DR.LUFTULLA PEZA&DR.LILJANA PEZA: THRAKËT, QË NË LASHTËSI KANË FOLUR DHE SHKRUAR GJUHËN PELLAZGE(SHQIPE)

Pragë, 27 maj 2017: Thraka në lashtësi ka qenë shtet i fuqishën dhe shtrihej afërsisht në territorin e sotëm të Bullgarisë me disa pjesë të shteteve fqinj. Në Luftën e Trojës (rreth vitit 1250 p.e.s.) Thraka ka qenë aleat e trojanëve, kundra akejve dhe qytet-shteteve të tjera pellazge, që sulmuan Trojën. Edhe kur Aleksandri i Madh, sulmoi Perandorinë Persiane në Azi të Vogël, thrakasit u bashkuan me te.
Për gjuhën thrake dihet shumë pak. Thrakasit mendohet se kanë folur gjuhë Indo-Europiane, që sot është gjuhë e vdekur. Përpjekje për studimin e saj ka patur nga studiuesit bullgar, por asnjë përpjeke, fatkeqësisht, nuk është vërejtur nga studiuesit shqiptar të gjuhësisë.
Por studimi ynë mbi gjuhën thrake është i pari që ndërmerret dhe vërteton të kundërtën, sepse guha thrake ka afërsi të madhe me gjuhën shqipe dhe kështu që ajo nuk është gjuhë e vdekur, por vazhdon në gjuhën shqipe
Materiali gjuhësor për të studiuar gjuhën thrake përfshin fjalë të sprovuara nga shkrimet e lashta greke dhe latine, emra gjeografikë, emra njerzish, emra të perëndive si dhe fjalë nga mbishkrimet e ruajtura të gjuhës thrake. Nga 26 mbishkrime thrake, që njihen, vetëm katër prej tyre janë të gjatë dhe kanë vlerë gjuhësore (Duridanov 1975). Në gjuhën thrake nuk është ndeshur letërsi e shkruar, përveç mbishkrimeve. Ka patur vepra letrare. Por, duke gjykuar nga niveli kulturor i shoqërisë thrake dhe përdorimi i gjerë i alfabetit, në gjuhën thrake duhet të jenë shkruar vepra letrare në lëkura dhishë dhe delesh, që më pas janë dëmtuar nga pushtuesit dhe koha.
Disa fjalë të gjuhës thrake kanë hyrë edhe në gjuhën bullgare, sidomos emrat e lumenjëve: Isker (Panega), Asam (Osum), Eter (Jautra), Iber (pjesa e sipërme e Maricës) etj., malet Ossogoro, Rodop etj. Disa fjalë thrake kanë hyrë në greqisht. Ka pasur mendime për afërsi të gjuhës thrake me atë ilire, por sot nuk janë më, sipas studiuesve bullgarë.
MBISHKRIMI EZEROVO
Mbishkrimet kanë shumë rëndësi për studime gjuhësore. Nga gjuha thrake ruhen disa, por më i gjati është mbishkrimi Ezerovo. Mbishkrimi është gjetur në vitin 1912 në një varr, në Parzenaka, pranë fshatit Ezerovo të trevës së Plovdivit, Bullgari. Pesha e unazës është 31.30 gr. arë. Bashkë me unazën e artë në varr janë gjetur edhe disa objekte të tjera arkeologjike, ndër të cilat një kurorë e artë, një karficë e vogël e artë, enë bronzi, një pasqyrë bronzi etj. (Serafinov 2010). Shkronjat janë shtypur në pllakën e artë në formë eliptike, me përmasat: 17×20 mm e gjatë dhe 4-5 mm e trashë (Duradinov 1976).
Mbishkrimi Ezerovo datohet shekulli 5 p.e.s., ka 61 germa, me fjalë të bashkuara dhe të shpërndara në 8 rrjeshta, në formë eliptike, shtatë nga të cilët ndodhen në sipërfaqen e unazës, ndërsa rrjeshti i tetë me një fjalë të vetme, ndodhet në anën e poshtëme të trashësisë së unazës (shih figurën).

Me studimin e këtij mbishkrimi janë marrë disa studiues bullgar e serbo-bullgar të Maqedonisë, por nuk kanë arritur ta zbërthejnë, sepse nuk e njoin gjuhën thrake, me të cilën është mbishkrimi. Bile një studiues serbo-bullgar shkruan se gjuha e mbishkrimit është bullgarishtja e vjetër, por harron se sllavët në Ballkan kanë ardhur në Ballkan gjatë shekujve 6-7 të erës sonë, d.m.th. më shumë se një mijë vjet pas mbishkrimit.
Mbishkrimi i Ezerovos është trajtuar në një farë mënyre drejtë nga dy studiuesit shqiptar: Muharrem Abazaj dhe Bajram Doka nëpërmjet gjuhës shqipe. Abazaj shkruan se gjuha e mbishkrimit është gjuha pellazge, por germat janë greke, ndërsa Doka pranon që gjuha thrake është gjuhë ilire.
Në studimin tonë të mbishkrimit Ezerovo kemi përputhje me trajtimet e Abazajt dhe Dokës, por kemi bërë disa ndryshime, që na u dukën të domosdoshme.
Mbishkrimi Ezerovo nga Plocdivi, Bullgari, përbëhet nga 61 germa dhe me fjalë të bashkuara. Me ndarjen e fjalëve del që mbishkrimi përbëhet nga 28 fjalë. Germat e përdorura në mbishkrim janë të alfabetit pellazg, i njohur dhe i shpërndarë në të gjithë rajonin e Mesdheut.
Përshtatja jonë e mbishkrimit thrakas Ezerovo është si vijon:
ΡΟΛΙΣΤΕΝΕΑΣΝ = ROL IZ TE NE ASN = RRALLË ËSHTË TE NE ASHT,
ΕΡΕΝΕΑΤΙΛ = E REN E ATIL = E REN E ATIJ,
ΤΕΑΝΗΣΚΟΑ = TE ANH SKO A= TE ASHT PO SHKO,
PΑΖΕΑΔΟΜ = RA SE A DOM = RA SE ASHT DOM (dom, dam, dëm),
ΕΑΝΤΙΛΕΖΥ = E A N TIL E ZI = E ASHT NË TIJ E ZI,
ΠΤΑΜΙΗΕ = PTA MIHE = PËR TA MIH (ndihmuar),
PΑΖ = RA Z = RA ZI,
HΛΤΑ = HATA
Kuptimi i plotë i mbikrimit është:
“RRALLË ËSHTË TE NE E RËNA SI E ATIJ, SHKOI, RA SE ËSHTË DËM DHE ËSHTË NË ZI PËR TA NDIHMUAR, RA ZI, HATA”.
Siç shihet mbishkrimi është në gjuhën thrake, por që shpjegohet shumë mirë me ndihmën e gjuhës shqipe. Janë mjaft të qarta disa fjalë të dialektit gegë në gjuhën thrake në mbishkrim, p.sh. ROLL = rallë, ASHT = është, SHKO = shko, DOM = dom, dam, dëm, A = Asht. Të gjitha fjalët e gjuhës së lashtë thrake, që ndeshen në mbishkrim, janë sot në përdorim në gjuhën shqipe.
Nuk vërtetohet asnjë fjalë sllave në mbishkrim, ndërkohë që mbishkrimi i përket shekullit të pestë p.e.s. Nuk mund të ketë fjalë nga sllavët, të cilët kanë ardhur në Ballkan gjatë shekujve 6-7 të erës sonë d.m.th. me tepër se një mijë vjet më vonë. Edhe fjalë greke në mbishkrimin Ezrovo nuk ka.
Përse nuk ka letërsi të ruajtur në gjuhën thrake? Mendojmë se në Thrakë, Trojë dhe në vende të tjera të Egjeut, gjatë mijëvjeçarit të fundit p.e.s. në përgjithësi shkenca, dija, teknika dhe letërsia u zhvilluan me shpejtësi dhe çeshtjet, që lidhen me shkrimin dhe letërsinë, pësuan ndryshimet e duhura. Njeriu për të shkruar u largua nga mënyra e vjetër, kur shkruhej në pllaka guri apo enë balte. Në përdorim u fut teknologjia e re e kohës, sepse për të shkruar filluan të përdoren lëkurat e bagëtive. Të gjithë veprat shkencore dhe letrare u shkruan në lëkura, që u dogjën ose u prishën nga zjarre të ndryshne ose shkaktarë të tjerë natyrore. Kjo është arsyeja, që në gjuhën thrake, trojane dhe në gjuhë të tjera të lashta nuk ruhen vepra letrare apo shkencore gjatë kësaj kohe.
ALFABETI THRAK
Germat, me të cilat është shkruar gjuha thrake përëbjnë alfabetin e thrak, që ka qenë përdorur për ta shkruar atë, të paktën gjatë mijëvjeçarit të fundit p.e.s., kur ruhen mbishkrimet, por sigurisht edhe më parë dhe më pas. Këto germa nuk mund të jenë germa greke, sepse grekët në kohën, që janë shkruar mbishkrimet thrake, gjatë shekujve VI-V p.e.s., sipas të gjitha dokumenteve arkeologjike dhe shkrimore, nuk kishin ardhur ende në rajonin e Egjeut. Grekët kanë ardhur në Ballkan si barinj dhe pa asnjë nivel kulturor, gjatë shekullit të 5 p.e.s. Ata nuk dihet se nga kanë ardhur dhe në vendin e origjinës nuk kanë lënë asnjë dokument kulturorë dhe asnjë të tillë nuk sollën. Dokumentet kulturore të para greke në Ballkan dhe rajonin e Egjeut fillojnë të shfaqen gjatë shekullit të pestë p.e.s. në Trojë, ishullin e Lemnit etj. Por këto nuk janë dokumente shkrimore. Fiset greke, kur erdhën nuk kishin as emër
Alfabeti i përdorur në mbishkrimin Ezerovo është një formë e alfabetit të njohur pellazg, i përhapur dhe i përdorur gjerësisht në të gjithë rajonin e Mesdheut.
Këto germa, çfaqen për herë të parë në Qytetërimin Pellazg Vinkë-Turdas gjatë mijëvjeçarit të 6 p.e.s. Më pas alfabeti u trashëguan nga popujt e mëvonshëm, që lindën nga pellazgët, siç janë : ilirët, epirotët, thrakët, dakët, maqedonët etj. në Ballkan, frigët, lidët, likët, jonët etj. në Anadoll dhe etruskët në Itali. Alfabeti thrak ka qenë sigurisht i plotë, por sot, duke gjykuar nga mbishkrimet e njoura ruhen vetëm këto germa:
Α, Ε, Ι, Λ, Μ, Ν, Ο, Π, Ρ, Σ, Τ, Η, Ζ, Υ. Sigurisht, që ky nuk është alfabeti i plotë thrak, por duket qartë, që ai ka qenë i plotë. Por, si fenomen i njohur ne gjuhësi, me kalimin e mijëra viteve shumë shkronja dhe fjalë nuk kanë mbijetuar, pra janë zhdukur, për tu zëvendesuar me fjalë të reja, po ky fenomen ka ndodhur edhe në format e ndryshme gramatikore. Kjo vlen edhe në formimin e fjalisë. Përshtatja e mbishkrimit me ndihmën e gjuhës shqipe, tregon se gjuha thrake ka qenë një dialekt i gjuhës më të lashtë, pellazge dhe shumë e afërt me gjuhën e sotme shqipe, por ashtu si dhe gjuha ilire dhe gjuhët e tjera të lashta të Ballkanit dhe Anadollit.
Profesorei bullgar V. Georgiev shkruan (1977): “Gjuha thrake dhe pellazge është folur në Europën jugë-lindore (Ballkan) jo vetëm gjatë antikitetit, por edhe gjatë neolitit- 7 mijë vjet p.e.s.“. Ky përfundim i Georgevit vërtetohet plotësisht nga studimiet tona, sepse në Kulturën Pellazge Vinkë-Turdas kemi gjetur fjalët e para të gjuhës pellazge, të shkruara në rrasa balte: VIJV = UJI dhe DOR = DORA
Nga gjuha thrake ashtu si gjuha ilire deri vonë, mendohej, që nuk është lënë asgjë e shkruar, gjë që e pohojnë edhe studiuesit shqiptar si E. Çabej etj. por dokumente flasin të kundërtën.
Diodori i Sicilisë, që ka jetuar gjatë shekullit të parë p.e.s., shkruan se thrakasit Orfeu dhe Linosi kanë përdorur alfabetin më të vjetër. Ai shkruan njëkohësisht se nuk kanë qenë të parët grekët, por pellazgët, që kanë përdorur germat e Kadmit (fenikase), prandaj këto germa quhen pellazge (Historical Library of Deodorus the Silician, W.Mc Dowell, London, 1814, p. 208). Mbi alfabetin pellazg kanë shkruar edhe shumë studiues të lashtë ose të kohrave më të vona, të përmbledhura në studimin tonë mbi alfabetin, që do ta botojmë më vonë.
Studiuesit bullgarë kanë ndërmarrë shumë studime me vlerë të madhe mbi gjuhë thrake dhe kanë nxjerrë shumë të dhëna mbi ndërtimin e saj, gramatikën etj. Ata kanë studiuar edhe gjeografinë e lashtë të Thrakës nga kanë nxjerrë shumë emra njerzish, emërtime vendesh, lumejsh etj. Por ata nuk kanë arritur të japin plotësisht ç’përfaqëson gjuha thrake, nga ka ardhur kjo gjuhë dhe sidomos në se ka ndonjë degë gjuhësore, që lulëzon edhe sot dhe ka lidhje me gjuhën thrake.
Studiuesit shqiptar të institucioneve shtetërore e kanë lënë në mëshirë të fatit gjuhën thrake dhe të gjitha gjuhët e lashta të Ballkanit apo Anadollit. Ata kanë pritur ti zgjidhin të huajtë çeshtjet e koklavitura dhe pastaj përfundimet ti marrin të gatëshme. Pse të lodhen, shteti i paguan edhe pa punuar, duke pritur !! Kur studiues të tjerë, jashtë suazave të tyre administrative, japin fakte për lidhje gjenetike të gjuhës shqipe me gjuhët e lashta pellazge, ilire, hitite, thrake etj., ata i hidhen në fyt, duke i quajtur “diletantë” dhe “patriotë të rremë”, siç veproi M.Korkuti 1, 2 , paçka se disa prej tyre janë persona të njohur në shkencë dhe shoqëri, kanë mbrojtur studimet shkencore brenda dhe jashtë shtetit dhe kanë botuar studime, që janë vlerësuar nga oponencat.
Nga të dhënat e autorëve të përmendur më sipër, nga studimi i mbishkrimeve thrake si dhe nga burime nga gjuhët e lashta, kemi ndërtuar këtë fjalor të parë, të shkurtër thrakisht-shqip.
FJALOR THRAKISHT- SHQIP

Në gjuhën thrake ka edhe shumë fjalë të tjera, që ende duhen studiuar, sepse shumë prej tyre gjatë historisë kanë dalë jasht përdorimit ose kanë pësuar edhe ndryshime të mëdha. Gjuha thrake ende ruan ne gjirin e saj shumë fjalë thrake, që fatëkeqësisht në gjuhën shqipe nuk përdoren.
Gjuha thrake ka ngjashmëri të madhe me gjuhën shqipe dhe përbën një dialekt të lashtë të saj, që tregon se e ka origjinën tek gjuha më e lashtë pellazge, nga e cila rrjedh edhe gjuha shqipe. Prandaj është e domosdoshme, që gjuhës thrake ti kushtohet vëmendje nga Instituti i Gjuhësisë në studimin e saj të gjithanshëm.
Pragë, më 27 maj 2017
_______________________
1. M.Korkuti 2016. Gabime trashanike në botimet historike. Mjaft diletantizëm. Gaz.Shqiptare, 1 qershor 2016.
2.L. Peza 2016. Akademia e shkencave saboton njohjen e lashtësisë së gjuhës shqipe. Pashtriku.org, 11 korrik 2016

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura