FILOZOFIA DHE ARTI

Filozofia dhe arti

Nga Prof. Enver Rexhaj

Në diskutimet rreth problemeve të zhvillimit të artit, na del një kërkesë me rëndësi aktuale që ai (arti) të zgjeroj dhe të thelloj përmbajtjen e tij filozofike.

Plotësimi i kësaj kërkese ka lidhje me një varg problemesh teorike mbi marrëdhënjet e filozofisë dhe artit.

Për të mbajtur një qëndrim të drejtë në këto qështje duhet tu jepet përgjigje pyetjeve:

— A mund të jetë arti akt filozofik?

— A nuk e gjurmon artin përmbajtja ideore filozofike?

Diskutimi rreth këtyre problemeve ka filluar qysh në kohën antike.

Platoni pohonte se arti s’mund të jetë filozofik sepse mbështetet ( arti ) në përfytyrime imituese, kurse filozofia sipas ti synon të shpreh të përgjithshmen.

Teorinë e Platonit e kundërshtoi Aristoteli i cili pat shkruar ,, Poezia është më filozofike e më serioze edhe sa sa historia, sepse poezia flet më shumë për të përgjithshmen, kurse historia më fortë për të përvetshmen konkreten”.

Arti dhe filozofia pohonte Aristoteli janë të dyja forma të njohjes së botës, sepse kanë një burim një rrënjë të vetme, prirjen e njeriut për dituri.

Në shek. XVII-të në ndikimin e racionalizmit anglez artin gati e barazuan me filozofinë.

Ndikimi i këti racionalizmi të njëanshëm vazhdoi edhe në shek. e XVIII-të si p.sh. në doktrinën estetike të Didroit, i cili nuk shihet ndonjë dallim mes të vërtetës shkencore dhe të vërtetës artistike, ,,e bukura” shkruante Didroi e ka po atë bazë që e ka edhe e vërteta në filozofi.

Ç’është e vërteta? – Përputhje e gjykimeve tona me sendet e natyrës.

Ç’është e bukura imituese? Është përputhje e figurës me objektin.

Estetika e romantizmit predikonte se arti nuk duhet të jetë një shërbëtorë i filozofisë.

Se idetë e artit nuk duhet të bazohen në idetë e filozofisë.

Si p.sh. ka mundësi që një vepër mund të pērmbajë ide të rëndësishme filozofike dhe të mos ketë asnjë vlerë estetike.

Në kundërshtimin e teorive formaliste një meritë e padiskutueshme i përket Bijelinskit i cili i mbrojti parimet e realizmit në art.

Bjelinski theksonte, sado e veçantë të jetë arti- përmbajtja e saj, ajo nuk është në armiqësi me idetë filozofike.

Që Shekspiri qe njeriu më i madh krijues është kryesisht poet, shkruante ai s’mund të vihet në dyshim; por atë nuk e kuptojnë drejtë, atë që prapa artit të ti nuk shohin një përmbajtje të thellë filozofike.

Shekspiri gjithçka transmeton përmes poezisë por ajo që transmeton nuk i përket vetëm poezisë.

Filozofia theksonte ai flet me silogjizma (mendime, pikpamje), poeti flet me figura dhe tabllo, po të dy thonë të njëjtën gjë.

Njëri argumenton (sjell fakte), kurse tjetri tregon dhe të dy të bindin, veçse njëri me argumenta logjikë, ndërsa tjetri me figura–tabllo.

Në fund po të pranonim se në letërsi art s’ka vend për silogjizma, për koncepte, për logjikë, zor se do të mund të ishim në gjendje të kundërshtonim ato shfaqje të artit të sotëm dekadent, që janë të mbushura me logjizma dhe përçarje.

S’është pak e drejtë të besojmë se shkrimtari nuk përdorë silogjizma se nuk i drejtohet vetëm fantazisë edhe arsyes.

Po të mos përdorte shkrimtari silogjizma, gjykime, mendimi i ti do të ishte jologjikë.

———————–

LIGJI DHE LIGJSHMЁRIA DIALEKTIKE E BOTЁS

https://pashtriku.org/ligji-dhe-ligjshm%d1%91ria-dialektike-e-bot%d1%91s/

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura