Prizren, 03. 11. 2015: Sot janë bërë dy vjet nga vdekja e publicistit Adnan Abrashi. Kolegët, dy vjet pas ndarjes fizike. vlerësojnë lartë figurën e Abrashit. Gazetari Demir Reshiti thotë se Adnan Abrashi ishte ndër publicistët më aktiv. “Ai ishte njeri ndër publicistët më aktiv dhe më në zë kundër dukurive negative në shoqërinë tonë”, tregon Reshiti.
“Ndihem me fat që isha mik, kolegë dhe bashkëpunëtor me këtë njeri të veçantë”. “E respektonim shumë dhe e takonim sa herë që na nxirrte rruga në Prizren”. “Puna, vepra, sjelljet dhe kontributi i tij na bën që të mos e harrojmë kurrë!”.
Historiani Sheradin Berisha thotë se publicisti Adnan Abrashi ishte me virtyte të larta njerëzore.
“Për mua dhe gjithë miqtë e tij, Ai do të mbetet, si njeri me virtyte të larta njerëzore e kombëtare”, shprehet Berisha.
“Vdekja e Adnan Abrashit është humbje e madhe për penën shqiptare, për familjen Abrashi dhe për gjithë kombin shqiptar”
Publicisti Adnan Abrashi, dy vite më parë ndërroi jetë në moshën 56 vjeçare. Ai u lind në Prizren në vitin 1957, ndërsa me profesion ishte jurist. Ishte bashkëpunëtor i shumë mediave në Kosovë dhe Shqipëri. /PrizrenPress.com/
Postime të Lidhura
GJEKË GJONLEKAJ: NË HAGË PO PËRGATITET KALVARI I KOSOVËS!
New York, 17 janar 2018: Emri i vërtetë i Gjykatës Speciale të Hagës është (Burgu Special i Hagës…
ADNAN ABRASHI: KRIMI I ORGANIZUAR
(Prizren, 19. 09. 2012) – Gati se është e pamundur të kaloj një ditë e mbarë dhe ne…
KMDLJ-ë:REZOLUTA E MIRATUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË, DOKUMENT POST MORTEM!
KMDLJ-ë:REZOLUTA E MIRATUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË, DOKUMENT POST MORTEM! Dje, Kuvendi i Shqipërisë e votoi një Rezolutë…
DR.FADIL MALOKU: AMERIKËS I DUHEN SHQIPTARËT, MË SHUMË SE SERBËT!
Prishtinë, 24 shkurt 2019: 1. Donald Trump dhe Departamenti i Shtetit, NË RAST se edhe de jure e…