Zürich, 1 dhjetor 2019: Liderin dhe udhëheqësin popullor e karakterizon të qenit pjesë e vegjëlis, jo vetëm atëherë kur je i vogël aty dhe rritesh pastaj por edhe kur rritesh dhe kap majat e „ karrieres( lavdis) ti mbetesh po ai që ishe te vegjëlia.
Nga të thënat teorike dhe të bëmat praktike është një rrugë plot gjembore dhe labirintore, e të cilën, pa e humbur kokën duhet ta sfidosh…
Sfidë është sakrifica; sakrifica është sfidë e të mbijetuarit.
Deklarimet për një komb, një gjuhë, një shtet duan veprime praktike dhe jo prononcime teorike.
Dashuria për shtetin më shumë se sa për pushtetin dëshmohet kur, atdheu kanoset nga katastrofat natyrore dhe udhëheqësi i pushtetit anulon çdo protokoll shteti, përvjel mangët dhe bashkë me popullin, me thasë rëre i zë pritën ujit vërshues dhe me duarthatë heq gurët dhe pjesë betoni nga shtëpiat e rrënuara nga tërmeti.
Por ti se bëre as njërën dhe as tjetrën. Ka ca që arsyetojnë, e ndoshta edhe ti,se nuk ke pushtet dhe nuk udhëheqë me shtetë por duke qenë rrugës së „ kryeministrit në ardhje“ , për të treguar se përnjëmend e do këtë tokë e vend, kam pritur që Ti, që në mëngjesin e 26 nëntorit do nisesh për në Durrës, do shkosh te pallatet e rrënuara, do përvjelësh mëngët dhe s‘bashku me vullnetarët, do bësh përpjekje, për të shpëtuar jetë!
Por ti s‘bashku me FAJTORIN më të madh „ ambasadorin karagjoz të Shqipërisë z. Mingjozi“ po atë ditë, në mbrëmje, në „ festën“e organizuar,për ditën e pavarsisë së Shqipërisë, kur populli dhe Shqipëria ishin në Zi“,ngitët dolli me ca të tjerë,faqezi. E, po të mos e bënte ahengun ambasadori dhe po ta anuloje shkuarjen aty, ti Albin, nuk do binte edhe një tërmet tjetër sikurse që nuk do bëhej nami fare, të mos mbahej ai farë ahengu se tek e fundit „ pavarsia ishte shpallur më 28 nëntor dhe jo më 26 nëntor!“
Më 26 nëntor të vitit 2019, ishte provimi ytë i parë si „ kryeministër në ardhje“ dhe nuk e kalove: re nga provimi dhe e more notën NJËSH!
Në Thumane nga nëntoka kërcënonte vdekja; nga mbi toka binte loti!
E prita që Albin Kurti kryeministri në ardhje, nga çasti në çast do shfaqej te „ Ish Këneta“, „ Tropikali“, „Mira Mare“, ,,
Nuk erdhe. U shfaqe më 28 Nëntor në Prekaz te varri i Adem Jasharit. O sa shumë u ka nemur Ai, atë ditë u mallkoj sepse Ademi po të ishte gjallë do të ishte atje, ku zhvillohej beteja me gërmadha për jetë njerëzish.
E di, se po të kritikojnë, që gjatë kësaj kohe, u takove me Isa Mustafen për ta bë marrëveshjen,për koalicion që të krijohen sa më parë institucionet e shtetit të Kosovës. A, shteti i Kosovës nuk ishte pa Institucione sado të brishta të jenë ato. S‘paku kur kemi vdekje, kemi t‘pame tre ditë lutemi për shpirtin e të vdekurve, që t‘u ikë në parajsë dhe për shpirtin e të gjallëve, që të gjejnë qetësin.
Ata që e bënë dikur Isa Mustafen kryeminister po të kritikojn përse u takove me të. Janë të padrejtë; smirëzinjë, inatçi, papuçor pakurrizor! Por unë i kritikova Ata dje për çasjen e tyre; e drejta ime sot është të të kritikoj Ty për çasjen sot! Meqë as ti dhe as unë,nuk e bëmë Isa Mustafen faktor të rëndësishëm politik por e bënë Ata që qeverisnin me Kosovën gjerë më 6 Tetor të këtij viti është e drejta e jote, pa asnjë kompleks të takohesh me kryetarin e LDKës ,për marrëveshjen finale se si do të duket qeveria e ardhëshme. Nuk të vë faj për këtë! Dihej se duhej dhe duhet të takoheshit! Por jo kur akoma nën gërmadhat e Thumanes, Durrësit nxirreshin viktimat, kur akoma familja Lala tetë anëtarëshe , e pa frymë, mbulohej nga betoni…
Unë të dëshiroj sukses me gjithë shpirt që të kesh qeverisje tepër frytdhënëse për kombin mbarë por në provimin e parë, sfiden e parë si kryeministër në ardhje, nuk e dhe dhe e more notën NJËSH!
Nga NJËSHI nuk kalohet menjëherë te PESA!
Një herë duhet ta përmirësosh, hë për hë, notën e dobët!
E ajo përmirësohet duke qëndruar, si kur je në pushtet e pa të, gjithmonë aty ku rri vegjëlia!