Itali, 12 qershor 2018: Dy principata shqiptare kanë qenë zotëruese të trojeve jugore etnike shqiptare në mesjetë dhe kanë drejtuar nga viti 1358 deri në vitin 1418.
I.- Despotati i Artës
Kryeqyteti i despotatit ishte Arta, gjuha që flitej ishte shqipja, besimi fetar i banorëve ishte krishtërimi (katolikë), qeveria ishte despotat. Prijësat sipas viteve: Pjetër Llosha (1358-1374); Gjin Bua Shpata (1374-1399); Zguro Bua Shpata (1400-1401); Muriq Bua Shpata (1401-1415); Jakup Bua Shpata (1414-1416). Periudha historike është mesjeta. Despotati u krijua në prill të vitit 1358 dhe përfundoi në vitin 1416.
Forcimi i Gjin Bua Shpatës, erdhi si rrjedhojë e përballjes së sulmeve të përbashkëta të feudalëve serbë dhe grekë, të cilët ishin bashkuar kundër tij, të ndihmuar edhe nga forcat napolitane që ishin vendosur në Epir dhe e sulmuan atë, më 1379, në Artë. Gjini i la ushtritë armike të rrethonin kryeqendrën e tij, kurse ai vetë, me një pjesë të forcave arbërore qëndroi jashtë. Rrethimi vazhdoi gjatë, deri sa Gjin Bua Shpata i theu armiqtë shumë keq përpara Artës. Gjin Bua Shpata e vazhdoi luftën kundër despotit serb të Janinës, Thoma Preljuboviçit, i njohur, për mizoritë që kryente ndaj arbëreshëve me mbiemrin “vrasës i shqiptarëve”. Për të shpëtuar nga sulmet e Gjin Bua Shpatës, Thomas i dha Gjinit motrën e tij për grua.
Gjin Bua Shpata, nuk dihet viti i lindjes. Ishte një politikan shqiptar, guvernator i Despotatit të Artës. I përket familjes së nderuar të Shpatajve, ose ndryshe i një familjeje Nobel të Shpatajve. Ai ishte despot i Angelokastrës dhe Acheloos(³) nga viti 1358 deri në vitin 1399; Zot i Artës 1375 dhe Zot i Lepantos (4). Guvernator dhe despot i Artës.
Në verën e vitit 1358, Nikiforos II Orsini, i fundit i Despotatit të Epirit që i përket dinastisë Orsini, luftoi me shqiptarët në kryeqendrat e Acheloos dhe Akarnanisë. Udhëheqësit shqiptarë e fituan luftën duke arritur sukses në krijimin e dy shteteve të reja në jug të Epirit. Pas rënies së dinastisë Orsini të Despotatit të Epirit, zotërinjtë e Shërbëtorëve të Stefanit Uros IV Dushan, ndanë territorin midis tyre me kryetarët shqiptarë që mbështetën fushatën serbe. E para nga të dy shtetet kishte kryeqytetin e saj në Artë dhe ishte nën kontrollin e fisnikut shqiptar Pjeter Llosha. E dyta qendronte në Angelokastro dhe qeverisej nga Gjin Bua Shpata. Pas vdekjes së Pjetër Loshës në vitin 1374, despotati shqiptar i Artës dhe Angelokastrës kaloi nën sundimin dhe Despotatin e Gjon Bua Shpatës. Në të vërtetë territoret e këtij Despotati filluan nga Gjiri i Korinthit deri në lumin Acheron. Despotati i Epirt, në atë kohë arriti të kontrollojë në veri të tij, vetëm pjesën lindore të Epirit, sëbashku me Vagenetinë. Kryeqyteti ishte Janina. Gjin Bua Shpata vdiq në vitin 1399.
II.- Despotati i Gjon Zenebishit
Emri i Zenebishëve, si një ndër familjet fisnike më të shquara të Shqipërisë së Poshtme, përmendet ndërmjet dyerve më në zë të familjeve shqiptare në një dokument të vitit 1304. Familja Zenebishi e kishte origjinën nga krahina e Zagorisë, midis Gjirokastrës dhe Përmetit. Shkëlqimin më të madh ajo familje e arriti pas gjysmës së dytë të shekullit XIV, kur në krye të saj ishte sebastrokratori Gjon Zenebishi. Kryeqendra e Gjon Zenebishit ishte kështjella e Gjirokastrës, e cila përmendet për herë të parë pikërisht në këtë kohë si rezidencë e Zenebishëve. Në vitet 70 të shekullit XIV, zotërimi i Zenebishëve përfshinte, veç Gjirokastrës dhe rrethet e saj, luginën e Drinos, Delvinën dhe një pjesë të mirë të zonës së pasur të Çamërisë, deri në derdhjen e poshtme të lumit Gliqi, ku zotërimet e Gjon Zenebishit kufizoheshin me ato të vjehrrit dhe aleatit të tij, Gjin Bua Shpatës së Artës. Së bashku me Gjin Bua Shpatën, Gjon Zenebishi ndërmori sulme të vazhdueshme kundër kështjellës së Janinës. Janina në atë kohë sundohej nga despoti serb Thoma Preljuboviçi, armik i betuar i shqiptarëve. Thomas, në vitin 1380 thirri për herë të parë osmanët në këto anë kundër shqiptarëve, me mbështetjen edhe të një pjese të parisë serbo-bizantine të Janinës, Thomasi mundi ta ruante sundimin brenda mureve të Janinës, deri kur ndodhi vrasja e përgjakshme e tij, në vitin 1386.
Gjon Zenebishi vdiq 1418. Ishte një fisnik i përmendur arbëror si sebastokrator në Epir (në Gjirokastër dhe në Çamëri). Gjon Zenebishi, në dokumentat historike mund të gjendet me shqiptime të ndryshme. Në historiografinë shqiptare ai është pranuar për ta quajtur Gjon Zenebishi. Në anglishten moderne zakonisht si John Zenevisi, ose John Sarbissi, në italisht, ai njihet si Giovanni Sarbissa. Në vitin 1400, Gjon Zenebishi përmendet serbastokrator i Vagenetias (Vagalat), ishte sundimtar edhe i Pirgosit (qytet, gjendet në jug të Prevezës, në brigjet e detit Jon, sot përfshihet në periferi të njësisë së Elisit) dhe i Sajadhës. Zoti Xhon Sarbissa (Zenebishi) ishte zot i qytetit të Gjirokastrës, i rajonit të Vagenetisë dhe Parakalamos (²). Ambiciet e despotit të ri të Janinës, Karl Toccos, që synonte të vinte nën sundimin e tij të gjitha territoret e Despotatit të dikurshëm të Epirit, e çuan atë drejt një ndeshjeje të pashmangshme me Gjon Zenebishin, zotin e fuqishëm të Gjirokastrës. Në verën e vitit 1411 Gjon Zenebishi i zuri rrugën në Krane (Mesopotam – në afërsi të Finiqit të sotëm) ushtrisë së Carl Toccos, që kishte depërtuar në thellësi të zotërimeve të tij dhe synonte të pushtonte Gjirokastrën.
Në betejën e ashpër që u zhvillua në Mesopotam, forcat e Zenebishit arritën një fitore të bujshme duke e asgjësuar krejtësisht ushtrinë e Toccos. Paskësaj, Tocco u përpoq t’i bënte ballë sundimtarit shqiptar, duke u mbështetur fuqimisht tek aleanca që lidhi me osmanët dhe që u vulos edhe me martesën e vajzës së tij me Musa Beun, pretendentin e fronit. Presioni osman, i cili ishte veçanërisht i fortë në zotërimet e Zenebishëve dhe të Shpatajve të Epirit, e shtyu Gjonin të kërkonte aleancë me Republikën e Venedikut. Në korrik të vitit 1414 ai i kërkoi Venedikut, t’i vinte në dispozicion 30 balestrierë (harkëtarë, ose shigjetarë), me të cilët të mund të mbronte këshjellat e tij dhe njëherësh të ndalte vërshimin e osmanëve në brigjet e detit Jon. Në të njëjtën kohë, sundimtari shqiptar kërkonte nga Venediku që të lejohej të blinte disa prona në Korfuz, ku të mund të strehohej në rast se do të detyrohej të largohej nga vendi i tij.
Në vitin 1381 dhe 1384, Lordët katolikë të Artës, i kërkuan mbrojtje trupave osmane kundër klanit shqiptar, pushtuesit Zenebishë. Osmanët i shpërndanë robërit dhe rivendosën rendin në Epir. Zenebishi i u dorëzua osmanëve, pas fitores që ata kishin arritur kundër Balshës II në betejën e Savrës në vitin 1385. Gjon Zenebishi u dha djalin si peng për t’u dërguar në Edërne, në oborrin e sulltanit (djali njihet si zyrtar osman me emrin Hamza). Menjëherë pas paraqitjes së tij, Zenebishi i revoltuar, kapi kështjellën e Gjirokastrës, i cili u inkurajua në sulm ndaj Janinës edhe nga shqiptarët e Akarnanisë (6). Në 1386 ai mori titullin Bizantin të sevastokrator.
Zenebishi ishte martuar me Irenën, të bijën e Gjin Bua Shpatës, Despot i Artës, dhe kështu u bë dhëndër i Shpatajve, njëkohësisht dhëndër edhe i vjehrrit të gruas së Esau Buondelmonti, Despot në Epir. Në vitin 1399 Esau, i mbështetur nga disa klane shqiptare, marshoi kundër vëllait të gruas së tij, që ishte Gjon Zenebishi i Gjirokastrës. Esau u shkatërrua, pjesa më e madhe e vendit të tij u pushtua nga Zenebishi. Manjatët fqinjë ishin të bindur për të rivendosur despotët e kapur dhe për të siguruar ndërmjetësimin venecian në favor të Esaut, i cili u kthye në Janinë në vitin 1400, duke rifituar mbretërimet nga Zenebishi. Në vitin 1402, Esau u martua me Evdoqija Balshiqin, motrën e Konstandin Balshiqit, një zyrtar kryesor osman në Shqipërinë e veriut. Pas vdekjes së Esaut (6 shkurt 1411), gruaja e tij Evdoqija u përpoq të merrte kontrollin e Janinës, por qyteti e dëboi atë dhe emëroi nipin e Esaut, Carlo Tocco si zot, i cili mbërriti më 1 prill 1411.
Gjon Zenebishi, sevastokrator i Vagenetisë (zot i Gjirokastrës dhe Parakalomos) vazhdoi prej vitit 1386 deri në vitin 1418. Mbas tij titullar ishte Thopia Zenebishi (5). Sundimtari plak i Gjirokastrës (Gjon Zenebishi) mundi t’i bënte ballë këtij sulmi të parë mbi kryeqendrën e tij, por, kur osmanët ndërmorën në vjeshtën e parë të vitit 1418, një fushatë të re akoma më të fuqishme, ai nuk jetonte më dhe djemtë e tij u a lëshuan zotërimet osmanëve dhe u strehuan në Korfuz. Në fakt, deri në atë kohë, në Korfuz ishin vendosur mjaft familje shqiptare të ikura nga zotërimet e Zenebishit për shkak të kushteve të rënda të krijuara nga sulmet dhe bastisjet e osmanëve.
Në verën e vitit 1418 një ushtri osmane prej 30,000 vetash, e thirrur nga Carl Toccoja, hyri në zotërimet e Zenebishit. Pasi pushtoi mjaft vise e kështjella, Hamza Beu, dhëndër i Toccos, rrethoi Gjirokastrën. Nga Korfuzi trashëgimtarët e sebastokratorit të shquar, Gjon Zenebishi, të mbështetur edhe nga Venediku, Papati dhe Mbretëria e Napolit, nuk i reshtën përpjekjet për të çliruar zotërimet atërore, duke u organizuar dhe vëndosur në krye të kryengritjeve të fuqishme antiosmane.
III.- Tre nahitë e Thesproti/Çamërisë së sipërme
(Sipas TT 273 të vitit 1551 dhe TT 608 të vitit 1613)
1.- Nahitë (prefekturat) dhe qendrat e banimit.
Nahitë (prefekturat) Nr. i fshatrave më 1551. Nr. I fshatrave më 1613
• Parakalamo…………………………………………..48 …………………………………… 53
• Mazrreku……………………………………………….38 ………………………………….. 35
• Ajdonati (Paramëthia)……………………….. 87………………………………….. 87
Gjithjsej……………………………………………..173………………………………….175
2.- Neferan (Numuri i taksapaguesve)
• Parakalamo………………….4.047 (7-M)…………..6.125
• Mazrreku……………………..2.077 (88-M)………..2.277
• Ajdonati (Paramëthia)..5.411…………………….6.800
Ghithsej……………………11.535…………………..15.202
IV.- Qendra e banimit Risian (Rrëzanj)-Gumenicë
Kjo qendër banimi, daton para shekullit V-së para Krishtit, një nga 7 qendrat e banimit më të hershme (të lashtësisë) në rajonin e Thesproti/Çamërisë.
Sipas defterëve të perandorisë Osmane, banorët e saj, që nga shekulli i IV-të i e.s. deri në fillim vitin 1611, ashtu si gjithë banorët e atij rajoni, ishin të besimit kristian (katolikë), si rrjedhojë e influencës Venedikase. Siç dihet, perandoria Osmane prezencën e saj në rajonin e Çamërisë e ka aty nga vera e vitit 1418 (fillimi i shekullit të XV-të). Pushtimi Osman, i cili u arrit pavarësisht kryengritjeve dhe luftërave të shumta me banorët e rajonit; edhe me masa të tjera politiko-ushtarake, krahas vendosjes së sistemit të taksave.
Këtu po paraqesim llojet e taksave të përdorura në vitin 1551 në fshatin Risian (Rrëzanj), i cili në atë kohë ishte në administrimin e nahisë (prefekturës) së Margëlliçit. Ajo qendër banimi, sipas defterit TT (1613), mban numurin 40. Në atë vit fshati kishte 205 taksapagues dhe ka paguar këto lloj taksash:
• Ispence………………..4.675
• Çifte………………………..175
• Taksa zyrtare………1.682
• Drithëra……………….2.589
• Verë……………………..3.080
• Fruta……………………….296
• Pambuk………………….125
• Mjaltë……………………….40
• Mulli………………………….15
• Kafshë………………… …200
• Dushku…………………….40
Gjithësej 12.917 për vitin 1551; ndërsa për vitin 1613, totali i taksave ishte 13.300. Në vitin 1551 në nahinë e Mazrrekut ishin tre fshtra: Fraglina dhe Borodon, të cilat mungojë në vitin 1613, ndërsa del një fshat tjetër i quajtur Dubra. Kështu nga 38 fshatra në vitin 1551, rezultojnë 35 fshatra në vitin 1613.- Po kështu dhe në nahinë e Parakalamos, ku më 1551 ishin 48 fshatra mdërsa në vitin 1613 janë të rregjistruar 53 fshatra. (Pesë fshtrat, ose nuk janë rregjistruar për të paguar, ose banorët kanë qenë larguar për banim të përkohshëm në fshatrat e tjerë përreth (për të mos paguar taksa). U muar për shembull një nga qendrat e banimit, por taksat ishin të tilla për të gjitha fshatrat dhe qytetet e rajonit.
Me këtë trajtesë, ku paraqitet gjendja ekonomniko-politike e banorëve të rajonit etnik të Shqipërisë së jugut, parashtrohen përpjekjet e parreshtura dhe të përbashkëta të arbërorëve dhe çamëve kundër pushtuesave të huaj dhe të ndryshëm, të cilët lidhnin aleanca mes tyre për të mposhtur popullsinë vendase.
Synimi: Vërtetësia historike e përcaktimit të etnisë shqiptare dhe trojet në të cilat ajo ka zotëruar, të trashëguara që nga lashtësia e largët.
29 /maj/2018. Fahri Dahri
________________________________
Shënim (1): Çamëria rezulton me atë toponim para se sa të shtrinte pushtimin e saj Perandoria Osmane.
Shënim (2): Parakalamos, quhej territori në veri të lumit Kalama (Thyamis)-(Sot qyteti i Filatit, Sajadha dhe fshatrat mbi lumë, deri në veri të Mininës (Neraidës).
Shënim (³): Acheloos, komunë në periferi të Thesalisë, sot përfshihet në prefekturën e Karditës.
Shënim ( 4): Lepanto (Naúpaktos) ish komunë në rrethinat e Greqisë Perëndimore (njësia periferike e Etiopisë-Akarnanisë), sot përfshihet në komunën e Nafpaktia.
Shënim (5): Depas ose Thopia Zenebishi: (1379-1435) ishte fisnik shqiptar. Biri i Gjon Zenebishit. Ishte vendosur në pasurinë e babait të tij në Korfuz pas pushtimit nga Perandoria Osmane më 1418. Në revoltën shqiptare të viteve 1432-1436, ai udhëhoqi rebelët në zonën e Gjirokastrës, por u mund, u kap rob nga Turahan Beu në vitin 1433 dhe u ekzekutua në vitin 1435.
Shënim (6): Akarnania shtrihet përgjatë detit Jon, në perëndim të Etolisë, në veri të gjirit të Kalidonit, në hyrje të Gjirit të Korinthit . Sot përfshihet në njësinë rajonale të Etoli-Akarnanisë. Pjesa veriore e Akarnanisë është konsideruar pjesë e rajonit të Epirit.
Postime të Lidhura
AGIM SYLEJMANI: AGIM SYLEJMANI: REVOLUCIONI I PRANVERËS SË KUQE 1981 U SHKEL ME TANKSE – RROFTË REVOLUCIONI 1981!
(Pashtriku.org, 21. 04. 2012 – Në 30 vjetorin e demonstratave të mars-prillit 1981) – Këtë vit po mbushen…
SHERADIN BERISHA: DOKUMENTE ARKIVORE QË DEFINUAN STATUSIN E KOSOVËS (2007)
Pashtriku.org, 18 korrik 2017: *** Traktati i Grupit Negociator të Kosovës TRAKTATI I MIQËSISË DHE BASHKËPUNIMIT NË MES…
XHAFER DURMISHI – SKENDERI: ‘VETË DUHET T’I VRASIM SHOKËT TANË’! (2)
Pashtriku, 9 Korrik 2019: 1.Miku ynë i përbashkët Ibrahim Kelmendi: ”Të jam shumë mirënjohës që nuk e pate…
SHERADIN BERISHA: RRUGËTIMI I SHQIPËRISË DERI TE SHPALLJA E PAVARËSISË NË VLORË – MË 28.XI.1912
(Pashtriku.org, 24. 11. 2012) – Zhvillimet e luftës së parë Ballkanike, të shpallur në tetor 1912 nga shtetet…