DR.SULEJMAN ABAZI: PËRSHËNDESIM QËNDRIMIN KURAJOZ TË KRYEMINISTRIT TË KOSOVËS NË BRUKSEL!

Tiranë, 18 nëntor 2017: Sipas informacioneve të vakëta, Kryeministrit të Kosovës, zotit Haradinaj, i është refuzuar konferenca për shtyp nga komisioneria për Politikën e Jashtëme të BE-së, Mongherini.
Një politikaneje të këtij niveli, nuk i lejohet dhe nuk i takon të sillet në këtë mënyrë, duke shkelur protokollin për shkak të nervozizmit të saj.
Çfarë i tha Mongherinit Ramush Haradinaj, që zonja e parë e politikës së jashtme tregoi në fakt, se çfarë respekti ka për personalitetet e vendeve brenda Europës?!
Nëse diçka nuk i pëlqen, atëherë le ta bëj publik qëndrimin e kundërt të saj, ashtu siç e do rregulli në demokraci.
Kjo që ka ndodhur, nuk është aspak serioze dhe na forcon bindjen se, komisionerët e BE-së janë të hallakatur në politikë sipas kushtëzimeve prej vendeve nga vijnë dhe ata u mësuan urtë e butë deri tani pa “telashe”, me njerëz “të bindur”, që dinë të thonë vetëm “amin”.
Në politikë do të ketë edhe qëndrime të kundërta, të cilat bazohen në politikat e brendëshme dhe të jashtme të përfaqësuesve të vendeve respektive.
Ky diktat mbi politikën e Kosovës, nuk mund të jap mesazhe bindëse pozitive, për qëllimin e mirë të kontaktit të MSA-së.

Nëse është kërkuar prania e SHBA-ve në takimet Serbi-Kosovë me ndërmjetësinë e BE-së, çfarë mund të jetë gabim këtu?
Edhe Kryeministri i Kosovës ka të drejtën e propozimeve.
Ai është përfaqësues i vullnetit të popullit dhe jo një gojëkyçyr, siç do ta dëshironte Mongherini.
Shume keq, e theksoj, shumë keq do të përcillet në opinion nervozizmi dhe shpërfillja që i është bërë Kryeministrit të Kosovës.
Kjo është një tërheqje vëmendje për opinionin e gjerë shqiptar dhe për aventurierët e politikës shqiptare në Prishtinë, të cilët deri tani janë katandisur si lypsarë dhe mendjengushtë në kontaktet me palën serbe.
Uroj që Kryeministri i Kosovës të shpalos me trasparencë të plotë shkakun kryesor të këtij skandali politikë në nivelin më të lartë të përfaqësimit.
Me sa duket, siç e kemi theksuar dhe me herët, kështu e dashka politika në Europë, që të nxjerrë hapur qëndrimin e saj të vërtetë, qëndrimin e dyzuar dhe shpërfilles, përballë mbrojtjes së interesave shqiptare.
Po e mbyll këtë koment, duke theksuar edhe një herë:
Është i turpshëm dhe i paprecedentë qëndrimi aspak diplomatik i politikanës më me eksperiencë të udhëheqjes se BE-së.
Përshëndes qëndrimin kurajoz të Kryeministrit të Kosovës.
Sulejman Abazi, Tiranë – më 18/11/2017.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura