Tiranë, 17 shtator 2020: [3] Qytetrimi mikenian
Sipas Enciklopedisë Treccani, ky emërtim i është vënë nga emri i qytetit të lashtë «grek» në Peloponez, i cili pati, gjatë shk.15 -12 p.e.r., shkëlqimin më të madh të «qytetrimit mikenian» (41) Ky qytetrim u lidh me zbulimet e pallateve madhështore në ishullin e Kretës dhe u njoh si qytetrimi më famshëm i Lashtësisë. Sipas studiuesit të gjuhës «indoeuropiane», Francisco Villar «Ishte ardhja e Grekëve-Indoeuropianë që zhvilluan në Greqi atë që ne e përcaktojmë si Qytetrim mikenian». (42)
Por studiuesi i mitollogjisë së lashtë, Francis Vian, vëren se: Do të ishte më e drejtë të flitej për qytetrim «akejas » që të zëvëndësonte mbiemrin «mikenas» i cili ka vlerë gjeografike.(41) Ky emër dhe ky qytetrim janë fabrikuar fund e krye nga arkeologët modern, veçanërisht nga Heinrich Schliemann, vëren Dr.Arif Mati (Mikenët=Pellazg), pra është krejtësisht i parregullt. (…) Nga zbulimi i tabelave prej argjili në Pilos (v.1250 p.e.r.) me një shkrim të mbiquajtur Lineari B, që u dëshifrua nga Michael Ventris dhe më vonë John Chadwick, u nxorr hipoteza se ishte një formë e «greqishtes arkaike» që përdorte gërmat e alfabetit kretas (Linearin A), duke shpallur se bëhej fjalë për gjuhën e Mikenëve, ndërkohë që Pellazgët ishin zotër të vëndit. (…) Pra si mund të trajtohet një gjuhë paragreke se është gjuhë greke, ndërkohë që grekët nuk ekzistonin? (43)
Që qytetrimi «minoik» dhe «mikenian» ka qenë i fiseve shqipfolëse e dëshmojnë edhe emërvendet. Në Kretë ndodhet një ultësirë e rrethuar prej masive malore Ida, Asteroussia dhe Dikte, e quajtur shqip Messara (mes + ara = ara/toka që ndodhej në mes [të maleve]) ku ndodhej qyteti Phaistos, banorët e të cilit morrën pjesë në Luftën e Trojës. (44)
Pra qytetrimi «minoik» dhe «mikenian» ka qenë në fakt qytetrim i fiseve që flisnin gjuhën e Shqipetaro-Arbërve të sotëm.
Gjuhëtari dhe mitollogu Niko Stillo (Etruskishte-Toskërishte) pohon se: Mikenët, apo me saktë Eneskët mikenej, flisnin gjuhën jonike dhe konkretisht dialektin çam, të shqipetarëve të Iperisë (Epirit) (45) Për rrjedhojë, Qytetrimi të cilin historia botërore e njeh si e «grekëve të lashtë», ka lulëzuar në mjedisin e fiseve më të famshme pellazge, ato Iperiote, fakt i fshirë tinëzisht nga Historia botërore.
Adamit Frasstari (Les Pelasges et leur descendants les Albanais,1902) vëren se, në kohën e qytetrimit «minoik» e «mikenian» dhe të miteve olimpike të Homerit, VËND KRYESUES dhe të dokumentuar nga autorët e lashtësisë, e zinin fiset e Epirit. Epiri, në Albaninë e jugut (Shqipërinë e lashtësisë-shën im), ishte qëndra e racës më të mirë të Pellazgëve hyjnorë të Homerit. Mollosët, Myrmidonët, Sellët apo Hellët, apo Graeci (siç i quanin romakët fiset iperiote -shën im), të mbledhur përreth oraklit të Dodonës pranë malit Tomor, janë përmëndur prej autorëve të ndryshëm, sidomos tek Iliada si ushtarë të Akilit (…).Si rrjedhojë, ishte gjuha pellazge ajo, me të cilën këndoheshin odet e Olimpit, të Orfeut, të Thamyrsëve (Çamëve-shën im) etj., gjatë festimeve të Muzave të Pierisë (Iperisë/Epirit), perëndive pagane dhe heroizmave të Herkulit. (46)
Një tjetër fakt i rëndësishëm historik, u paraqit para Akademisë Egjiptiane (1902) prej A.Frasstarit (Frashërit): «U desh të kalonin shumë shekuj luftrash dhe emigrimesh të ngadalta, që KJO RACË EPIRIOTESH ARRITI TË ASIMILOJË të gjithë popujt e tjerë TË NJË GJAKU, të Beotisë, Attikës, etj. Një orakull i ri i Dodonës u ngrit në Thesali sipas shëmbullit të atij në Epir. (…) në lartësinë e malit Orthys, Deukalioni themeloi një orakull tjetër të famshëm, tempullin e Delfit, i cili do ta zëvëndësoj emrin Pellazg me atë Hellenë». (47)
Siç u sqarua edhe më lart, emri Hellenë, shprehte besimin e fiseve autoktone, sikurse edhe ai Pellazg, prandaj nuk bëhet fjalë për « asimilim » etnik sepse të gjithë ishin « të një gjaku », por për pushtime të trevave të Europës mesdhetare dhe detyrimin e banorëve tu bindeshin ligjeve besimtare dhe civile të mbretërve Pellazgë, Iperiot apo Dardan, që sunduan në Iperi (Epir).
Që në historinë e lashtë të Iperisë ka patur edhe mbretër dardanë, e dëshmon edhe historia. Në tempullin e Delfit « hellenik » adhurohej Perëndia Apollon, i cili emërtohej « mbiverior » (prej veriu) jo vetem nga Hesiodi , Pitagora, por edhe Olini, i përmëndur nga shkruesit e vjetër si poet hymnesh për Apollonin. (48) Edhe në qytetin e famshëm të Athinës, vëren Aristidh Kola, pjesa më e madhe e fiseve, këmbëngulnin se e kishin prejardhjen nga lapët (labët), dhesprotët (çamët), molosët dhe dardanët, që njihen si fise pellazge.(49)
Në arenën historike të Gadishullit Pellazgjik, megjith «suksesin» e botimeve mbi Lashtësinë për t´i fshirë bashkësitë e mëdha fisnore Atllantido-Pellazge, faktet dëshmojnë se ishin IPERIOTËT dhe DARDANËT, faktorët kryesorë qytetrues të Euro-Afro-Azisë. «Nga të gjitha fiset që shtriheshin në lashtësi, nga Danubi deri në Azinë e Vogël (pohon studiuesja e shkrimeve pellazge-Nermin Vlora Falaski) më të zhvilluarit ishin ato që perfshiheshin në trojet nga Kosova deri në Çamëri». (50) Në kundërshtim të tezave akademike për parahistorinë, nuk ka patur asnjë kolinizim apo asimilim, etnik, gjuhësor apo qytetërues « mikenian » prej fiseve me një emërtim, larg të qënit historik, «helleno-greke» apo qytete “koloni greke”.
Emri besimtar Pellazg shpreh periudhën e matriarkatit, kur u hyjnizua Dheu , kur Atllantido-pellazget e shpallën veten «bij të Tokës». Emri besimtar Hellen, shpreh periudhën e mëvonshme të olimpikëve me mbret Deukalionin, kur u hyjnizua njeriu tokësor – Sellena, e njohur si Diona apo Menes dhe emra të tjerë. Të njejtin fakt e përmënd edhe Tuqididi se, « Para helenit Deukalion ky emër (Hellas) aspak nuk ekzistonte, popuj të tjerë veç e veç, dhe populli pellazgjik i dhanë vendit emrin e tyre në një gjerësi të madhe». (Thuqididi, lib.I, KAP.3) (51)
Por fiset autoktone, duke qënë shumë fanatik ndaj trashëgimisë së të parëve, si emërtim etnik gjithëmonë kanë privilegjuar emrin e ndërmjetësit (orakullit) më të lashtë të besimit të tyre – atë të Shqiponjës, IPE (shqipetar), i cili i shoqëroi gjatë të gjithë historisë së tyre qindramijë-vjeçare deri në ditët e sotme.
Problemi i fundit që u ngrit në « kuvendin » e Maleve ishte ay i Metodës, në trajtimin e figurave historike: Ku qëndron e VËRTETA e origjinës së Aleksandrit të Madh, sipas trashëgimisë gojore apo botimeve botërore akademike ? Për të gjukuar për këto dy burime, duhet të sqarojmë fillimisht rëndësinë e tyre …
Historiografia e lashtë – Historia e parë
Sipas Enciklopedisë Britannica, «Gjatë dhjetra-mijë vjetësh, njerëzit e kanë treguar të kaluarën pa shkrim. Historia gojore akoma është e rëndësishme në çdo kënd të Botës , e cila dëshmon se njerëzit, në mungesë të të shkruarit mund ta kenë një ndjenjë të sofistikuar historike». (52)
Në kulturat e të gjithë popujve flitet për të kaluarën, mbi bëmat e të parëve, mbi perënditë, kafshët e shenjta dhe ngjarjet natyrore dhe njerëzore, të cilat kanë lënë gjurmë të thella në kujtesën e shumë brezave. Të gjitha këto mbresa janë përcjellë gojarisht në popull, siç e përmend udhëtarja amerikane Ross Layn për tregimin e malësorit analfabet: «këtë tregim e dëgjova në Thethin e Epërm në pranverën e vitit 1921»:
«Leka i Madh ka lindur në Emadhinë e Matit. Atë kohë ka pasur dy kryeqytete të mbretërisë së bashkuar, ka qenë Pela mes Selanikut dhe Manastirit dhe Emadhia, kryeqyteti i vjetër që shtrihej në luginën që tani quhet Mat. Në Pela dhe Emadhia, Filipi II-të kishte shtëpi të mëdha (…) Por e vërteta është se, para se të lindte Leka i Madh, e ëma iku nga Pela dhe u kthye në qytetin e Emadhisë dhe Leka i Madh u lind aty (…) Ai i hipi kalit për herë të parë kur vajti në Pela (…) nga kali, Leka i Madh e pa për herë të parë të atin ».(53)
Vërtetësia e tregimit të malësorit dhe në përgjithësi, tregimi popullor, bazohet tek fakti, siç e sqaron Enciklopedia Britannica se, «të gjithë personat për të cilët flasin, kanë jetuar dhe ngjarjet e përshkruara kanë ndodhur në të kaluarën. Historianët nuk mund të thonë asgjë mbi njerëzit dhe ngjarjet, po të mos mbështeten nga të dhënat e dokumentave». (54) Por, në asnjë dokument nuk janë paraqitur faktet mbi jetën e Aleksandrit, të mbledhura nga mbresat që ka lënë tek njerëzit ku u lind, u rit e që e ndoqën deri në Indi. Ai u përshkrua në «historinë» e tyre ashtu siç ishte në jetë, pa paragjykim, shtrëmbërim apo hyjnizim, thjesht i parë nga syri njerëzor.
Se sa e vërtetë është kujtesa gojore e Kombit shqipëtar e dëshmojnë gjurmët arkeologjike dhe emërvendet në trevat e tyre. « Në verën e v.1922 ,vizitova Matin , e shoqëruar nga Annette Marquis dhe Rrok Perolli (…), pohon R.Layn. Në vëndin e qytetit Emadhia (pranë Bulqizës së sotme-shën im) hasëm në gjurmë që na u dukën me siguri të mbetura nga puna e dorës së njeriut. (…) Fshati i sotëm gjëndet në shpatin e malit ku ka qenë qyteti. Fshatarët thonë se kanali është ndërtuar nga Filipi II-të (…) fshatarët e anës së Matit shpreheshin lirshëm për «qytetin e moçëm të Emadhisë» dhe «vëndlindjen e Lekës së Madh».(55)
Për të VËRTETËN në kuvëndin e malësisë së Thethit, na ndihmon edhe Heroi i Kombit tonë – Gjergj Kastriot Skëndërbeu në letrën drejtuar Princit të Tarantos, ku me një gjuhë krenarie pohon: «Fiset tona madhështore ishin Epirotët prej të cilëve e ka origjinën Pirro (…) në se do thuash që Albania (Shqipëria) është pjesë e Maqedonisë , del se paraardhësit e tyre ishin akoma më fisnikë, të cilët nën udhëheqjen e Aleksandrit të Madh arritën deri në Indi, duke nënshtruar të gjithë ata që me vështirësi ju kundërvun». (Cf.Pompilio Rodotà Storia del rito greco in Italia, I,III,2) ( 56)
Lidhur me problemet aq të rëndësishme të qytetrimit europian, në shkrim u sollën shumë prova shkencore ( të trajtuara edhe nga studiues të tjerë, shqipetar dhe të huaj ), të cilat dëshmuan se: Historia e Lashtë e Europës mesdhetare, në botimet akademike është keqtrajtuar dhe nuk pasqyron të VËRTETËN. Me këtë mendim pajtohet edhe malësori i moshuar i Kuvëndit të Thethit, kur dëgjoi miket e huaja të tregonin se çfarë shkruanin librat mbi Aleksandrin e Madh: «Nëse zonjat amerikane duan të dinë se ç´na kanë thënë të parët tanë, që e kanë mësuar nga etërit e tyre dhe ata nga gjyshërit, do t´iu tregoj. Të gjitha këto (histori) janë shumë të moçme dhe asnjë nuk shkruhet në libër, ndaj janë të vërteta». (56)
Si përfundim
Po përmbledh disa prej devijimeve kryesore të Historisë botërore mbi Lashtësinë:
– Nuk ka patur fise «indoeuropiane”, rrjedhimisht as «Grek indoeuropian».
– Fiset Akeje, Dore dhe fiset e tjera nga të dyja palët kundërshtare që morrën pjesë në Luftën e Trojës ishin fise pellazge.
– Pushtimet e para të Lashtësisë në drejtim të Kontinenteve të Azisë së Largët dhe Egjiptit, kanë qenë të fiseve pellazge, të udhëhequra nga mbret Iperiot (Epiriot) dhe Dardan.
– Gjuha e miteve dhe e shkrimeve zanafillore, në historinë e qytetrimeve të Lashtësisë ishte e shqip-folësve Atllantido-pellazg dhe jo «proto-greke» apo e «helleno-grekëve».
I takon shkencës Albanologjike detyra, ta njohë «historinë gojore» të shqipetarëve dhe t´u ndriçojë me fakte shkencore, Institucioneve akademike botërore të VËRTETËN, se: Aleksandri i Madh nuk ishte «grek» e as «sllav» i Maqedonisë, por farë e trojeve Arbërore.
Fatbardha Demi ([email protected])
Tiranë, 10.09.2020
FUND
_____________
FATBARDHA DEMI: MISTERI dhe TERRI i emrit GREK (I)
https://pashtriku.org/?kat=45&shkrimi=10506
***
FATBARDHA DEMI: MISTERI dhe TERRI i emrit GREK (II)
https://pashtriku.org/?kat=45&shkrimi=10509
***
FATBARDHA DEMI: MISTERI dhe TERRI i emrit GREK (GJUHA SHQIPE-DËSHMI E SË VËRTETËS HISTORIKE) (II)
https://pashtriku.org/?kat=45&shkrimi=10509
***
FATBARDHA DEMI: MISTERI dhe TERRI i emrit GREK (IV)
https://pashtriku.org/?kat=45&shkrimi=10521