ELIFE PODVORICA – JASHARI: NJË FUNDJAVË MË NDRYSHE PËR DIRIGJENTIN, BAKI JASHARI

Prishtinë, 12 dhjetor 2017: … Hajde Gospod! Kako si kaj potoval? – (Mirësevjen Zotëri! Si udhëtove) E fillova pershëndetjen me Bakiun, sapo u paraqit te dera nga e cila dilnin udhëtarët qe kishin arritë nga aeroporti i Lubjanës!
-Ja! Dobro! Mal domotazja je bil teh tri dni tam!(Po mirë!Ishin nja tri ditë malli e nostalgjie atje) – Ma ktheu Bakiu me shaka!
Sonja Mozetic, ishte organizatorja e sivjetshme e cila kishte marrë iniciativën që në përvjetorin e sivjetëm të ftoheshin të gjithë dirigjentët që në këto 50 vite kishin bashkëpunuar me korin e tyre ,i cili këtyre ditëve shëntonte përvjetorin jubilar të tij!Kori ishte formuar nga një numër i madhë anëtarësh në at kohë, në një katund të quajtur Çërni Vrh,shtëpitë e të cilit ishin të mbledhura sipër një shpati midis maleve të larta të alpeve sllovene! Kori ishte emërtuar “Sloga”,tani ishte riemërtuar me një emër të një personaliteti artistik të tyre”Ivan Rijavec”!
Por,përse nuk e kishin harruar që ta ftonin edhe Bakiun edhepse tash e 18 vite nuk jeton më në Slloveni!Përkundrazi , i kishin blerë bileten e aeroplanit, i kishin siguruar akomodimin dhe tani kur ky po bënte një fjalë rasti në skenën që kishte dirigjuar para 36 viteve , vërtetë që ishte emocionuese për të dyja palët-për Bakiun dhe për gjithë at numër të madhë të publikës që kishin mbushur sallën dhe gjithë ata mysafir-figura të shquara artistike sllovene që njiheshin nëpër gjithë Europën , e që sonte kishin ardhur pjesmarrës në koncert , në nderim të korit që po shënonte përvjetorin e tij!

– BAKI JASHARI –

Takimin me Bakiun e kishin organizuar një mbrëmje para ditës së koncertit,sepse përveç një fjalim rasti,ai do të dirigjonte edhe një pjesë –vepër korale,me të cilën në at kohë kishin zënë vendin e parë në garat shtetërore sllovene në Maribor në vitin 1982!!Përndryshe, në Slloveni kanë ekzistuar 900 kore dhe ansamble artistike që kanë koncertuar rregullisht në të gjitha manifestimet artistike !
Bakiu me korin kishte filluar punën si student i vitit të dytë në Akademinë e Muzikës në Lubjanë!Dhe tani kur po i shpaloste momentet që nuk do i harronte kurrë ,publiku në sallë herë qeshte përnjëherësh si në kor, e herë duartrokiste me ovacion për ato rrëfime që dëgjonte nga koha e një djaloshi të ri që kishte filluar bashkëpunimin me korin me plotë entuziazëm!Ishte kori i parë që kishte filluar eksperiencën e tij si dirigjent!Por, kjo nuk ishte arësyeja që kori e kishte ftuar edhe Bakiun në këtë mbrëmje solemne ku para se të thirrej në skenë , kishin përgatitur një reportazh të kohës së tij si dirigjent me foto e inqizime për të cilat as vet Bakiu nuk e kishte ditur !
Arësyeja ishte,se pas Bakiut,ata asnjëherë më në karrierën e tyre artistike , nuk e kishin zënë vendin e parë!Andaj, në faqet e historisë së korit të tyre , vendi i parë dhe emri i Bakiut, ishin të skalitura me shkronja të arta!
Ishte gjithëçka emocionuese në manifestimin solemn!Takimi me gjithë ata njerëz me të cilët kisha bashkëpunuar me ta gjatë gjithë jetës sime në Slloveni, duartrokitjet frenetike pas pjesës së cilës dirigjova!Pastaj dëshira e secilit mysafir dhe publikut që të bënin nga një foto me mua, urimet për dirigjimin e vepres sonte dhe për habinë e tyre se sa bukur e flisja gjuhën sllovene edhe pas gjithë këtyre viteve!Takimi me shokun e studimeve Marjanin , i cili posa kishte dëgjuar për shkuarjen time atje,e kishte vendosur që në asnjë mënyrë të mos më lejonte që unë të flija në hotel,por në shtëpinë e tij !Koha me te dhe familjen e tij, mikjëpritja e tyre, organizimi i koncertit familjar në shenjë respekti për mysafirin, ishte diçka tejet mbresëlënëse!Takimi me orkestrën frymore të”Godba”të Cërknicës,ku përveç paraqitjeve të panumërta koncertale dhe marrjes pjesë nëpër eventet më të rëndësishme sllovene, kishte zënë edhe vendin e parë ndërkombëtarë në Hungari, takimi me “Slovenski Oktet” , i cili ishte i njohur nëpër tërë rruzullin tokësor aktualisht e ku Bakiu kishte qenë pjesë e tij për disa vite me radhë, takimi me instrumentistët e Godba Palmejeva”të Lubjanës ku Bakiu kishte qenë dirigjent i tyre, takimi me kolegët e punës ku kishte qenë profesor i lëndës së Harmonisë,etj….-Ishin dromca rrëfimesh
nga Bakiu,nga gjithë ato aktivitete intenzive që kishin ndodhur gjatë këtyre tri ditëve qëndrimi në Slloveni!
Për të folur për zhvillimin e kulturës në Slloveni , duhet një artikull i tërë, por vetëm një statistikë të shkurtër do ta jap!Në Slloveni, në kohën sa Bakiu studionte e vepronte atje si dirigjent, kishte 900 kore, 600 orkestra vetëm frymore me nga 70-80 anëtar , kishte orkestrën profesionale të Filharmonisë sllovene me të cilën bashkëpunonin dirigjentët më të njohur botëror si Zubin Mehta , Rubinshtajn,Eric Erikson ,e shumë e shumë figura të mëdha artistike botërore!Në Lubjanë kishte dirigjuar edhe L.V .Bethoven në kohën e tij !Vlen të përmendet këtu që në Filharmoninë sllovene,ishte edhe një shqiptar_Fraim Gashi , i cili ishte kontrabasisti i dytë në këtë orkestër, e i cili ishte instrumentist i rregullt deri në momentin kur i filloi studimet e tij Master në Bazel të Zvicrës!Fraimi aktualisht është anëtarë i rregullt i Filharmonisë së Kosovës dhe profesor në Fakultetin e Muzikës !
Pastaj, ishte orkestra profesionale e Policisëme 120 anëtarë instrumentist , ekzistonte kori shtetëror slloven në të cilin ishin të angazhuar solist profesionist të njohur nëpër gjithë Europën me pjesmarrjen e tyre koncertale ngado , kishte shtëpinë operistike me solistët dhe orkestren profesionale!Në orkestrën profesionale të operës që numëronte diku 130 anëtarë, ishte edhe një oboist shqiptar-Naim Gashi!
Kishte grupe vallëzimi që quheshin “Mazhuretke” ,me të cilat Sllovenija dallohej për punën e tyre profesionale dhe për vallëzimin e tyre super –artistik!Në njërin nga këto grupe artistike , ishte edhe një shqiptare e vogël-Arta Jashari , e cila kishte fituar vendin e parë në Zvicër në një garë ndërkombëtare të mbajtur në Zurich të Zvicrës në vitin 1993!

Në Slloveni ishte edhe një shtëpi operistike në Maribor!E mos të flasim për sallat e tyre koncertale që dalloheshin edhe nëpër Europë me cilësinë dhe përshtatjet profesionale të tyre dhe bukurinë e tyre arqitektonike e stilin barokien që linin me gojë hapur çdo vizitor !Nuk ekziston asnjë katund në Slloveni që nuk ka një qender kulture që nuk e ka një sallë koncertale, që nuk e ka shkollën e ultë të muzikës, që nuk e ka një ansambël koral dhe një orkestër frymore me nga 50-60 anëtar minimumi!Ndërkohë që qendrat e mëdha si Lubjana e Maribori janë të njohura nëpër gjithë Europën me ruajtjen dhe kultivimin e trashëgimisë së tyre kulturore, me ruajtjen dhe ekspozimin e traditës së tyre të lashtë nacionale!Ruajtja, mirëmbajtja dhe përkujdesja me fanatizëm i monumenteve të tyre kulturore e historike, figurat e shquara letrare e muzikore, bashkëpunimi i tyre me personalitete artistësh nëpër periudha të ndryshme gjatë zhvillimit të tyre historik, ka tërhek vëmendjen e aq shumë turistëve nga të gjitha anët e botës!P.sh.vetëm shpellën e famëshme të Postojnës,gjatë dy muajëve të verës,e vizitojnë më shumë se dy milion turistë të huaj!
Edhe artistët shqiptar kanë pasur hapësirën e tyre në kulturën sllovene ,si një bashkëpunim shumë i çmuar midis dy popujëve me traditë të lashtë historike dhe me vlera të çmuara të cilat i kanë identifikuar të dy popujtë për origjinalitetin e tyre!Siç dihet,populli slloven ka qenë gjithëmonë një mik shumë i çmuar për popullin shqiptar!Sidomos në dy dekadat e fundit të shekullit XX,gjegjësishtë që nga viti 1981, kur elita politike sllovene , u bë zëdhënëse e shquar në proceset ndërkombëtare duke mbështetur fuqishëm aspiratat e rinisë shqiptare për çlirimin e saj nga prangat sllavo-sërbe!
Dhe krejt në fund…..
Në shenjë falenderimi për ftesën e tyre atje,Bakiu kishte blerë një dhuratë me Figurën e Nënës Terese , të punuar shumë bukur artistikisht!Dhuratën e kishte shpalosur para publikut dhe kishte thënë”ne shqiptarët ndjehemi shumë krenar sa herë që diku përmendet emri i saj!Por,arësyeja që unë zgjodha pikërishtë figurën e saj për dhuratë korit të Çrni Vrhit, është se jam i vetdijshëm që krenar për veprën e saj madhore , është edhe populli slloven dhe i gjithë njerëzimi në rruzullin tokësor”!
Kështu Bakiu kishte përmbyllur qëndrimin e tij tre ditor në Slloveni, për tu bërë gati për ftesën e radhës nga kori i Lubjanës “Glasbena Matica”,e cila këtë vit do të shënonte 130 vjetorin e krijimit të tij .e me të cilin Bakiu kishte fituar vendin e parë në garat e koreve profesioniste në Lubjanë!
Eh..! Kështu e kanë artsitët! Janë sikur zogjët shtegëtar, që fluturojnë hapësirave të pafundme duke lënë gjurmët e tyre ngado që shkojnë, por që në intuitën e qenies së tyre , e kanë gjithëmonë në mendje e në shpirtë folenë prej nga kanë dalë…..

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura
Read More

XHORXH GORDON BAJRONI

Me rastin e 200-vjetorit të vdekjes XHORXH GORDON BAJRONI Nga Xhelal Zejneli                                           Xhroxh Gordon Bajroni (George Gordon…