DR.SADI RAMABAJA: FALANGAT FASHISTE I SHKAKTUAN VDEKJE KLINIKE MAQEDONISË!

Prishtinë, 28 prill 2017 – Maskat e falangave fashiste sot pushtuan Parlamentin e Maqedonisë. Ato nuk e duronin dot zgjedhjen e një shqiptari në krye të këtij Parlamenti; nuk e pranojnë dot një Maqedoni të re, ku shqiptarët janë komb shtetformues.
Zgjedhja e Talat Xhaferit në pozitën e kryetarit të parlamentit do vlerësuar si hap të madhë drejt shmangies së përplasjes ndëretnike; por ky hap realisht është tepër i vonuar, prandaj mbetet e vështirë rruga drejt një zgjidhjeje paqësore në procesin e madhë të ndryshimeve që e presin Maqedonin.
Seanca e përgjakur e katër prillit, megjithatë i hapi rrugë nominimit të kryeminsitrit; ajo krijoi parakishtin legal edhe për zgjedhjen e qeverisë nga ato forca politike që janë përcaktuar për një Maqedoni moderne (barëts të të cilës do të jenë shqiptarët dhe maqedonët).
Por, a do të ketë forca LSDM-ja dhe faktori shqiptar atje ta vënë situatën nën kontroll, kur dihet se këto falanga raciste janë pjesë e VMRO/DPMN-së?
Vështirë e besueshme.
Duke i parë pamjet e huliganëve të uniformuar dhe atyre me maska e pa maska, konkluzioni është i prerë: shteti i Maqedonisë sonte përjetoi vdekjen klinike.
Rikthimi në jetë i Maqedonisë, dalja nga ky kaos, mund të bëhet vetëm me reagimin e fuqishëm të faktorit perendimor, para së gjithash të SHBA-ve.
Natyrisht edhe pala shqiptare në këtë kuadër (Tirana para së gjithash, por edhe Prishtina), duhet të pushojnë së reaguari nga pozitat e mjerimit politik ala rugovist, duke bërë thirrje për paqe në adresë të fashistëve dhe racistëve!
Akuza e Zajevit e drejtuar në adresë të Rusisë, si faktor ndikues në këtë kaos, duhet të mirret me shumë seriozitet.
Maqedonia edhe në dekadën e dytë të shek. XXI mbetet pika më nevralgjike e përplasjeve të intresave të fuqive jashtëballkanike, siç ishte edhe në epokën e shpërbërjes së Perandorisë Osmane dhe në përfundim të Luftës ës Dytë Botërore.
Një operacion ushtarak në formën e KFOR-it, mbetet mundësia e vetme e vënies nën kontroll të këtij kaosi. Në të kundërtën kaosi do ta përfshijë gjithë rajonin.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura