F T E S Ë: ME 10 QERSHOR 2015 – NË TETOVË MBAHET MANIFESTIMI TRADICIONAL:

Pashtriku.org, 04. 06. 2015 – Shoqata për kulturë dhe art “Tradita”, ka nderin t’ju ftojë të merrni pjesë në hapjen solemne të Manifestimit kulturor tradicional “LIDHJA NA BASHKON”, që organizohet me rastin e 137 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Në kuadër të këtij manifestimi kulturor do të zhvillohen këto aktivitete:

1. Ndarja e Çmimit kombëtar “Ali Vishko”,
2. Promovimi i librit me punimet e Konferencës shkencore “Veprimtaria arsimore dhe shkencore e Prof. dr. Ali Vishkos”,
3. Konferenca shkencore, me temë:

“LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT DHE ÇËSHTJA KOMBËTARE SOT”.
Hapja solemne do të bëhet më 10 qershor 2015, në orën 11:00, në Fakultetin e Arteve të USHT’së (Qendra për kulturë në Tetovë).
Pjesëmarrja Juaj do ta begatojë manifestimin tonë!

Me respekt,
Selam Sulejmani, Kryetar i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita” – Tetovë. Kontakti: [email protected].

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura