DR.LUFTULLA PEZA: ORGANIZATAT E FAMILJEVE TË DËSHMORËVE BËN ZGJEDHJET

Pragë, 2 shkurt 2018: Gjatë muajit nëntorit Organizata e Familjeve të Dëshmorëve të Shqipërisë dhe ajo e Tiranës bënë analizat e punës 4 vjeçare, morën vendime për përmirësimin e gjendjes në organizatë dhe zgjedhjet e reja për drejtuesit e tyre. Sipas këtij plani çdo gjë shkon në rregull në këto organizata, por fakeqësisht vetëm në letër.
Dëshmorët janë krenaria e çdo vendi. Liria në çdo vend është fituar me gjak dhe ky është gjaku i Dëshmorëve të Atdheut. Prandaj ndaj dëshmorëve në të gjitha vendet e botës ka kujdes të veçantë dhe familjet e tyre respektohen me ligje të veçanta.
Në Shqipëri, ku varfëria dhe halle të tjera kanë pushtuar vendin edhe dëshmorët nuk gjejnë qetësi. Kjo ndihet shumë edhe në familjet e dëshmorëve. Dëshmorët dhe bashkëluftëtarët e tyre luftuan për çlirimin e vendit nga pushtuesit e huaj dhe tradhëtarët e vendit. Për këtë luftuan të gjithë dëshmorët, disa të renditur në formacionet e Çetave Atdhetare si ajo e Pezës,Dibrës, Vlorës etj. dhe në njesitë partizane, legalitetit, balliste apo çetat territoriale. Të gjithë ata që luftuan për çlirimin e Atdheu dhe ranë në luftë për te, pavarësisht bindjeve të tyre politike, quhen dëshmorë të Atdheut.
Dy ideale kanë pasur dëshmorët në gji, kur luftuan dhe dhanë jetën :
1-Çlirimi i Atdheut nga pushtuesit e huaj dhe bashkëpuntorët vendas dhe
2- Sigurimi i jetesës më të mirë për të gjithë popullin.
Disa dritëshkurtër ende sot e kuptojnë “që dëshmorët instaluan komunizmin në Shqipëri”, disa të tjerë po të tillë i quajnë “tradhëtarë ata që luftuan fashizmin dhe ranë në luftën çlirimtare nga njësitë e legalitetit apo balliste, sepse krerët e këtyre organizatave bashkpunian me armikun.
Kështu kemi dy organizata dëshmorësh, që politika, në vend ti bashkojë, i përçanë më shumë.
Organizata e Familjeve të Dëshmorëve ka rëndësi mjaft të madhe për vendin, sepse jo vetëm kështu nderohen dëshmorët, por ajo mban të gjallë amanetin e bijëve të tyre , që e përcjell në shoqëri.
Por organizatat tona të familjeve të dëshmorëve janë mjaft larg këtyre idealeve. Në sistemin e kaluar organiza ishte levë e PPSh dhe sot ajo më tepër punon si levë e socialistëve, se sa e vetë familjve të dëshmorëve. Kjo frymë u vu re në raportet e paraqitura, ku më shumë përmendej euforia dhe shumë pak hallet që kanë famijet e dëshmorëve dhe vetë dëshmorët.
Gjendja ekonomike e familjeve të dëshmorëve është mjaft e vështirë dhe në raport ajo duhet të zinte vendin kryesor. Papunësia, pensionet e ulta, mos kthimi i pronave etj. e rëndojnë situatën dhe e bëjnë mjaft kritike. Ndërsa shteti po paguan me të drejtë familjet e të përndjekurve politikë, për familjet e dëshmorëve nuk shihet aasnjë ndihmë. Shteti komunist e pagoi me qindarka gjakun e dëshmorëve në luftën për çlirim dhe sot familjet e dëshmorëve nuk marrin asnjë ndihmë nga shteti. Në Varrezat e Dëshmorëve në vend të ishin të punësuar nga familjet e dësdhmorëve, në fakt janë të punsuar njerëz pa asnjë lidhje me dëshmorët.

 

Ende familjet e dëshmorëve rendin nëpër zyrat e shtetit për kthimin e pronave të shtetëzuara nga shteti komunist ose për halle të tjera, por asnjë ndihmë nuk ndjejnë nga administrata. Megjithse babai Hasan Peza luftoi me heroizëm dhe ra dëshmorë për çlirimin e Atdheut, qeveria komuniste në vend të na ndihmonte të përballonin jetën me nënën ish partizane, na i shtetëzoi pronat në Pezë (truall, toka, ullishte, pyje/. Babai im ka qenë pasanik, një pjesë të pasurisë e hëngrën partizanët, një pjesë e vodhën fashistat dhe atë që mbeti, tokat, i mori qeveria komuniste më 1946 me reformën agrare. Kështu u kthyem në proletarë, vetëm me leckat e trupit, me të cilat dolëm nga lufta. Qeveritë shqiptare në vend të na i kthejnë pronat në Pezë, na sorollasin në agjensinë e kthimit të pronave. Nga ana tjetër Bashkia e Tiranë në pronat e babait dhe xhaxhait tim në Pezë mundohet të ngrejë park, që të mos na kthehen kurrë. Për punë mjaft të mirë shkencore, që në vitin 2005 ministri i industrisë dhe emergjitikës i ka bërë propozimin qeverisë të më japë pension të veçantë, por asnjë miratim nga qeveritë shqiptare nuk po bëhet, megjithse jamë bir dëshmori dhe i shquar në shkencë.
Kur i ngrita këto probleme në mbledhje e organizatës së Tiranës dhe kërkova ndihmë, nuk i erdhi mirë nënkryetarit Buxheli dhe më përmendi vendimet, që kishte marrë qeveria komuniste. Por ne nuk këkojmë letra, kërkojmë kthimin vizik të pronave dhe respekt më të madh për baballarët, që dhanë jetën për Atdheun dhe popullin.
Këto dhe probleme të tjera i kam ngritur disa herë nëpër mbledhje dhe me letra kryetarit, por asnjë ndryshim nuk vihet re, sepse organizata e Familjeve të Dëshmorëve ende është mjaft e shkëputur nga vetë hallet e familjeve të dëshmorëve dhe sheh më shumë hallin ta ketë mirë me partinë.
Organizat e Familjeve të Dëshmorë të Pezës është organizata më kryesore në rrethin e Tiranës dhe në shkallë vendi. Ajo ka aktivitet më të gjerë, sepse edhe veprimtaria lufturake antifashiste në Pezë ka filluar më heret dhe me dëndësi luftimesh më të mëdha se në krahinat e tjera të vendit. Në Pezë filloi lufta Nacional-çlirimtare, ku më 5 qershor 1940 u themelua Çeta e parë Atdhetare e vendit dhe në shkallë europiane nga Babë Myslim Peza, e cila filloi luftën kundra pushtuesve fashistë.
Organizata e Pezës, në bazë të një plani vjetor, është marrë me përkujtimin e datave historike të krahinës, të mbajë lart moralin e familjeve të dëshmorëve dhe të gjallë shpresën. Ç’do vit përkujtojmë datat historike, ku janë bërë luftime dhe është derdhur gjaku për liri:
-5 Qershor 1940- themelohet Çeta Atdhetare e Pezës nga Babë Myslim Peza, heroi legjendar i luftës çlirimtare. Fillimisht me 27 lufëtarë, që u shtuan shpejt në numur, jo vetëm me të rinj nga Shqipëria, por edhe nga Kosova, Çamëria dhe trojet e tjera shqiptare. Të gjithë donin lirinë dhe ëndërronin bashkimin e të gjitha krahinave, të ndara nga kurva Europë. Çeta u bë menjë herë tmerri i pushtuesve dhe i bashkëpuntorëve. Ajo u bë shpresa e vetme e popullit të tradhëtuar nga politikanët e vet. Ky është njësiti i parë i armatosur antifashist në shkallë vendi, por edhe në rang europian. Midis luftëtarëve të parë të saj ishin: Hasan Peza, im atë, Abdurrahman Peza, Zenepe Peza, Ismete Peza, mama ime, Haxhire Peza, Skender Peza etj.
-13-16 mars 1941, 13 marsi është ditë e madhe historike, kur një njësit i Çetës së Pezës, drejtuar nga Hasan Peza, sulmoi për herë të parë forcat uhtarake italiane në Pezë të Vogël. Kjo qe shkëndia e luftës më të madhe për liri, që shënoi kthesën e madhe historike, lidhi luftën çlirimtare të popullit të vogël me aleancën e madhe antifashiste. Përgjigja qe e shpejtë. Fashistët italianë e sulmuan Pezën më 16 mars, me forca të shumta dhe armatim të rëndë, për ta rrethuar dhe asgjesuar çetën e re. Lufta qe e ashpër, përgjigja e pezakëve qe e madhe: në fushën e luftimit mbetën të vrarë 84 oficerë dhe ushtarë fashistë. Në këtë luftë, me parrullën “Për Shqipërinë, Për Atdheun” ranë edhe 5 dëlshmorët e parë të Pezës dhe të LANÇ: Hasan Peza, Vath Korriku, Durishti…. Të dështuar në luftë, fashistët treguan zotësi të madhe pas betejës. Masakra çnjerëzore ndaj fëmijëve, pleqëve dhe grave, vodhën të gjithë bagëtinë dhe pasurinë dhe me urë në dorë dogjën të gjithë Pezën.
-25 mars 1943, themelimi i batalionit 3 të grupit partizan të Pezës “Kajo Karafili”, në Çetë të Kavajës, -5 maj, Dita Kombëtare e Dëshmorëve të Atdheut. Në mënytë të organizuar bëjmë vizita në familjet e dëshmorëve të zonës sonë, bisedojmë me ta për kujtimin e lënë nga dëshmorët, amanetete tyre. Hallet që kanë dhe si mund ti ndihmojmë. Kudo ndjejmë bujarinë e familjarëve, megjithse varfëria shihet kudo. Nuk na u nda ndonjë herë kjo sëmundje e keqe, që po shfaros kombin tonë. Kjo nuk mjafton, duhet aty ku ka luftuar dhe rënë çdo dëshmorë të vemë një lule ditën përkujtimore. Mu kultua At Stathi, i shejti Stathi, që një qind vjet më parë u masakrua nga gjakatarët grekë, sepse meshën e bënte në gjuhën shqipe dhe hapi shkolla shqipe në zonën e Përmetin. At Stthi është dëshmorë me dy DD. Shkuan dashamirësit për ta përkujtuar 100 vjetorin e rënies më 1 djetor 2017. Prifti mjekër cjap i Përmetit, në vend të bënte meshën për nder të dëshmorit DD At Stathi, mbylli kishën dhe iku. Asnjë përfaqësues i Organizatës së Familjeve të Dëshmorëve nuk u kujtua për këtë datë historike. Ku kanë rënë njerzit tanë për Atdheun dhe popullin e vet, atje duhet të vemë lule në përvjetorët e rënies.
-24 gusht 1944, dita përkujtimore e vrasjes në befasi të Mustafa Gjinishit, ish komisar i Çetës së Pezës, antar i Shtabit të Përgjithshëm të UNÇl, pjesmarrës i Konferencs së Pezës dhe sekretar i frontit, që doli nga kjo konferencë. Vrasja u krye nga drejtuesit e divizionit të parë Dali Ndreu, komandant, Hysni Kapo, komisar dhe Liri Gega e dërguara e KQ të PK Shqiptare dhe Ndreko Rino, që shkrehu koburen.
-16 shtatori 1942, përvjetori i Konferencës së Pezës, konferencës së parë, ku u mblodhën të gjithë përfaqësuesit politikë të vendit për një qëllim të madh: çlirimin e vendit nga fashizmi dhe vendosjen e shtetit demokratik.
-28 shtator 1942, përvjetori i masakrës fashiste italiane në Pezë të Vogël, si hakmarrje për Konferencën e Pezës, -dhjetor 1942 masakra fashiste në Grecë dhe Pajonë, u vranë me dhjetra njerëz, por morali i pezakëve nuk u thye.
-prill 1943 themelohet në Shijak batalioni i 4 i Grupit Partizan të Pezës,
-13 tetor 1943 Lufta heroike e Arbanës midis forcave të Çetës së Pezës dhe atyre gjermane, që deshën të rrethojnë dhe të kapnin gjallë krertët e Shtabit ë Përgjithshëm të LANÇ, që ishin në Arbanë.
-17 nëntor 1944, dita e çlirimit të Tiranës. Mblidhemi çdo vit tek monumenti i Partizanit, për të
përkujtuar ditën e çlirimit të Tiranës, duke nderuar ata, që luftuan për çlirimin e kryeqytetit dhe ata, që dhanë jetën për te. Por në këto ditë, kur luftohej për çlirimin e Tiranës nga fashistat, skuadra kapuçinës të zinj me urdhër të Mehmet Shehut, ekzekutoi nëpër rrugët e Tiranës 32 intelektualë dhe demokratë të shquar të qytetit, pa bërë asnjë krim, pa asnjë gjyq, por vetëm sepse donin një Shqipëri demokratike. Midis tyre qe edhe Ismail Agë Petrela, pjesmarrës në Konferencëne Pezës me grupin e të pavarurve. I biri i tij në këtë kohë ishte komisar batalioni në Pezë. Bashkia dhe Organizata e Familjeve të Dëshmorëve duhet ti nderojë me një tufë lule edhe këta martirë të Luftës së Tiranës, që kontribuan për çlirimin e vendit, por e deshën Shqipërinë demokratike, prandaj i vrau dora gjakatare.
-18 tetor 1944 themelohet në Pezë brigada 22 S., që mori pjesë në çlirimin e Shqipërisë së mesme, Mirditës, Shkodrës dhe vazhdoi më tej në Mal të Zi dhe Kosovë.
-28-29 nëntor, përkujtimi i ditës së Pavarësdisdë Kombëtare dhe i Çlirimit të Atdheut nga fashizmi,
– dhjetor 1944, përkujtohet masakra e Shënkollit, ku u masakruan 27 mbështetës antifashistë.
Në të gjitha këto data antarët e organizatls sonë marrin pjesë dhe vizitojnë familjet e dëshmorëve. Gjatë vizitave në familjet e dëshmorëve kam vënë re varfërinë dhe kam dëgjuar shqetësimet e tyre. Varfëria dhe mos kujdesi i pushtetit janë dy hallka kryesore.
Historia e Pezës dhe e veprimtarisë së Çetës së saj janë lënë në mes të rrugës nga historianët shqiptar. Gjatë komunizmit ishte parimi: “sa më pak të përmendej Çeta e Pezës dhe veprimtaria e saj, për të mos u bërë hije veprimtarive të tjera”. Ky parim vazhdon edhe sot nga histrianët. Me gjith atë kuadro drejtuese në Çetën e Pezës Sali Verdha, Sherbet Karuli, Idriz Shehi dhe Doc. Kadri Dingu e kanë lënë të gjallë të shkruar heroizmin pezak në shumë libra, artikuj, kujtime etj. Punën e tyre mbi historinë e Pezës dhe të heroizmit pezak e vazhdojnë Shefqet Karaj, Xheladin Çelmeta, Muhamed Kalaja, Xhevdet Çelmeta, Astrit Çelmeta, L.Peza etj.
Por fashistët italianë dhe gjermanë, që u ndeshën në shumë luftime me luftëtarët e Çetës së Pezës e njohën mirë trimërinë, guximin dhe sakrificën e luftëtarëve pezakë dhe e kanë lënë vetë të shkruar me dorën e tyre trimërinë dhe qëndresën e pezakëve në librat dhe kujtimet e tyre. Ja disa grinca prej kujtimeve të tyre:
1-Lufta 13-16 mars 1941
Ndofta beteja më e përgjakëshme dhe fitorja më e thellë në LANÇ ka qenë lufta e 16 marsit 1941 në Pezë. Fashistët italianë erdhën me shpresën ta rrethojnë Çetën e Pezës dhe ta asgjësojnë me një të shtënë. Por për të gjithë ata ndodhi çudia. Organizimi i shkëlqyer ushtarak dhe trimëria e rallë e luftëtarëve pezakë, solli mposhtjen e armikut. Në luftimin një ditor fashistët ishin superior me mbi 700 trupa të zgjedhura dhe të armatosur mjaft mirë, që përballë kishin 25 luftëtarë të armatosur keq, por me urrejtje të thellë ndaj pushtuesit dhe vullnet të hekurt për fitore. Shpejt fashistët e panë veten të shpartalluar, duke lënë 84 fashistë të vrarë dhe qindra të tjerë të plagosur. Një oficer italian, që mori pjesë në luftime dhe u vra, ju gjet ditari, ku kishte shënuar. “Jemi të rrethuar. Pas ç’do guri dhe ferre këtu, tyta pushkësh janë drejtuar kundra nesh!”.
2-Lufta e Arbanës
Më 13 tetor të vitit 1943 u zhvillua Lufta e Arbanës midis partizanëve pezakë dhe forcave gjernane. Në atë kohë Arbana ishte e lirë nga pushtuesit dhe aty ndodhej një pjesë e Shtabit të Përgjithshëm të UNÇl. Shqiptare. Komanda gjermane ishte të informuar se në Arbanë në atë kohë ndodhej kryesia e Shtabit të Përgjithshëm të UNÇl dhe ndërmorën aksionin e shpejtë për rrethimin dhe asgjësimin e tij. Arritën të futeshin në Arbanë me tankse dhe autoblinda. Luftë e ashpër dy netë dhe dy ditë. Forcat e zgjedhura fashiste arritën deri tek çadrat e Shtabit të Përgjithshëm. Por në luftën trup me trup më në fund u thyen, duke lënë disa dhjetra të vrarë.
Isha fëmijë atëherë dhe jetoja bashkë me nënë time në repartin partizan në Caush pranë Arbanës. Pas dy ditësh kam shkuar në Arbanë dhe pashë me sytë e mi në breg të Erzenes, dy pirgje të mëdhenj me trupa gjermanësh të vrarë, që enden xirnin tam, pasi ishin duke u djegur. Pashë edhe disa tanke, autoblinda dhe kamiona ushtarakë gjerman, që ende tymosnin. Komandanti gjerman, që drejtori luftimet në Luftën e Arbanës, ka lënë këto shënime në kujtimet e tij publikuar disa vite më parë:
“Menduam se e rrethuam armikun, por veten shpejt e pamë në fund të kazanit. Ishim të rrethuar dhe rreth nesh nga kodrat përqark, armiku qëllonte papushim mbi ne”.
Kjo është për Luftën e Arbanës, njëra nga betejat më të mëddha të LANÇl. të popullit shqiptar, që u drejtua me strategji të madhe nga komandanti pezak Myslim Peza. Në luftën e Arbanës, duke përfituar nga afërsia me rrugën nacionale, gjermanët mundën të përdornin tanket dhe autoblindat, por gjithsesi pësuan disfatën.
3-Operacioni i Qershori 1944
Gjatë qershorit të vitit 1944 forcat pushtuese gjermane ndërmorën në shkallë vendi operacionin, që ka marrë emrin i qershorit. Qëllimi ishte të zhduknin rrezistencën e popullit shqiptar. Në këtë kuadër forcat gjermane ndërmorën edhe operacionin e qershorit kundra Pezës. Për këtë ata e rrethuan Pezën për më tepër se gjashtë muaj rresht. Shumë postblloqe u ngritën në rrugët nacionale që rrethojnë Pezën: Tiranë-Durrës-Kavajë-Rrogozhinë-Peqin-Elbasan-Tiranë. Asgjë nuk lejohej të futej në krahinën e rrethuar dhe e detyruar të vdiste urije. Më në fund komanda gjermane gjatë qershorit mori detyrën e sulmit, duke menduar se çdo gjë do të përfundojë lehtë dhe shpejt. Por rezistenca pezake ju theu hundët dhe ja mbathën nga erdhën, duk lënë dhjetra të vrarë dhe të plagosur.
Ja si e përshkruar operacionin komandanti fashist, që drejtonte luftimet, në kujtimet e tij, botuar pas lufte:
“E rrethuam Pezën për 6 muaj, nuk lamë të hyjë në te asgjë. Por kur e sulmuam ngelëm të habitur. Forcat tona nuk mundën të hyjnë në qendër të Pezës, sepse armiku na priti me zjarr të dendur dhe të fortë, na detyroi të tërhiqemi, duke lënë mjaft të vrarë. Ku e gjetën forcën luftëtarët e Pezës, të veshur dhe armatosur keq?
Historia e Pezës dhe e luftëtarëve të saj duhet të mësohet në të gjitha akademitë ushtarake, se si një ushtri e vogël popullore i bëri ballë një ushtrie moderne të armatosur mirë”.
Në ditët e qershorit 1944 mbrojtjen e Pezës e drejtonte komandanti pezak Abdurahman Peza dhe shtabi partizan ka qenë në kodrën e Zgurjes. Përveç shumë burrave midis luftëtare aty ishin edhe nëna ime Ismete Peza dhe Haxhire Peza.
Këto ishin pak rrjeshta nga historia e Çetës së Pezës dhe e luftëtarëve të saj, që përmenden me respektin më të madh në shkrimet e armikut, por historia jonë duhet ti vejë në dukje dhe ti trajtojë gjerësisht. Në Pezë filloi lufta nacional-çlirimtare e popullit shqiptar kundra pushtuesve fashistë. Në Pezë u mbrujt dhe u vendos edhe renditja e popullit shqiptar në frontin antifashist, të drejtuar nga aleatët amerikanë, anglezë dhe sovjetik. Megjith këtë luftë të madhe dhe gjak të derdhur në luftën për liri dhe çlirim kombëtar, që e ka vlerësuar edhe nga armiku, Peza asnjë herë nuk u vlerësua dhe sot vazhdon të nënvleftësohet nga historianët shqiptarë dhe organet drejtuese shqiptare.
Si analiza ashtu edhe zgjedhjet e organeve drejtuese të Organizatës së Familjeve të Dëshmorëve, që u zhvilluan gjatë muajit nëntor 2017 u bënë si në formë ashtu edhe përmbajtje në stilin komuniste: u cekën vetëm probleme të përgjithëshme dhe jo ato, që proekupojnë antarësinë, varfërinë, kthimin e pronave, dhënie ndihme familjeve të dëshmorëve etj. Në këtë frymë u bënë edhe zgjedhjet, përfaqësia e caktuar nga kryesia zgjodhi kryesinë, mbushur me miq dhe shokë, që nuk kanë asnjë aktivitet në organizatë. Shumë nga ata, që punojnë dhe drejtojnë në bazë, nuk u përzgjodhën nga përfaqësia. Asnjë nga kryesia e organizatës së Familjeve të Dëshmorëve të Pezës nuk u pëlqye për në kryesinë e Tiranës apo të Shqipërisë, megjithse kjo orgaizatë ka aktivitetin më të madh në shkallë vendi, qoftë në bazë, me përkujtime ngjarjesh historike dhe veprimtarishë ashtu edhe me shkrime të botuara. Arsyeja është sepse ne të Pezës kemi ngritur herë pas here probleme për rolin më të madh të organizatës, reformimin e saj në organizatë luftarake, shkëputjen si levë e politikës, mbrojtja më mirë e interesave të familjeve të dëshmorëve etj. Është tashmë vërtetuar shkencërisht dhe praktikisht se metodat komuniste apo fashiste ju kanë shërbyer diktatorëve të mbajnë pushtetin dhe përdorimi i tyre sjell dëm tëmadh në zhvillimin e shoqërisë demokratike.
Fatkeqësisht në Organizatën e Familjeve të Dëshmorëve ende vazhdon lufta për pushtet, që njerzuit e jugut të dominojnë organizatën, pa ndonjë ndryshim esencial nga koha e komumizmit.
Golem-Pragë, 16 janar 2018
*Ky është diskutimi i përgatitur për mbledhjen e përgjithëshme të organizatës, që nuk munda ta mbaj pasi u mbyllën diskutimet.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura