FATBARDHA DEMI: EMRI KOMB, ‘PASAPORTA’ PARAHISTORIKE E ARBËRVE (Pjesa II – e fundit)

Tiranë, 03. 02. 2017: “Nyja – pohon P.Zheji – është një simbol kompleks që përfshin shumë kuptime të rëndësishme, të cilat referojnë që të gjitha tek ideja e një lidhje të ngushtë, të shtrënguar…” (31) Për njeriun besimtar të parahistorisë, lidhja më e ngushtë dhe më e shtrënguar ishte ajo me Zotin, nga dëshirat e të cilit varej rregulli qiellor dhe ay tokësor. Për të siguruar këtë lidhje kryheshin rite, sakrifica dhe festa të ndryshme, “modelin” e të cilave, njeriu e mori nga përvoja e tij e përditëshme.
Studiuesit vënë në dukje se simboli i Nyjes-hyjnore kishte një vënd të rëndësishëm në bësimin lashtësi, por pohojnë se kuptimi zanafillor i saj nuk është i qartë. Kjo vështirësi ka ardhur nga fakti se edhe në kohën e sotme, nuk njihet gjuha dhe besimi i parë i euro-afro-azisë dhe shpjegimi bëhet sipas besimit kristian. Një nga studiuesit më të mëdhenj të Kabalës (Qabbalah) në Mesjetë, Abulafia (Abraham ben Samuel Abulafia 1240-1290) zbulonte se, rruga për bashkimin me Zotin, arihej nëpërmjet “zgjidhjes së nyjeve”. (32)
Është shumë e rëndësishme, kur flasim për origjinën e fjalëve dhe natyrën e tyre simbolike besimtare, siç është rasti ynë, të meret parasysh periudha kohore së cilës i përket ajo. Kështu, Juan Eduardo Cirlot (fq173) shprehet se: “(nyja) shpreh konceptin e lidhjes dhe prangosjes…Kjo është edhe arsyeja që “Flamen Dialis” (prifti në shërbim të Perëndive në Romë-shën im) i romakëve të lashtë nuk mund të mbante rroba me nyje, po ashtu sikundër as myslimanët gjatë pelegrinazhit të tyre në Mekë”. (33) Shpjegimi i domethënjes së Nyjes në besim, në të dy rastet e mësipërme, është i kohëve të vona, kur simbolet dhe mitet zanafillore janë përshtatur një teologjie të përpunuar nga filozofët e feve dhe janë shkruar në libra.
Kuptimi besimtar zanafillor, i cili është ruajtur mrekullisht në gjuhën shqipe, shpreh vetëm NJË mit: Atë “të lidhjes ” dhe jo “të çlidhjes së nyjes”. Sipas këtij miti, emri Kombi-Shqipëtar i cili shpreh një SIMBOL parahistorik, do të thotë: Popull i lidhur me Zotin, dhe ky kuptim njihej edhe në shk.19, siç e dëshmojnë dokumentet historike dhe letrare. Këtë shpjegim të Nyjes-hyjnore dhe rjedhimisht edhe të emrit të popullit tonë, e dëshmojnë objektet arkeologjike.

(

34) Siç vihet re mbi kokën e Zeusit, Europë (fig.1), sikurse tek Perëndia e vdekjes e Aztekëve, Meksikë (fig.2), në belin e çiftit nga Kongo, Afrikë (fig.3) dhe të Julius Çesarit, ndodhet Nyja-hyjnore dhe çuditrisht është e njejtë, megjithëse objektet arkeologjike u pëkasin popujve të ndodhur në largësi të mëdha gjeografike dhe të popujve të ndryshëm për nga raca.
Në të gjitha këto raste, shprehet lidhja e pazgjidhshme me Krijuesin. Nga kjo lidhje me Zotin, ata hyjnizoheshin gjatë jetës tokësore dhe siguronin përjetësinë, mbas vdekjes , në “jetën e përtejme”.
Objektet arkeologjike dëshmojnë së në besimin e lashtë, si simbol i lidhjes me Zotin, kanë shërbyer edhe Nyjet-hyjnore të formuara nga lidhja e një shiriti, siç e shikojmë mbi kokën e Perëndeshës egjiptiane Isis (fig.1) dhe të shumë mbretërve të Euro-Afro-Azisë së lashtë, apo si amuletë e vendosur në brez tek Perëndia-shqiponjë, Horos, e quajtur “Nyja e Isisit” apo Tyet. (fig.2,3,4)

(35) Gabimisht, Nyja hyjnore – Tiet, meret e ngjashme me simbolin Ankh, i cili shpreh figurën e Perëndeshës – shqiponjë tek Isisi, siç e dëshmojnë krahët e saj prej shqiponje në piktura e mure të piramidave. Dallimi duket që nga forma e përdorur në (fig.1 poshtê) i simbolit Ankh dhe (fig.2) ai i Nyjes – hyjnore Tyet.

(36) Objektet arkeologjike dëshmojnë se, simbolet e besimeve të reja që njohim sot, janë marrë nga simbolet parahistorike (trajtuar tek Emri «Jezus», «Krisht» dhe «Kryq» shpjegohen vetëm me gjuhën dhe besimin e Pellazgo-Shqipetarëve”).
Ky simbol, që në lashtësi zbukuronte kokat e mbretërve, për të dëshmuar natyrën hyjnore dhe rolin e ndëmjetësit me Zotit (fig.1 poshtë) është ruajtur në traditën e veshjes tek arbëreshët (fig.2). Në mesjetë, Nyja-hyjnore përfaqësohet (nënkuptohet) nga dy rypat, që zbresin mbrapa kokës, si në afreskun e shekullit 13 të Papa Innocenzos III (1198-1216) dhe kapelja ceremoniale e Papa Pio XI, (fig. 3,4).

(37) Drahma e Orodes I, Parthia ( 90–80 pK) ; Arbëreshë nga Contessa Entellina, Hora e Kuntises; Afresk i papa Innocenzo III; Mbulesa e kokës e papa Pio XI.
Mauro Paoletti, në librin e tij “Nyja,historia mitologjia dhe misteret e simbolit më të lashtë të njerëzimit” pohon se: Që nga koha më e herëshme, nyja është vlerësuar si simbol, duke shprehur një ide të lashtë stërgjyshore, e rrënjosur në botkuptimin njerëzor dhe sidomos në shumë veprime mendore bazë të tij: ky pasqyrim është i aftë të zgjojë me shpejtësi, një mori konceptesh dhe ndjenjash. Ndoshta për këtë arsye, në çdo kulturë, nga ajo kineze, tek ajo inka, nga ajo indiane tek ajo greke, nga ajo tibetiane tek ajo egjyptiane, nyja përfshin një rol kryesor aktiv, duke i tejkaluar kufijtë gjeografik dhe ata kulturor. (38)
Nyja-hyjnore e ruajti vlerën si simbol kultik gjatë të gjithë historisë njerëzore dhe vijon të admirohet në veprat letrare, si të Dante Aligerit, pikturat e Leonardo Da Vinçit, në paraqitjet grafike deri edhe në shumë ndërtime të Mesjetës (fig.1, 2 poshtë) dhe po si simbol fetar, në veshjen e ditëve të sotme tek Papa i Vatikanit dhe murgjit.(fig 3)

(39)

1. Kisha e Santa Sofia a Beneventos ndërtuar nga duka longobard- Arechi II, më 762, Itali; 2.Lisbonë, Torre di Bèlem e skulptorit të shekullit të 16 Francisco de Arruda; Nyja e formuar në kordonin e varur në qafë tek Papa.
Gjatë historisë mijëravjeçare të popullit tonë, fjala Komb, krahas “lidhjes” besimtare me Zotin (që mbizotronte edhe në shk. 19 me bindjen si “popull hyjnor”) u pasurua edhe me lidhje të tjera si:
– Lidhja e përkatsisë ndaj një gjinie, pavarsisht emërtimeve (Iperiot/Epiriot, Ilir, Arbër/Arbëresh, Shqipetar ) në periudha të ndryshme historike apo emigrimeve në hapësira të mëdha gjeografike.
– Lidhja me trevat natyrale, pavarsisht, ndarjeve kufitare administrative dhe politike.
– Lidhja me prindërit dhe familjen. Studiuesi Kolë Kamsi pohon se «Dashunia për familje âsht mandej ndër ta edhe tash krejt ashtu si ish ndër kohët kreshnike t’etënvet të tyne: nji kult ». (40)
– Lidhja gjuhësore dhe e kujtesës historike.
– Lidhja shpirtërore me të parët e tyre, nëpërmjet riteve të traditës dhe ajo brënda etnisë, nëpërmjet ligjeve të kanunit, martesave, besës, praktikimit të kumbarëve, vëllamërisë,etj.
Për zakonin e vllamërisë deri më sot dihej se kryhej vetëm nga meshkujt, por K.Kamsi, duke përshkruar traditën e arbëreshëve dëshmon se ay përfshinte çdo gjini: «Në Greci di Puglia, koloni e Capitanata-s vajzat, ndër kremte të Pashkvet, të mbledhuna çeta çeta mbas rendit shoqnuer, shkojnë në nji kodër të bukur, që gjindet n’anë të lindjes së katundit e që quhet Breggo (Bregu), për m’u bâ me shoqjashoqen, ulen në bar të njomë të livadhvet e hanë së bashku fërgesën e zakonshme. Mandej para se të ndahen për të hy në fshat i hjekun njena tjetrës nga nji fije floku prej kres, tue urue që bashkimi shpirtnuer që i bâni në kët ditë porsi motra të nji nane e të nji babe, të qindrojë për të tanë jetën. (40)
Disa nga këto “lidhje” të Kombit edhe mund të humbasin (siç janë disa raste të trishtueshme të mos trashëgimit të gjuhës shqipe tek fëmijët e emigrantëve), por përkatësia (kombësia) nuk zhduket kurrë. Arsyeja është se një nga “lidhjet” më të rëndësishme të Kombit është ajo “e gjakut”, pra ajo e Familjes dhe e Paraardhësve nga rrjedhim, të cilët Nëna Natyrë i ka bërë të pashkëmbyeshëm. Në këtë drejtim, kemi fakte historike të shqipetaro-arbëreshëve në Helladë (Greqi), Mal të Zi, Sërbi, dhe vënde të tjera Ballkanike, në Europë e Kontinente të tjera, e deri tek Kalashët e Indisë e Pakistanit, të cilët me gjithëse kanë “humbur” gjuhën mëmë, pohojnë perkatësinë dhe origjinën e të parëve të tyre. Fakti se, me fjalën simbolike Komb, e cila shpreh «lidhjen» e pazgjidhshme me Zotin nëpërmjet «nyjes», nuk e ka emërtuar veten ndonjë popull në Botë, dëshmon rëndësinë e veçantë që ka “historia” e saj në shkencën Albanologjike dhe më gjerë. Ky emër dëshmon:
– Se populli në gjuhën e të cilit ndodhet fjala besimtare – Komb, është autori i simbolit parahistorik të Nyjes-hyjnore.
– Se paraardhësit e shqipetarëve janë krijuesit e parë të organizimit të bashkësive fisnore .
– Se Gjuha shqipe, e cila edhe sot e ruan formën e lashtë – KOM , ka qënë gjuha e fiseve të para europiane.
– Origjinën zanafillore dhe vijëmsinë e pandërprerë të popullit tonë.
Si përfundim
Për, të gjitha faktet e sipërpërmëndura, fjala “Komb” nuk shpreh administrimin politik, ekonomik apo ushtarak, të qytete-shteteve të Lashtësisë dhe as Shtet-Nacionet e kohës moderne.
Kombi – është një emërtim simbolik, i krijuar në kushtet e një zhvillimi zanafillor besimtar të njeriut primitiv që ka dashur të shpreh “lidhjen” e tij me Zotin.
Kombi – është një shfaqje e zhvillimit historik të shqipetaro-arbërve, ku përveç “lidhjes me Zotin” , brënda popullsisë arbërore u përfshin edhe “lidhje” të reja (me tokën, familjen, gjuhën, traditën, zakonet, etj.) që krijuan ndjenjën e “përkatësisë” dhe përcaktuan tiparet e karakterit të shqipetarëve, në dallim nga popujt e tjerë ballkanik dhe ata europian. Ky karakter i veçantë i shqipetarëve, mund të përshkruhet me të gjith madhështinë e vet, vetëm me gegërishten e At Shtjefen Gjeçovit : “… ato fjalët e komit t’onë qi aq me shije e andje knohen ndër vjershat: “Mâ mire dekë nen dhe m’u kja / Se me marre gjallë mbi dhe! (…) Si me le si me dekë, për zogun e shqpes âsht nji dorë ! Shqyptari, kur të hijë në vale të luftës, shqimit verbohet. Dasma e lufta për shqyptarin jânë njapernja (njesoj-shen im). Hovin e tij s’e ka ndalë kurr parandei, as s’e ndalë as shpata as heshta, as zhgjeta as pushka ». (42
Kombi – përfaqëson dukuri shpirtërore të popullit tonë. Të gjitha” lidhjet” e Kombit, janë në fakt lidhje shpirtërore “të njerëzve të Kombit”. Ay nuk varet nga marrëveshjet, dëshirat apo shijet (e çdo lloji) të një njëriu apo të një grupi, nisur nga kultura, nevoja ekonomike apo përkushtimi i tyre fetar (dhe çdo arsye tjetër), të cilat kanë karakter të përkohshëm apo janë të zëvëndësueshëm, siç e dëshmojnë studiuesit e shoqërisë njerëzore. Kombi ka natyrë të përjetshme (sepse “lidhja më e rëndësishme e tij është ajo e “gjakut”).
Në ditët e sotme Shteti Shqipetar nuk mund të emërohet Shteti – Komb, sepse Kombi ynë emërton edhe popullsinë që ndodhet jashtë kufijve gjeografik të Shqipërisë. Këtë emërtim Shteti do të mund ta gëzonte, vetëm po të përfshinte (së paku), trevat e regjistrave të Perandorisë Osmane.
Shteti i Republikës së Shqipërisë dhe ai i Kosovës, në fjalorin politik, pasqyrojnë PJESËT e trevave autoktone, të popullsisë me kombësi shqipetare, që mbijetuan nga ngjarjet e Luftrave ballkanike, dy Luftrave Botërore dhe Luftës çfarosëse të viteve 1998-1999 në Kosovë.
Gjuhësisht, kur flitet për stadiumet, teatrot, skuadrat sportive të Shqipërisë dhe Kosovës, duhet të përdoret emërtimi shtetëror, kurse për veprimtari të ndryshme, të cilat do të jenë gjithpërfshirëse, duhet t’i shtohet emërtimit: histori, aktivitet, kuvend, festival, etj., edhe cilësimi “KOMBËTAR”.
Duke qënë një fakt psikologjik, gjuhësor dhe historik, vetëm i shqipëtaro-arbërve, fjala Komb nuk mund të matet “me metrin” e fjalës Shtet-Nacion dhe të çdo fjale tjetër të marrë nga gjuhët e huaja (si racë, identitet, etni, të cilat nuk shprehin tërësinë e kuptimeve që ka në gjuhën shqipe kjo fjalë) apo jashtë çdo llogjike njerëzore, të KRIJOHET një i ri. Sepse Kombi është “prodhim unik” (apo patent, me gjuhën moderne) i njerëzve parahistorik që krijuan idenë e Zotit.

Fatbardha Demi – Tiranë, 25. 01. 2017

– FUND –

______________
FATBARDHA DEMI: EMRI KOMB, ‘PASAPORTA’ PARAHISTORIKE E ARBËRVE (Pjesa I)
https://pashtriku.org/?kat=45&shkrimi=6104
***
FATBARDHA DEMI: EMRI KOMB, ‘PASAPORTA’ PARAHISTORIKE E ARBËRVE (Pjesa II – e fundit)
https://pashtriku.org/?kat=45&shkrimi=6105

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura