Pragë, 23 Maj 2020: Shkatërrimi i Theatrit Kombëtar është plagë e madhe dhe shumë e dhimbshme në kulturën tonë kombëtare. Është vatra e parë skenike në Shqipërinë moderne, vatra e parë e studimeve shqiptare dhe si i tillë duhet të ishte edhe si muzeum.
Në Tiranë duhet të kishte 10-15 theatro, ka vende të tjera për ndërtimin e tyre. Qendra e Tiranës po shkatërrohet çdo ditë, për të ndërtuar pallate, që i duhen shkatërrimtarëve: pranë Bankës ishte lulishte, u prish e po bëhet pallat, pranë Sahatit u prish lulishtja për tu bërë pallat, u prish shkolla S. Frashëri, për të ndërtuar pallat, pranë Hotel Tiranës qe truall privat, u ble nga Bashkia dhe po bëhet pallat. Do të prishet Garda, për tu bërë pallate. Por është synimi të prishet Pallati i Kulturës, lulishtja pranë tij etj. ,vetëm për pallate, për fitime nga përbindshat.
Kështu çdo ditë po prishet kultura jonë dhe kjo është një strategji e gjatë, që të rrafshohet e gjithë Shqiptaria. Shihni çpo bëhet në Shqipërinë e jugut, janë ngritur buste, përmendore, emra rrugës të vrasësve të ndryshëm të shqiptarëve gjatë shekujve, me dijeninë dhe përkrahjen e bashkive, policisë, qeverisë shqiptare.
Luftulla Peza, Robert Budway (Washington) dhe regjizori Edmond Budina, tek Theatri Kombëtar, shtator 2019
Por vitet e fundit janë ndërmarrë e po ndërmirren çdo ditë, shkatërrime të tjera edhe më të mëdha të kulturës sonë (historisë, arkeologjisë, gjuhsisë, ethnografisë etj.), që mund ti përmbledhim me një fjalë, “Shqiptarisë”.
Vitin e kaluar ishin disa jubile të mëdhej historikë në historinë tonë, por të gjithë u kaluan në heshtje, sikur nuk ka ndodhur gjë.
-75 vjetori i çlirimit të Atdheut nga fashizmi më 29 nëntor 1944 është ngjarje e madhe historike kobëtare, por asnjë nderim nuk u bë as nga qeveria, as historianët dhe as veteranët. Vetëm shqiptarët e çliruan vendin e tyre me forcat e veta, në sajë të luftës heroike të Ushtrisë Nacional-Çlirimtare udhëhequr nga Shtabi i Përgjithshëm me në krye Enver Hoxhën.
-7 prill 1939 qe përvjetori i fillimit të Luftës së Dytë Botërore dhe i pushtimit fashist të Shqipërisë, nuk u bë asnjë nderim për të gjithë ata që luftuan në mbrojtje të Atdheut. Me që qeveria shqiptare nuk ndërmorri asgjë për këtë përvjetor të madh europian, krerët europian u mblodhën në Poloni dhe përkujtuan fillimin e L2B më 2 shtator, kur u sulmua Polonia nga Fashistët.
-2 mars 1444, Lidhja Shqiptare e Lezhës, asgjë përsëri nuk u bë.
-Përkundrazi Midhat Frashëri, një bashkëpuntor i fashistëve gjatë L2B, u rivarros padrejtësisht me nderime të mëdha qeveritare në Kodrën e Liqenit të Tiranës, në një vend të rezervuar për atdhetarët e shquar të kombit.
Luftë e madhe kundra Shqiptarisë bëhet ndaj identitetit tonë kombëtar në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, Akademinë Albanologjike etj., me fondet e qeverisë shqiptare. Në këto institucione luftohet identiteti kombëtar i shqiptarëve, falsifikohet historia e jonë e lashtë dhe monumentet arkeologjike të shqiptarëve. Siças këtyre institucioneve gjuha shqipe mbi 90 % të fjalëve i ka të huazuara nga gjuhët e tjera, shqiptarët e lashtë, ilirët, epiorotët, maqedonët, dardanët etj. kanë qenë analfabetë dhe nuk e kanë shkruar gjuhën e tyre, mbishkrimet e lashtë të gjetura në Durrës, Apolloni etj., megjithse janë vërtetuar, që janë në gjuhën shqipe, falsifikohen në gjuhën greke, qytet-shtetet e lashta ilire, epirote, maqedone etj. Butrint, Oncesma-Saranda, Imara, Orik, Amantia, Apollonia, Dyrrachu, Albanopolli, Lisi, Rosafa etj. janë falsifikuar në qytet-shtete greke etj. Të gjitha këto falsifikime të historisë së shqiptarëve bëhen me investimin e qeverisë shqiptare.
Me rrafshimin e Theatrit Kombëtar u kënaqën ideusit në Qeveri-Kuvend-Bashki dhe ndjekësit Robert Ndrenika me shokë. Por të parët janë largpamës, dinë se çfar bëjnë për shkatërrimin e plotë të Shqiptarisë në këtë vend, që të jenë të qetë dhe të përjetshëm në kolltuqet e tyre, të dytët janë dritëshkurtër, veç shkojnë pas si bo**t e dashit, për të përfituar ndonjë kock nga shërbimi, por nuk e kuptojnë se rrënojnë të gjithë të shkuarën e tyre artistike. Shumica e shqiptarëve e sheh tani Ndrenikën si mjeran, që mori pjesë në shkatërrimin e Theatrit kombëtar.
E vlerësoj shumë lart qendresën e artistët, që për dy vjet mbrojnë ditë-natë Theatrin Kombëtar nga kthetrat e përbindëshve. E shquar është puna e regjizorit Edmond Budina, që nuk u ndal asnjë çast për këtë çeshtje madhore kombëtare. Disa herë kam shkuar dhe takuar artistët, që mbronin theatrin. Jam frymëzuar nga vullneti dhe vetmohimi i tyre për të mbrojtur vatrën e parë artistike dhe shkencore në Shqipërinë moderne. Vitin e kaluar kam shkuar atje për vizitë edhe me një mikun tim amerikan, i cili vlerësoi bukurinë e theatri, vlerat e tij historike, vlerësoi shumë lart veprën e artistëve në mbrojtje të theatrit dhe shprehu çudinë e madhe ndaj vendimeve të qeverisë për shembjen e tij.
Artistët e vërtetë janë ata që krijojnë, zhvillojnë dhe i mbojnë vlerat artistike të shoqërisë dhe të kombit, siç veprojnë mbrojtësit e Theatrit Kombëtar, prandaj ti përkrahim me të gjitha fuqitë.
Shqiptarët e lashtë (stërgjyshët tanë pellazgët) përmenden në histori për veprën e madhe të zbulimit të gjinisë së theatrit dhe të ngritjes së theatrit të parë në botën antike në Dodonë, gjatë kohës së bronzit. Prandaj i dhanë edhe emrin krejt gjinisë, sipas gjuhës së tyre: THE + AT-ër, = THE ATËR, etër, THE BABA, sepse theatrot u ngritën fillimisht për të nderuar atit e tyre Zeusin dhe perënditë e tjera të lashta.
Por shqiptarët do të përmenden edhe si barbarë të shekullit tonë, sepse vunë dorën e shkatërrimit mbi Theatrin Kombëtar, veprën me vlera të veçanta historike për kombin shqiptarë. Asnjë shtërngesë nuk u paraqit për këtë, por vetëm qëllimi i rrënimit të kulturës së popullit shqiptar dhe përfitimet korruptive personale.
Shqiptarët duhet të ndërgjegjësohen për ekzistencën e tyre si populli më i lashtë i botës, me historinë dhe gjuhën më të lashtë. Ajo fillon me pellazgët, gjatë kohës gurit dhe bronzit, vazhdon me maqedonët, ilirët, epirotët, dardanët, thrakët, dakët, paeonët, hititët, luvianët, lidët, likët, karianët, shumerët, etruskët, finikët etj. dhe përfundon tek shqiptarët e sotëm. Qytetërimi i këtyre popujve të lashtë, paraardhës të shqiptarëve, është djepi i qytetërimit modern europian.
Shqiptarët duhet të zgjohen dhe ta shohim me sy të hapët realen e rrezikshme, që po jetojmë sot, që po punon për zhdukjen e kësaj kulture të lashtë dhe të krejt popullit shqiptarë. Duhet të bashkohemi për të ndalur më të keqen që na kanoset. Vetëm të bashkuar do të ndalim dorën gjakatare, do të zhdukim varfërinë dhe ta kthejë vendin tonë në vatër të lulëzuar për të gjithë shqiptarët.
Pragë, 23 maj 2020