FATBARDHA DEMI: NEVOJA E PËRKATËSISË KOMBËTARE

(Pashtriku.org, 17. 10. 2012) – Ata që e njohin mirë racën e arbërorëve, e kuptojnë edhe arsyen e kësaj lidhjeje me vëndin e origjinës, që as shekujt dhe as kohët moderne të internetit dhe fluturimeve kozmike, nuk mundën ta këpusin. Kjo është lidhja e «Përkatësisë», «e Farës», lidhja „e Gjakut„ me „Trojet Tona“. Jo pa kuptim, shqiptarët e kanë quajtur vëndin e tyre me dy emra: «Atdhe» dhe «Mëmëdhe», pra vënd që simbolizon familjen. Lidhja me familjen, nuk është vetëm një shprehje dashurije për njerëzit e afërt, por dhe një nevojë e mbijetesës së njëriut në botën që e rrethon.
Rastësisht lexova letrën e një emigranti, ku ndër të tjera shkruhej: «Kur njëriu merr rrugën e emigracionit dhe ha bukën e huaj, nuk ka vënd për patriotizëm…». Kush mund ta kishte shkruar një frazë të tillë? Një njëri i zhgënjyer nga ajo që priste në «Botën e Lirë»? Një i stresuar nga problemet që po haste, në një ambjent të huaj dhe aspak mbështetës për të? Një njëri në depresion, që edhe nënën dhe babanë e shikon si shkaktar të udhëkryqit në të cilin ndodhet? Të gjitha së bashku e ndoshta edhe të shkaqeve të tjera, më shumë. Por, thellë në zëmër edhe ay e kupton, se dashuria për vëndlindjen, vëndin e tij me emrin e lashtë “Albani” vënd i popullsisë nga më të lashtat e Europës së sotme, është i pa shkëputur dhe do të zërë gjithmonë vënd të rëndësishëm në qënien e tij. Mjafton të dëgjosh të ndihet në ajër, vaji i këngës shumëshekullore «Moj e bukura More», dhe kudo që të ndodhemi, sytë do të na përloten dhe zëmra do të na shtrëngohet.

…………………………………………

Shqiptari i sotëm, i përhapur nëpër botë, duke dëgjuar këtë këngë, e ndjen dhe e kupton mallin dhe brengën e pa tretur të shqiptarit të shekullit XV-të, për trojet ku jetuan dhe varret e të parëve. Kishin kaluar pesë shekuj lufte të pandërprerë, të të vetmit popull që nuk u pajtua kurrë me pushtuesit osman. Më së fundi Perandoria e stërmadhe, e mbërthyer në kurthin e ngjarjeve brënda dhe jashtë saj, po çprapsej nga trevat jugore të gadishullit Ballkanik. Më 1875, në Italinë e Jugut filloi lëvizja për riatdhesimin e arbëreshëve, drejt shtetit të sapokrijuar që mori emrin «Helladë». Të parët, ishin banorët e Badesës. Me një mesazh dërguar qeverisë greke, kërkojnë kthimin në vatrat e tyre. Shëmbullin e tyre e ndoqën edhe arbëreshë të tjerë… por nuk i lejoi shteti grek. A do të kishte vallë një shtet helen pa gjakun e shqiptarëve, të derdhur për “LIRINË”? Studiuesit e atyre viteve, e vënë në dyshim. Çdo vit nëpër festa, pasardhësit e tyre, me sytë nga lindja, i drejtoheshin atdheut të tyre me këngën «O e bukura More… si të lashë e më s’të pashë !».
Ata që e njohin mirë racën e arbërorëve, e kuptojnë edhe arësyen e kësaj lidhjeje me vëndin e origjinës, që as shekujt dhe as kohët moderne të internetit dhe fluturimeve kozmike, nuk mundën ta këpusin. Kjo është lidhja e «Përkatësisë», «e Farës», lidhja „e Gjakut„ me „Trojet Tona“. Jo pa kuptim, shqiptarët e kanë quajtur vëndin e tyre me dy emra: «Atdhe» dhe «Mëmëdhe», pra vënd që simbolizon familjen. Lidhja me familjen, nuk është vetëm një shprehje dashurije për njerëzit e afërt, por dhe një nevojë e mbijetesës së njëriut në botën që e rrethon. Çdo ndjenjë njerëzore dashurie, si ajo për fëmijën, gruan apo burin, artin, natyrën, mjeshtëritë apo sportin, fillesën e ka patur tek nevoja e njeriut për t’u riprodhuar, skalitur veglat si mjet pune dhe mbrojtjeje nga reziqet, për ta shfrytëzuar natyrën si lëndën e parë për ushqim, për të njohur botën që e rethon, etj. Pra edhe dashuria për vëndlindjen është shprehje e një nevoje të përkatësisë, pronësisë dhe luftës për mbijetesë brënda një grupi njerëzish dhe ndaj një trualli, që të lashtët pellazgë e emërtonin me një fjalë kuptimplotë «E JONA». Kështu ata i thërisnin njerëzit e tyre «Fara Jonë», detin «Deti Jonë » dhe tokën “Dhemetra” dheu që ishte «Mitra» nga lindën ata: pra nga bashkimi i nënës dhe atit, që bën të mundur formimin e farës njerëzore, fëmijëve.
Prandaj arbërorët e quajne vëndin e tyre me dy emërtimet e krijuesve: Nënës dhe Atit. Kush më mirë se jetimët mund ta kuptojë mungesën e krijuesve të tij, nënës dhe babait? Edhe kur janë ritur, edhe kur kanë krijuar familjen e tyre, edhe kur i kanë të gjitha mundësitë ekonomike, ata, herë hapur, e herë thellë në shpirtin e tyre, ndjejnë se jeta e tyre nuk është e plotë pa ta. «Shqiptari – përcaktonte Mit’hat Frashëri – ka kultin e shtëpisë (vëndit të tij – shën im) dhe familjes». Kjo, sepse përkatësia ndaj një vëndi, ndaj një familjeje, ndaj „farës“ është si direku i varkës që të ndihmon, të mbështet, të ruan në dallgët e jetës , në fatkeqësitë dhe të shton forcat dhe ta bën, më të plotë e më të thellë, çdo sukses dhe lumturi të jetës.
Por emigranti ynë, nuk është shumë i bindur për këtë. „Kur s’ke para dhe lufton për të mbijetuar, s’ka fare rëndësi se nga je e ç’farë histori ke, dhe s’ka vënd fare për t’u mburur se nga je “A është paraja, gjithëshka për njeriun? Njerëzit më të famshëm, me të cilët sot bota krenohet, rrallë herë ishin nga radhët e atyre që nuk luftuan për mbijetesë. Homeri ishte një prej këngëtarëve të lashtësisë, që shiste elegjitë e tij në qoshet e gostirave të plebejve për një kafshatë bukë. Zhan Darka e famshme, la krabën e lopçares për të ngritur në luftë një komb të tërë. Servantesi, Betoveni, e shumë figura të shquara, vdiqën në mjerim. Balzaku shumë shkrime nuk i quante si „të tijat“ duke pohuar faktin se i kishte shkruar nxitimthi për nevojat e mbijetesës. Shumë piktorë, studiues, poetë, historianë, muzikantë, dhe të fushave të tjera, që sot na habisin me madhështinë e veprave të tyre dhe ideve që mbronin, kanë kaluar një jetë nga më të vështirat. Kjo histori njerëzore dëshmon se nuk është paraja, lënda që ndërton botën tonë shpirterore. Njëriu do të ishte një qënie e pavlerë, pa dashurinë dhe lidhjen me njerëzit, historinë dhe vëndin e tyre. Gjërat më të bukura në botë, u krijuan pikërisht duke u bazuar në këto dashuri.

…………………………………………….

Paraja, përfaqëson botën materiale, të gjitha të tjerat përbëjnë botën shpirtërore tonën, pa të cilën ndoshta nuk do ta kishim edhe emrin „NJERI“. A do të mund të rrisnim fëmijët tanë pa u folur për gjyshërit e tyre dhe se nga vijnë ? Si të mos i ushqejme me krenarinë për historinë e kombit të tyre, kur edhe vetë të huajt shprehen se « Nuk ka ndonjë popull modern, që në analet e tij të japë shëmbuj trimërije si ato të shqiptarëve»? (E.Reclus, Gèografie Universelle, 1875, vol I, f185)
Shumë figura të shquara të ditëve tona, që lanë emër në botë, dëshiruan t’iu prehen eshtrat në vëndlindjen e tyre si Ibrahim Kodra, Nermin Vlora Falaski… por edhe njerëzit e thjeshtë, që jeta ju ndërpe në dhe të huaj, gjetën qetësinë kur u mbuluan nga dheu „i embël si mjalti“ siç shprehej Çajupi, i vëndit të tyre. Nuk thahen lotët e çamërve, deri sa të kthehen në tokat, nga janë dëbuar me dhunë para shtatëdhjetë vjetëve. Shpresohet shumë, se me kalimin e viteve, këta çamër të viteve 40, do ta harrojnë vëndin e të pareve. Por, një vaj i përcjellë nga shekujt e largët, të para lindjes së Krishtit, nga fshatrat e Azisë së Mesme, ku burrat dhe gratë shtatëgjatë e lëkurbardhë të «Burresh-it» (fshat i burrave), pasardhës të thrako-ilirëve të ushtrisë së Aleksandrit të Madh, e bejnë të pashpresë këtë ëndër djallëzore. Këta çamë, i këndojnë edhe sot e kësaj dite, Thiamisit (Thesprotisë) vëndlindjes së tyre, dhe për afro 24 shekuj, ky mall (dhe kjo lidhje me farën e tyre) kalon gojë më gojë, si një amanet që do të vazhdojë të rrugëtojë përjetësisht. Shpesh, mendohet se përkatësia dhe atdhedashurija, janë ndjenja që u përkasin vetëm banorëve brënda kufijve administrativë. Ky është qëndrimi jo vetëm antikombëtar por edhe joreal në historinë e shoqërive të sotme. Ashtu sikurse arti, shkenca dhe çdo aktivitet i njeriut, edhe dashuria dhe kontributi ndaj kombit tënd, nuk mund të mbyllet në kafazet kufitare.
Të gjithë e dinë, se ishte diaspora shqiptare e arbëreshëve të Italisë, shqiptarëve të Turqisë, Rumanisë, Bullgarisë, Egjyptit, Amerikës dhe ajo e shteteve perëndimore europiane, që u bë faktori themelor i lëvizjes arsimore, çlirimtare dhe formuese të Shtetit Shqipëtar. Pa mëdyshje mund të themi se ishin ata, që e ngritën Shtetin Shqipëtar (1912-tës) dhe luftuan për ta mbrojtur nga zhdukja, prej synimeve shoveniste të fqinjëve. Kjo diasporë ka qënë prezente, me përpjekjet e saj për mëmëdheun, gjatë të gjithë Historisë e deri në ditët tona. Përpjekjet e tyre, sidomos gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore në ruajtjen e interesave kombëtare, fatkeqësisht nuk njihen nga shqiptarët në trevat e tyre dhe jashtë nëpër botë.
Kontributi i tyre ka qënë jo vetëm në fushën arësimore, dipllomatike dhe luftarake, por edhe ekonomike. Shumë shkolla, rrugë, godina kulti, ujësjellsa, etj., u ngritën me financimet e tyre. Biografia e Kulturës së Arbërorëve, njihet nga trashëgimia e ardhur nga veprat e diasporës. Edhe në ditët e sotme, ishin po shqiptarët e mërguar, qe ndanë të ardhurat e tyre familjare me vëllezërit tanë të Kosovës gjatë viteve të dhunës milovishjane. Ministria e Financave dhe Banka e Shqipërisë, pohojne qartazi se, një ndër mbështetësit më të mëdhenj të ekonomisë sonë, dhe të vetmit për shumicën e familjeve shqiptare, janë pikërisht emigrantët që punojnë jashtë kufijve shtetërorë.
Për të gjynjëzuar një popull më të madh numerik, se sa fqinjët e vet, siç ishin shqiptarët, (në kohën e shëmbjes së Perandorisë Osmane, trevat shqiptare zinin 80 mijë kilometra katrorë, sipas statistikave turke të marra nga Sami Frashëri) të huajt e copëtuan në pesë pjesë. Regjimi diktatorial i pas Luftës së Dytë Botërore, një ndër veprimet antikombëtare që ndërmori, ishte izolimi dhe lufta ndaj diasporës së ushqyer me idetë demokratike të perëndimit. Shqiptarët e diasporës së vjetër, u panë me sy të dyshimtë të spiunazhit dhe shpesh të etiketuar si «armiq» kapitalistë të perëndimit.

…………………………………………….

Shteti i 45-ës i izoloi shqiptarët, nga kjo pjesë e popullsisë sonë, që do të shërbente (siç u kanë shërbyer, duke formuar lobe te fuqishme, shteteve të tjera euroiane) si rrugë lidhjeje politike dhe ekonomike me vëndet ku ndodheshin. Sa shqiptarë të fuqishëm nga ana financiare dhe politike, ndodhen në Europë apo vënde të tjera të botës dhe sa janë tërhequr dhe sa ju janë afruar lehtësira për të bashkëpunuar me ta, në Shqipëri? Qeveritë e pas viteve 90, gjithashtu e mbajtën larg diasporën e re dhe të vjetër shqiptare. Ato, jo vetëm që nuk ndihmuan, për forcimin e lidhjeve me vëndin e tyre të origjinës (vëndet europiane kanë programe politike dhe ekonomike për këtë qëllim, dhe jo thjeshtë folklorike), por dhe nuk i mbështetën në problemet e tyre në vëndet ku emigruan apo kur u kthyen. Per të patur një panoramë të qartë, mjafton të shikohet, se si neglizhohet në mbajtjen gjallë të gjuhës shqipe në emigracion, të një prej faktorëve themelorë të Kombësisë.
Revolta, për veprimet anti-ekonomike dhe anti-kombëtare para dhe pas viteve 90, padrejtësisht, nga ana e disa shqiptarëve (dhe të disa kalemxhinjve të medias), ju drejtua vëndit, Shqipërisë, dhe jo përpjekjeve tona për ta ndryshuar gjëndjen. «Të na donte ai vënd, -vijon letra e emigrantit – na mbante aty ose të krijonte kushte të ktheheshin fëmijet tanë e t’i shërbenin përparimit të vëndit… ».
Në një shkrim «Vrima e çelësit» të gazetës «Agon» dt.10. 03. 2010, një bashkombas i ynë, në një Festival krijuesish më 1995, e kishte paraqitur Shqipërinë, si një mullar me lecka. Sipas tij, kjo: «Është vetë Shqipëria!» Artistët dhe gazetarët e Europës, që janë edukuar për të vlerësuar vëndlindjen si diçka të shenjtë, u habitën se si një artist shqiptar, të kishte aq shumë krup për vëndin e tij. S’na mbetet vetëm të thërasim me fjalët e Ndre Mjedës: «O moj e mjera Shqipëri!», se si je katandisur. Problemet që hasim si brënda ashtu edhe jashtë vëndit, nuk janë pasojë e përkatësisë dhe vëndit të origjinës, Shqipërisë.
Historia ka dhënë shumë shëmbuj, se janë pushtuesit dhe projektuesit e pushtimeve territoriale, ata që vënë gishtin si shkaktar të fateve njerëzore, vëndin e origjinës. Për të dobësuar forcën, unitetin, për të lehtësuar dhe maskuar shovenizmin e tyre ndaj një kombi tjetër, luftojnë të shkëpusin përkatësinë e popujve me vëndin e tyre. Për këtë sot përdorin « modelin e globalizmit » ekonomik të botës së re europiane, për « vjetërsimin » e nocionit të atdheut dhe atdhedashurisë dhe figurave më të shquara të kombëtarisë, duke i vënë në dyshim vlerat, në kohën e tyre dhe në ditët e sotme (si për Skënderbeun, Fan Nolin, Rilindasit etj). Prandaj tehu i shpatës drejtohet sidomos për «REFORMIMIN» e Historisë, kuptohet sipas mëndësisë së tyre, po me mbulesë «europiane».
Bëhet një luftë e vërtetë psikologjike, për të propoganduar aktet kriminale të individëve me kombësi shqiptare dhe heshtjes apo fshehjes të vlerave më të shquara të kombit tonë, brënda dhe jashtë vëndit. A janë vlerësuar sa duhet studiues apo krijues nga Kosova apo diaspora, nga Institucionet apo shteti ynë? Fakti i mosvlerësimit të njerëzve të shkencës, artit, sportit, humanizmit, historianëve etj shqiptarë të kohëve të kaluara, por edhe të ditëve të sotme, është një shprehje e kësaj lufte. «Dy gjëra duhen në këtë jetë – shkruan Sami Frashëri, në vitet 1878, kur vendosej fati i trevave shqiptare- e drejta edhe fuqia. E drejta pa fuqi, si dhe fuqija pa të drejtë, është si një krah i vetëm; nonjë zok s’fluturon dot me një krah…e drejta pa fuqi fort rralle dëgjohetë ». Fuqia – jemi NE, por të bashkuar dhe jo sejcili në guackën e tij, në kolltukun e tij, në rehatinë e plogështinë tij, dhe pastaj: Fajin e ka Shqipëria!…
Pra nevoja e përkatësisë dhe e komunikimit kombëtar, të ndërsjelltë me «farën» e vet., nuk është vetëm e atyre që janë larg trevave të vëndlindjes, por edhe e atyre që jetojnë në shtetet shqiptare të Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe bashkëkombasve tanë në Maqedoni, Mal te Zi dhe Greqi. Asnjë periudhë historike nuk i shpëton dot kësaj lidhjeje, shkëputja e së cilës krijon një dobësim reciprok të ekzistencës politike, shoqërore dhe emocionale për arbërorët dhe zhdukjen faktike të kombit dhe shndrimit të identitetit të tij, drejt një identiteti të huazuar nga një shtet tjetër i huaj.
Jo pak kombe kanë humbur, jo pak popuj janë tjetërsuar. Historikisht shqiptarët, duke u mbrojtur me luftë dhe me shumë sakrifica, e kanë ruajtur fort përkatesinë dhe lidhjen me atdheun e tyre. Kjo përkatësi i ka bërë më të fortë në mbijetesen e tyre kudo në botë, sepse krahas emrit të tyre, ata morrën me vete edhe humanizmin, krenarinë, këmbënguljen, përkushtimin, besën, zgjuarsinë, me të cilën fituan admirimin e njerëzve ku filluan jetën e re. Formimi i karakterit, vlerat shpirtërore dhe profesionale, që i mbartën nga vëndlindja, familja dhe shoqëria ku u ritën, i bëri të konkurueshëm dhe të suksesshëm në jetën e tyre, në vëndet e tjera.
Duke folur per shqiptaret e Amerikës, Mit’hat Frashëri shprehet: “Mund të shtoj me një ndjenjë vërtet kënaqësie, se shqiptarët vlerësohen në ShBA si punëtorë të ndershëm, të thjeshtë e të ndërgjegjshëm dhe janë më të preferuar se racat e tjera ballkanike» ( f 53 «Shqiptarët» 2005) Edhe në ditët e sotme, shqiptarët, në saj të përpjekjeve dhe aftësive të tyre morale dhe profesionale, kanë merituar vlerësimin dhe respektin, në vëndet ku kanë emigruar. Kjo «farë» me gjithëse larg, i shërben vëndit të vet.
A nuk ndjehemi krenarë, kur flamuri me shqiponjën pellazge lartësohet në Hënë prej dorës së një shqiptari?
A nuk e tregoi kudo në botë humanizmin e popullit tonë, bamirësja jonë, Nënë Tereza?
A nuk krenohet dhe shpërblehet atdheu, kur figurat e shquara të fushave të ndryshme, admirimit të shikuesve, lexuesve, studiuesve dhe medias nëpër botë, u pergjigjen: «Jam nga Shqipëria!»?
A nuk po bëhen bashkëpunime kulturore dhe nisma të përbashkëta private ekonomike të emigrantëve në Shqipëri?
Sa më shumë të njihen këto vlera, që na bëjnë krenarë dhe edukojnë brezin e ri, sa më të forta të jenë lidhjet me vëndin «e të parëve» dhe «farën tonë» (brënda dhe jashtë), aq më i përgatitur dhe më i fortë do të jetë njëriu, kudo që të ndodhet nëpër botë. As shqiptarët jashtë dhe as ata që banojnë në trevat shqiptare, nuk mund të jetojnë shpirtërisht dhe fizikisht të suksesshëm, pa këtë lidhje dhe bashkëveprim të ndërsjellt. Shkëputja nga kjo lidhje, të bën jetim, të bën fëmijë të adoptuar, që jo se nuk e vazhdon jetën e tij, por kjo jetë nuk do të jetë kurrë e plotë shpirtërisht. Kjo varet nga përpjekjet e gjithësejcilit, dhe sidomos nga ndërgjëgjsimi i elitës kulturore dhe politike në misionin që ka, për ta forcuar këtë lidhje. Fatet i bëjnë njerëzit dhe pasojat janë po të tyre. Në rast se, ne si individë, do të humbasim përkatësinë (gjuhën, atdhedashurinë, historinë tonë), jemi ne që kemi humbur, jo SHQIPËRIA!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Ata që e njohin mirë racën e arbërorëve, e kuptojnë edhe arësyen e kësaj lidhjeje me vëndin e origjinës, që as shekujt dhe as kohët moderne të internetit dhe fluturimeve kozmike, nuk mundën ta këpusin. Kjo është lidhja e «Përkatësisë», «e Farës», lidhja „e Gjakut„ me „Trojet Tona“. Jo pa kuptim, shqiptarët e kanë quajtur vëndin e tyre me dy emra: «Atdhe» dhe «Mëmëdhe», pra vënd që simbolizon familjen. Lidhja me familjen, nuk është vetëm një shprehje dashurije për njerëzit e afërt, por dhe një nevojë e mbijetesës së njëriut në botën që e rrethon.
Rastësisht lexova letrën e një emigranti, ku ndër të tjera shkruhej: «Kur njëriu merr rrugën e emigracionit dhe ha bukën e huaj, nuk ka vënd për patriotizëm…». Kush mund ta kishte shkruar një frazë të tillë? Një njëri i zhgënjyer nga ajo që priste në «Botën e Lirë»? Një i stresuar nga problemet që po haste, në një ambjent të huaj dhe aspak mbështetës për të? Një njëri në depresion, që edhe nënën dhe babanë e shikon si shkaktar të udhëkryqit në të cilin ndodhet? Të gjitha së bashku e ndoshta edhe të shkaqeve të tjera, më shumë. Por, thellë në zëmër edhe ay e kupton, se dashuria për vëndlindjen, vëndin e tij me emrin e lashtë “Albani” vënd i popullsisë nga më të lashtat e Europës së sotme, është i pa shkëputur dhe do të zërë gjithëmonë vënd të rëndësishëm në qënien e tij. Mjafton të dëgjosh të ndihet në ajër, vaji i këngës shumëshekullore «Moj e bukura More»,dhe kudo që të ndodhemi, sytë do të na përloten dhe zëmra do të na shtrëngohet.
Shqiptari i sotëm, i përhapur nëpër botë, duke degjuar këtë këngë, e ndjen dhe e kupton mallin dhe brengën e pa tretur të shqiptarit të shekullit XV-të, për trojet ku jetuan dhe varret e të parëve. Kishin kaluar pesë shekuj lufte të pandërprerë, të të vetmit popull që nuk u pajtua kurrë me pushtuesit osman. Më së fundi Perandoria e stërmadhe, e mberthyer në kurthin e ngjarjeve brënda dhe jashtë saj, po çprapsej nga trevat jugore të gadishullit Ballkanik. Më 1875, në Italinë e Jugut filloi lëvizja për riatdhesimin e arbëreshëve, drejt shtetit të sapokrijuar që mori emrin «Helladë». Të parët, ishin banorët e Badesës. Me një mesazh dërguar qeverisë greke, kërkojnë kthimin në vatrat e tyre. Shëmbullin e tyre e ndoqën edhe arbëreshë të tjerë… por nuk i lejoi shteti grek. A do të kishte vallë një shtet helen pa gjakun e shqiptarëve, të derdhur për “LIRINË”? Studiuesit e atyre viteve, e vënë në dyshim. Çdo vit nëpër festa, pasardhësit e tyre, me sytë nga lindja, i drejtoheshin atdheut të tyre me këngën «O e bukura More…si të lashë e më s’të pashë !».

 

Ata që e njohin mirë racën e arbërorëve, e kuptojnë edhe arësyen e kësaj lidhjeje me vëndin e origjinës, që as shekujt dhe as kohët moderne të internetit dhe fluturimeve kozmike, nuk mundën ta këpusin. Kjo është lidhja e «Përkatësisë», «e Farës», lidhja „e Gjakut„ me „Trojet Tona“. Jo pa kuptim, shqiptarët e kanë quajtur vëndin e tyre me dy emra: «Atdhe» dhe «Mëmëdhe», pra vënd që simbolizon familjen. Lidhja me familjen, nuk është vetëm një shprehje dashurije për njerëzit e afërt, por dhe një nevojë e mbijetesës së njëriut në botën që e rrethon. Çdo ndjenjë njerëzore dashurie, si ajo për fëmijën, gruan apo burin, artin, natyrën, mjeshtëritë apo sportin, fillesën e ka patur tek nevoja e njeriut për t’u riprodhuar, skalitur veglat si mjet pune dhe mbrojtjeje nga reziqet, për ta shfrytëzuar natyrën si lëndën e parë për ushqim, për të njohur botën që e rethon, etj. Pra edhe dashuria për vëndlindjen është shprehje e një nevoje të përkatësisë, pronësisë dhe luftës për mbijetesë brënda një grupi njerëzish dhe ndaj një trualli, që të lashtët pellazgë e emërtonin me një fjalë kuptimplotë «E JONA». Kështu ata i thërisnin njerëzit e tyre «Fara Jonë», detin «Deti Jonë » dhe tokën “Dhemetra” dheu që ishte «Mitra» nga lindën ata: pra nga bashkimi i nënës dhe atit, që bën të mundur formimin e farës njerëzore, fëmijëve.
Prandaj arbërorët e quajne vëndin e tyre me dy emërtimet e krijuesve: Nënës dhe Atit. Kush më mirë se jetimët mund ta kuptojë mungesën e krijuesve të tij, nënës dhe babait? Edhe kur janë ritur, edhe kur kanë krijuar familjen e tyre, edhe kur i kanë të gjitha mundësitë ekonomike, ata, herë hapur, e herë thellë në shpirtin e tyre, ndjejnë se jeta e tyre nuk është e plotë pa ta. «Shqiptari – përcaktonte Mit’hat Frashëri – ka kultin e shtëpisë (vëndit të tij-shën im) dhe familjes»,. Kjo, sepse përkatësia ndaj një vëndi, ndaj një familjeje, ndaj „farës“ është si direku i varkës që të ndihmon, të mbështet, të ruan në dallgët e jetës , në fatkeqësitë dhe të shton forcat dhe ta bën, më të plotë e më të thellë, çdo sukses dhe lumturi të jetës.
Por emigranti ynë, nuk është shumë i bindur për këtë. „Kur s’ke para dhe lufton për të mbijetuar, s’ka fare rëndësi se nga je e ç’farë histori ke, dhe s’ka vënd fare për t’u mburur se nga je “A është paraja, gjithëshka për njeriun? Njerëzit më të famshëm, me të cilët sot bota krenohet, rrallë herë ishin nga radhët e atyre që nuk luftuan për mbijetesë. Homeri ishte një prej këngëtarëve të lashtësisë, qe shiste elegjite e tij në qoshet e gostirave të plebejve për një kafshatë bukë. Zhan Darka e famshme, la krabën e lopçares për të ngritur ne luftë një komb të tërë. Servantesi, Betoveni, e shumë figura të shquara, vdiqën në mjerim. Balzaku shumë shkrime nuk i quante si „të tijat“ duke pohuar faktin se i kishte shkruar nxitimthi për nevojat e mbijetesës. Shumë piktorë, studiues, poetë, historianë, muzikantë, dhe të fushave të tjera, që sot na habisin me madhështinë e veprave të tyre dhe ideve që mbronin, kanë kaluar një jetë nga më të vështirat. Kjo histori njerëzore dëshmon se nuk është paraja, lënda që ndërton botën tonë shpirterore. Njëriu do të ishte një qënie e pavlerë, pa dashurinë dhe lidhjen me njerëzit, historinë dhe vëndin e tyre. Gjërat më të bukura në botë, u krijuan pikërisht duke u bazuar në këto dashuri.
Paraja, përfaqëson botën materiale, të gjitha të tjerat përbëjnë botën shpirtërore tonën, pa te cilën ndoshta nuk do ta kishim edhe emrin „NJËRI“. A do të mund të rrisnim fëmijët tanë pa u folur për gjyshërit e tyre dhe se nga vijnë ? Si të mos i ushqejme me krenarinë për historinë e kombit të tyre, kur edhe vetë të huajt shprehen se « Nuk ka ndonjë popull modern, që në analet e tij të japë shëmbuj trimërije si ato të shqiptarëve » ? (E.Reclus, Gèografie Universelle, 1875, vol I, f185)
Shumë figura të shquara të ditëve tona, që lanë emër në botë, dëshiruan t’iu prehen eshtrat në vëndlindjen e tyre si Ibrahim Kodra, Nermin Vlora Falaski… por edhe njerëzit e thjeshtë, që jeta ju ndërpe në dhe të huaj, gjetën qetësinë kur u mbuluan nga dheu „i embël si mjalti“ siç shprehej Çajupi, i vëndit të tyre. Nuk thahen lotët e çamërve, deri sa të kthehen në tokat, nga janë dëbuar me dhunë para shtatëdhjetë vjetëve. Shpresohet shumë, se me kalimin e viteve, këta çamër të viteve 40, do ta harrojnë vëndin e të pareve. Por, një vaj i përcjellë nga shekujt e largët, të para lindjes së Krishtit, nga fshatrat e Azisë së Mesme, ku burrat dhe gratë shtatëgjatë e lëkurbardhë të «Burresh-it » (fshat i burrave), pasardhës të thrako-ilirëve të ushtrisë së Aleksandrit të Madh, e bejnë të pashpresë këtë ëndër djallëzore. Këta çamë, i këndojnë edhe sot e kësaj dite, Thiamisit (Thesprotisë) vëndlindjes së tyre, dhe për afro 24 shekuj, ky mall (dhe kjo lidhje me farën e tyre) kalon gojë më gojë , si një amanet që do të vazhdojë të rrugëtojë përjetësisht. Shpesh, mendohet se përkatësia dhe atdhedashurija, janë ndjenja që u përkasin vetëm banorëve brënda kufijve administrativë. Ky është qëndrimi jo vetëm antikombëtar por edhe joreal në historinë e shoqërive të sotme. Ashtu sikurse arti, shkenca dhe çdo aktivitet i njeriut, edhe dashuria dhe kontributi ndaj kombit tënd, nuk mund të mbyllet në kafazet kufitare.
Të gjithë e dinë, se ishte diaspora shqiptare e arbëreshëve të Italisë, shqiptarëve të Turqisë, Rumanisë, Bullgarisë, Egjyptit, Amerikës dhe ajo e shteteve perëndimore europiane, që u bë faktori themelor i lëvizjes arsimore, çlirimtare dhe formuese të Shtetit Shqipëtar. Pa mëdyshje mund të themi se ishin ata, që e ngritën Shtetin Shqipëtar (1912-tës) dhe luftuan për ta mbrojtur nga zhdukja, prej synimeve shoveniste të fqinjëve. Kjo diasporë ka qënë prezente, me përpjekjet e saj për mëmëdheun, gjatë të gjithë Historisë e deri në ditët tona. Përpjekjet e tyre, sidomos gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore në ruajtjen e interesave kombëtare, fatkeqësisht nuk njihen nga shqiptarët në trevat e tyre dhe jashtë nëpër botë.
Kontributi i tyre ka qënë jo vetëm në fushën arësimore, dipllomatike dhe luftarake, por edhe ekonomike. Shumë shkolla, rrugë, godina kulti, ujësjellsa, etj. u ngritën me financimet e tyre. Biografia e Kulturës së Arbërorëve, njihet nga trashëgimija e ardhur nga veprat e diasporës. Edhe në ditët e sotme, ishin po shqiptarët e mërguar, qe ndanë të ardhurat e tyre familjare me vëllezërit tanë të Kosovës gjatë viteve të dhunës milosheviqjane. Ministria e Financave dhe Banka e Shqipërisë, pohojne qartazi se, një ndër mbështetësit më të mëdhenj të ekonomisë sonë, dhe të vetmit për shumicën e familjeve shqiptare, janë pikërisht emigrantët që punojnë jashtë kufijve shtetërorë.
Për të gjynjëzuar një popull më të madh numerik, se sa fqinjët e vet, siç ishin shqiptarët, (në kohën e shëmbjes së Perandorisë Osmane, trevat shqiptare zinin 80 mijë kilometra katrorë, sipas statistikave turke të marra nga Sami Frashëri) të huajt e copëtuan në pesë pjesë. Regjimi diktatorial i pas Luftës së Dytë Botërore, një ndër veprimet antikombëtare që ndërmori, ishte izolimi dhe lufta ndaj diasporës së ushqyer me idetë demokratike të perëndimit. Shqiptarët e diasporës së vjetër, u panë me sy të dyshimtë të spiunazhit dhe shpesh të etiketuar si «armiq» kapitalistë të perëndimit.
Shteti i 45-ës i izoloi shqiptarët, nga kjo pjesë e popullsisë sonë, që do të shërbente (siç u kanë shërbyer, duke formuar lobe te fuqishme, shteteve të tjera euroiane) si rrugë lidhjeje politike dhe ekonomike me vëndet ku ndodheshin. Sa shqiptarë të fuqishëm nga ana financiare dhe politike, ndodhen në Europë apo vënde të tjera të botës dhe sa janë tërhequr dhe sa ju janë afruar lehtësira për të bashkëpunuar me ta, në Shqipëri? Qeveritë e pas viteve 90, gjithashtu e mbajtën larg diasporën e re dhe të vjetër shqiptare. Ato, jo vetëm që nuk ndihmuan, për forcimin e lidhjeve me vëndin e tyre të origjinës (vëndet europiane kanë programe politike dhe ekonomike për këtë qëllim, dhe jo thjeshtë folklorike), por dhe nuk i mbështetën në problemet e tyre në vëndet ku emigruan apo kur u kthyen. Per të patur një panoramë të qartë, mjafton të shikohet, se si neglizhohet në mbajtjen gjallë të gjuhës shqipe në emigracion, të një prej faktorëve themelorë të Kombësisë.
Revolta, për veprimet anti-ekonomike dhe anti-kombëtare para dhe pas viteve 90, padrejtësisht, nga ana e disa shqiptarëve (dhe të disa kalemxhinjve të medias), ju drejtua vëndit, Shqipërisë, dhe jo përpjekjeve tona për ta ndryshuar gjëndjen. «Të na donte ai vënd, -vijon letra e emigrantit – na mbante aty ose të krijonte kushte të ktheheshin fëmijet tanë e t’i shërbenin përparimit të vëndit… ».
Në një shkrim «Vrima e çelesit» të gazetës «Agon» dt.10. 03. 2010, një bashkombas i ynë, në nje Festival krijuesish më 1995, e kishte paraqitur Shqipërinë, si një mullar me lecka. Sipas tij, kjo: «Është vetë Shqipëria!» Artistët dhe gazetarët e Europës, që janë edukuar për të vleresuar vëndlindjen si diçka të shenjtë, u habitën se si një artist shqipëtar, të kishte aq shumë krup për vëndin e tij. S’na mbetet vetëm të thërasim me fjalët e Ndre Mjedës: «O moj e mjera Shqipëri!», se si je katandisur. Problemet që hasim si brënda ashtu edhe jashtë vëndit, nuk janë pasojë e përkatesisë dhe vëndit të origjinës, Shqipërisë.
Historia ka dhënë shumë shëmbuj, se janë pushtuesit dhe projektuesit e pushtimeve territoriale, ata që vënë gishtin si shkaktar të fateve njerëzore, vëndin e origjinës. Për të dobësuar forcën, unitetin, për të lehtësuar dhe maskuar shovenizmin e tyre ndaj një kombi tjetër, luftojnë të shkëpusin përkatësinë e popujve me vëndin e tyre. Për këtë sot përdorin « modelin e globalizmit » ekonomik të botës së re europiane, për « vjetërsimin » e nocionit të atdheut dhe atdhedashurisë dhe figurave më të shquara të kombëtarisë, duke i vënë në dyshim vlerat, në kohën e tyre dhe në ditët e sotme (si për Skënderbeun, Fan Nolin, Rilindasit etj). Prandaj tehu i shpatës drejtohet sidomos për «REFORMIMIN» e Historisë, kuptohet sipas mëndësisë së tyre, po me mbulesë «europiane».
Bëhet një luftë e vërtetë psikologjike, për të propoganduar aktet kriminale të individëve me kombësi shqiptare dhe heshtjes apo fshehjes të vlerave më të shquara të kombit tonë, brënda dhe jashtë vëndit. A janë vlerësuar sa duhet studiues apo krijues nga Kosova apo diaspora, nga Institucionet apo shteti ynë? Fakti i mosvlerësimit të njerëzve të shkencës, artit, sportit, humanizmit, historianëve etj shqiptarë të kohëve të kaluara, por edhe të ditëve të sotme, është një shprehje e kësaj lufte. «Dy gjëra duhen në këtë jetë – shkruan Sami Frashëri, në vitet 1878, kur vendosej fati i trevave shqiptare- e drejta edhe fuqia. E drejta pa fuqi, si dhe fuqija pa të drejtë, është si një krah i vetëm; nonjë zok s’fluturon dot me një krah…e drejta pa fuqi fort rralle dëgjohetë ». Fuqia – jemi NE, por të bashkuar dhe jo sejcili në guackën e tij, në kolltukun e tij, në rehatinë e plogështinë tij, dhe pastaj: Fajin e ka Shqipëria!…
Pra nevoja e përkatësisë dhe e komunikimit kombëtar, të ndërsjelltë me «farën» e vet., nuk është vetëm e atyre që janë larg trevave të vëndlindjes, por edhe e atyre që jetojnë në shtetet shqiptare të Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe bashkëkombasve tanë në Maqedoni, Mal te Zi dhe Greqi. Asnjë periudhë historike nuk i shpëton dot kësaj lidhjeje, shkëputja e së cilës krijon një dobësim reciprok të ekzistencës politike, shoqërore dhe emocionale për arbërorët dhe zhdukjen faktike të kombit dhe shndrimit të identitetit të tij, drejt një identiteti të huazuar nga një shtet tjetër i huaj.
Jo pak kombe kanë humbur, jo pak popuj janë tjetërsuar. Historikisht shqiptarët, duke u mbrojtur me luftë dhe me shumë sakrifica, e kanë ruajtur fort përkatesinë dhe lidhjen me atdheun e tyre. Kjo përkatësi i ka bërë më të fortë në mbijetesen e tyre kudo në botë, sepse krahas emrit të tyre, ata morrën me vete edhe humanizmin, krenarinë, këmbënguljen, përkushtimin, besën, zgjuarsinë, me të cilën fituan admirimin e njerëzve ku filluan jetën e re. Formimi i karakterit, vlerat shpirtërore dhe profesionale, që i mbartën nga vëndlindja, familja dhe shoqëria ku u ritën, i bëri të konkurueshëm dhe të suksesshëm në jetën e tyre, në vëndet e tjera.
Duke folur per shqiptarët e Amerikes, Mit’hat Frasheri shprehet: “Mund të shtoj me një ndjenjë vërtet kënaqësie, se shqiptarët vlerësohen në ShBA si punëtorë të ndershëm, të thjeshtë e të ndërgjegjshëm dhe janë më të preferuar se racat e tjera ballkanike» (f.53 «Shqiptarët» 2005) Edhe në ditët e sotme, shqiptarët, në saj të përpjekjeve dhe aftësive të tyre morale dhe profesionale, kanë merituar vlerësimin dhe respektin, në vëndet ku kanë emigruar. Kjo «farë» me gjithëse larg, i shërben vëndit të vet.
A nuk ndjehemi krenarë, kur flamuri me shqiponjën pellazge lartësohet në Hënë prej dores së një shqiptari?
A nuk e tregoi kudo në botë humanizmin e popullit tonë, bamirësja jonë, Nënë Tereza?
A nuk krenohet dhe shpërblehet atdheu, kur figurat e shquara të fushave të ndryshme, admirimit të shikuesve, lexuesve, studiuesve dhe medias nëpër botë, u pergjigjen: «Jam nga Shqipëria!»?
A nuk po bëhen bashkëpunime kulturore dhe nisma të përbashkëta private ekonomike të emigrantëve në Shqipëri?
Sa më shumë të njihen këto vlera, që na bëjnë krenarë dhe edukojnë brezin e ri, sa më të forta të jenë lidhjet me vëndin «e të parëve» dhe «farën tonë» (brënda dhe jashtë), aq më i përgatitur dhe më i fortë do të jetë njëriu, kudo që të ndodhet nëpër botë. As shqiptarët jashtë dhe as ata që banojnë në trevat shqiptare, nuk mund të jetojnë shpirtërisht dhe fizikisht të suksesshëm, pa këtë lidhje dhe bashkëveprim të ndërsjellt. Shkëputja nga kjo lidhje, të bën jetim, të bën fëmijë të adoptuar, që jo se nuk e vazhdon jetën e tij, por kjo jetë nuk do të jetë kurrë e plotë shpirtërisht. Kjo varet nga përpjekjet e gjithësejcilit, dhe sidomos nga ndërgjëgjsimi i elitës kulturore dhe politike në misionin që ka, për ta forcuar këtë lidhje. Fatet i bëjnë njerëzit dhe pasojat janë po të tyre. Në rast se, ne si individë, do të humbasim përkatësinë (gjuhën, atdhedashurinë, historinë tonë), jemi ne që kemi humbur, jo SHQIPËRIA!
Tiranë, 20. 04. 2010

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Postime të Lidhura