DR.TECHN.SALEM LEPAJA: UNIVERSITETI I PRISHTINËS DUHET TË REFORMOHET

Prishtinë, 6 mars 2020: (Shkruar me rastin e 50-vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës)
Disa ditë para kremtimit të 12-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së shtetit të Kosovës, u mbajtën disa takime festive edhe për 50-vjetorin e themelimit të Universitetit të Prishtinës. Folën ata që e meritojnë të flasin, por edhe ata që nuk e meritojnë të flasin. Si mësimdhënës nga tetori i vitit 1979 në këtë Universitet, dhe si pjesëmarrës aktiv në rezistencën kombëtare që nga viti 1968, e ndjeva për obligim ta bëjë këtë shkrim:
Themelimi dhe rritja e Universitetit të Prishtinës

Themelimit të Universitetit te Prishtines i ka paraprirë hapja e Shkollës së Lartë Pedagogjike në Prishtinë në vitin 1958, i Fakultetit Filozofik në vitin 1960 dhe më vonë edhe i tre fakulteteve të tjera, Fakulteti ekonomik – Juridik 1961, Fakultetit teknik në vitin 1965 dhe Fakulteti i mjekësisë në vitin 1969, te gjitha si degë të Universitetit të Beogradit. Në fillim mësimi mbahej vetëm në gjuhën serbokroate, nga mësimdhënës nga Kosova dhe mësimdhënës nga Universiteti i Boogradit, e më vonë, nga viti 1966, edhe në gjuhën shqipe. Ka pasur raste kur edhe mësimdhënësit shqiptarë iu kanë mbajtur mësim në gjuhën serbokroate studentëve shqiptarë.

Në përgjithësi, pas vitit 1966, plenumit të Brioneve, fillon një frymë e re e liberalizmit në politikë, e cila ndikoi edhe në zhvillimin e arsimit të lartë në Kosovë. Rritet numri i studentëve, hapen degë të reja, fillon veprimtaria e organizuar e studentëve, të cilët në vitin 1968 dalin në demonstrata me kërkesa për Kosovën Republikë, për barazi të përgjithshme të Kosovës me rajonet e tjera të ish-Jugosllavisë dhe për themelimin e Universitetit.
Më 18 nëntor 1969 Kuvendi i Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës e aprovon Ligjin për themelimin e Universitetitn të Prishtinës, ndërsa më 15 shkurt 1970 themelohet solemnisht Universiteti i Prishtinës.
Pas themelimit, Universiteti i Prishtinës fillon të rritet, të kompletohet me degë të reja, ngritet cilësia, sidomos rritet numri i studentëve. Në këtë faze , fillon edhe bashkëpunimi me shumë Universitete të ish-Jugosllavisë. Ndihmë të veçantë për Universitetin e Prishtinës ishin mësmdhenësit nga Shqipëria, të cilët me shumë entuziazëm e profesionalizëm mbajtën mësim pothuajse në të gjitha fakultetet e Universitetit të Prishtinës. Megjithatë, KSA e Kosovës vazhdon të mbetet rajmë I pazhilluar në ish-Jugosllavi, me zhvillim ekonomik larg nën mesataren e ish Jugosllavisë. Si pasojë e kësaj më 11 dhe 26 mars të vitit 1981 studentët shqiptarë prapë e ngriten zërin e tyre në demonstrata dhe kërkuan barazi kombëtare dhe Kosovën Republikeë. Demonstratat vazhduan më 1 dhe 2 prill, në të cilat studentëve iu bashkuan punëtorët dhe një pjesë e madhe e popullatës.
Shteti jugosllav përdori dhunë të ashpër për shuarjen e protestave tashmë gjithëpopullore, vrau disa demonstrues ndërsa plagosi një numër të madh te tyre, shpalli gjendje të jashtëzakonshme për herë të parë pas Luftës së Dytë Botërore në ish-Jugosllavi. Në këto rrethana politika zyrtare Jugosllave Universitetin e Prishtines e kualifikoi si fortesë të nacionalizmit shqiptar dhe e filloi diferencimin (ndjekjen) e mësimdhënësve dhe studentëve shqiptarë; burgosi disa mësimdhënës dhe një numër të madh të studentëve. Edhe pse u vështërsuan kushtet e zhvillimit të procesit mësimor Universiteti i Prishtinës e vazhdoi veprimtarinë e vet deri në vitin shkollor 1990/1991.
Mbyllja e Universitetit nga regjimi serb
Pas marrjes me dhunë të autonomisë së Kosovës, në vitin shkollor 1991/92 regjimi i Beogradit i largoi shumicën e mësimdhënësve shqiptarë nga puna dhe prakikisht e ndaloi mësimin në gjuhën shqipe. Disa mësimdhënës shqiptarë u shpallen tepricë ekonomike, si të dëgjueshëm, me qëllim që të mund të përfshiheshin në procesin mësimor. Fatkeqësisht, gati në çdo fakultet u gjendën si për farë mësimdhënës shqiptarë „të besueshëm“, të udhëhequr nga poltronizmi dhe lakmia personale bashkëpunuan me organet e dhunshme të fakulteteve dhe pranuan të mbajnë mësim në gjuhen serbe. Megjithatë, shkolla shqipe e mbijetoi dhunën. Me një organizim të përgjithshëm shoqëror mësimi në Universitetin e Prishtinës vazhdoi të mbahej nëpër shtëpi private. Në ate kohë Universiteti i Prishtinë udhëhiqej nga rektori prof.dr. Ejup Statovci dhe prorektorët prof.dr.Eshref Ademaj dhe prof. Selman Bryma. Meqenëse në ate kohë isha kryetar i Këshillit për çështje materiale dhe financiare të Universitetit të Prishtinës dhe prodekan për çështje mësimore në Fakultetin elektoteknik, pata kontakte të shpeshta me këta profesor të nderuar, që sipas mendimit tim ishin treshja më meritore për mbijetesen e universitetit në ate kohë dhe më të mirët në historinë e Universitetit të Prishtinës.
Përveç në nivel të rektoratit organizim i mirë ishte edhe në të gjitha fakultet në të cilat edhe u zgjodhën organet udhëheqëse nga rradhët e mësimdhënësve të gatshëm të punojnë. Mësimdhënësit mbajtën mësim 7 muaj pa kurrfarë kompenzimi material, e pastaj me paga shumë të ulëta prej 100 marka gjermane.
Universiteti i Prishtinës pas luftës

Jemi dëshmitarë se gjendja në asrsim pas luftës së fundit në Kosovë ka marrë teposhtëzen dhe karakterizohet për cilësi të ulët, mosmbajtje dhe falsifikim të orëve të mbajtura të mësimit, nepotizëm, kurdisje të konkurseve, avancime në tituj shkencorë e akademikë si dhe emrime në poste udhëheqëse pa merita. Se gjendja është e vështirë e pohojnë, në mënyrë hipokitee edhe ata që e shkaktuan këtë gjendje dhe përfituan nga ajo.
Janë disa faktorë që kanë ndikuar në këtë gjendje. Unë do t`i përmendi vetëm dy prj tyre.
Faktori kryesor është ndikimi i partive politike në punën e universitetit. Në vendet udhëheqëse duke filluar nga ministrat e arsimit dhe rektorët e Universitetit të Prishtinës, politika partiake i ka vu njerëzit e vet pa përvojë dhe pa dijeni përkatëse. Disa prej tyre pa asnjë përvojë në arsim, janë bërë ministra (p.sh. Enver Hoxhaj) ose rektor (Enver Hasani, Ibrahim Gashi), kurse për këshilltarë të tyre i kanë zgjedhur shokët e tyre po ashtu pa përvojë dhe pa dijeni përkatëse. Për më tepër, disa nga tepricat ekonomike të kohës së dhunës serbe në Universitetit të Prishtinës arriten të zgjedhen në pozita udheheqëse në rektorat, nëpër fakultete, si dhe në Këshillin Drejtues të Universitetit të Prishtinës dhe sot shesin patriotizëm.
Faktor tjetër është hapja e universiteteve shtetërore nëpër çdo qytet të Kosovës, si dhe hapja e kolegjeve private pa kurrfarë planifikimi e kriteresh. Në këtë mënyrë u është mundësuar individëve të caktuar të marrin tituj shkencorë e akademikë dhe të angazhohen si mësidhënës në arsimin e lartë, pa meritë. Kjo iu ka shërbye politikanëve që në fushata elektorale të promovohen si atdhetarë të flakët e dashamirës të arsimit. Ndërsa Agjensioni Kosovar për Akreditim, gjithashtu i politizuar, ka heshtur ndaj të gjitha parregullësive
Gjendja faktike në UP dëshmon se prej shefave të departamenteve e deri te rektori i „famshëm“ Marjan Dema janë emëruar nga politika, me pak përjashtime.
P.sh. si mund të spjegohet fakti që në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (FIEK), ku mbaj mësim qe 40 vjet, në katedrën e Telekomunikacionit mban mësim, udhëheq punime të masterit, përpilon programe mësimore, emërohet anëtar dhe kryetar i komisioneve vlerësuse për zgjedhjen dhe avancimin e mësimdhënësve të lëndëve të telekomunikacionit doktori i energjetikës, me tituj të dyshimtë shkencorë dhe akademikë. Për më tepër nje mësimdhënës i tillë, është edhe shef i Departamentit të Telekomunikacionit, e në anën tjetër, studimet master në drejtimin e energjetikës në këtë fakultet janë mbyllur ndërsa ato baçler rrezikohen të mbyllen në mungesë të kuadrit mësimor. Këto anomali i ka bërë të mundshme dhe i ndihmon në vazhdimësi menaxhmenti i FIEK-ut, Këshilli i FIEK-ut dhe rektorati i Universitetit të Prishtinës. Unë e permenda vetëm një shembull por jam i bindur se raste të tilla, të skajshme ka edhe në fakultete të tjera të UP-ës.
Pra, kjo tregon se kemi të bëjmë me një rrjet klanor të lidhur vertikalisht e horizontlisht në baza partiake e të interesave personale dhe se problemet në UP janë krijuar së brendshmi me përkrahjen e grupeve politike
A ka zgjidhje? Natyrisht se ka.

Ata që i kanë krijuar këto probleme nuk mund t`i zgjidhin, nuk janë as të interesuar e as që kanë deshirë t`i zgjidhin, sepse iu cenohen interesat personale dhe klanore.
Praktika ka treguar se grupacionet e tilla janë në gjendje të barikadohen për ta penguar ndryshimin e gjendjes, siç ishte rasti me rektorin prof.dr. Ramadan Zejnullahu, i cili u përpoq, por pa sukses, të vej regulla në UP.
Gjithsesi në Universitetin e Prishtinës duhet të fillojë procesi i Vetingut. Është e nevojshme të konstatohet, jo vetëm mënyra si i kanë marrë mësimdhënësit e Universitetit të Prishtinës titujt shkencorë dhe akademikë, por edhe si janë sjellë në kohën e dhunës serbe. E njëri prej tyre që nuk ka qenë fare pjesë e rezistences dhe për më tepër iu ka mbajtur kurse të matematikës me pagesë studentëve të Fakultetit ekonomik, studentëve te vet është rektori i tanishëm Marjan Dema. Ai është fajtori kryesor për gjendjen e tanishme të rëndë në Universitetin e Prishtinës sepse është i përfshirë në shumë skandale. Prandaj irritohem kur e shohë këtë njeri në krye të Universitetit të Prishtinës dhe të degjoj kur ky flet me “patriotizëm” për zhvillimin dhe vështërsitë nëpër të cilat ka kaluar ky universitet.
Prandaj, për ndryshimin e gjendjes së tanishme nevojitet një reformë e gjithanshme rrënjësore e të gjithë faktorëve të veprimtarisë në Universitetin e Prishtinës dhe në institucionet e tjera të arsimit te lartë.
Në këtë rastr MASHT në krye me ministren znj. Bajrami duhet sa më parë t`i largojë grupet klanore që e udhëheqin Universitetin e Prishtinës dhe fakultetet e tij.
Dr.techn. Salem Lepaja

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura