Prishtinë, 28 prill 2017 – Maskat e falangave fashiste sot pushtuan Parlamentin e Maqedonisë. Ato nuk e duronin dot zgjedhjen e një shqiptari në krye të këtij Parlamenti; nuk e pranojnë dot një Maqedoni të re, ku shqiptarët janë komb shtetformues.
Zgjedhja e Talat Xhaferit në pozitën e kryetarit të parlamentit do vlerësuar si hap të madhë drejt shmangies së përplasjes ndëretnike; por ky hap realisht është tepër i vonuar, prandaj mbetet e vështirë rruga drejt një zgjidhjeje paqësore në procesin e madhë të ndryshimeve që e presin Maqedonin.
Seanca e përgjakur e katër prillit, megjithatë i hapi rrugë nominimit të kryeminsitrit; ajo krijoi parakishtin legal edhe për zgjedhjen e qeverisë nga ato forca politike që janë përcaktuar për një Maqedoni moderne (barëts të të cilës do të jenë shqiptarët dhe maqedonët).
Por, a do të ketë forca LSDM-ja dhe faktori shqiptar atje ta vënë situatën nën kontroll, kur dihet se këto falanga raciste janë pjesë e VMRO/DPMN-së?
Vështirë e besueshme.
Duke i parë pamjet e huliganëve të uniformuar dhe atyre me maska e pa maska, konkluzioni është i prerë: shteti i Maqedonisë sonte përjetoi vdekjen klinike.
Rikthimi në jetë i Maqedonisë, dalja nga ky kaos, mund të bëhet vetëm me reagimin e fuqishëm të faktorit perendimor, para së gjithash të SHBA-ve.
Natyrisht edhe pala shqiptare në këtë kuadër (Tirana para së gjithash, por edhe Prishtina), duhet të pushojnë së reaguari nga pozitat e mjerimit politik ala rugovist, duke bërë thirrje për paqe në adresë të fashistëve dhe racistëve!
Akuza e Zajevit e drejtuar në adresë të Rusisë, si faktor ndikues në këtë kaos, duhet të mirret me shumë seriozitet.
Maqedonia edhe në dekadën e dytë të shek. XXI mbetet pika më nevralgjike e përplasjeve të intresave të fuqive jashtëballkanike, siç ishte edhe në epokën e shpërbërjes së Perandorisë Osmane dhe në përfundim të Luftës ës Dytë Botërore.
Një operacion ushtarak në formën e KFOR-it, mbetet mundësia e vetme e vënies nën kontroll të këtij kaosi. Në të kundërtën kaosi do ta përfshijë gjithë rajonin.
Postime të Lidhura
HIMARA DHE PROPAGANDA RETH SAJ
HIMARA DHE PROPAGANDA RETH SAJ Nga Dilaver Goxhaj Vizita e Kryeministrit grek, Micotaqis, në darën 22 dhjetor 2022…
REXHEP KASUMAJ: KULTURA E MASHTRIMIT!
Berlin, 7 shtator 2017: 1. Colmar…(një sprovë heretike) Në Colmar shpesh janë ndërruar guvernat dhe flamujt. Elsaß-Lothringen (ose…
IBRAHIM KELMENDI: TRESHJA THAҪI – HALITI-SYLA GRABITI MILIONAT E UҪK’së
Pashtriku.org, 28. 03. 2016: (Intervistë me veprimtarin e LPK-së, Ibrahim Kelmendi) – “Peshqit e mëdhenj” të pasluftës duhet…
MASAKRA E NICËS, LOJË E SHËRBIMEVE NË LLOGARI TË POLITIKËS! (FOTO+VIDEO)
Pashtriku.org, 17. 07. 2016: Më 15 korrik, në një video interesante të publikuar në internet, duket se si…