Pavarësia e Kosovës e shpallur më 17 shkurt 2008, tani më është vulosur si legjitime nga Gjykata Ndërkombëtare për Drejtësi në Hagë më 22 korrik 2010. Diplomacia ndërkombëtare që nga kjo ditë për Kosovën ka vetëm një emërtim: Republika e Kosovës! Deklarimi i prerë nga Gjykata se: ”E drejta ndërkombëtare nuk përmban asnjë ndalesë për pavarësinë e Kosovës” nga një pjesë e konsiderueshme e opinionit publik edhe nuk ishte pritur. Disa analistëve tonë do t’u jetë ngrirë djersa në ballë. Doemos jo se nuk e dëshiruan një vendim pozitiv për Kosovën, por për shkak të rënies së vellos që siç thuhet jua hijëzonte mendimet, duke i bërë edhe më të paqarta parashikimet e tyre politike, e sidomos parashikimin e fundit rreth opinionit të GJND’së.
Fitorja e Kosovës në GJND, nuk ishte orakulli ( ¶ ) e as rastësi e bazuar në formula lajthitjeje. Fitorja e Kosovës është drejtësi e mbështetur në forcën e ligjit të së Drejtës Ndërkombëtare. Ky realitet do të duhej të ishte i njohur nga pjesë e konsiderueshme e intelektualëve analist. Ata nuk duhej të ngrisnin dyshime e as huti në mesin e popullatës, me shpjegime krejt të turbullta e të paqarta. Populli ynë është i lodhur nga kjo strategji hutuese, e cila është përdorura ndër vite nga pushtuesi serb. Intelektualët analist, do të duhej të kenë aftësi për të qartësuar vizionet për të ardhmen prosperuese që pa dyshim se ekzistojnë!
Por, tani më gjithçka u përmbyll.
Kurse ne mbetemi të shpresojmë se intelektualët analist, në të ardhmen do t’i peshojnë më mirë gjykimet e tyre për çfarëdo çështje qoftë. Filozofët parasokratik thonin se: „Nuk duhet ndërruar rrugë për të rënë në pamundësi të tillë si asgjëja“ mendim aq i vlefshëm për karakteret e luhatshme të disa intelektualëve analist, të cilët përpiqen t’i arrijnë majat e suksesit duke u kapur pas kaheve të erërave të turbullta, pa menduar se ato mund t’i zhbëjnë.
Nuk ka dyshim se vendimi kapital në favor të Kosovës dhënë nga Gjykata Ndërkombëtare për Drejtësi, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës është arritja më e madhe e shtetit tonë. Bota e lirë demokratike përkrah së cilës është radhitur Kosova, i dha të drejtë të vetmes mundësi – Pavarësisë së Kosovës. E gjithë kjo tregon fuqizimin e faktorit shqiptar në rajon, që pa dyshim është rezultat i një politike pragmatike dhe vizionare prirë nga udhëheqësi e saj.
Kjo u dëshmua edhe në vlerësimin e zëvendëspresidentit të shtetit më të fuqishëm në botë, dhënë kryeministrit tonë duke i thënë: ‘’ti je George Washingtoni kosovar’’. Ky vlerësim meritor gjithsesi është vlerësim edhe për gjithë kombin. Mesazhi sinjifikativ iu përcoll edhe Serbisë e politikës së saj mesjetare, të pa vend në mesin e botës së qytetëruar e demokratike.
Por Serbia vazhdon me avazet e vjetra, tani me një kërcim të lehtë dhelpëror siç i shkon asaj për shtati për një dukje para bote. Në parlamentin serb duke diskutuar për mendimin e GJND’së, dhënë për pavarësinë e Kosovës, nga deputetët serb kërkohet një politikë e re. Vallë a mundet Serbia ta ndërrojë politikën e saj pushtuese e gjeneocidiale me një politikë të re? I ashtuquajturi debat „demokratik“ në parlamentin serb, i ngjason fort debatit të kohës së Pashiqit kur akuzohej nga socialdemokratët e Dimitrie Tucoviqit, për dështimin e ushtrisë së tij në përpjekjet për ta pushtuar Shqipërinë. „Invazioni i Serbisë mbi Shqipërinë, u pagua me disfatën më të dukshme“ shkruan Tucoviq në librin e tij „Serbia dhe Shqipëria“, disfatë e dukshme e Serbisë mu si sot në GJND.
Serbia tanimë i ka humbur të gjitha betejat që vet i inicioi. Ashtu siç e humbi Betejën e Kosovës më 1389, e humbi edhe betejën moderne për Kosovën, – u tha këto ditë nga mediet e huaja. Por gjithsesi integrimi i Serbisë në BE, do ta detyroj atë të kërkoj një politikë ‘të re’, duke shtruar edhe çështjen e pajtimit me shqiptarët. Zaten për Serbinë as që ka ndonjë rrugë tjetër nëse donë t’i bashkohet botës së qytetëruar demokratike. Kriteret e BE’së, të njohura si kriteret e Kopenhagës, ndër të tjerat siç e dimë përfshijnë edhe raportet e mira ndërfqinjësore mes shteteve, çka është iluzion i këndshëm të presësh raporte të mira ndërfqinjësore më Serbinë. Politika serbe ndaj fqinjëve të saj çdo here ka qenë gjenocidiale. E shqiptarët me Serbinë kanë për shumëçka për të biseduar. Mirëpo, përderisa eshtrat e mbi 1800 bijve të saj treten në tokat e pushtuesit serb, nuk duhej filluar asnjë bisedim.
Kurse, presidenti i Serbisë Tadiq, duhet të përulet para viktimave shqiptare sikurse në Bosnjë¬, dhe të kërkoj falje për krimet serbe në Kosovë. Vetëm pastaj mund të shtrohen edhe shumë çështje tjera të pazgjidhura mes dy shteteve siç janë: çështjet e sukcesionit, borxhet e dëmeve të luftës shkaktuar nga Serbia që nga viti 1989, por gjithnjë duke respektuar reciprocitetin ndërshtetëror. Qeveria pragmatike e Kosovës tani më ka dëshmuar se din t’i qoj proceset përpara. Dhe sado që ende është në rrugën e shtetndërtimit, sfidat kyçe tanimë i ka tejkaluar. Anëtarësimi në organizatat euroatlantike, është synim i Kosovës, procese këto që do ta konsolidojnë edhe më shumë shtetin tonë. Duke konkluduar nga e tërë kjo që thamë, mund të themi se: E drejta dhe prosperiteti qëndrojnë në anën e atyre që e mbrojnë dhe kërkojnë atë.
Prishtinë, 29. 07. 2010
– Autorja është e diplomuar në Kolegjin Universitar VICTORY , Fakulteti i Politikës Ndërkombëtare dhe Diplomacisë.
Postime të Lidhura
BEHXHET SHALA BAJGORA: A FITOHEN VIZAT DUKE I TREMBUR MUSHKONJAT DHE MIZAT !
Prishtinë, 3 maj 2018: Loja po vazhdon …: Kosova është vendi i vetëm në Ballkan që nuk ka…
AGIM SYLEJMANI: U NDA NGA JETA URS ULRICH, MIKU MË I MADH I SHQIPTARËVE
Luzern, 3. 6. 2016: Pak para se të mbushte 62 vite të jetës u nda nga jeta një…
DILAVER GOXHAJ: SA TË VËSHTIRË E KEMI TA PRANOJMË TË VËRTETËN!
Tiranë, 9 dhjetor 2020: Duke lexuar shkrimin “30 vjet nga themelimi i PPD”, shkruar nga znj. Diana Toska,…
ULLMAR QVICK: BUDALLALLËKU SHQIPTAR – BUDALLALLËKU SUEDEZ
(Suedi, 20. 10. 2012) – Po merrem shumë në dhomën time me krahasime midis njerëzve me kombësi të…