENIN A E I DHE, ANDRA MOJ NEPE etj.
-edhe germat e përdorura për shkrimin e epikave homeriane janë germa të alfabetit pellazg (alfabeti I Jonisë) dhe jo greke, siç pranohet gjerësisht.
– shkrimi i Linearit B, shek. 14-12 p.e.s., (I Mikenës) i përket gjuhën pellazge, gjuha më e vjetër europiane e shkruar, me alfabetin e vet pellazg, gjithashtu më të vjetrin në Europë. Në këtë shkrim kemi zbuluar shprehjet pellazge/shqipe ZIAZI= ZI ASHT ZI dhe shprehjen “SOT QA” në një pllakë graniti në Norvegji, e lashtë 2000-1500 p.e.s..
-kemi zbuluar se emrat e kontinenteve të botës dhe shumë emra vendesh janë emërtime pellazge dhe gjejnë shpjegim të plotë vetëm ne gjuhën pellazge/shqipe,
-kemi gjetur se Mbishkrimi i Athinës, mbishkrimi Korinthit dhe mbishkrimi Kupa e Nestorit nuk I
përkasin gjuhës greke, por gjuhës pellazge/shqipe,
-kemi zbuluar se Zeuastika (Swastika) është shenja e Zeusit
pellazg:
-Për here të pare ndërmorën studimin e gjuhës së lashtë hitite dhe gjuhës së lashtë thrake dhe vërtetuam plotësisht shkencërisht, se ato janë dialekte të gjuhës së lashtë pellazge dhe shumë të afërta me gjuhën e sotme shqipe. Formuluam fjalorët e pare hitite- shqip dhe thrake-shqip.
-Sipas nesh edhe emërtimi i Selisë së Shenjtë Krishtere- VATIKANI rrjedh nga gjuha pellazge-etruske: VATIKAN = U ATI KAN = TE ATI KANË (Germa V në shkrimet e lasht lexohet si U)
Rruga e gjatë e shkrimit e Gjuhës Pellazgo/Shqipe kalon nëpër këto stade kryesore të
zhvillimit, që paraqitet për here të pare, si më poshtë:
→ fillon me shkrimin e Vinkë-Turdas, mijëvjeçari VI p.e.s. (Peza & Peza, 2012)
→ shkrimi i Linearit B të Mikenës, shekujt 14-11 p.e.s. (L. & L. Peza, 2007),
→ shkrimi në rrasën e Lemnit, shek. 9-8 p.e.s.,
→ Iliada dhe Odhisea, vitet 750-700 p.e.s. (L. Peza 2006),
→ mbishkrime Dipylon i Athinës, mbishkrimi i Korinthit dhe mbishkrimi Neston Cup, shekulli 8 p.e.s. , → mjaft rrasa varresh gjetur në Durrës, Apoloni, Itali etj. shekujt 4-3 p.e.s. dhe fillimit të erës së re., →Mozaiku ilir i Mesaplikut, Vlorë, shekujt 6,
→ Dorëshkrimi I Teodor Shkodranit, viti 1210
→ Formula e Pagëzimit, nga viti 1462, mund të cilësohet si dokument i gjuhës shqipe i mesjetës dhe historia e gjuhës shqipe vazhdon më tej deri në ditët e sotme.
-Jam dekoruar dy herë me “Medaljen e Punës” para vitit 1990.
-Për merita të shquara pune në shkencë në vitin 2001 nga Qendra e Biografive në Kembrizh mu dha
medalja “2000 Shkencëtarët e Shquar të Shekullit 20”
-Shoqata Gjeologjike më ka propozuar që në vitit 2012 për “Mjeshtër i Madh i Punës”, por burokratët në Ministrinë e Ekonomisë dhe Energjitikës propozimin e mbajnë ende në sirtar dhe nuk e kanë dërguar tek Presidenti i Republikës.
Golem, 23 gusht 2017
_____________________________
DR.LUFTULLA PEZA: MODESTIA DHE THJESHTËSIA JANË KARAKTERISTIKAT E SHKENCËTARIT (I)
https://pashtriku.org/?kat=45&shkrimi=6853
***
DR.LUFTULLA PEZA: MODESTIA DHE THJESHTËSIA JANË KARAKTERISTIKAT E SHKENCËTARIT (II)
https://pashtriku.org/?kat=45&shkrimi=6854