SHERADIN BERISHA: OO MILET ËSHTË KOHA E FUNDIT PËR DORËHEQJEN E HASHIM THAҪIT NGA POSTI I PRESIDENTIT!

Pashtriku.org, 30 mars 2018: Më 5 korrik 2017, në ripërsëritjen time të radhës: “O MILET, ËSHTË MOMENTI I FUNDIT QË HASHIM THAҪI TË NDALET – NGA BOSNJËZIMI I KOSOVËS!” kam shkruar si vijon: “Jorastësisht Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq janë bërë presidentë! S’kemi parë asgjë çfarë do të shohim e mësojmë në muajt e ardhshëm…!!!”. Këtë thirrje e kam përsëritur edhe më 28 gusht 2015, ndonëse për herë të parë e kam thënë më 27 shkurt 2013!!!
Tashmë jemi në fund të marsit 2018 dhe po i shohim qartazi veprimet e dëmshme të Hashim Thaçit në cënimin e Integritetit territorial (me Demarkacionin) dhe të sovranitetit të Republikës (me Zajednicën)!
Prandaj me këtë rast i bëjë THIRRJE OPOZITËS që të organizojë protesta gjithëpopullore për DORËHEQJEN e këtij njeriu nga posti i presidentit!!!

Nga arkivi i pashtriku.org
Më 27 shkurt 2013, (derisa po vazhdonin negociatat politike midis Hashim Thaçit dhe Ivica Daçiqit në Bruksel), në një analizë të publikuar kam thënë: “O milet është momenti i fundit që Hashim Thaçi të ndalet, nga bosnjëzimi i Kosovës”. Më 19 prill të atij viti, ai nënshkroi marrëveshjen me Daçiqin për “ASOCIACIONIN E KOMUNAVE SERBE NË KOSOVË” – të quajtur “ZAJEDNICA”, ndërsa më 25 gusht 2015 bashkë me Isa Mustafën e nënshkruan marrëveshjen e dytë për finalizimin e kësaj Zajednice! Pra nuk u ndalë Hashimi as Isa, dhe duket se s’do të ndalen pa u ndëshkuar, në mënyrë që të mos ketë riciklime të këtij soji politikanësh në pushtetet e ardhshme.
***
Në vazhdim lexoni këtë analizë:
SHERADIN BERISHA: O MILET, ËSHTË MOMENTI I FUNDIT QË HASHIM THAҪI TË NDALET – NGA BOSNJËZIMI I KOSOVËS!
(Pashtriku.org, 27. 02. 2013) – Më 4 mars 2013 e tutje, në Bruksel, vazhdon telenovela e radhës Thaçi-Daçiq, për finalizimin e formës dhe përmbajtes së njësisë autonome të sebëve në Kosovë, e cila në këtë fazë embrionale po quhet me një emërtim simbolik “ASOCIACIONI I KOMUNAVE SERBE NË KOSOVË”! Prandaj, ooo Milet është momenti i fundit që Hashim Thaçi të ndalet, nga Bosnjëzimi i Kosovës!
PAVARËSIA E KOSOVËS – DERIVAT I MARRËVESHJEVE NDËRKOMBËTARE!
Pavarësia e Kosovës si embrion i Pakos së Ahtisaarit është derivat i shumë dokumenteve-marrëveshjeve ndërkombëtare për Kosovën, të arritura gjatë viteve 1999-2008.
Cilat janë ato dokumente-marrëveshje?!
1) Marrëveshja e Rambujesë (Shkurt/Mars1999)
2) Marrëveshja Ushtarake -Teknike e Kumanovës (NATO/Serbi, 9 qershor 1999)
3) Rezoluta 1244 e KS të OKB-së ( Nju Jork, 10 qershor 1999)
4) Korniza kushtetuese e Kosovës (Prishtinë, 15 maj 2001)
5) Marrëveshja Hakerup – Çoviç për Kosovën (Beograd, 5 nëntor 201)
6) Plani i implementimit të standardeve para statusit për Kosovën (Nju Jork, dhjetor 2003)
7) Raporti i Kai Aides për Kosovën (Nju Jork, 13 qershor 2005)
8) Gjashtë Parimet e Grupit të Kontaktit për zgjidhjen e statusit të Kosovës (Nju Jork, 9 nëntor 2005)
9) Pakoja e Ahtisaarit (Nju Jork, Vjenë, 2 shkurt 2007)
10) Traktati i miqësisë Kosovë – Serbi (Nju Jork, Vjenë, 30 gusht 2007)
11) Raporti i Treshes së Grupit të Kontaktit (Ishinger, Uizner, Kharcenko, BE-SHBA-RUSI) për Kosovën (Nju Jork, Vjenë, 4 dhjetor 2007)
12) Deklarata e Pavarësisë (Nju Jork, Bruksel, Prishtinë, 17 shkurt 2008)
13) Gjashtë pikat e Ban Ki Moon’it! (OKB – Nju Jork, 13 qershor 2008)
14) Kushtetuta e Republikës së Kosovës (Nju Jork, Bruksel, Prishtinë, 15 qershor 2008)
***
Të gjitha këto marrëveshje të përgatitura nga qendrat politike ndërkombëtare, që kulmuan me “Pavarësinë e Kosovës” dhe “Kushtetutën e Kosovës” (Lexo – Ahtisaarit, 15 qershor 2008), lideshipi politik e institucional i Kosovës i kanë artikulluar si „vullnet“ të popullit (!!!) Dhe, kjo lojë – kundër vullnetit dhe të drejtës së popullit për vetëvendosje (sipas konventave ndërkombëtare) do të intensifikohet me dialogun e ri Beograd – Prishtinë (2010 – 2012) për çështje të ashtuquajtura pragmatike’teknike (bisedimet Edita Tahiri – Borko Stefanoviq), a në të vërtetë ato ishin politike dhe këtë gjë e dëshmojnë tashmë bisedimet Thaçi – Daçiq, që po zhvillohen në Bruksel. Në fakt, me këtë dialog politik po negociohet Pakoja e Ahtisaarit për t’u implementuar gjashtëpikëshi i Ban ki mun’it, i cili do të rezultoj me krijimin e një etniteti serb në Kosovë, i modeluar tashmë për veshin tonë, si: “ASOCIACION I KOMUNAVE SERBE NË KOSOVË”!
PAKOJA E AHTISAARIT, FORCIM I ETNITETIT SERB NË KOSOVË!
Idenë serbe për krijimin e ETNITETIT SERB në Kosovë e kam shpërfaqur shumëherë – deri më sot në publikimet e mija. Më 25 shkurt 2007, derisa po vazhdonin bisedimet Prishtinë – Beograd (në Vjenë), me ndërmjetësimin e Martti Ahtisaarit në artikullin: “OFERTA “HISTORIKE” E GRUPIT TË UNITETIT – PËR FORMIMIN E KOMUNAVE TË REJA ETNIKE SERBE! kam shkruar si vijon:
“Plani i Serbisë për ndarjen e Kosovës në dy etnitete (shqiptare dhe atë serbe) nuk është risi. Ky plan i projektuar nga akademiku shovinist Dobrica Qosiç, ndonëse gjatë periudhave të caktuara është përdorur si planë rezervë për realizimin e synimeve serbe, po të lexosh me vëmendje pakon e Ahtisaarit do të spikasësh me lehtësi shumë elemente të kamufluara apo thënë më qartë të modifikuara, të cilat reflektojnë qartë këtë ndarje. Dihet mirëfilli se substrati i ndarjes së Kosovës ngjashëm me Bosnjen, është hedhur përmes krijimit të enklavave serbe, dhe shkëputjes së plotë të pjesës veriore të Kosovës (Leposaviçit, Zubin Potokut dhe Zveçanit) duke përfshirë këtu edhe Mitrovicën verore deri në urë të lumit Ibër, nga tërësia e ushtrimit të pushtetit prej institucioneve (të 1244-shit) të Kosovës. Dhe, kjo ndarje e vijëzuar tashmë në pakon e Ahtisaarit, po legalizohet edhe me miratimin dhe zemërgjerësinë e Grupit negociatorë, gjegjësisht Grupit të Unitetit, si rezultat i bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit që u zhvilluan gjatë vitit 2006 e që po vazhdojnë edhe këtë vit, (nga 21 shkurti 2007) si raund “konsultimesh” ne mes të dyja palëve në Vjenë.”…
Lexoni të plotë shkrimin:
OFERTA “HISTORIKE” E GRUPIT TË UNITETIT – PËR FORMIMIN E KOMUNAVE TË REJA ETNIKE SERBE!
Klikoni këtu: http://pashtriku.beepworld.de/akishatharta.htm
* * *
HASHIM THAҪI: “ASOCIACIONI I KOMUNAVE SERBE NË KOSOVË – ËSHTË NJË SHOQATË “OJQ” – PA ROL EKZEKUTIV!!! O MILET KY NJERI DUHET NDALUR!
Sot (më 27. 02. 2013) në mbedhjen e Qeverisë, Kryeministri Hashim Thaçi ka garantuar se “ASOCIACIONI I KOMUNAVE SERBE NË KOSOVË”! si produkt i dialogut politik me Ivica Daçiqin, është i bazuar mbi konceptin e funksionimit të një Organizate Jo-Qeveritare (OJQ), dhe sipas tij kjo “OJQ” nuk do të ketë rol ekzekutiv. “Asociacioni nuk do të zgjidhet në mënyrë të drejtpërdrejt. Pra anëtarët e këtij trupi, do të mund të jenë kryetarët e komunave me shumicë serbe në veri të vendit, por edhe komunat tjera me shumicë serbe në pjesën jugore të Kosovës, në mënyrë që të mos ketë karakter regjional por integrues” ka thënë Hashim Thaçi. Ai, edhe një herë ka theksuar se kjo bashkësi komunash është krejt fakulltative, është një shoqatë, është një OJQ, që është e përcaktuar me dokumentin e Ahtisaarit, Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës dhe duke përmendur “vijat e kuqe” ka garantuar se, ky trup OJQ-je nuk mund të jetë zëvendësim për kuvendet komunale ekzistuese. Në asnjë rrethanë, nuk do të lejohet formimi, i një niveli të tretë të pushtetit në Kosovë – ka thënë Kryeministri Thaçi.
* * *
Më 4 mars 2013 e tutje, në Bruksel, vazhdon telenovela e radhës Thaçi-Daçiq, për finalizimin e formës dhe përmbajtes së njësisë autonome të sebëve në Kosovë, e cila në këtë fazë embrionale po quhet me një emërtim simbolik “ASOCIACIONI I KOMUNAVE SERBE NË KOSOVË”! Prandaj, ooo Milet është momenti i fundit që Hashim Thaçi të ndalet, nga Bosnjëzimi i Kosovës!
_____________
Lexoni:
SHERADIN BERISHA: O MILET, ËSHTË MOMENTI I FUNDIT QË HASHIM THAҪI TË NDALET – NGA BOSNJËZIMI I KOSOVËS!
https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=1330

Total
0
Shares
1 comments
  1. OU BAC ADEM KRYELEGJENDARI; NUK U KRUYE; PORSE U FRYE, KTHYE PRAPË, TË PRAPË; AJO SHTRIGA MË LIGA, SI SHLLIGA; T’NA PINË GJAKUN O, NA GRINË
    PRAGUN; SE PAK PO U DUKËN, Q’NA ZHDUKËN DHE, NA NDUKËN, ME DHUNË OR
    PËRDHUNË, MBI 80% POR, ENDË KËRKOJNË, TENTOJNË 100% TERË TË MJERËN
    MË T’DJERËN; MBARË PELLAZGO ILIRO SHQIPTARINË; FARË VËLLAZËRO RIHIRO
    SHKRIPKA VËRRINË?! THIRRJA ORE SHTRIRJA OUUU, SHPIRTI I SHQIPTARIT ËH,
    HIRTI SHKRIP ZJARRIT; NGA LARTËSIA BREZE QIELLORE, ZJARTËVËRRIA RREZE
    DIELLORE; O GJERË PREJ VARRIT-SHPERTHIMI I ZJARRIT A, MBERTHIMI VARRIT,
    RIZGJIMI HEJ RIKTHIMI NGA VARRI O ZJARRI, PËR PËRGJEGJJE, NDERGJEGJJE
    BASHKA DASHKA NGA ZOTI I KËTIJ DHEU, SI MOTI ATI KREU, QIELL O, DIELL MË
    GRENDEMA; KRYLEGJENDA+HYELEGJENDA PËR RISHPËTIMIN, RISHPERBLIMIN,
    RIATDHESIMIN, RIADRESIMIN OU PËR LIRI, PAVARËSI, DEMOKRACI MBARË KOM-
    BËTARE, MBARË SHQIPATRE; ËËËH, GJERGJA MË ADEMA; GJERGJA MË ADEMA;
    HEEEJ ORE, GJERGJA MË ADEMA!! MË T’FALA REFUGJATË T’LUFTËS, MANI USA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura