Prishtinë, 01. 02. 2017: -…Ngutuni burra se jemi vonë dhe do të mbesim në këmë!-fliste njëri nga 7-8 burrat qe po ngjiteshin shkallëve të rrëshqitshme të Pallatit të Rinisë!Ata ia kishin mësyrë hyrjes, sikur edhe gjithë ata njerëz që shumica të ulur dhe shumica tjetër në këmbë, kishin mbushur Sallën e Kuqe!
Teksa e shihja gjithë atë numër njerëzish,e pyesja veten se çka do të kishim bërë ne shqiptarët e Kosovës pa këtë Sallë, përfshirë këtu panairet e ndryshme, mbledhjet e Partive Politike shumëherë, Akademitë Përkujtimore, të nominuarit për çmimin Nobel, promovimet e librave, koncertet e ndryshme,e shumë e shumë aktivitete të fushave më të ndryshme!Të gjitha këto mbahen në këtë Sallë!U ndjeva shumë e gëzuar!Si lum ne që e kemi – thashë!
Pleq e të rinjë, burra e gra, po bisedonin midis tyre dhe në shenjë respekti e kujdesi të veçantë se për çka ishin tubuar këtu, biseda e tyre kishte nuancat e shushurimës ,valët e së cilës herë rriteshin e herë zvogloheshin!
Akademia Përkujtimore duhej të fillonte në orën 14h!Ishin të gjithë në pritje!Edhe televizionet vendore ! Ora vente;14.05, 14.10, 14,15,dhe tek në orën 14.20, kur erdhi ose nuk erdhi “Ay “që pritej të vinte – Manifestimi filloi!
Gjersa të ngritur në këmbë , po shijonim Hymnin “Pa Fjalë” të Kosovës, përveç që më ra në sy një laryshi në veshjen dhe dukjen e atij pellgu njerëzish, pyetja e parë që më lindi ishte, se a thua more Zahiri me shokët që mbante në krahë, do të kishte qenë dakord me këtë lloj Hymni dhe këto lloj simbolesh?
A thua edhe të pranishmit në sallë kanë po të njëjtën pyetje në këto momente?Sidomos, kureshtja më gëlonte në kokë për ata të rreshtit të parë që shumica prej tyre ishin bashkëluftëtarët e tij dhe disa prej tyre, kishin qenë kundërshtarët e nismave të tij! A thua kanë edhe ata një pyetje të tillë,apo pengoheshin ngan kostumet “firmato’që u shkëlqenin !Bile, fillova të kisha drojen se elegancës së tyre, po ua mirrte pahun –jo eleganca e rreshtave të tjerë që ishin të ulur, dhe rreshtave që ishin në këmbë!
Dhe vargu i pyetjeve të mia, më rritej edhe nga momenti i daljes së Ministrit të Brendshëm, z.Skënder Hyseni!!U mundova që edhe pyetjet e mia të ishin pacifiste, dhe hamendesha , se a thua po të vishte Zahiri kostume kështu të bukura, si do t’i rrinin atij trupgjati siçishte ai?Isha e bindur se Ministrit nuk i ka rënë kurrë në mend një pyetje e tillë, sepse ai ishte i koncentruar dhe donte që në fjalimin e tij të shprehte admirim dhe respekt për “punën ‘ e këtyre Burrave, siç i quante ai!!
Dy rreshta para meje ishte i ulur,Profesori im, Profesori Sabri, me të cilin na mbështillte i njëjti tis kujtimesh, me ngjarjet e kohës për të cilën po bëhej fjalë , kur ai na mësonte për bukuritë e gjuhës shqipe dhe për gjithë ata që e kishin lëruar ate ndër vite! Profesori Sabri, nuk e kishte vetëm atë kënaqësi!Ai si kujdestar i klasës duhej të na mësonte si tu iknim ndëshkimeve të bashkëmoshatarëve dhe profesorëve tanë sërb, kur ne i bojkotonim disa nga orët dhe lëndët në të cilat mundohej të shtrembërohej prejardhja jonë si popull, aspiratat që kishin marrë shkëndija të zjarrëta nga Zahiri me “friends” , në ato ditët e shumta të vitit, kur ai përmes bashkëpuntorëve të tij, na komandonte në shkolllë dhe ne nxënësit e bashkëmoshatarët e tij, të hipnotizuar i venim prapa në kërkesat e tija!Këtyre shkëndijavë që çdo ditë e më shumë po merrnin përmasat dhe vrullin e një zjarri të madhë , i “frynin’ shumë edhe profesorët tanë të nderuar që përveç na e mësuan me dashuri drejtëshkrimin dhe elegancën e bukurinë e gjuhës shqipe, ata me dashuri dhe kujdes të veçantë na e kultivuan dashurinë dhe respektin e pastërt për vendin tonë Kosovë dhe gjithë trojet shqiptare,që ne atëhëre i shijonim vetëm përmes “lisave të gjatë” të Naimit dhe dy vëllezërve të tij!Ishin këto vitet ’80!Duke filluar nga viti 1981 ku të gjithë tok-nxënës e Profesor, pa iu trembur syri, dolën dhe shprehën para botës paknaqësinë e tyre ndaj padrejtësive që po ushtroheshin me një dhunë e represalje të paparë nga ana e pushtuesit sërb!
Unë dhe Profesori im shumë i çmuar i gjuhës shqipe, sot kishim prap një gjë të përbashkët-ishim të dytë pjesë e turmës,ashtu siç ishim në ato vite kur mbi kokat tona të ngrira nga paknaqësitë e kohës,na vinte uji i valë nga tanket e hekurta të ushtrisë jugosllave!
Oh!Shpreha keqardhjen time të thellë”Sikur ta dije bre Profë edhe gjuhën angleze mirë me kohë, me siguri sot do të flisje këtu para neve dhe me një tjeter emocion do të tregoje edhe shumë gjëra për Zahirin, at çunin e ri që me vrullin e tij djaloshar,na i kishte rrëmbyer zemrat dhe mendjet tona!
A thua do t’i pëlqente dizajni i Flamurit të Shtetit të Kosovës? – vazhdova unë me pyetjet e mia , të cilat nuk kishte që të i habiste dikush sot! A thua do t’i pëlqente plani arqitektonik i murit në Mitrovicë?A thua do ta mbështeste “bujarinë”shqiptare që të tjerët ti”gostitnim” me nga 7-8 mijë hektarë toke, pjesët më vitale të vendit tonë? A thua,a thua??
Por, pas dy Figurave tona politike-Njërit pacifist , dhe tjetrit bashkëluftëtar i Zahirit me shok ,z.Rrustem Mustafës , doli motra e Edmondit dhe në emër të familjarëve të tre Dëshmorëve, më çliroi nga pesha e vargut të pyetjeve të mia!
Me zërin e saj plotë drithërimë dhe vaj në buzë ,ndër të tjera ajo tha:….por Edmondi,Zahiri dhe Hakifi, nuk e donin Kosovën të coptuar dhe të leckosur kështu siç është katandisur ajo sot !Nuk e kishin parë as në ëndërrat më të trishta të tyre,se lëre më në përpjekjet dhe aspiratat e tyre!!
….Dhe pas nxitimit që të dilnim nga salla të gjithë tok,ashtu siç kishim hyrë, teksa po ecja shkallëve tatpjetë,i lejova edhe pyetjen e fundit vetes: “a thua Zahiri do të hypte në xhipin e ndezur, që po priste poshtë Pallatit,” pasi e kishte përkujtuar shokun e tij Dëshmor??