Cyrih, 29 mars 2021: Librin me vështrime të profesorit tim Nezir Myrtaj, e lexova me kënaqësinë më të madhe!bËshtë një libër i shkruar nga një autor, i cili i dha gjithçka lirisë së Kosovës dhe së cilës nuk i mori asgjë!
Është njeriu të cilin porsa e kujton, të paraqiten para syve, skenat e shumta me nxënës dhe mësuesi duke shkruar mësimin në tabelë; në mësonjtore hyjnë çizmëzinjtë, me pranga dhe shkopinj në duar, prangosin mësuesin dhe e tërheqin zvarrë.
Dhe, Ai nga dalja e klasës u dikton nxënësve temën e tij të fundit:
„Përballuni me të keqën! Duajeni Atdheun, Luftoni robërin – Këndoni për Lirinë!“
Autori i librit „ Përballë së keqës“ është Njeriu që asnjëherë nuk rrahu gjoks e nuk piskati: “O burra u dënova 12 vite burg, thyeva prangat e robërisë, dhe, tash unë jam heroi juaj!
Nuk rrahu gjoks!
Tërë jetën luftoj për vegjëlinë dhe lirinë!
E tërë jetën në përballje me tiraninë!
Vepra e tij e radhës „Përballë të keqës“ e quajta „ditar politik“ për vështrimet e tija vetanake, për ca ngjarje dhe ndodhi kohore, të cilat për karakterin dhe dhunën e shfaqur, e sidomos për fundin e saj, sikur autorit, i kujton një ngjarje dhe ca kohëra të vështira, të një sistemi dhe pushteti të së kaluarës; që njihej si pushtet i egër dhe i dhunshëm.
Autori librin e fillon me një shkrim të tij për kohën e një ngjarje të ndodhur një vit më herët, protesta dhe demonstrata e një organizate që sapo ishte themeluar dhe vetes i kishte vënë emrin „ Lëvizja Vetëvendosje!“
Pra me një vjetorin e demonstratës së LVV të 10 shkurtit 2007, kur u vranë dy protestues (Mon Balaj dhe Arben Xheladini) nga policia rumune me argatin që u bënin policët vendorë, menjëherë të bje në sy që në rreshtat e parë, dëshira e autorit për një ribashkim.
Nezir Myrtaj na thotë:
„Forca e vërtetë politike e shqiptarëve nuk vjen nga vulosja e tyre për ndarje por nga bashkimi dhe ngritja e tyre në nivelin e kombëve!“
Ajo që ngjetë pastaj, më vonë e sidomos një vit pas, autori sikur parasheh synimin për inkriminim e Vetëvendosjes, si Lëvizje „anarhiste“ që pastaj, sipas autorit që tregohet largpamës, në shkrimin e tij të kohës reth instalimit të një lloj „diktature“ meqë vullneti, i vegjelisë ishte shtypur me hekur, vërtetohet katercipërisht sot.
Pra,një vullnet që Nezir Myrtaj gjatë jetës së tij, në shumë raste e kishte parë, ashtu siç e kishte parë shtypjen e egër dhe me hekur, të pushteteve!
Në artikullin e parë s‘do mend që shkruan për „dualitete“ të një realiteti, që kishte ndodhë…
Në një vështrim tjetër autori analizon mediumin RTK dhe një emision të kohës „Jeta në Kosovë“ që Granaden (krimi ndodhi atje) e Prishtinës, ky emision dhe medium nuk e shikonte me syrin e përjetuesve të dhunës por me syrin e pushtetit të dhunës…
Duke lexuar artikullin në fjalë që ishte shkruar dje, të krijohet ndjenja që ndodhitë por edhe çasja po ndodhin sot!
Prandaj duke e lexuar këtë pjesë m‘u kujtua thënja e Voltaire:
„Është e vështirë të jesh i drejtë kur qeveria është e padrejtë!“
Në synimet peër inkriminimin e VV në ngjarjet e vitit 2007 autori shkruan:
„Arrestimi i udhëheqësit të Vetëvendosjes u pasua me ndërhyrjen policore të së nesërmes në selinë qendrore të kësaj lëvizjeje në Prishtinë dhe në selitë lokale në disa qendra të tjera të Kosovës, me ç’rast u konfiskuan dokumentacione të ndryshme të veprimtarisë dhe pajisjet kompjuterike.“
Dhe kështu flet për realitetin e kohës, atë politik pra që tek autoritetet ishte shëndërruar në neurozë. Duke na u paraqitur si tepër i vrazhdë; me arrestime të sërishme,nga shqiptarët të shqiptarëve ,dhe, për ironi pikrishtë më 28 Nëntor, ditën e pavarësisë kombëtare.
Një nga shprehjet më domethënëse, pas burgosjes së protestuesve dhe të vet Albin Kurtit është shprehja e Nezir Myrtajt kur thotë:
„Mungesa e lirisë së tij ( Albin Kurtit) është pasojë e lirisë së Kosovës!“
Prof. Nezir Myrtaj me vështrimet e tija të ngjarjeve politike, në hapësirë dhe kohë të ndryshme, që lexohen në libër, bënë studimin analitik dhe përshkruan shkurt, udhëndërtimin e një Lëvizjeje, me këtë rast“ Lëvizjes Vetëvendosja“ karshi politikbërjes dhe qeverisjes së kohës e cila në analizat e autorit na del si e dhunshme, pra pushteti i cili na paraqitet aspak popullor, çka në fakt ishte gjatë tërë viteve 1999-2020,,,
Por janë akoma 28 nëntor të tjerë që prof. Nezir Myrtajn e trazojnë, nuk e lënë të qetë, siç ishin pamjet fashisoide ku viktimë e dhunës së pushtetit jo popullor bëhet miku i tij i burgut ( KPD Pozharevac) dhe i qelis Sami Kurteshi…
E çka i kujton kjo dhunë autorit?
Populli s‘ka të drejtë të vendos për asgjë! E autorit i duhet të ulet e të shkruaj „ Përballë të keqës“ të cilën po e shikonte, ndjente por nuk dinte s‘i ta parandalonte…
Shkruarja e letrave të hapura i mbetët mjeti i „ vetëm“ ngaqë mendonte se çdo popull ka të drejtë për plebishit dhe porosia për ata që vrisnin „ lirin e ardhur“ se „kush vret plebishitin popullor vret veten e tij…
Dhe, këtu me të drejtë prof Nezir Myrtaj shkruan:
„Në fillim të paraqitjes suaj përmes ekranit, si shumëkush shpresova se më në fund do të fillojë katarza morale e atyre që krijuan rrethanat e zhgënjimit, mosbesimit dhe dëshpërimit të qytetarit të Kosovës. Shpresova se në ato çaste do t’i kërkoni ndjesë qytetarit të Kosovës për të këqijat që ia keni sjellur. Shpresova se do të kërkoni ndjesë për pjesën tuaj të fajit për politikën e dështuar të kohës së pasluftës së UÇK-së, e cila ka rezultuar me degradimin e fryteve të kësaj lufte. Shpresova se do t’u kërkoni ndjesë protestuesve dhe Vetëvendosjes për mungesën e kurajos që t’u përgjigjeni shqetësimeve të tyre. Shpresova se do të shprehni keqardhje publike për viktimat e shkaktuara, si pasojë edhe e politikës suaj të dështuar opozitare. Shpresova se do të kërkoni ndjesë për dëmin që i keni sjellur Kosovës përmes negociatave me Serbinë…Shpresova se për të gjitha këto dhe arsye të tjera, do ta kumtosh dorëheqjen tuaj nga Grupi Negociator.“
I shkruan me dashamirësi zotit Hashim Thaqi…
Që tÃâ mos bje në pozita të kërthasë „ Rrofsha unë dhe pushteti“ çka më vonë i ndodhë dhe bje në këto pozita. Sikur autori e parandjente që në atë kohë këtë gjë….
„Sorrat janë të zeza edhe në anën tjetër të botës!
Vrasjet e të burgosurve në vendin më të sigurt për ta, në burg pra, sipas një ligji të pa aprovuR, kryesishtë kryhen me urdhëra nga drejtorit e burgjeve…
Vrasja e Astrit Deharit nuk mund ta linte të qetë profesorin; nga analiza e tij kuptojmë që kjo vrasje në burgun e „ Kosovës së Lirë“ shumëfish dhemb më shumë se vrasjet e bëra nga pushtuesi në burgjet e pushtuesit!
Ja një fragment i shprehur rreth këtij rasti, që duhet lexuar patjetër sikurse tërë shkrimin në tërësi.
„Përderisa të gjitha rëniet e tjera i kishte shkaktuar dora e huaj gjakatare, Astriti kishte rënë nga dora e zezë e shtetit të zaptuar të Kosovës. Dhe ky ishte një krim shumëfish më i rëndë. Ajo ishte një vrasje për motive politike, e kurdisur dhe e urdhëruar nga ata që po e konsideronin zërin e tij kundërshtues si rrezikim të pozitës së tyre si kapës të shtetit, si dhe të proceseve antishtet që ata po i zhvillonin.“
Me një fjalë mund të supozojmë me të drejtë që, shkrimet që do të lexohen mbrenda librit, edhe sot janë aktuale disa dhe ca tjera po ashtu vetëm me akterë tjetër… Unë librin e quaj „ një pjesëz e vogël e një ditari politik të madh“ që është një dokumentim, me një datë të caktuar rreth ca ngjarjeve duke shkruar për zhvillimet e tyre por edhe për epilogun, me përjashtim të rastit Dehari…
Secili shkrim mund t‘i shërbej lexuesit për shprehjen e një kunderargumenti ndaj shkrimeve të autorit ose përforcim dhe unisim me reflektimet e shkruara nga prof. Nezir Myrtaj.
Kur të kihet parasysh që komentet politike, për një ndodhi shkruhen, pas ngjarjes duke mos e pasur fillimisht në mendje, që këto shkrime një ditë mund të shërbejnë, për t‘u mbledhur dhe bërë libër, ose një doracak i reflektimeve kohore; e koha sot, kur t‘i lexoni do të kuptoni që autorit i ka dhënë të drejtë sa u përket analizave të tija politike.
Kur shkruhet një vështrim politik, Ai lexohet nga një pjesë e lexuesve që kanë çasje aty ku është botuar artikulli; dhe si libër, kur tok bëhen bashkë disa reflektime politike, ato kanë një audiencë tjetër të lexuesve. Pra, lexues nuk kemi vetëm në kohën e botimit të librit por edhe në kohën kur autori nuk mund të jetë më!
Pra dallimi është që si vështrime politike kur botohen lexohen në momentin e botimit dhe jo më sepse nesër vjen ngjarja tjetër që i zë vendin teksa si libër publicistik, mund të mos lexohet sot por që patjetër do të lexohet nesër; e kjo e nesermja duhet të kuptohet e pambarim.
Sikur që leximi është i pambaruar!
Më 9 mars 2021 – Fatmir Brajshori