DR.MATHIEU AREF: PELLAZGËT PARAARDHËSIT E QYTETËRIMIT GREKO-ROMAK ( FOTO + VIDEO)

Pashtriku.org, 22. 04. 2016: Të nderuar lexues, së shpejti botohet në gjuhën frenge teza e doktoraturës së Dr.Mathieu Aref: “Pellazgët – paraardhësit e qytetërimit greko-romak” (Les Pelasges – Precurseurs de la civilisation greco – romaine). Kjo tezë ka të bëjë me periudhën Para-helene dhe Greqisë arkaike dhe ka për qëllim studimin e «traditës» tek autorët e lashtë në lidhje me zanafillën e qytetërimit grek nëpërmjet Pellazgëve. Ajo hedh një dritë të re mbi, njohuritë tona historike, kulturore dhe thekson fillimet e qytetërimit grek – shfaqur pas shekullit të tetë (VIII) para erës sonë. Hekataeu i Miletët, Homeri, Hesiodi, Herodoti, Tukididi ose tragjedianët dhe të tjerë jo me pak të famshëm kanë përmendur gjerësisht Pellazgët dhe pohuan që ishin paraardhësit e tyre dhe jo stërgjyshërit. Dhe kanë theksuar autoktoninë e tyre dhe që kishin jetuar në ato troje që do më vonë do të bëhet Greqi. Pellazgët si paraardhës të grekëve, u kanë lënë atyre trashëgimin e elementëve thelbësorë të qytetërimit të tyre. Këtu do të gjeni një qasje multidisiplinare që ballafaqon të dhënat e traditës së lashtë me ato historike, etno-gjuhësore, arkeologjike dhe mitologjike, që mund t’i sqarojnë.

Ky libër gjithashtu sqaron me argumente bindëse për sa i përketë kronologjisë së Greqisë së lashtë, mbivlerësuar nga autorët modernë, anakronismet dhe gabimet historike:
“Lufta e Trojës” e pretenduar që ka ekzistuar në shekullin e dymbëdhjetë (XII) para erës sonë, është në realitet një luftë e vonshme (shekulli i shtatë (VII) para erës sonë) e kryer nga pushtuesit e parë helen kundër Azisë së Vogël, në një rajon që më vonë do të bëhej Greqi;
– katër “shekujt të errët” (-1200-800) mbesin të heshtur mbi ekzistencën e Helenëve në atë kohë;
– Zeusi (Iliada, XVI, 232-236) është përcaktuar zyrtarisht si “Pellazg” dhe jo Helen;
– një qytetërim hipotetik i quajtur miken (shpikje e pseudo-arkeologut Schliemann) është injoruar nga të gjithë autorët grek;
– Lineari B, është përveçse një gjuhë para-hellene, domethënë pellazge e uzurpuar pjesërisht nga pushtuesit helen;
– Iliada dhe Odisea janë poema epike e rrjedhur nga një «traditë gojore» para-helene dhe jo greke, etj.
Shkrimtarët modernë kanë errësuar rolin thelbësor të luajtur nga pellazgët në shpërthimin e qytetërimit helen dhe rolin e etruskëve në shpërthimin e qytetërimit romak. Ky studim, jashtë shtigjeve të rrahura, i jep kësaj vepre referenca të një karakteri të jashtëzakonshëm.
______________
Mathieu Aref është studiues shqiptaro-frances. Ka lindur me 1 mars 1938 në Kajro të Egjiptit, nga një familje me origjinë shqiptare nga Mati. Prindërit e tij rrjedhin nga dy familje të shquara që në kohën e Skënderbeut (Canameti, Stafa, Preni nga babai dhe Lala, Kola, Lufi nga nëna).
Ka përfunduar shkollën e mesme klasike (letërsi dhe gjuhë greke dhe latine) dhe universitare (Histori, gjuhësi, Arte të Bukura dhe Arkitekture). Shkon në Paris në vitin 1961, për t’i kushtuar më pas 30 vjet të jetës së tij studimore dilemës së madhe rreth prejardhjes apo jo indo-evropiane të gjuhës dhe kombit shqiptar. Në vitin 2003 botoi në gjuhën franceze librin: ”Albanie (Historie et langue) ou l’incroyable odyssée d’un people préhellénique”, ndërsa në vitin 2007 këtë libër e boton edhe në gjuhën shqipe: ”Shqipëria” (historia dhe gjuha) Odiseja e pabesueshme e një populli parahelen”, Tiranë, Plejad 2007 (608 faqe). Ai ka botuar edhe veprën: “Greqia (Mikeanët = Pellazgët) ose zgjidhja e një enigme, Paris 2004”. Më 3 janar 2012 në Universitetin e Sorbonës në Paris VI, ai prezentoi tezën e doktoraturës me titull: “Studime dhe hulumtime mbi Pellazgët në zanafillën e qytetërimit grek”. Kjo tezë është rezultati dhe përfundimi i pothuajse pesëdhjetë viteve studime dhe hulumtime të gjëra. Më në fund njohja e dy dialekteve të gjuhës shqipe ka bërë që Dr.Aref të deshifrojë dhe të shkoqisi shkencërisht shumë antroponime, teonime, toponime dhe oronime të Iliadës, Odisesë dhe mitologjisë. /

==========================================

Foto: Më 03 Janar 2012, në Universitetin e Sorbonës në Paris historiani ynë i shquar Arif Mati mbrojti tezën e doktoraturës me titull: “Kërkime mbi Pellazgët, si origjinë e civilizimit grek”.Këtë tezë e mbrojti me sukses përpara jurisë prej 3 anëtarëve, si: 1. Dominique Briquel, Profesor në Universitetin Paris – Sorbon që ishte edhe drejtuesi i temës. 2. Charles Guittard, Profesor në Universitetin Paris – Nanterre (Paris X) dhe 3. Guillaume Bonnet, Profesor në Universitetin e Bourgogne (Dijon).

Më gjerësisht:
PASHTRIKU: ARIF MATI – DOKTOROJ NË UNIVERSITETIN E SORBONËS
https://pashtriku.org/?kat=64&shkrimi=753

Konferenca e Mathieu Aref “Pellazgët, Greqia dhe Pellazgo-Shqiptarët” në Lion.

……………………………………………………………

(Përgatiti editori i pashtriku.org, sh.b)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura