FRIKËRAT E COVID-19

Është koha e zgjimit të madh!

FRIKËRAT E COVID-19

Nga Zana Tako, 9 Nëntor 2021

Le të analizojmë përmbajtjen e frikës për jetën që ka pllakosur njerëzimin nga pandemia e Covid 19.

Pasojat e frikës bëhen shkak që pandemia të marrë përmasa shumë herë më të mëdha se ç’është në të vërtetë. Këto përmasa kapërcejnë kufij ku njeriu ndeshet me pasojat e frikës, që nuk krijojnë mirëqenien e jetës së përditshme, por anormalitetin i cili shpie në degradim të gjendjes shpirtërore dhe atë sociale.

Pasojat e frikës janë shumë herë më të rënda se sa vetë sëmundja, e cila vërtet kërcënon jetën, por ky kërcënim ndihmohet nga ata që e luftojnë lirinë e jetës.

Kemi shembuj të ndryshëm dhe jo pak.

Së pari, t’i largohesh normalitetit në bashkjetesë, është një nga shkaqet që nuk e ndihmon shëndetin e njeriut, pasi distancimi nuk ofron shëndet psikologjik, i cili ve në lëvizje memorjen e njeriut, duke zhdërvjellë mendimet pozitive që shpien në mbrojtje të shëndetit fizik dhe atij shpirtëror.

Distancimi u bë faktor tepër i rëndësishëm që ndihmoi sëmundjen në përhapjen e saj, pasi shembujt konkretë i kemi me shumicë, jo vetëm që degradoi pasojat e saj, por i dha një element tepër të rëndësishëm zbulimit të prejardhjes së virusit, i cili qarkullon lirshëm qoftë në distancë, qoftë pranë njeri-tjetrit, që do të thotë: izolimi nuk mund të quhet terapi që shëron, përkundrazi, është element mjaft i rrezikshëm për jetën sociale të çdo vendi.

Lidhur me bashkjetesën në komunitet, njeriu ka aftësinë të prodhojë aq shumë mbrojtje të imunitetit, sa asnjë hulumtues nuk do të arrinte të formulonte një përkufizim që do të kundërshtonte këtë rezultat. Njeriu është qenie që prodhon dhe riprodhon nëpërmjet aftësisë së tij rigjeneruese, thënë ndryshe: vetë qenia jonë, është krijuar për të jetuar dhe bashkjetuar me krijimin, ku gjenden dhe ofrohen llojshmëri bakteriesh, organizmash që forcojnë imunitetin e njeriut në rrugë natyrale.

Ky imunitet është tepër i domosdoshëm për t’iu referuar shkencës në studimet e saj, për të zbuluar dhe aplikuar teorinë mbi shëndetin themelor të jetës njerëzore. Nëse shkenca quhet abitat i krijesave manipulative kundër teorisë së zhvillimit të shëndetit njerëzor në harmoni me krijimin, atëherë e gjithë përgatitja shkencore dhuruar hulumtimeve mbi misteret që na rrethojnë, është pasive dhe jo e shëndetshme.

Çdo masë që merret si kundërpërgjigje ndaj normalitetit të jetës njerëzore, është sulm kundër lirive dhe të drejtave të njeriut. Nëpërmjet sëmundjes kërkohet të gjunjëzohet shpirti njerëzor.

Frika është virusi më i keq që është shpikur nga pandemia. Nëpërmjet frikës injektohet në shpirtin e krijesave ai mikrob, që shpie në degradim të mendimit të shëndetshëm, në distancim nga dashuria që dhurohet falas, në manipulim ndjenjash të shëndetshme për jetën në krijim.

E ndërsa ky virus përhapet me shpejtësinë e frikës që kapitullon mendimin për jetën, aq më e fortë ngadhnjen edhe dashuria për jetën, por jo në mënyrën vrastare të frikës, por në atë të bashkimit për të luftuar frikën dhe pasojat e saj.

Në këtë kohë gabimet e njeriut tregojnë mbi përgatitjen e tij shpirtërore për kohërat e fundit.

Le të shohim se çfarë ndodh nga pasojat e këtyre gabimeve. Ndodh ajo, për të cilën njeriu do të jepte edhe jetën, nëse do të kuptonte shkakun dhe pasojën, luftën e të paudhit ndaj jetës në krijim, dhe pasojat e frikës për të mbrojtur jetën ndaj vdekjes.

Por a nuk e njohim këtë luftë mes së mirës dhe së keqes? A nuk e dimë që e keqja nuk mund t’i dhurojë dashuri krijesave, përveçse helmit të gënjeshtrës dhe tradhtisë kundër njeriut dhe Zotit në krijim?

E ndërsa kjo frikë po bën kërdinë mbi të paditurit gjoja “të ditur”, e keqja triumfon në fushën e lojës së saj. Në këtë fushë ka robër dhe skllevër që e kanë humbur lirinë aq të çmuar, duke ia dhuruar armikut të tij të përbetuar, duke iu nënshtruar gjoja në emër “të diturisë” tokësore.

E kundërta ndodh me ata që e njohin substancën e frikës dhe pasojat e saj. Por kjo dije nuk i nënshtrohet teorive të skllavërimit të popujve. Skllavëria nuk është vaksinë që shëron, por është manipulimi më i rëndë që mund t’i bëhet shëndetit mendor dhe atij fizik të njeriut.

Nuk është koha për të ndihmuar qoftëlargun në lojën e tij të mbrapshtë, por është koha e zgjimit të madh, ku robër të padijes të shkundin pluhurin nga mendjet e tyre, nga pezhishkat që shëmtojnë pastërtinë shpirtërore.

Në kohën e zgjimit, njerëzimi duhet të kuptojë se nuk mund t’i kthehet skllavërisë robëruese, por bashkimit të jetës në normalitet, i cili ofron dashurinë dhe largon mllefin dhe hipokrizinë.

Njeriu nuk mund ta zgjojë njeriun nga kjo padije që e ka mbërthyer, por vetë Zoti, duke i rënë këmbanës në kohën e zgjimit të madh për mbarë popujt, se e keqja nuk mund të fitojë mbi Zotin!

Ujrat e kohës rrjedhin drejt shtratit ku bashkohen në një kor të vetëm zërat e shpëtimit. Amen!

ZANA TAKO, 07. 11. 2021

Total
0
Shares
1 comments
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura