Cyrih, 15. 09. 2016: Ndoshta kjo letër e hapur, për nga përmbajtja, do t’jetë jo e zakontë, në krahasim me letrat e hapura të zakonta, e që i drejtohen një personaliteti, institucioni apo edhe një partie…Në faktë me këtë letër, po i drejtohem të gjithë atyre që jetojnë në Kosovë e të cilët e flasin gjuhën shqipe dhe të cilët nuk ndjehen më si shqiptarë por veten e cilësojnë me kombin e ri « kosovar!»…
Arsyeja përse vendosa të shkruaj, një letër të tillë është emisioni RUBIKON, i datës 07.09.1916, i udhëhequr nga Adriatik Kelmendi, e ku musafir ishin Fadil Vokrri, një gazetar i Sportit i TV21 si dhe një gazetar sporti i KTV si dhe aktori Kushtrim Sheremeti…
Arsyeja se përse nuk u shkruaj, këtyre një letër të hapur por « kosovarëve» është shumë dimensionale por ajo që më shtyri, që ta bëjë këtë gjë është gjuha urrejtëse, që atë mbrëmje u fol, u dëgjua,u përdor dhe u fya një komb i tërë, një flamur historik, një Atdhe e një Mëmëdhe, e të cilin ne e njohim me emrin: Shqipëri!
Në faktë që të flitet me kaq urrejtje për Shqipërin, atdheun tonë të vetëm (tokën e babës) dhe për Mëmëdheun (dheun e nënës) më kishte rastis të dëgjoj vetëm nga viti 1986, kur Sllobodan Millosheviqi erdhë në Kosovë, e gjerë më 12 qershor të vitit 1999 dhe atë nga Televizioni i Beogradit dhe RTS i Beogradit!
Në emisionin « Rubikon», gazetari i televizionin Koha, një farë Drin Ejupi ( ia njohë edhe prindërit dhe tërë farefisin e sidomos ata nga ana e babait e që vijnë nga fshati Sekiraq i Komunës së Podujevës), që ngjante sikur ata zogjët e vegjël, e të cilëve akoma pa iu rritë mirë flatrat mundohen me fluturue, sikur të ishte i porositur apo edhe i ushqyer nga memorandumet e Vaso Qubrilloviqit, volli urrejtje të pashpjegueshme, për Shqipërin dhe shqiptarët, për kombin dhe kombëtarët, për atdhetarët dhe mëmëdhetarët po njësoj sikur që bënin qifti Millosheviq gjatë pushtetit të tyre…
Në këtë gjë për befasin time asgjë nuk e linte mangut për ta shfaqur, herë pas herë këtë urrejtje, as Fadil Vokrri si kryetar i federates së futbollit të Kosovës…
Por me këtë do të mirremi pak më vonë në këtë letrën time të hapur, mbrenda së cilës do t’jetë edhe një mini letër e hapur dërguar pikrishtë për zotin Vokrri…
Ti që fletë shqip dhe vetën e quan « kosovar»
Ti kushdo qofsh, po ti, ti që deklaron se nuk je « shqiptar por kosovar» po të drejtohem me ketë letër të hapur, e të cilën do të doja që kurrë të mos e kisha shkruar….
Kombi është plebishiti i përhershëm zoti kosovar dhe e drejta e plebishitit është supreme! Historia e kombit shqiptarë është histori e një paradoksaliteti tepër të gjatë…
Historia e jote/ e juaj zoti kosovar, nuk e di ku e ka zanafillën, nuk e di në është e gjatë dhe me zanafill por ajo që e di është se është me të vërtet paradoks sepse nuk mund të bëni histori të ndarë nga ne shqiptarët ngaqë pa ne s’keni as histori dhe as ekzistencë
…Por ti zoti « kosovar», gjatë historis ke treguar që punën më të mirë që ke ditë ta bësh, ka qenë servilizmi dhe atë ndaj çdo gjëje, që nuk ka të bë me kombin shqiptarë dhe me vetë shtetin e tyre, pra të shqiptarëve…
Ti zoti « kosovar»
Kur ne shqiptarët themeluam shtetin e parë të Arbrit ku ishe dhe çfarë bëre? Ishe akoma në shërbim të të huajve, karshi shtetit të arbërorëve apo ishe duke themeluar shtetin tëndë por në varësi të të huajve?
Përse ti zoti kosovar, iu nënshtrove, të gjitha ushtrive pushtuese, të gjithë pushtuesve, gjatë tërë historis e gjerë më sot?
Kur Kryeheroi ynë Skënderbeu, Gjergji ynë i Madh, e çliroi Krujen dhe shumë vise tjera të shqiptarëve, ku ishe ti zoti « kosovar»? Meqë ti nuk e ndjen veten shqiptarë por kosovar, atëherë më thuani se çfarë bëtë ju, në kohën e Gjergjit tonë të Madh, se çfarë bëtë ju gjatë tërë shekujve të ardhshëm? Luftuat për ta fituar lirinë tuaj? Kur dhe si flet historiani apo edhe kronikanët e kohës për luftuan tuaj për ekzistenc, identitet dhe për etni?
E di ti zoti « kosovar» që në vendin e shqiptarëve, që në tokën e dardanëve ilirë, për ta çliruar këtë tokë dhe për t’i dhënë identitet luftuan vetëm shqiptarët dhe ju si në ato epoka dhe si sot keni shprehë gjatë tërë kohës vetëm urrejtje për çdo gjë shqiptare!
Ti zoti « kosovar» u bërë edhe turk dhe deri vonë e quajte veten turk muhamedan dhe nuk shfaqe as ndjenjen më të vogël për të shprehë identitetin tëndë karshi cilit do pushtues që e pate!
Çfarë bëre ti zoti kosovar, ti kombi i ri i do Matosheviqëve, Spahoviqëve, Ejupoviçëve gjatë shekullit XV-t, XVI-t, XVII-t ,XVIII-t dhe shekullit XIX?
Kur pashallëqet e Janines dhe të Shkodrës rebeloheshin çfarë bëtë ju, « kombi i vetquajtur kosovar» për vetën tuaj?
Kur filluat ju të mendoni dhe të flisni shqip ? Të lexoni shqip? Të ëndërroni shqip?
E di ti « kosovar» që edhe kryengritjet e Kosovës gjatë viteve 1908 e gjerë në vitin 1912 nuk ishin për të formuar shtetin por për njohje të të drejtave më të mëdha nga Porta e Madhe?
Ti zoti kosovar,
Ke punuar gati gjithëherë dhe përherë kundër shqiptarëve dhe kundër formimit të një shteti të fortë të shqiptarëve…
Pse nuk u shpall Pavarësia në Shkup, zoti kosovar?
Shkupi aso kohe (gusht i vitit 1912) ishte qyteti më i madh shqiptarë… Nga 50.000 banorë sa ishin 40.000 numëronte me shqiptarë, katër mijë me bullgarë, e mbetja tjetër me të tjerë..Shkupi kish tërë cilësitë dhe vlerat për t’u bërë kryeqendra shqiptare për shpalljen e pavarësisë…
Por TI kosovar, si sot edhe dje dole në skenë dhe pengove shpalljen e pavarësis! Hasan Prishtina ka shkruar që» Riza Bej Gjakova dhe Isa Beg Boletini i kishin thënë që nuk duam të ndahemi nga otomanët¨»
Kryengritjen dhe shpalljen e pavaresis e bojkotuat ju sepse donit që të organizonit ushtri dhe të niseshit për në Selanik për me e lirue nga burgu Sulltan Hamitin…
Delegatët e kohës u larguan nga Shkupi sepse e panë që « kosovarët»( jo shqiptarët) ishin kundër Independencës…
Më 7 shtator zoti « kosovar» të vitit 1912, kur u kthye në Elbasan Luigj Gurakuqi shkroi:
« Faji është i të gjithë neve, sepse u lamë të ndërhyjnë fanatikët ( lexo: ti kosovar ndërhyre se të pengonin shqiptarët) e Prishtinës, Shkupit e të Tetovës, që deshën të tregohën më turq se turqit!
Unë zoti « kosovar» që kam lindur shumë vite më vonë e kuptoj këtë shprehje të Luigj Gurakuqit ngaqë vet kam jetuar në kohën kur ti, « kosovar» je treguar shumë herë më jugosllav se vet jugosllavët!
E di ti « kosovar» që kur ne shqiptarët protestonim nën Jugosllavi, bënim demonstrata dhe vdisnim për flamur, ti na dënoje dhe na quaje me lloj-lloj emrash?
Edhe at’herë ne na dënoje ngaqë e ndjenim veten shqiptarë dhe sytë i kishim të drejtuar nga Shqipëria!
Edhe at’herë Drin EJUPAT klithnin: « Ne e kemi shtetin Jugosllavin! Ne jemi jugosllav dhe nuk jemi shqiptar!
Pra, ti kosovar në çdo epokë dhe kohë i ke pas drinejupat e tu!
Por është interesant se ti zoti « kosovar» as edhe njëherë nuk njohe një avnirustem dhe avnirustema tjerë!
Zoti « kosovar»
Në luftën e fundit, të lavdishme dhe tepër heroike Adem Jashari luftoi si shqiptarë! Vdiq si shqiptarë dhe ëndërroj Kosoven e tij të dashur me simbole shqiptare!
Edhe Fehmi Lladrovci luftoi s’bashku me Gjevën si shqiptarë!
Edhe lufta u bë në mes shqiptarëve, që donin liri dhe jo robëri!
Ju « kosovaret» dhe DrinEjupat kur digjeshin fshatrat e shqiptarëve, pinit lëngje nëpër kafenet e kryeqytetit s’bashku me rinin serbe…
JU u pengonte lufta e shqiptarëve po njësoj sikur që u pengonte serbëve!
Zoti kosovar!
Përse gjatë tërë historis ke qenë bukëpërmbys?
Ne shqiptarët të lindur dhe rritur në tokën e Shqipëris, në Vilajetin e Kosovës si pjesë e Shqipëris, u sollëm librin, shkollën, gjuhën shqipe!
U sollëm madje-madje edhe mësues sepse ju të bërë më « turq se turqit» dinit të thoni me gojë gjëra arabe por jo edhe shqipe!
Bëmë luftë shekullore ne shqiptarët që, trungun tonë të ndarë ta arsimojm në gjuhën shqipe!
E hapëm Universitetin e parë në Kosovë dhe nëna Shqipëri na solli libra, profesor, laboratore se ndryshe as nuk bëheshim dhe as nuk funksiononim !
Por ty kjo gjë që nuk e ndjeje veten shqiptarë të pengonte! Të ka penguar Naimi, Fishta, Migjeni, Buda, por jo edhe Andriqi, Qopiqi dhe Qopat e tjerë!
Zoti kosovar!
E di ti që në konsulten e vitit 1964 në Prishtinë, pushteti Tito-Rankoviq që drinejupave su ka penguar asnjëherë, donin të ndërronin identitetin e shqiptarit në Kosovë duke u munduar që ti paraqesin se kanë një prejardhje krejt tjetër në krahasim me shqiptarët… Po të ishin sot gjallë Kolë Shiroka, Ali Shukriu, Sinan Hasani, Spasoje Gjakoviqi do të ishin shumë krenar, me Drin Ejupat, Halil Matoshat, nxënësin e tyre të pranuar si anëtar partie qysh në shkollën e mesme në Mitrovic si Nexhmedin Spahovin etj etj…
Pse o zoti kosovar, kur su lodhe duke punuar kundër shqiptarëve të Kosovës dhe në dobi të atyre që e duan këtë gjë…
E ke gjetë arsyen zoti kosovar për këtë gjë?
Ja ta them unë:
Ti shumë lehtë zoti kosovar pranon që të mos jesh vetja!
Nëse pesë kosovar janë bashkë dhe atyre u bashkangjitet një i gjashtë, ta zëmë serbë goran apo rom, që të pestit pra kosovarët do fillojn dhe do mundohen të flasin, gjuhën e të gjashtit në variantin më të mirë…
Zoti kosovar,
E di, që ti me paradoksin e drinejupave jeni duke bërë një presedan shumë të rrezikshëm?! E di ti që në Kosovë po ta pyesësh ta zëmë një nga Gjakova se a ma mirë ndjehet si « gjakovar » apo « kosovar » do të marësh përgjigjen që « ai ndjehet gjakovar dhe jo kosovar!
E dini që ju disa të edukuar dhe indoktrinuar nga edukata e prindërve, e të cilët mjerishtë dhe fatkeqësishtë gjatë viteve 1945-1999 sytë e i kanë pas nga Beogradi dhe kurrë kah Tirona, jeni bë shumë të rrezikshëm për ekzistencën e shqiptarit në Kosovë ?
E di që 80% përqind të juve, e keni ndjerë veten jugosllav sepse prinderit e juaj janë ndjerë si të tillë! Po, a nuk duhej që ju të na falemnderoheshit ne shqiptarëve, që ua hoqën robërin, ani pse e dinim që shumica nga ju dikur jeni ndjerë jugosllav dhe jo shqiptarë!
Zoti kosovar,
Më lejo që për një moment të të lë të qetë dhe të mirrem me shkakun se përse po të shkruaj një letër të hapur!
Sporti është apolitik mbrenda një shteti apo edhe kombi ngaqë nuk do të duhej të ishte pre e pushteteve apo edhe partive politike por kurrsesi sporti nuk është apolitik dhe anacional në arenën ndërkombëtare!
Ne na gëzuan shumë sukseset e fundit të kombëtares shqiptare në futboll! Ishte një kombëtare që na bashkoi jo vetëm si lojtar por edhe si kombë gjithësecilin nga ne shqiptarët kudo që gjendeshim përjashtuar ju « kosovarëve» dhe ju « drinejupav» që edhe këtu bëtë ndarjen dhe përçarjen!
Vaso Qubrilloviqi do tu thoshte « Aferim u koftë»!
Mini Letër e hapur për KTV, redaksin e Sportit, redaktorin e RUBIKONIT e sidomos për Flaka Surroin,,,
Është folur shumë që pronarët e KTV-ës janë « udbash», se në këtë TV dominon fryma jugosllave por personalisht nuk isha në gjendje, për ta pranuar një gjë të tillë pa qoftë edhe si opinion ngaqë duke lexuar shkrimet e Flakës ( në Zërin e Rinis )të mëhershme, më jepte të kuptoja që kemi të bëjmë vetëm me akuza çarshie dhe jo me diçka konkrete…
Por në vazhdimësi ky televizion ka pas tema antishqiptare, antikomb dhe anti Shqipëri!
Kur jemi te redaksia e Sportit në këtë televizion, këta komplet janë anti Shqipëri dhe antikomb!
Po ju kujtoj që jo vetëm sot, kur futbolli i Kosovës është pranuar nga UEFA dhe FIFA por në vazhdimësi, kjo redaksi e Sportit ka pas raportime antikombëtare dhe anti Shqipëri!
« Gazetari « Drin Ejupi edhe kur Kosova ishte larg pranimit në UEFA dhe FIFA, herë pas herë sillte raportime, ku me krenari e potenconte dhe bënte thirrje, që lojtaret shiptarë të lindur në Kosovë, që mos të luanin për Shqipërin!
Paradoks i madh!
Këtyre su pengonin, nëse ata luanin për Zvicren, Serbin, Norvegjin, Suedin etj e tj por u pengonin vetëm kur luanin për Shqipërin !
Unë e pyes Flaka Surroin :
« Përse akomai mbani në TV-en tuaj ata që janë anti kombëtar dhe anti Shqipëri ?
Askujt si pengon që Kosova u pranue në UEFA dhe FIFA !
Askujt !
Tashti, edhe klubi im i zemrës FC Prishtina, do t’luaj futboll në arenën ndërkombëtare!
Por ne na pengon dhe gjithmon do të na pengojn drinejupat ,të cilët të strukur pas KTVes, mbjellin farën e urrejtjes ndër shqiptarë,,, Tani e kam të qartë se përse KTV dhe redaksia e Sportit, më shumë raportonte për lojërat, e lojtarëve shqiptarë të Kosovës, që luanin për shtete tjera se sa për lojtarët shqiptarë të Kosovës e të cilët luanin për kombëtaren tonë!
Në RUBIKON në emisionin në fjalë, u sulmua çdo gjë shqiptare megjithë përpjekjet që zoti Sheremeti bënte për t’ju treguar, me një gjuhë të butë dhe diplomatike, se e kishin gabim! Por kot!
Nuk e di në ishte e rastësishme por ajo që e di është se babai i moderatorit të emisionit, në emër të popullit jugosllav, në Kosovë gjatë viteve të 80-ta, dënonte shqiptarët pikrishtë për këtë arsye; se ata ndjeheshin shqiptarë e jo jugosllav sikur që sot disa që dje ndjeheshin jugosllav, sot po kanë qejf të quhen « kosovar»…
Të tillët, do luftojn tërë jetën e tyre ndaj gjë shqiptare ngaqë e dinë që me Kosovën shqiptare perspektiva e tyre është në nivelin zero!
Unë u bë ju një pyetje në KTV?
Keni akoma nostalgji për kohën e juaj jugosllave? E dini ju që ka gazetar Sporti të kosovës që edhe pas luftës kanë shkuar nëpër stadiume me shalla të klubeve të Beogradit?
Zonja Flaka Surroi,
Që të tregoheni pragmatike dhe e drejtë mendoj që ju si Kompani dhe si Medium do të duhej të distancoheshit nga qëndrimet e punëtorit tuaj DRIn EJUPIT i cili në emisionin e Rubikonit të dates 07.09. shfaqi haptas urrejtjen e tij ndaj shtetit tonë Shqiperis dhe atë pikrishtë në mediumin e juaj ku e merr pagën!
MINI LETËR E HAPUR PËR FADIL VOKRRIN
Zoti Vokrri,
Gjatë jetës tënde të deritanishme disa herë keni treguar që jeni bukpërmbysës!
Në vitet e 80-ta, më duket që s’ka shqiptarë, që jetonte nën ish pushtetin jugosllav, që nuk e ka përmend s’paku njëherë emrin tëndë dhe brohorit!
Jo pse të donin por ngaqë me këtë gjë tregohej edhe një lloj patriotizmi duke dëshmuar që ne në atë shtetin jugosllav, përkrahim sportistët shqiptarë…
Por ti zoti Vokrri, pikërishtë në kohën kur Millosheviqi DHE Serbia po shfaqnin ndjenjat e tyre shoveniste, karshi shqiptarëve, ia ktheve shpinën Prishtinës dhe shkove në Beograd!
Aso kohe zoti Vokrri, po ta kërkoje me ta dhënë tërë Prishtinën, qytetaret shqiptarë të këtij qyteti, ta jepnin por kjo për ty nuk ishte e mjaftueshme!
Në kohën kur në Beograd bëheshin përpjekje dhe plane për të shfarosë të qenit e shqiptarit në Kosovë, ti e lë Kosovën dhe shkove në Beograd!
Zoti Vokrri,
Deri sa ti luaje futboll në Beograd, serbet e Kosovës dhe ata të Serbis, nëpër mitingjet e tyre të njohura si « Jogurt- Revolucion » bënin thirrje për vrasjen e shqiptarëve të Kosovës ( jo ty zoti « kosovar ») ndersa ti as që ndjeje për këtë gjë…
Po të kujtoj që aktori i njohur shqiptarë Bekim Fehmiu, që ishte duke e përgaditur një shfaqje në tea
trin eBeogradit e braktisi shfaqjen në shenjë proteste për të gjitha ato që thuheshin për shqiptarët !
Ai u prononcua publikisht kur tha:» Nuk dua të luaj para publikut që bë thirrje me e shfaros kombin tim!»
Por ti zoti Vokrri, nuk e braktise Beogradin përkundër që shqiptaret, kërcenoheshin me asgjësim dhe dëbim kolektiv, ti vazhdoje të luaje për klubet e Serbis !
Zoti Vokrri,
Si ndjeheshit aso kohe ? « shqiptar i Kosovës « apo « kosovar » i shëndërruar në Jugosllav !
Kjo nuk është bukëpërmbysja e jote e parë dhe e fundit,,,
Ty zotëri të solli nga ekzili Kryetari i klubit FC Prishtina, i nderuari Remzi Ejupi, të bëri drejtor klubi dhe të dha rrogë 3000 eurosh e që ishte, pagë shumë më e madhe se e kryeministrit të vendit dhe e vet kryetarit,,,
Por ti e ktheve përmbys në rastin më të parë këtë sofër të shtruar për ty!
U bëre Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës dhe kryetari i federates shqiptare të futbollit, zoti Armando Duka, të mori me vete kudo që iu dha mundësia, ngaqë kur ti je zgjedhur, asnjë federat apo institucion futbolli nuk të njihnin… FSHF bëri shumë për ta ndërkombëtarizuar problemin e futbollit në Kosovë… FSHF, foli kudo që iu dha mundësia sikur që kryetari i kësaj federate të krijoi mundësin që të ishe në disa raste pjesë e delegacionit shqiptarë…
Por ti zoti Vokrri, si bukëpërmbys, i harrove të gjitha këto! Populli ynë e ka një thënjë:
« Kur magjupi u bë pashë e ka vrarë babain e tij!»
Ti zoti Vokrri kënd vrave ?!
Pse zoti Vokrri, të pengonte që në ndeshjen Shqipëri- Serbi, në Elbasan kishte vetëm flamur kuq e zi dhe pse të ka penguar që s’ka pas flamuj të Unmikut apo edhe të EULEXIT ? Pse zoti Vokrri, në Beograd ( provoje) askush nuk e sulmon flamurin e Kosovës me gjashtë yje por vetëm flamurin tonë kombëtar ?
Pse zoti Vokrri në ndeshjen që u luajt në Beograd , Serbia tha që ndalohet përdorimi i flamujve kombëtarë dhe nuk thanë se ndalohet përdorimi i flamurit të verdhë/ blu dhe me yje të Kosovës ?
Zoti Vokrri, kam shumë për të të thënë por duke e ditur që je bukëpërmbysës po mendoj që nuk ia vlenë,,,
Por dua të ju them vetëm një gjë,,,
Si s’ju vjen turp që të kritikoni FSHF, se iu paskan bë presion lojtarëve shqiptarë, që të mos luajn për Kosovën? E di ti zoti Vokrri dhe pekmezat si drinejupqubrilloviqët, që shteti shqiptar, kombi ynë ata djemë i nderoj me pasaporta diplomatike?!
E dini apo nuk e dini këtë gjë?
Si mund t’kërkoni që djemtë që na bënë me u ndjer krenarë me hudhë nderin e kombit, që u bëri po vet kombi, duke u dhënë pasaporta diplomatike? Si?
Kur njeriun e pushton lakmia zoti Vokrri ai humbë çdo arsye!
Por sërish po i kthehem letrës sime të dedikuar për ty zoti kosovar,,,
Ti zoti kosovar edhe pas luftës u solle njësoj sikur që u solle gjatë tërë historis! E mohove të qenit me kombë, shtet, etni dhe histori!
Zoti kosovar,
Kur shqiptartë luftonin fytas nën emblemen e ushtris çlirimtare të Kosovës, ti ike në Kukës, Durrës, Tironë, Shkup Tetovë, Stenkovec e Bllacë, Gostivar, Plavë, Ulqin dhe Guci… Kudo që ti ike të pritën dhe të dhanë atë që kishin mundësin për të të dhënë…
E ke idenë ti zoti kosovar se sa drinejupmatushhalila e të tjerë i strehuan shqiptarët?
Zoti kosovar, pas luftes kam takuar shumë nga ata që u kanë strehuar dhe u kanë dhënë ujë, buk e kripë dhe pak strehë, se kur u kthyet në shtepit tuaja, i harruat ata që u dolën në ndihmë, si thirrët asnjëherë dhe aqë më pak si falenderuat!
Por, meqë kam krimba në kokë s’më durohet pa të pyetur ty zoti kosovar;
« kur filloi lufta në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc sa nga shqiptarët e atyre vendeve u dhatë strehim, i ushqyet dhe i pranuat nëpër shtëpit tuaja?
Po,. Kur plasi lufta në mes shqiptarëve të Maqedonis dhe bullgarëve makedon, sa nga popullata e Tanushës, Kumanovës, Tetovës etj etj i morët dhe i strehuat nëpër shtëpit tuaja? Për sa familje nga vatrat e luftës bëtë bukë, gatuat apo edhe u dhatë ujë për t’pirë pa pare?
Sa?
Kur? Si?
Ku ishin drinejupat në këto momente?
Këta ishin duke u ankuar se nënat gjakovare që po protestojn për të pagjeturit, na kanë lodhë, që po dalin te teatri dhe spo mundemi të lëvizim lirshëm nëpër shëtitore!
Po, po këtë gjë e bëje ti zoti kosovar!
Tashti, e di që ju do të donit që ne në Kosovë të ishim minoritar ngaqë këtë gjë e deshët dhe e bëtë shumë herë gjatë historis, herë duke kolonizuar Kosovën me të huaj, e herë duke dashur që shqiptarët e Kosovës t’i deklaronit si të tjerë…
Ne shqiptarët e Kosovës, që sikur dje edhe sot i kemi sytë kah Tirona, do të mbijetojm që ç’ke me të edhe për inatin tëndë zoti kosovar!
Më beso që kam shumë për të shkruar për Ty sa që do t’bëja një roman të tërë, një libër publicistik po desha por kësaj radhe po e lë me kaq, me shpresën që në trojet shqiptare, do t’ketë sa më pak ose fare hiq drinejupa,halilmatosha e nexhmedinspahova ,,,
Kam vetëm një lutje për ty zoti kosovar nëse ka mundësi?
Po supozoj që e do Kosovën!
Se e do Kosovën!
Se je në gjendje të vdesësh për Kosovën ( po supozoj sepse ti kosovar se bë këtë gjë)…
Nëse me të vërtet ti kosovar, e do Kosovën me shpirtë, atëherë në të mirë të Kosovës, do të beje më së miri dhe ma t’mirën për Kosovën, që kurrë të mos flasësh për Kosovën dhe në emër të Kosovës: Këtë gjë, na e lë neve shqiptarëve të Kosovës, që të flasim për të, të luftojm për të, të gëzohemi në të dhe ta bëjmë tamam shqiptare ashtu siç e duan breza të tërë dhe ashtu siç e do edhe brezi ynë!
Sepse kur ti po flet sot me gjuhën e njejtë të viteve të tetëdhjeta dhe me emertime të reja nuk po mund të mendoj më që ti je me të vërtet kosovar por më shumë po më dukesh si koçevar!
Cyrih më 15.09.2016