FATBARDHA DEMI: HËNA DHE DIELLI, SIMBOLE KULTIKE NË DY KOKAT E SHQIPONJËS PELLAZGE(II)

Pashtriku.org, 26. 06. 2013 – Flamuri shqiptar nga 1914 deri 1920, ku pasqyrohen shqiponja, ylli dhe rrufeja, simbole kultike të Krijuesit (Dritës hyjnore) dhe Shqiponja perandorake e Napoleonit (www.ledifice.net/S007-1.html), i cili nuk preferoi shqiponjën dy krenore të Karlit të Madh, i ndikuar në shk15 nga modelet lindore, por atë të besimit hënor dodonas – shqiponjën me një kokë dhe rrufe. Siç vëren studiuesi Jaho Brahaj “Shqiponjën një krenore në stemat hieraldike familjare, e gjejmë më përpara tek Arbërit, se tek popujt e tjerë të Ballkanit dhe Europës,” (në flamurin e Principatës së Arbërit shk12) (41)

Siç përmënda rastin e shkrimit të fjalës “shqipetar”, edhe për rastin e flamurit tonë, me çdo ndryshim që mendohet, duhet të merren ata studiues, që e njohin historinë e lashtë të popullit tonë. Duke hequr yllin pesë-cepësh në flamurin shqipetar, i cili është gjithashtu një figurë / simbol i besimit pellazg, pavarsisht që u përdor nga ideollogjia komuniste, sikurse u përdorën edhe shumë simbole pellazge nga nazistët (dhe mund të zëvëndësohej me yllin gjashtë cepësh të Skëndërbeut apo tetë-cepësh të Aleksandrit të Madh), ne zhdukëm me duart tona në flamur, faktet historike të Kombit tonë dhe simbolin e Krijueses-Dritës hyjnore. “Shqiponja dhe Ylli, simbolizojnë që në kohët më të lashta, dritën, shpirtin pra vetë zanafillën e jetës dhe të çdo krijimi, që janë thelbësisht të rendit mendor”. Sipas Moisiut, shqiponja dhe ylli, janë sinonime (42)

Aleksandri i Madh mbi qeleshen e të cilit dallohen qartë simbolet e besimit sellenik: Hëna dhe ylli tetë-cepësh http://www.facebook.com/photo.php?fbid=10151338176158740&set=a.10151090115028740.442448.185287438739&type=1&relevant_count=1.
Siç vihet re, rrezet me të cilat shprehet ylli, simbolizojne Dritën hyjnore dhe qëndron mbi hënën, sikurse edhe mbi kokën e shqiponjave, në flamuj apo emblema ndër shekuj. Ky ka qenë edhe simboli i Afërditës (një gjysëm-Hënë e vendosur pranë një ylli)(43) si dhe emblemë shtetërore e Epirit antik, gjendur tek një dorëshkrim (shkXVII) i pabotuar deri më sot. (44)
Siç pohon Jaho Brahaj, nga ky simbol i stërvjetër i Dodonës, e kanë burimin stolitë tona me drapër-hëne horizontale, të shoqeruara zakonisht edhe me yllin.

Ylli gjashtë cepësh dhe hëna. Bizhuteri e përdorur në Malësinë e Madhe.

Përfundimi i dytë: Perëndia e Dritës hënore (Sellena), ka qenë përfaqësuese e besimit të parë të institucionalizuar të Dodonës – sellenizmit, i cili zgjati për një periudhë dhjetra-mijëravjeçare. Përparsia e kultit të Hënës ka ardhur nga krahasimi i çfaqjes së saj (në tre forma) e ngjashme me tre cikle të jetës në Tokë dhe zbulimi shkallë-shkallë shkencor, i ndikimit të saj, në jetën e njeriut dhe mbi natyrën. Kjo shkencë primitive, bazohej në aftësinë e intuitës së njeriut primitiv dhe krahasimit të dukurive në botën që e rrethonte. Shqiponja me një kokë ka përfaqësuar “Dritën hënore” dhe ka qenë më e lashtë se shqiponja dy krenore.

Stema e Kastriotëve me trekëndëshin (që në vizatimet e para të njeriut primitiv ka përfaqësuar gruan), yllin 6 cepësh dhe kurorat me rreze të Krijueses-Dritës hyjnore.

Besimi hënor (me shqiponjën me një kokë) përfaqësoi në zanafillë matriarkatin; Besimi diellor (me shqiponjën me dy kokë) patriarkatin dhe forcën ushtarake të pushtetit administrativ.
Pellazgët, nga nevoja jetike apo fati i keq gjatë luftrave me fiset e tjera të një gjinie, (prandaj dhe lufta e tyre quhej “lufta e Titanëve” dhmth “e tanëve”-njerëzve tanë, gjë që faktohet edhe nga mitet ), u përhapën drejt perëndimit, veriut, jugut dhe lindjes, duke mbartur me vete e zgjeruar edhe hapsirën gjeografike të besimit të tyre sellenik (hënor).
Për të ndërtuar historinë e lashtë të paraardhësve të popullit tonë, domosdoshmërisht duhet të studiohen edhe gjurmët që lanë ata në toponime, mite dhe gjuhë, në vëndet ku emigruan. Kjo metodë plotësoi shumë studime mbi lashtësinë, për faktin se shumë gjurmë të tyre, kanë mbijetuar në vëndet ku kaloi apo sundoi raca pellazgjike. Studiuesi i besimit të lashtë G.Dumezil, pohon se “Pjesa më e madhe e figurave të panjohura të rrjeshtuara nga Wissowa, gjetën shpjegim të kënaqshëm dhe përputhen harmonikisht me të dhënat e dokumenteve, të sjella nëpërmjet paraleleve me popujt e tjerë indo-europian” (45) Duke ndjekur ngjashmëritë në mitet dhe ritet, në Europën veriore (galo-keltët, iberët etj), në Azinë e Vogël (frigët, shumerët, hititët, hurritët, skithet, etj) në Afrikën veriore dhe deri në Azinë e largët, zbulohet edhe rruga dhe koha e lëvizjeve të fiseve pellazge.

Pllakë e Perëndisë Horus (Musée du Louvre | Paris www.louvre.fr/oeuvre-notices/la-stele-du-roi-serpent.

Kjo pllakë guri e gdhëndur, gjëndej brënda varrit të mbretit të dinastisë së parë «Thinite», Horusit (afersisht 3040-3020 pk). Në këtë monument të lashtë, në kompleksin egjiptian të Abydos, paraqet një shqiponjë, një gjarpër dhe tre vija paralele në formën e kolonave. Edhe në hieroglifet që pasqyrojnë emrin e tij, kemi figurën e shqiponjës, gjarpërit dhe tre vijat paralele, që i gjejmë si tre simbole të Dhemitres zanafillore, që dëshmojnë vijëmsinë e të njejtit besim sellenik të pellazgeve dhe të shqiponjës me një kokë, në Egjipt. Ky fakt dëshmon edhe vjetërsinë e besimit të Dodonës, krahasuar me atë egjiptian.
Në pllakën mortore të Horusit, këto simbole i përkasin tashmë një figure mashkullore, që dëshmon rritjen e rolit të figurës së burrit, jo vetëm si pushtet tokësor, por edhe atij shpirtëror.

Horusi, i mbiquajtur Perëndia shqiponjë (Ḥr), ishte mbret i dinastisë së parë arkaike. Kulti i tij nderohej veçanrisht në qytetin e lashtë Nekhen, që në gjuhën kopte përkthehej “qyteti i shqiponjave”. (Nekhen-wikipedia) Sipas miteve, Horusi është një shqiponjë hyjnore (emërtim që e mbajti edhe Pirro Burri dhe shumë të tjerë), bir i Osirisit (Perëndia diellore) dhe Isisit (Perëndi hënore) dhe syri i tij i majtë ishte hëna dhe i djathti – dielli. Pikërisht syrin e majtë-të hënës- egjiptianët do ta mbajnë si nuskë mbrojtëse, sepse mendonin se kishte fuqi magjike. Ajo që të bije në sy është bashk-vendosja tek një njeri, i dy kulteve: atij diellor dhe hënor. Në foton më poshtë, keto dy kulte jepen me dy kokat dhe këmbë të shqiponjës, në trupin e njëriut.

Koka e një sepate, Kompleksi i Bactria-Margiana, fundi i mijëvjeçarit III- fillimi i mijevj.II pk-Metropolitan Museum of Art- fr.wikipedia.org/wiki/Abaris_le_Scythe) Domethënia e mitit të shprehur në këtë dorezë dhe drejtimi në anë të kunderta e dy kokave, do të trajtohet në një material tjetër.
Siç vihet re nga miti, “Shqiponja” (e personifikuar nga Horosi) paraqitet si fëmijë e Perendise-Diell dhe Hënë, që në mitologjinë e herëshme pellazge, ishte nëna e tyre. Ky mit është përshtatur për dinastitë faraonike tokësore, me qëllimin e afrimit të tyre, si bij të drejtpërdrejtë të Krijueses – Dritës hyjnore. Marrja e simboleve kultike të figurës femërore (Krijueses) nga ana e figurës mashkullore – Faraonit, nuk do të thotë se në besimin sellenik (të emërtuar “hellenik” më vonë) nuk kishte më vend për hyjnesha gra. Kjo dëshmohet nga vëndi i rëndësishëm që zinte Perëndesha hënore Isis në Egjiptin e lashtë, me Hënën e plotë mbi kokën e saj (dhe jo Dielli, siç shprehen disa studiues) pohuar edhe nga Plutarku: “ ndërmjet statujave të saj me brirë, janë ato me Hënën e re”. Siç vëren edhe Wilkinson Richard H. :“Isis u bë një nga Perënditë më të rëndësishme në Egjipt” (Wilkinson 2003, pp. 51, 146–149) – Wilkinson, Richard H. (2003). The Complete Gods and Goddesses of Ancient Egypt. Thames & Hudson. ISBN 0-500-05120-8. ) (46)

Perëndesha Isis, (www.romanoimpero.com/…/il-culto-di-opi.html). dhe Kleopatra e Egjiptit me krahët e shqiponjës mbi kokë. (Ancient Egyptian religion – Wikipedia)

Xh.Katapano pohon se “is” në hebraisht ka kuptimin e “Dritës së Parë” (47) Hëna e plotë, brirët e kaut (simbol i Hënës) dhe krahët e shqiponjës, dëshmojnë se ishte një Perëndeshë hënore, sikurse edhe të gjithë perënditë e lashta të mëvonshme mashkullore, përfshirë dhe Horusin, fakt që pohon edhe një herë se, besimi hënor (sellenik) ishte shumë më i hershëm se sa ay diellor.
Simbolet kultike dhe skeleti mitik i ngjashëm, që vërejmë në të gjithë hapsirën euro-afro-aziatike, dëshmojnë jo për kryqëzimin (sinkretizmin) e besimeve të ndryshme, siç lexojmë sot në librat historik, por për shkallë të ndryshme të zhvillimit në kohë, të të njejtit besim pellazg, elementët e të cilit janë marrë dhe dhënë ndërmjet popujve të së njejtës racë (drejtuese-ushtarake). Herodoti (484 – 425 pk), gjithashtu e pohon qënien e të njejtit besim në Egjipt dhe gadishullin Ilirik. Duke folur për hyjnit e egjiptianeve, ai shkruan : « Nuk kam sigurisht qëllim të tregoj gjithë sa dëgjova për hyjnitë e tyre, përveç emrave të vet, se mendoj që të tërë njerëzit të njejtat (gjëra) besojnë për hyjnitë » (48) Ky fakt vërtetohet me njohjen e hartës gjeografike të përhapjes së fiseve dhe grupeve luftarake Pellazgo-Ilire të kësaj periudhe. Gjithashtu nuk mund të mohojmë pasurimin e skeletit të besimit hënor pellazgjik dhe atij diellor të mëvonshëm, me mite dhe emërtime të ndikuara nga ngjarjet dhe personat historikë (që u quajtën Perëndi, Profetë apo reformatorë të besimit) me elemente të kulturës së hapsirës euro-afro-aziatike.
Simboli i shqiponjës, që në hieroglife emërtonte Horusin, do të jetë emri i parë (faraonët emërtoheshin me disa emra, njër pas tjetrit) në emërtimin e Faraonëve egjiptian si, Kheops, Toutankhamon, Amenhotepin e III etj.(Horus-wikipedia)
Shumë vënde dhe figura historike u mbiquajtën me emrin e shqiponjës, për të dëshmuar natyrën hyjnore të tyre, por Shqiponja, simbol i Krijueses-Dritës hyjnore, mbijetoi në vijëmsi dhe në të gjitha format e shprehjes së saj (komb, gjuhë, vend, traditën kulturore, flamur etj) vetëm tek arbëreshët dhe shqipetarët, që dëshmon përkatësinë e tyre prej Pellazgëve hyjnorë.
Egjipti i lashtë, është vendi ku iliro-pellazgët sundues, kryen “reformën” e parë të besimit të tyre hënor – sellenizmit.
Kur flasim për besimin e Egjiptit të Lashtë, duhet të kemi parasysh dy faktorë: 1) Besimi ishte në “pronësi” të familjes mbretërore, udhëheqësve të lartë fetare e ushtarak dhe drejtonte jetën civile dhe shpirtërore të popullit. 2) Përfaqësuesit më në zë të Lashtësisë egjiptiane, ishin të huaj, me origjinë pellazgjike, e shprehur në mitet, ritet, kultet, toponimet, gjuhësinë, emërtimet dhe biografinë e tyre e dëshmuar në studime të shumta, sidomos ato shqipetare. Studiuesit shqipetarë, po japin një ndihmesë të paçmueshme, duke zbuluar fijet lidhëse të periudhave dhe zhvillimimeve të shoqërisë njerëzore, të errëta deri më sot.
Siç pamë edhe më lart, Horusi-Perëndi dhe mbret tokësor, mbante në emërtim, kultin e shqiponjës, gjarpërit dhe tre vijave paralele të besimit hënor pellazgjik.

Statuja e Horusit nën kultin e shqiponjës, përpara tempullit Edfou (wikipedia-Images correspondant à dieu Aton) dhe vijimi i mitit të luftës kundër gjarpërit, në Egjiptin e lashtë. (Images correspondant à d’Amenemhat Ier)
Në Afrikën Veriore, ngritën qytetrime të zhvilluara edhe shumë mbretër të tjerë pellazgë, origjina e të cilëve nuk përmëndet nga historiografija botërore. Sot, si një nga Faraonët më të famshëm (ndoshta pse lidhej edhe me emrin e nipit të tij, Merenptah– Mojsiut, krijuesit të besimit të krishter) njihet Ramsesi i II(1304 -1213 pk) i mbiquajtur Ramsesi i Madh. Xh.Katapano vëren se ai mbante emërtimin “Larte” që ishte karakteristik për mbretërit etruske, fakt që dëshmon origjinen etrusko/trojane të Ramsesit II dhe të Mojsiut. (49) Ramsesi i II është pasardhës i një vargu të gjatë faraonësh të racës së tij, përfaqësuesit më të rëndësishëm të të cilëve, i gjejmë në Dinastinë e 12-të (1983 – 1778 pk).
Po ç’lidhje ka Dinastia e famëshme në Egjiptin e lashtë, me simbolin e shqiponjës në flamurin dhe traditën e shqiptarëve?
Kjo Dinasti është pjesa e “humbur” apo “e zhdukur” e Historisë mijëravjeçare e Kombit të Titanëve pellazgë, por edhe e origjinës sonë, “e varrosur” nga Historiografia e shk19-të. Kjo periudhë zë fill me bashkimin e Egjiptit dhe mbretërimin e Faraonit, Amenemhat I-rë (1983 – 1953 pk) një administrator, ndërtues dhe luftëtar i shquar, që pranoi i pari bashk-administrimin me djalin e tij, Sessostri I-rë duke krijuar një Perandori të papushtueshme, të begatë dhe të lulëzuar. E gjithë dinastia e tij, që vijoi ndër shekuj, si emër të parë mbante figurën e Shqiponjës hyjnore, kultit hënor dodonas (Horusin).
Diodori (Diodore de Sicile – shk I pk) i sjellë nga studiuesi Niko Stillo (“Etruskishte Toskerishte”), në “Bibliotekën e tij historike” përmend faktin se: “Në vitet e vjetra, mbretërit e Azisë ishin vendës, por nuk kujtohet asnjë veprim i tyre i çmuar dhe as ndonjë emër konkret. I pari mbret që arriti gjer tek ne, në histori dhe kujtesë ishte Ninoja, mbreti i asirëve i cili nënshtroi: Egjiptin, Fenikinë, Sirinë Koile, Kilikinë, Pamfilinë e Likinë, madje Karian si dhe Lidinë, vuri nën skeptrin e vet dhe Troadën e Fringjinë në Helespont dhe Propontiden Bitininë e Kapadokinë, si dhe kombet barbare që banonin në brigjet e Detit të Zi gjer te lumi Tanai (Don)”(50) Ky Mbret-luftëtar, që për madheshtinë e Perandorisë (euro-afro-aziatike) që krijoi, vendosjes së ligjeve, sundimit por edhe të demokracisë së nënshtetasve të lirë, ndërtimin e tempujve si bosht i qyteteve të shumtë që ngriti, zhvillimin e bujqësisë, veprave ujitëse, urave etj, dhe sidomos administrimin e mënçur që vendosi, ju dha vendi i Kryeperëndisë. Miti i tij pas vdekjes, pushtoi hapsira shumë më të mëdha se sa kur qe gjallë i zoti.
Ky Mbret tokësor, nën emrin e Ninos, mbretit të asirëve, të Sessostri I-rë në Egjipt, Sheshoosit tek pellazgo-ilirët, Tinia tek etruskët, Minosi dhe Heleni në Mikenë, Di-as apo Zeusit mbi Olimp, Dionisit në mite, (dhe shumë emrave të tjerë) sundoi në toke e në qiell, nën hijen e Shqiponjës të trashëguar nga Ati (apo eterit, brez pas brezi) të besimit hënor të vendit të tij të origjinës- Dodonës thesprote në Çamëri. Në Dhjatën e Vjetër, Heroin dhe Mbretin e racës arbërore, më i famshëmi i Historisë njerëzore, është emërtuar Noe (51)
Kush më shumë se Kombi ynë duhet ta çvarrosë këtë Dinasti pellazge, duke lidhur fijet e këputura nga koha dhe ideollogjia? Jo thjesht për të zbuluar origjinën e simbolit të flamurit dhe të emrit tonë kombëtar, por edhe për të përmbysur dogmat e Historiografisë për ardhjen e fiseve “indo-europiane”, “ndikimit” oriental të besimit apo përhapjen e besimit “hellenik” (“sellenizmit”) nga Aleksandri i Madh.
Aleksandri i Madh e ripërtëriti besimin dodonas në fushatat e tij, duke shpallur edhe veten “bir” të familjes hyjnore. Ai ndoqi në gjithshka, shëmbullin e paraardhësit të tij pellazgo-ilir, Sessostrit të I-rë dhe të qytete-shteteve që u krijuan nga ushtarët e tij, të cilët përhapën kudo ku shkelën, (Afrikë -Azi dhe Europë) qytetrimin ilirik. Studimi shkencor i Niko Stillos “Etruskishte Toskërishte” zbulon me hollësi historinë tokësore dhe qiellore, të Hyjnive arbër, të Olimpit homerik.

Obelisku i Sessostrit të I (1962 pk) në Eliopoli (Eliopoli – Wikipedia (it.wikipedia.org/wiki/Eliopoli ) dhe Skulptura e Faraonit Sessostri I (Antico Egitto-wikipedia)
Lartesimi i kultit Diellor-shprehje e forcës së pushtetit tokësor Për studiuesit e sotëm të besimit, figura më e rëndësishme në historinë mijëravjeçare të Egjiptit të lashtë, që i dha vëndin e Krijuesit – Diellit dhe vetes – Profet të tij, ka qenë Amenhotepi i IV, Faraonit i dhjetë i dinastisë së 18 (sundoi më1355-1338 pk).

Faraoni Akhenaton «heretiku» në të djathtë Akhenaton dhe familja e tij duke adhuruar Perëndinë Aton (Ancient Egyptian religion -Wikipedia, the free encyclopedia)
Faraoni Amenhotepi i IV, i vetëquajtur Akhénaton, pranohet si “reformator i parë i besimit” dhe “krijuesi i besimit monoteist” sepse vendosi besimin Diellor (Aton) si kultin e vetëm shtetëror. Bashkë me kryeqytetin, ai ndryshoi edhe të gjithë administratën e tij, ku vendosi ata që kishin përqafuar besimin e ri.
Në besimin hënor (sellenizmin) që përfaqësonte “matriarkatin”, figura qëndrore e gruas (Diona në Dodone dhe Isisi egjiptiane), në periudhat e mëvonshme mitike, u zëvëndësua nga ajo e mashkullit (Zeusi në gadishullin Ilirik dhe Osirisi, në Egjipt,) që përfaqësonin “patriarkatin”, duke marrë edhe simbolet e saj më të rëndësishme si shqiponjën, demin, gjarpërin, etj. Edhe nën mbretërimin e babait të tij, Amenhotepin e III (sundoi 1391-1353pk). (52) kishte filluar ngritja e simbolit diellor. Por, Faraoni Akhenaton e mohoi dhe e luftoi besimin tradicional hënor, të cilin themeluesi i shkencës krahasuese të miteve, Max Myler (Max Müller 1823-1900) e quan “ hénothéisme “. (hénothéisme -Wikipedia)
Krijimi i perandorive, të mëdha gjeografike të Faraoneve egjiptian dhe hyjnizimi i figurës së sunduesit mashkull, të fortë ushtarakisht dhe me pushtet të pakufizuar administrativ e sidomos zhvillimi i madh i shkencës së lashtë, nxorri në plan të parë rëndësinë e njeriut të ditur – të llogjikës – si mjet pushteti. Filozofi më i madh romak, Plutarku ( viti 46 pk- 125 ) pohonte se: “Njeriu përbehej nga tre pjesë: trupi (soma) shpirti (psyche) dhe llogjika (nous). Shpirti i njerëzve të drejtë, pastrohej në Hënë, trupi i kthehej Tokës ndërsa llogjika (shkonte drejt) Diellit” (53)
M.Eliade shprehet se “për orfikët (Dielli) është inteligjenca botërore. Macrobio, ia dedikon kultit diellor të gjithë teologjinë dhe i paralelizon me Diellin: Apollon, Liber-Dionysos, Marte, Mercurio, Esculapio, Ercole, Serapide, Osiride, Horus, Adone, Nemesi, Pan, Saturno, Adad e deri Jupiterin” (54) Le të kujtojmë se, që nga shkolla e Thotit në Egjiptin prehistorik dhe deri tek ajo e arbërit, Gjergj Xhemisto Pletones (1355-1452), në Mistra të gadishullit Ilirik, ku mësohesh shkenca e lashtë “që synonte mbruajtjen e njeriut të fortë e të përkryer ; të fuqishëm në trup e mendje” (55), mësimi ishte i rezervuar vetëm për “udhëheqësit” e ardhshëm. Njohja e vlerës së “llogjikës” (dijes), rrjedhojë e zhvillimit të shoqërisë njerëzore, nxiti ndryshimin edhe në kulte, të cilat në lashtësi ishin të detyrueshme sikurse “Kushtetuta” e ditëve të sotme. Baza e mësimeve të Shkollave të Misterit, qe studimi i ekujlibrave, që e gjejmë edhe në komentet që janë bërë për dy kokat e shqiponjës, si psh femër-mashkull, lindje-perëndim dhe gjithçka që u nda, është e kundërt apo e dyzuar. Këto çfaqje binjake e ndanin shoqerinë në dy klasa themelore: atë femërore, që duke qënë më e fuqishme, zhvillojnë ndjenjat dhe klasën tjetër ku rryma mashkullore përforcon cilesitë mendore. (56) Edhe sot qarkullon idea se meshkujt janë më të zgjuar se femrat, pasojë e ideollogjisë mijeravjeçare e pushtetit administrativ në Lashtësi. Përdorimi i këtij ekujlibri apo dualizmi, sipas M.Eliade buronte nga traditat e lashta të Hellenëve (Pellazgëve – shën im) dhe njihej edhe nga Platoni (57)
Përfaqësuesi më i madh i këtij ekujlibri, ishte ai midis Hënës dhe Diellit, (dy planetet më të mëdha që shihen nga Toka) e shprehur në simbolin kultik, të dy kokave të shqiponjës. Për të kuptuar zhvillimin e besimit tek njeriu para-historik, shumë studiues kanë gjurmuar besimet e fiseve apo popullsive të sotme, që jetojnë të mënjanuar nga bota moderne. Mircea Elade dëshmon se, në fiset afrikane, simboli i Hënës përfaqësonte matriarkatin ndërsa i Diellit patriarkatin: “Festa e Hënës së re ndiqej vetëm nga gratë, kurse festa e Diellit festohej vetëm nga burrat. (58)
Vendosja e pushtetit patriarkal në besimin e Egjiptit të lashtë, pasqyrohet qartësisht në ndryshimin e emërtimit të Krijuesit e zbërthyer nëpërmjet gjuhës arbërishte nga Xhuzepe Katapano (“Thoti fliste shqip”): nga Amon (A-m-on=at+nënë+jonë), në Aton (At-on= at+ynë) (59)
Siç vërehet, është mënjanuar figura femërore që mbisundonte në besimin hënor. Perëndinë Diell-Aton, që deri në atë kohë paraqitej vetëm si hieroglif me kuptimin “dritë”, Akhenatoni e paraqiti si emër të një faraoni. Ai ngriti kultin e Diellit mbi kultet e tjera dhe ndërtoi tempullin Aton në një qytet të ri Akhétaton (Tell-er-Amarna). Nga emri i tij, u hoq emri i Horusit dhe figura e shqiponjës (përfaqësuese e besimit hënor) dhe mbeti vetëm i Perëndisë “Ra” që përfaqësonte Dritën hyjnore.
Reforma e tij, kundër Perëndisë Amon, nuk pati sukses dhe mbas vdekjes së tij, vijuan të adhuroheshin perënditë tradicionale. Megjithëse revolta e Akhenatonit dështoi, ajo gjeti vijues të tjerë në shekujt e mëvonshëm, tashme jo në Egjypt, por në Azinë e Afërme (Mithra), në Gadishullin Ilirik (Apolloni) dhe sidomos në Perandorinë romake, me triumfin e “Diellit fitimtar!”( Sol-Invictus).
Sipas studiuesve, Perset dhe Epirotët ishin të parët që e përdorën, si simbol ushtarak dhe më vonë u bënë emblema të Egjiptit, Perandorise romake dhe të perandorëve të Lindjes dhe Perëndimit.(60)
Sot në përgjithësi, mendohet se kulti i Diellit ishte kryesor dhe më i përhapuri në botë. Në fakt, eruditi gjerman i shk19, Adolf Bastian (1826 –1905,) vërejti se ky kult ishte i përhapur në hapësira shumë të kufizuara të botës, si në Egjipt, në Azi dhe në Europe, vetëm tek disa popujt, me një zhvillim të lartë në lashtësi. (61) Ai u përhap dhe u bë kult shtetëror nga mbretër që përfaqësonin pushtetin ushtarak.

Shqiponja hitite (J.Brahaj “Flamuri i Kombit Shqiptar”)

Pikërisht në Azinë e Vogël gjejmë në zbulimet arkeologjike, shqiponjën tashmë me dy koka, shprehje e bashkjetesës së dy kulteve: atij hënor dhe diellor. Shqiponja me dy kokë e zbuluar në Azinë e vogël, sipas studiuesve i përket kulturës së popujve Hititë. Gjithashtu dëshmohet se qytetrimi i tyre kishte patur ndikim të madh nga qytetrimi i mëparshëm i popujve Hurritë (Mesopotami, mijëvjeçari 3 pk). Në ikonografinë e huriteve, Hëna dhe Dielli paraqiten dëndur të binjakëzuar. Hurritët udhëhiqeshin nga një kastë aristokratike luftëtarësh (62) dhe figura qëndrore e besimit të tyre ishte Perëndia e luftës.(63)
Studiuesi Trevor Bryce në librin e tij “The Kingdom of the Hittitës”, (Oxford 1998) duke ju referuar emrave të mbretërve hititë veren “se ata kanë prapashtese -ili, mënyrë e cila i identifikonte ata me yllin… Përveç ilireve dhe hititëve, nuk ka asnjë popull tjetër në Azi apo Evrope, që të përdorë prapashtesën-ili pas emrit të një mbreti. Mes gjuhëve semitike, prapashtesa-ili, tregon thjesht Zotin.” Hititët dhe iliret kishin të njëjtën kulturë e qytetërim dhe të njëjtën gjuhe. (64)
Edhe Arif Mati e pohon këtë fakt: “Prijësit Hititë nga ana etnike ishin të përafërt me trojanët, thrakasit ose frigjanët dmth një popull pellazg. Popull i famshëm “i malësorëve me kokë të rrumbullakët“ të cilët kanë shkelur tokën e Lindjes së Mesme rreth viteve 4000” (65)
Pra koha dhe vëndi ku u zbulua shqiponja me dy kokë, lidhet me fiset pellazgo-ilire që nuk e braktisën kurrë besimin hënor, por pranuan ekujlibrin e dy kulteve, nëpërmjet dy kokave të shqiponjës hyjnore. M.Eliade pohon se, filozofija mistike e indjanëve nuk trajton supremacinë e Hënës apo të Diellit, përkundrazi përpiqet t’i baras-vendosë, sepse kjo formulë (Hëna-Diell), vinte që nga periudha primitive, si shprehje e ripërtëritjes (66) Ky fakt i sjellë nga M.Eliade është një “gjurmë” historike e ndikimit të besimit pellazg, të pushtuesve të parë të Gadishullit Indjan, dhe nuk njihet ndonjë dëshmi që të flasë për të kundërtën (tezën për fiset indo-europiane, shumë studiues e kanë venë në dyshim – A.Mati (67)
Fakti, që pas rënjes së mbretërisë hitite (1180 pk) e deri në periudhën e Perandorisë romake nuk është gjendur asnjë gjurmë e shqiponjës me dy kokë, (68) dëshmon se në Azi, ky simbol nuk ishte vëndës, por kalimtar, i sjellë nga fise luftëtarësh pellazgo-ilir, gjatë pushtimeve të tyre në këtë trevë.

Shqiponja dykrenore ka qenë emblemë e Dyerve fisnike të Gropajve, Muzakajve, Aranitëve, Kastriotëve, dhe shqiponja me një kokë, e Zakariajve dhe Buzëzezëve (69)
Shqiponja dy krenore e Perandorëve arbër Paleologë, në Stamboll (Photo © Pythacli) dhe pllakë memoriale për dy kapitenë stradiotë shqipetarë, Don Nicolo dhe Angelo Maipesi. © Napoli.
Përfundimi i tretë: Besimi pellazg hënor u përhap në të gjitha vëndet, që pushtuan dhe sunduan, mbretërit Heronj dhe Profetë të origjinës ilirike: në Europë, Afrikën veriore, Azinë e vogël e deri në Azinë e largët. Ky besim pësoi ndryshime në mite, duke u dhënë rolin kryesor Perëndive meshkuj dhe kulteve të tyre. Kjo dukuri pasqyroi kalimin drejt shoqërisë patriarkale me administrata të fuqishme politike dhe ushtarake, të drejtuara nga mbreti – diell, simbol i dijes, i pushtetit dhe i ligjit. Besimi diellor vendosi në plan të parë forcën e pushtetit, të krahasuar me forcën e ndriçimit diellor.
Një nga dukuritë e rëndësishme në mitet, pohon Mircea Elade, është ay i “heronjve diellore”, sidomos tek blegtorët nomade, fise nga dolën në shekujt e mëvonshëm të ashtuquajtura nacione “që bejnë historinë”…dukuri sidomos e shteteve indo-europiane. (70) Kështu shqiponjës që përfaqësonte Krijuesin – “Dritën hyjnore”, ju shtua krahas kokës së parë “dritës hënore” edhe një kokë e dytë “drita diellore” (një ekujlibër i pranuar me vështirësi dhe nganjëherë edhe me luftë). Prandaj nuk janë të rralla pamjet me tre kurora mbi kokën e shqiponjës dy krenore: dy të vogla, mbi sejcilën kokë dhe një e madhe në mes, që perfaqëson Krijuesen/Dritën hyjnore.
Kjo ka qenë “reforma” e parë e besimit pellaz, shumë kohë përpara se të ndodhte “reforma” e dytë, që shënoi fillimin e një lufte fetare dhe administrative (që zgjati me shekuj), kundër besimit 50 mijë vjeçar të Pellazgëve hyjnorë dhe solli lindjen e Krishtërimit. Besimi i ri, zëvëndësoi kultin zanafillor të Hënës dhe jetë-shkurtër të Diellit, me kultin e Njeriut tokësor dhe hyjnor, të lidhur me Krijuesin.
°°°
Në këtë material, kam hedhur vetëm disa vija për të skicuar HISTORINË 50 mijë-vjeçare të besimit zanafillor të Pellazgo-ilirëve, e simbolizuar me figurën e SHQIPONJËS dhe Rrezes (Yllit). Njohja e besimit pellazg “sellenizmit”, pohon faktin se ay ka qenë besim monoteist, që ka njohur vetëm një Krijues- Dritën hyjnore.
Pellazgo-ilirët të cilët e krijuan këtë besim, kanë përdorur simbolin e Shqiponjës, të Yllit (Illi-në dialektin çam) dhe të Tokës (Arë), në gjithshka që ka patur të bejë me jetën e tyre: emërtimin e vëndit, gjuhës, vetes, toponimeve, simboleve kombëtare etj. Ata e kanë gdhëndur shqiponjën në gur dhe e kanë kënduar në këngë, duke ju dëshmuar fiseve të tjera, lidhjen që kishin me KRIJUESIN dhe duke e quajtur veten – BIJ TË TIJ HYJNORË.

Flamuri shqiptar në Hënë, gjatë misionit Apollo 14 (1971) vendosur nga astronauti i NASA-s me origjinë shqiptare, Alan Shepard.

– FUND – 

________________
Burimet:
1- Mircea Eliade. « Trattato di storia dele religioni »,1976 Editore Boringhieri, Torino – www.paxpleroma.it/…/Trattato_Storia_Delle_Religioni_Mircea_Eliade.pdf
2- www.lagrottadeicervi.it/arte-religione-e-magia/
3- po aty
4- f315,316 Martin Bernal « Athina e zezë » Shtëpia botuese 55, Tiranë 2009
5- f21 “Mësimet e Ptahhotepit – Libri më i lashtë i botës” Logoreci, 2006
6- f81 Xhuzepe Katapano, „Thot-i Fliste Shqip“ Botimet enciklopedike, Tiranë, 2007
7- f391 Spiro Konda, “Shqiptarët dhe problemi pellazgjik”, UEGEN Tiranë 2011
8- E.Jacques “Shqiptarët” f80 marrë nga f42 Rasim Bedo Dodona
9- Adem Demaçi: Filozofia e Jetës (II) “Kush është Zoti”? – Pashtriku.org, 04. 02. 2013
10- f20 Mehdi Frashëri “Historia e lashtë e Shqipërisë dhe e Shqiptarëve”, Plejad 2012
11- f92 Dhimitër Pilika “Pellazgët origjina jonë e mohuar” Botimet enciklopedike, Tiranë 2005
12- f20 Mark Tirta, «Mitollogjia ndër shqiptarë»
13- f52, George G. M. James “Trashëgimi e vjedhur” Plejad, Tiranë, 2009
14- f63 Spiro Konda, “Shqiptarët dhe Problemi Pellazgjik”, UEGEN,Tiranë, 2011
15- f8 Xhuzepe Katapano (po aty)
16- Maksim Zotaj ,“Origjina dhe simbolet e flamurit shqiptar!” Metropol, 24-01- 2008
17- Shefki Ollomani “Maqedonët dhe Maqedonia Antike” www.ina-online.net/opinione/8965.txt‎
18- Albert Hitoaliaj – Marrë nga sa-kra.ch MNVR | Shqiponja me dy kokë, simboli ynë, më i lashti i botës www.mnvr.org ›
19- f22, Jaho Brahaj „Flamuri i Kombit Shqiptar“, Tiranë 2007
20- f11 Marija Gimbutas “Il linguaggio della Dea” Venexia, Roma,2008
21- Prof.dr.Shaban Sinani “Si u bënë Albanet – Shqiptarë”,Tiranë, 02. 03. 2010 groups.yahoo.com/group/cameria/message/9409‎
22- f33 Jaho Brahaj (po aty)
23-f60 Rasim Bedo, « Dodona Tempulli i lashtë i Shqipërisë » botim i Sh.K. “Bilal Xhaferi”, Tiranë 2007
24- f42 ,43 Dhimitër Pilika “Pellazgët, origjina e jonë e mohuar” Botimet enciklopedike, Tiranë 2005)
25- http://www.miti3000
26- Mitologia greca e latina, Eos, Epafo, Epeo mitologia.dossier.net/eos.html
27-f59 Georgez Dumézil “La religione romana arcaika Miti,leggende, realta”,BUR Saggi, 2011
28- it.wikipedia.org/wiki/Titanomachia
29184, Xhuzepe Katapano (po aty)
30- f35 Vasil S. Tole« Pse qajnë kuajt e Akilit? »Mediaprint ,2011
31- f174 Xhuzepe Katapano (po aty)
32- Albert Hitoaliaj – Marrë nga sa-kra.ch MNVR | Shqiponja me dy kokë, simboli ynë, më i lashti i botës www.mnvr.org ›
33- https://it.wikipedia.org/wiki/Aquila‎
34- f86 Marin Barleti «Rrethimi i Shkodrës» Shtëpia Botuese Naim Frashëri, Tiranë, 1982
35- f316 Marija Gimbutas “Il linguaggio della Dea” Venexia, Roma,2008
36- www.paxpleroma.it/…/Trattato_Storia_Delle_Religioni_Mircea_Eliade.pdf
37- f23 Jaho Brahaj “Flamuri i Kombit Shqiptar”2007
38- f13 Jaho Braho (po aty)
39- f111 www.paxpleroma.it/…/Trattato_Storia_Delle_Religioni_Mircea_Eliade.pdf
40- f10 JahoBrahaj (po aty)
41- f92 Dhimitër Pilika “Pellazgët origjina jonë e mohuar” Botimet enciklopedike, Tiranë 2005)
42- f87-88 Xhuzepe Katapano (po aty)
43- f178 Aristidh Kola “Gjuha e Perëndive” marrë tek “Albanohellenica nr.2” 2000-2001
44- f89 Dhimitër Pilika “Pellazget origjina jone e mohuar” Botimet enciklopedike , Tiranë 2005
45- f57 Georges Dumézil “La religione romana arcaica – Miti, leggende, realta” BUR Saggi 2011
46- Ancient Egyptian religion- Wikipedia
47- f186 Xhuzepe Katapano (po aty)
48- f77 Niko Stillo “Etruskishte Toskërishte”
49- f194 Xhuzepe Katapano (po aty)
50- f294-297 Niko Stillo (po aty)
51- f286 Niko Stillo (po aty)
52- Nicolas Grimal, Histoire de l’Égypte ancienne, p. 272 –Aton, wikipedia
53- f132 www.paxpleroma.it/…/Trattato_Storia_Delle_Religioni_Mircea_Eliade.pdf
54- f115,116 Mircea Eliade (po aty)
55- f114-15 Xhuzepe Katapano (po aty)
56- Le scuole dei misteri e lo Spirito di emulazione – Insegnamenti … www.rosacroceoggi.org/…/07rays.lescuoledeimist
57- f133 Mircea Eliade (po aty)
58- f126 Mircea Eliade (po aty)
59- f94 Xhuzepe Katapano (po aty)
60- Aigle – Au Blason des Armoirieswww.blason-armoiries.org › Héraldique › A‎
61- f97 Mircea Eliade (po aty)
62- wikipedia Hurriti
63- Zoroastrismo – Corso di Religione www.corsodireligione.it/religioni/…/zoroastr_1.ht…
64- Albert Hitoaliaj- “Shqiponja me dy koka, simboli ynë, më i lashti i botës …” – Sa-Kra www.sa-kra.ch/shqiponjasimbl2.htm‎
65- f.277 A.M. “Mikenët=Pellazg” Plejad
66- f277 “Shqipëria Odisea e pabesueshme e një populli parahelen” Plejad,2007
67- f113 Mircea Eliade (po aty)
68- Aigle listes des fichiers PDF aigle – Yo PDF www.extpdf.com/aigle-pdf.html
69- f50 Jaho Brahaj (po aty)
70- f114 Mircea Eliade (po aty)

……………………………………………

– PJESA E PARË –
FATBARDHA DEMI:

HËNA DHE DIELLI, SIMBOLE KULTIKE NË DY KOKAT E SHQIPONJËS PELLAZGE(I)
KLIKONI: https://pashtriku.org/?kat=45&shkrimi=1738

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura