Prishtinë, 17. 03. 2015 – Në mbrëmjen e së dielës, (më 15 mars) në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, me pjesëmarrjen e qindra artdashësve të muzikës klasike, u festua 15 vjetori i Filarmonisë së Kosovës. Në këtë koncertë të veçantë, u interpretua për herë të parë (në Kosovë) vepra e kompozitorit të shquar anglez, Karl Jenkins. Kjo vepër i kushtohet viktimave të luftës (1998-1999) me titull: “The Armed Man: A mass for Peace” – (Njeriu me armë: Meshë për paqe). Interpretimi i kësaj vepre, ka sjellur në Kosovë si mysafirë nderi edhe vetë autorin, Karl Jenkins.
***
Të dielën në orët e paradites, në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, po zbriste dhe po shkelte tokën e Kosovës, Karl Jenkins – një personalitet i fushës së artit muzikor. Një figurë që është e njohur, e dashur dhe e respektuar nga të gjitha vendet e botës, me veprat e tija artistike të njohura e të çmuara për nga vlerat e tyre të larta artistike muzikore! Dhe ja sot, kjo figurë e dashur për të gjithë, po vinte të ndante një emocion të fuqishëm me qytetarët e Kosovës, të cilët ai i kishte njohur para pesëmbdhjetë vitesh kur kishte ardhur në Kosovë në mënyrë vullnetare, dhe ishte afruar e solidarizuar me ato familje, të cilat pasojat e luftës i kishin fundosur në ironinë e jetës, sepse humbja e më të dashurëve është diçka e pangushëlluar dhe shumë e dhimbëshme.
Prishtinë, 15. 03. 2015: “Gjatë 98’tës dhe 99’tës kam punuar në këtë vepër duke shikuar çdo ditë lajme për ti ditur më të rejat që po ndodhnin në Kosovë dhe e gjithë kjo ishte inspirim për mua për të kthyer këtë tragjedi në art dhe për ti treguar botës se çfarë është duke ngjarë. E dija që është një tragjedi, por kjo më ka ndihmuar mua që të kompozoj një vepër kaq të madhe”, – ka thënë pas përfundimit të koncertit kompozitori, Karl Jenkins. /sh.b/
===================================
Si duket Karl Jenkins e mori me vete këtë plagë dhe këtë dhimbje, sepse ai menjëherë pas kësaj i hyri punës dhe e shkruajti një Meshë për Paqe, kushtuar viktimave të luftës në Kosovë. Kësaj dhimbjeje iu bashkua shumë shpejt një armatë e tërë muzicientësh nëpër gjithë Europën dhe më larg, sepse vepra e tij e quajtur “The Armed Man” u ekzekutua në 54 shtete dhe afër dymijë herë!
“I am so touched of your invitatiton,because for me it is a big honour to be betëeen the peoples I have ërote and composed my piece”, – i kishte thënë drejtorit të Filharmonisë z.Baki Jasharit, i cili e kishte ftuar që ai, si kompozitori i veprës të ishte prezent me rastin e ekzekutimit të saj.
Dhe sot ishte shumë nder dhe privilegj për tërë delegacionin e Filharmonisë së Kosovës, që kishin dalur për ta pritur këtë njeri të madhë për Kosovën dhe popullin e saj!
Emocionuese ishte e tërë mbrëmja e sontme e Koncertit në fjalë, me të cilën përveç gjithë kësaj që u tha, ishte dhe 15 vjetori i Filharmonisë së Kosovës. Për ta përgatitur këtë vepër madhështore në çdo pjesë të saj, u dashtë punë e përkushtim gati dy mujor me provat e pandërprera të orkestrës dhe korit të Filharmonisë.
Elife Podvorica përballë dirigjentit të Filharmonisë së Kosovës, Baki Jashari.
Prezenca e vet kompozitorit në sallë ishte nderim i madhë për të gjithë, edhe për publikun e shumtë të cilin nuk e zinte Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë pa e shtuar një numër të madhë karrigesh tjera! Ishte emocionues këndimi i korit, i solistëve, sepse përveç që vepra në vete përmbante një ngjarje tepër të dhimbëshme të cilën e kemi ende shumë të freskët, plagët e së cilës ende qëndrojnë brenda çdo shqiptari, ishte shumë pergjegjësi e madhe që ajo të ekzekutohej ashtu siç kompozitori kishte dashur.
Dhe, kompozitori ishte aty-përballë nesh, por ajo që na motivonte gjatë këndimit në skenë, ishte fytyra e tij plotë emocion e admirim gjersa po dëgjonte veprën e tij, e cila tek ne shqiptarët po ekzekutohej për herë të parë. Premiera e kësaj vepre u dha në qytetin e Gjakovës me kërkesën e Kryetares së znj.Mimoza Kusari, e cila sapo kishte dëgjuar për veprën, kishte shprehur dëshirën që këtë emocion t’ua afronte qytetarëve të saj, të cilët siç e dimë të gjithë, vrragët e luftës së fundit në Kosovë i kanë ende të mëdha në shpirtin e tyre, për shkak të zhdukjes së më të dashurve të shumë familjeve në Gjakovë!
Në sallë kishte shumë njerëz atë mbrëmje, që gjatë ekzekutimit të veprës, qanin me lot! Me të njëjtën ndjesi u përcoll edhe sonte në Pallatin e Rinisë, ku përveç publikut të shumtë aty, kishte dhe politikanë të Kosovës, por edhe përfaqësues të BE-së dhe ambasadorë të shumtë që jetojnë e veprojnë në Kosovë aktualisht!
Ndërsa për gjithë ata intelektualë e krijues shqiptar që nuk kanë mundur të vijnë në koncert dhe të jenë dëshmitar të një pune artistike në përmasa botërore, shpreh keqardhjen më të thellë, sepse ta humbësh një event të tillë, ku të respektohet gjeni si qenie njerëzore, duhet të ekzistojë një arësye shumë e fortë!
Ti kthehemi pak veprës!
Vepra është e shkruar për kor, solist e orkestër dhe është e ndarë në 13 pjesë, për të cilat mund të themi se janë secila më e bukur se tjetra si për nga kompozimi i tyre, poashtu edhe nga mesazhi që ato përcillnin! Në vepër ishte i përfshirë edhe këndimi i Muezinit, që e bënte veprën shumë interesante duke dashur kështu që kjo të jetë mesazh për popujt e ndryshëm, me religjione të ndryshme, sidomos ato në Ballkan, që të mund të funkcionojnë ashtu siç është mesazhi i tyre, që njerëzit ta respektojnë njëri tjëtrin, të mos ketë urrejtje, të zhdukin luftën, edhe pse janë të përkatësive të ndryshme fetare!
Përndryshe, sipas informacionit të vet kompozitorit, vepra gjer tani është luajtur rreth 2000 herë! Publiku ishte tepër i entuziazmuar nga ajo që pa dhe dëgjoi, dhe secili nga ata thoshte e shprehej se kjo vepër do të jetë për kohë të gjatë në memorien e tyre! Bile shumë prej tyre e thoshin, se gjithçka çka ka bërë bota politike ndërkombëtare në ndihmë Kosovës për çlirimin dhe shtetndërtimin e saj, Karl Jenkins e kishte kurorëzuar me një vepër artistike, vlerat e së cilës do të barten për shumë gjenerata, sepse vepra artistike jetëgjatësinë e saj e ka me shekuj!
Ndërsa dirigjenti dhe drejtori i Filharmonisë së Kosovës,z.Baki Jashari meriton një lavdatë të veçantë për punën e tij të palodhshme, me një përkushtim të madhë që bëri gjatë këtyre dy muajve, vetëm e vëtëm që vepra të realizohej në kërkesat e saja artistike, gjë që sonte u pa se mundi nuk shkoi huq. Edhe orkestri edhe kori i Filharmonisë së Kosovës, patjetër që meritojnë lavdata për punën e tyre me seriozitetin më të madhë, duke qenë të vetdijshëm për këtë moment që lirisht mund të quhet një akt historik për Kosovën dhe popullin shqiptar!
Dy solistët e veprës, Elife Podvorica dhe Safet Berisha, me pjesët e tyre “Kyrie”, ”Angry Flames” dhe “Noë the guns have stpoed”, veprës, përveç rolit dominant të përmbajtjes që sillnin këto tri pjesë, me interpretimin e tyre, ia shtuan sharmin artistik veprës në fjalë! Ndërsa Liridon Sadriu, i cili e patë rolin e Muezinit në vepër, mund të themi se ishte ekzekutimi më i mirë i mundshëm që dikush mund ta bënte, përfshirë karakteristikat që përkojnë me këndimin oriental
Andaj,z.Jenkins, nuk na mbetet tjetër veç se të të themi, na ke nderuar shumë, na e ke zbutur sadopëk dhimbjen dhe plagën që kemi në shpirt nga pasojat e luftës barbare që ndodhën në vendin tonë, dhe bashkëdhimbja juaj prej një personaliteti kaq të madhë, vërtetë është ngushëlluese, sidomos për një popull fatkeq gjatë mbijetesës së tij historike, siç ishim ne shqiptarët e kësaj ane të trojeve shqiptare! Por, ta dini se me gjithë pasojat e tmerreve që na janë bërë gjatë shekujve, jo vetëm gjatë luftës së fundit, ne çuditërisht prap jemi njerëz paqësor, dhe nuk kemi urrejtje kundër askujt e as aspirata kundër vullnetit të Zotit, sepse kemi besimin se ai e ka përcaktuar kush të jetë shqiptar, kush anglez e gjerman e kush sllav, dhe ata që mundohen t’u hyjnë në hak të tjerëve, veprojnë kundër vullnetit të Tij. Prandaj herët a vonë ndëshkohen, sikur që u ndëshkua armiku ynë nga e gjithë bota. Ndëshkim për ta është edhe kjo vepër e juaja, sepse arti gjithmonë është reflektim i një realiteti. E megjithatë, ne edhe me këto plagë të trashëguara, prap kemi potencial njerëzorë, të kemi keqardhje për atë rini që parardhës të veten gjatë historisë, ka kriminelë të përmasave të Srebrenicës, të Reçakut! Nuk dimë, a jemi tepër trima apo burracak, por vazhdojmë të jemi popull që e don dhe respekton paqen e drejtësinë, që e don dhe e çmon Lirinë, të cilën e kanë sjellur lulet e Nëntorit, Janarit, Marsit, Prillit, lulëkuqet e Majit. Këto lule të kuqe që e ujitën tokën tonë me gjak, ne i quajmë Dëshmorë e Martirë të Kombit!
…………………………………………………..
– PAMJE NGA KONCERTI I FILHARMONISË SË KOSOVËS –
………………………………………………………………..