Tiranë, 30 korrik 2020: Sot do të sjell në kujtesë të lexuesve të portaleve që mua më kanë dhënë mundësinë për të komunikuar prej mbi 20 viteve, kryesisht “Fjala e lirë”; “Bashkimi i Shqipërisë”;”Pashtriku.org”;”Zemra Shqiptare”;Gazeta “Bota Sot”; Gazeta “Bulevard” Durrës; Gazeta “Nacional”; “Dielli”; “Dita”; etj., në kujtesë “tre të shenjtat e veçanta botërore” të rajonit të Thesproti/Çamërisë. Dy lumenjtë më të përmendur që nga lashtësia, Lumin Acheron dhe lumin Thyamis (Kalama), të cilët gjarpërojnë në malet, kodrat dhe fushat e Thesprotisë së lashtë, Çamërisë së Mesjetës së hershme dhe të sotme, të cilët kanë mbajtur dhe mbajnë gjallërinë e jetës së gjallesave frymore dhe jo frymore, derisa përzihen (nakatosen) me ujrat e detit Jon dhe Dodonën pellazgjike (thesprotiane).
II. – LUMI ACHERON
“Uji juaj-Gjaku ynë/Mosha juaj-Gjeneza jonë”!
Lumi Acheron dhe lumi Thyamis, janë dy nga lumenjtë legjendarë të rajonit të Çamërisë. Lumi Acheron, si dhe lumi tjetër Vuvo, ose “Kokito” në Thesproti, burojnë nga malet Paramëthisë dhe rrjedhin drejt jugut nëpër fushën e saj. Lumi Acheron është i gjatë 58 km dhe ndodhet në veri-perëndim të Çamërisë, përshkon krahinat e Frarit, Sulit dhe Llakat e Sulit. Burimet fillojnë nga malet e Sulit dhevazhdojnë rrjedhjen në jug të fshatit “Rrushas”, por me qenë se ai toponim tregon se rajoni është shqiptar, i është ndërruar emëri në greqisht “Polistafilo Acheron” (në shqip-fshat me shumë rrush).
Acheron ësht një lumë që ka edhe rrjedhje nëntoksore, në të folurën çame thuhet “stihi”, do të thotë që lumi vjen nga shpella ku ndodhen shtrigat, përbindshat (Styx-it). Sjellim në kujtesë legjendën shqiptare ku plaku Charon transportonte në varkën e tij shpirtërat e të vdekurve duke i çuar në “Hades”. Lumi bashkëjeton edhe me liqenin Acherousia. Në Anciklopedinë greke të shekullit IX shkruhet se Acheroni (Acheron= shëron) ishte vend shërimi, që kuronte njerëzit nga të këqijat dhe liqeni Acherouisa ishte shëruesja.
Lumi Acheron ndodhet në Jug të Gumenicës-Çamëri. Emrat Acheron dhe Acherousa, me leximin e qartë në shqip “shëron dhe shëruesja”, tregojnë të vërtetën, ashtu si dhe shumë shembuj të tjerë, jo vetëm të lashtësisë së gjuhës shqipe por dhe përdorimin e saj në fallsifikim të mitologjisë, të cilën e quajnë mitologji greke, kur ajo është si drita e Diellit “mitologji shqiptare”?!.
Gjatë shekujve të pas Krishtit, Lumit Acheron i është ndërruar emërtimi disa here si: Acherontas, Fanariotikos, Mavropotamos (Lumi i zi), me synim për ta greqizuar një emër që qartësisht rrjedh vetëm nga shqipja. Po kështu është vepruar dhe me “Hades-in”, që është “puro” shqipe “Ha-Dhe”, pra që varrosen nën Dhhé.
Burimet lindore të Acheronit ngrihen në masivin malor të Ulçikës (mali Tomaros), në të cilën gjithashtu ndodhet e lashta “Dodona” e shenjtë. Ky burim lumor rrjedh në fshatin turistik Rrushas në një drejtim jugperëndimor. Në Rrushas këto dy burime bashkohen dhe bejnë lumin e Gliqisë. Rrjedha e lumit me origjinë nga malet Ulçikës vazhdon më pas në Rrushas. Seksioni mes Rrushasit dhe Goranës është afërsisht 15 km. e gjatë dhe quhet Llaka e Sulit. Në veri të fshatit Goranë, lumi i Gliqisë ndryshon kursin e tij në veri-veriperëndim dhe hyn në një luginë të ngushtë, që quhet Qafa e Gliqisë, ose ngushtësia e Aheronit.
Qafa e Gliqisë fillon në fshatin Goranë dhe përfundon në ujëvarat Serziana dhe në urën shkëmbore te Shkalla e Xhavellës. Lumi i vogël Cangar ose lumi i Cangarit (Cangariotikos) ose sot e quajnë
Pyriflegetheon, në këtë vend i bashkohet lumit të Gliqisë (Acheronit). Lumi i Gliqisë ndryshon kursin në Shkalla e Xhavellës në perëndim duke e zgjeruar luginën e saj. Në vazhdim, në fshatin Gliqi lumi lëviz kursin e tij në jugperëndim dhe arrin në fshatin Kastri.
[Pikturë e Peter Jackson, Londër 1832:
“Valley of the Suli, the ancient Acheron- Albania”.
(Lugina e Sulit, Acheroni antic-Shqipëri)].
Në afërsi të fshatit Lëkurs, lumi Vuvo (Kokítos) që rrjedh nga malet në veri të Paramëthisë i bashkohet lumit Acheron. Lumi i Acheron rrjedh nëpër fshatin Spllacë dhe derdhet në Gjirin e Spllancës në detin Jon. Goja e lumit të vjetër në formën e një gjiri të madh quhet Limani i Gliqit.
Sipas traditës vendase, lumi ka qenë i hidhur, në legjendën shqipe thuhet se një përbindësh zvarranik jetonte në burim të lumit dhe e helmonte ujin. Shën Donati (Aj-donati), metropoliti i Paramithisë, arriti ta vriste draguan fluturues me shigjetë, mbrojti rajonin, ujërat e lumit u ëmbëltuan. Qyteti u quajt “Ajdonat”, sot quhet Paramëthi.
III.- LUMI THYAMIS (Kalama)
Lumi Thyamis, sot njihet edhe me emrin Kalama, është një lum në rajonin e Çamërisë në Epir. Ai derdhet në Detin Jon, është i gjatë 115 km, zona e kullimit e tij është vlerësuar në rreth 1.900 km/². Është pranuar që emri i rajonit dhe banorët autoktonë, burojnë nga emri i lumit-Thyamis, pra rajoni quhet Çamëri dhe banorët–çamë. Lumi me emrin Thyamis në lashtësi është përmendur nga Pausanias. Lumi ka shërbyer si ndarës i kufirit midis Thesprotisë dhe Kastrinës që shtrihet në hapësirën territoriale nga veriu i lumit Kalama e deri në afërsi të Finiqit, është njohur edhe si “Parakallamo”.
Burimi i lumit është afër fshatit Kalpaq, në pjesën veriperëndimore të njësisë rajonale të Janinës. Lumi vazhdon rrjedhjen fillimisht në jug, kthehet në jug-perëndim afër katundit të Sollopisë. Bashkohet me degën e saj Tyria afër katundit Vrosina dhe kthehet në perëndim afër katundit Qiparis po në Thesproti, ku ndodhet diga hidroelektrike. Më pas derdhet në Detin Jon afër katundit Kastriz, midis qytetit të Gumenicësa dhe katundit të Sajadhës. Lumi Thyamis (Kalama) gjatë rrjedhjes së tij, deri në vendderdhjen në detin Jon, përshkon katundet: Mazarak, Sollopi, Vrosina, Raveni, Pente Ekklisies (pesë kishat), Qiparizi (Selvia), Varfanj (Parapotamos) dhe Kastri.
Lumi Thyamis në grykderdhje formon deltën dhe zbrazet në Detin Jon, në veri të Gumenicës. Delta është e pasur me florë, dhe si vend pushimi për zogjtë që migrojnë.
Lumi Thyamis/Kalama në Thesproti/Çamëri, ka shërbuer/shërben edhe si kufi midis Thesprotisë dhe Cestryna/Kestrinës.
VIJON …
Fahri Dahri 27.07.2020