ESAT PASHA NË KËSHTJELLËN E PRINC VIDIT NË NEUWIED TË GJERMANISË! MBËRRITJA E PRINC VIDIT NË DURRËS, MË 7 MARS 1914 DHE HIMNI MBRETËROR I TIJ

Shpalime historike

ESAT PASHA NË KËSHTJELLËN E PRINC VIDIT NË NEUWIED TË GJERMANISË! MBËRRITJA E PRINC VIDIT NË DURRËS, MË 7 MARS 1914 DHE HIMNI MBRETËROR I TIJ

Nga Sheradin Berisha

Neuwied, 21 shkurt 1914. Delegacioni shqiptar në krye me Esat pashë Toptanin gjatë pritjes në Kështjellën Neuwied (Nojvid) të Gjermanisë, nga Princ Vidi me pjestarë të familjes së tij. Me këtë rast Princ Vidit iu dorëzua kurora shqiptare.

Anëtarë të delegacionit shqiptarë ishin:

1. Esat pashë Toptani,

2. Nikollë Kaçorri

3. Lef Nosi,

4. Hasan Prishtina,

5. Eqrem bej Libohova,

6. Eqrem bej Vlora,

7. Xhemil bej Vlora,

8. Shefqet bej Vërlaci,

9. Iljas bej Vrioni,

10. Llazar Xhumurteka,

11. Ndoc Çoba,

12. Pashko Kakariqi,

13. Abdyl bej Ypi,

14. Sami bej Vrioni,

15. Mihal Turtulli,

16. Epaminonda Koleka,

17. Milto Shallvari,

18. Hysen bej Vrioni,

19. Vehbi Dibra dhe

20. Jusuf Hamzaraj.

Princi Vidi si mbret në Shqipëri (Durrës) qëndroj nga 7 marsi deri më 3 shtator 1914.

***

Princi Vilhelm von Vid në Durrës, 7 mars 1914.

Mbërritja e princit Vilhelm Vid në Durrës më datë 7 mars 1914, është nga të parët materiale kinematografike, xhiruar në Shqipëri. Në material dallohet edhe Esat pashë Toptani. Princ Vidi qëndroi 6 muaj në Shqipëri, me një qeveri të drejtuar nga Turhan pashë Përmeti.

Materiali është dhënë me shkurtime.

____________

HIMNI MBRETËROR I PRINC VIDIT

Më 17 mars 2014, ditën e 100 vjetorit të krijimit të qeverisë së Princ Vidit në Durrës, në ambientet e Muzeut Kombëtar të Arsimit-Mësonjëtorja e Parë Shqipe në Korçë u ekzekutua për herë të parë sipas partiturës origjinale himni mbretëror i Princ Vidit, me tekst të patriotit Loni Llogori dhe kompozim të patriotit Spiridon Ilo, që të dy nga Korça. Ky himn i krijuar 100 vite me parë dhe për një shekull i pa dëgjuar, u ekzekutua nga një organo, dy violina, një violonçel dhe soprano Zhuljeta Sheremeni, partitura u orkestrua dhe u harmonizua nga profesor Josif Minga, kompozitor. Kameraman: Ilir Trajce.

“Himni mbretëror i Princ Vidit” – 17 mars 2014 Korçë

_____

SUNDIMI I PRINCIT GJERMAN VILHELM VID NË SHQIPËRI, 7 MARS – 3 SHTATOR 1914

Nga Sheradin Berisha, 2008

https://pashtriku.beepworld.de/files/Histori/shpalime/sheradin_berisha_sundimi_i_vidit_ne_shqiperi_14.3.08.htm

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura